Sonte fillon edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ‘MonoAkt’

Sonte, në Kosovë do të fillojë edicioni I 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ‘MonoAkt’, përcjel KultPlus.

Ceremonia hapëse do të mbahet në Teatrin Dodona nga ora 19:30, ndërkaq nga ora 20:00 do të shfaqet monodrama ‘Arka’.

Ndërkaq festivali ‘MonoAkt’ do të mbahet më 15 qershor, ku çdo ditë do të ketë shfaqje të monodramave nga vende të ndryshme si dhe vizita nëpër trashëgimitë kulturore e natyrore në Kosovë./KultPlus.com

Ndahen çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë “MonoAKT”

Në natën solemne të ndarjes së çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë “MonoAKT”, juria e Festivalit në përbërje të Nina Mazur (Ukrainë/Gjermani), Sllobo Marunoviç (Mal i Zi), Sonja Jovanovski (Maqedoni), ndau këto çmime:

“MonoStripi” më i mirë – Albina Krasniqi

“MonoPerformansa” më e mirë – Jehona Gashi

Çmimi Special – Nikolina Majdak (Kroaci)

Çmimi Special – Nimon Muqaj (Kosovë)

Çmimi Special – Anna Petrova (Bullgari)

Aktorja më e mirë – Martina Petreva (Bullgari)

Aktori më i mirë – Agron Shala (Kosovë)

Regjisori/ja më i/e mirë – Nevena Miteva ( Bullgari)

Monodrama më e mirë – “Më pyesin ku je” (Itali)

Çmimi për Vepër Jetèsore – Xhevat Limani- Gjergj Kastrioti Skënderbeu (USA). / KultPlus.com

Nesër hapet edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit “MonoAKT” 2022

Në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, në mbrëmjen e së premtes do të bëhet hapja solemne e Festivalit “MonoAkt”, festival që po shënon 14-të vjetorin e organizimit, duke përfshirë teatro nga vende të ndryshme të botës, e që do të prezantohen deri më 15 qershor, kur edhe do të mbyllet ky edicion.

Mentor Zymberaj, drejtor i festivalit ka njoftuar për KultPlus për shfaqjet pjesëmarrëse por i njëjti ka njoftuar edhe për shumë aktivitete tjera që do të mbahen përgjatë kësaj periudhe.

Poashtu, Zymberaj ka treguar se për këtë vit, anëtaret e jurisë së këtij festivali janë në përbërje të : Nina Mazur (Ukraine-Gjermani), Sonja Jovanovski (Maqedoni e Veirut) dhe

Slobo Marunovic (Mal i Zi).

KultPlus jus jell të plotë programin e këtij edicioni.

                             Edicioni  XIV / XIV Eidtion  (09.06.2022  –  15.06.2022)

10.06.2022

-19.30  Hapja Solemne e MonoAKT / Opening Ceremony of the MonoAKT

 -Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja

-20.00   Monodrame “Koleksionisti i syve” , Kosove / Monodrama “Eye collector”, Kosovo

-Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja

11.06.2022

-10.00 Vizite monumenteve historike  ne Peje /  Visit to historic monuments in Peja

-14.00  Monodrame “Cele gur gojen”, Kosove / Monodrama “Open the stoun mouth” , Kosovo

-Skena teatrore “Kulla” / Kulla Theatrical Stage/ Deqan/Decan

-15.00 Vizite monumenteve historike  ne Deqan /  Visit to historic monuments in Decane

-20.00. Monodrame “Me pyesin ku je”, Itali / Monodrama “They ask me where you are”, Italy

-Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja

12.06.2022

-10.00 Vizite ne ujevaren e Drinit te Bardhe  / Visit to the waterfall  – Drini i Bardhe

-14.00. Monodrame “Obligimi”, Kroaci / Monodrama “Obligation”, Croatia

-Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja

-20.00.  Monodrame “Agnes, gruaja e Uillit”, Bullgari / Monodrama “Agnes Will’s wife ”, Bulgaria

-Teatri / Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja

13.06.2022

-11.00  Vizite ne Galerine e Arteve Kombetare, Prishtine / Visit to the National Galeri of Arts, Prishtina

-11.30  Festivali / The Festival – “MonoSTRIPI”

-13.00  Festivali / The Festival – “MonoPERFORMANSA”

-14.00 Punetori Teatrore / Theatrical Workshop – MONO

-Teatri i Fakultetit te Arteve / Theatre of Faculty of Arts,  Prishtine / Ptrishtina

-14.30 Konference e AKT & ITI/Conference of AKT & ITI ,  

– Fakultetit i Arteve /  Faculty of Arts,  Prishtine / Prishtina

-20.00 Monodrame , “Une fitova”, Bullgari / Monodrama “I won”, Bulgaria

-Teatri i Fakultetit te Arteve / Theatre of Faculty of Arts,  Prishtine / Ptrishtina

14.06.2022

-Vizite ne Bjeshket e Rugoves  / Visit to Rugova Mountaines

-20.00. Monodrame “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, SHBA, / Monodrama “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, USA,

 -Teatri / Theater “Istref Begolli”,  Peje/Peja

-21.30  Ndarja e Cmimeve  dhe Permbyllja  Solemne e “MonoAKT”\ Sharing Awards and Closing Ceremony of  “MonoAKT”

 -Teatri \Theater “Istref Begolli”, Peje/Peja

15.06.2022

-Vizite e monumenteve dhe bukurive te regjionit te Dukagjinit/Visit of monuments and beauties of the region Dukagjini

Anetaret e Jurise Profesionale:

-Nina Mazur (Ukraine-Gjermani)

-Sonja Jovanovski (Maqedoni e Veirut)

-Slobo Marunovic (Mal i Zi)

Festivali eshte i anetaresuar ne :

-Instituti Nderkombetar Teatror – ITI-UNESKO

-Forumi Nderkombetar i Monodramave ne Bote – IMF

-Asociciaoni ONE MAN SHOW./ KultPlus.com

Nis edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “MonoAKT”

Sot në Pejë, nis edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “MonoAKT”, shkruan KultPlus.

Ky edicion nis nga data 17 dhe zgjat deri më 21 qershor ndërsa njëjtë sikurse viteve të kaluara edhe sivjet pjesë e tij do të jenë vende të ndryshme të botës. Përpos shfaqjeve që do të jepen përgjatë këtij festivali, në aktivitetet e tij shtrihen edhe disa vizita që do të bëhen në vende të ndryshme të Pejës.

Sonte festivali nis me monodramën “Ëndrrat e Hamletit”, nga Mentor Zymberaj njëherësh edhe drejtor i festivalit.

Në vijim po ju sjellim të plotë programin e MonoAKT: