Teatri Kombëtar i Kosovës këtë muaj do të risjellë në skenë shfaqjen “Makbethi” të William Shakespeare, me regji Qëndrim Rijanit, shkruan KultPlus.
Shfaqja “Makbethi” vjen e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës. Reprizat e shfaqjes shfaqen më 22, 23 dhe 24 maj.
Aktorët të cilët luajnë në këtë shfaqje janë: Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Semira Latifi, Faris Berisha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Flaka Latifi, Fiona Abdullahu, Basri Lushtaku, Shpejtim Kastrati, Ismet Azemi dhe Yzeir Meha.
Pjesa tjetër e stafit është si në vijim: Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku, Skenograf: Valentin Sfetozarev, Kostumografe: Maca Papuçevska, Kompozitor: Trimor Dhomi, Orkestra: Filharmonia e Kosovës, Koreograf: Artan Ibërshimi, As. Regjisor: Erleta Regjepi, Video: Rehan Abdulovski, Operator i audios: Arben Aliu, Video operator: Bujar Bekteshi, Inspicente: Nazmije Krasniqi dhe Dizajni i dritave: Mursel Bekteshi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se “5G i Vala” tani do të jetë funksional edhe në “Samsung”.
Ajo theksoi se “5G” është aktivizuar për disa modele te telefonave të Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve e javëve në vazhdim.
“5G i VALA tani edhe në telefon Samsung, pas çertifikimit nga Samsung pasi kanë përfunduar analizat teknike të sigurisë kibernetike.
5G është aktivizuar për disa modele të telefonëve të Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve e javëve në vijim. Krejt çfarë duhet është të përfundoni përditësimin e rregullt të telefonit.
Vazhdojmë me rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës me teknologji moderne 5G e 4G+ në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi ajo./ KultPlus.com
Dikur dojsha me u rritë E me i hângër krejt frutat e botës
E kam andrru krejt jetën, rritën Sa herë jam gjend nën at’ pemë, Nisun nga nji tregim i fëminisë Aty e kam pre qiellin.
I kam dashtë ato lulet e pranverës Që mbushnin stinën në mars. Të tillë (kështu) e kam mendu jetën Të tillë (ashtu) kam dashtë me e pasë.
Fletat e shpresës ranë, Pema e ambël u bâ pemë vjeshte. E thatë, e zhveshun, e vyshkun, N’vend t’petaleve – acar. As dimër jo, se nuk shoh kurrgjâ t bardhë.
Pema u pre, qysh prehen shpresat Andrrat, qejfet, e çdo merak Frutat e jetës, dardhat e pemës i shijuem fare pak
Trungu i saj, që mban kujtime Me t’qeshuna e vajtime që s’kishin fund Ka me u djegë n’stufë pa u kursye T’pakursyem qysh na pa jeta, Krejt jetën!/ KultPlus.com
Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të mëdha që ndikojnë në shumë aspekte të jetës së një vendi – nga ekonomia e deri te imazhi ndërkombëtar. Le t’i hedhim një sy përfitimeve më të rëndësishme:
1. Mundësia për të organizuar spektaklin e ardhshëm
Fitorja në Eurovision nënkupton se vitin tjetër, vendi fitues është mikpritës. Kjo është një ngjarje gjigante: qindra mijëra vizitorë, delegacione nga e gjithë Evropa dhe miliona sytë e botës drejtuar te vendi pritës.
2. Turizëm në rritje dhe reklamë falas për vendin
Të gjithë duan të jenë aty ku ndodh “show”-u. Qyteti ku mbahet Eurovisioni kthehet për disa javë në qendrën më të gjallë të Evropës. Hotelet, restorantet dhe bizneset lokale përjetojnë një bum të vërtetë. Dhe, sigurisht, mediat ndërkombëtare flasin për vendin në mënyrë pozitive.
3. Ekonomia merr frymë thellë
Organizimi i një eventi të tillë kërkon shumë duar pune: ndërtues, teknikë, artistë, sigurim, marketing. Kjo do të thotë më shumë punësim dhe më shumë të ardhura për ekonominë lokale. Në pak fjalë: para që qarkullojnë brenda vendit.
4. Vendi prezantohet para botës në dritën më të mirë
Eurovisioni është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar anën më të bukur të një vendi – kulturën, historinë, mikpritjen dhe potencialin modern. Është një mjet i fortë i asaj që quhet “diplomaci kulturore”.
5. Një trampolinë për artistët vendas
Fitorja rrit interesin për muzikën e atij vendi. Artistët lokalë kanë më shumë mundësi për të dalë në skenë, për të bashkëpunuar me talente ndërkombëtare dhe për të fituar audiencë të re.
Prandaj Eurovisioni nuk është vetëm këngë dhe drita. Është një mundësi e artë për të ndërtuar një imazh të ri, për të tërhequr turistë, për të gjallëruar ekonominë dhe për të përforcuar krenarinë kombëtare. Një fitore në këtë skenë, është shumë më tepër se një trofe i artë.
Një ndjer mendjet më të mëdha të politikës ekonomike, Adam Smith është ende sot referencë e mënyrës sesi pasuri e botës krijohet, shkëmbehet e zhvendoset.
Disa prej thënieve të tij janë:
Ne nuk e presim darkën tonë nga kasapi, prodhuesi i birrës apo bukëpjekësi, ngaqë ata janë dashamirës, por ngaqë ata i shërbejnë interesit të tyre vetjak. Ne nuk i drejtohemi humanizmit të tyre, por dashurisë që ata kanë për veten dhe nuk u flasim kurrë për nevojat që kemi ne, por për avantazhet që kanë ata.
Qeveria civile, për aq sa është krijuar për sigurinë e pronës, është në të vërtetë e krijuar për mbrojtjen e të pasurve kundër të varfërve, ose të atyre që kanë ndonjë pronë kundër atyre që nuk kanë fare.
Gjëja e parë që duhet të njihni është vetvetja. Një njeri që e njeh veten mund të dalë jashtë vetes dhe të shikojë reagimet e tij si një vëzhgues.
Asnjëherë mos u anko për diçka nga e cila është në dorën tënde të shpëtosh prej saj.
Nuk ka asnjë art që një qeveri e mëson më shpejt nga një tjetra, përveç atij të zhvatjes së parave nga xhepat e njerëzve.
Mëshira ndaj fajtorëve është mizori ndaj të pafajshmëve.
Asnjë shoqëri me siguri nuk mund të jetë në lulëzim dhe e lumtur, për sa kohë që pjesa më e madhe e saj është e varfër dhe e mjerueshme.
Taksa që çdo individ është i detyruar të paguajë duhet të jetë fikse, dhe jo arbitrare. Koha e pagesës, mënyra e pagesës, sasia që duhet paguar, të gjitha duhet të jenë të qarta dhe të ditura për kontribuesin, dhe për çdo person tjetër.
Çdo taksë duhet të merret në atë kohë, dhe në atë mënyrë e cila është më e përshtatshmja për kontribuesin që ta paguajë.
Nuk është shumë e paarsyeshme që të pasurit të kontribuojnë në shpenzimet publike, jo vetëm në proporcion me të ardhurat e tyre, por diçka më shumë sesa në atë proporcion.
Virtyti është për t’u patur frikë më tepër sesa vesi, sepse teprimet e tij nuk i nënshtrohen rregullimit të ndërgjegjes.
Ambicia individuale shërben për të mirën e përbashkët.
Kudo që ka prona të mëdha, ka pabarazi të madhe.
Çdo njeri jeton duke shkëmbyer.
Njeriu është një kafshë që bën pazare: asnjë kafshë tjetër nuk e bën këtë – asnjë qen nuk shkëmben kocka me një tjetër.
E gjitha për veten tonë, dhe asgjë për njerëzit e tjerë, duket se në çdo epokë të botës, kanë qenë maksima e poshtër e zotërve të njerëzimit.
Të diturit injorojnë provat e shqisave të tyre për të ruajtur koherencën e ideve të imagjinatës së tyre.
Përmirësimi më i madh i fuqive prodhuese të punës dhe pjesa më e madhe e aftësisë, zotësia dhe gjykimi me të cilat drejtohet apo zbatohet duket se janë rrjedhojë e ndarjes së punës.
Ajo që është maturi në sjelljen e çdo familje private mund të jetë e pakuptimtë në atë të një mbretërie të madhe./shkollaesuksesit/KultPlus.com
Papa Leone XIV bëri thirrje për unitet më të madh global dhe dënoi dëmet e kapitalizmit dhe pushtetit të pakontrolluar – gjatë meshës inauguruese sot në Sheshin e Shën Pjetrit – përpara dhjetëra mijëra njerëzve, përfshirë të ftuarve shtetërorë.
“Ne ende përjetojmë shumë mosmarrëveshje, shumë plagë të shkaktuara nga urrejtja, dhuna, paragjykimet, frika nga të tjerët dhe një model ekonomik që shfrytëzon burimet e Tokës dhe margjinalizon më të varfrit”, tha Papa i ri në Vatikan.
Papa Leone, ish-kardinali 69-vjeçar Robert Francis Prevost i Çikagos, tha se shpresonte që Kisha Katolike të mund të bëhej një forcë për shërim dhe pajtim.
Mesha inauguruese shënon fillimin zyrtar të tij si Papa i Vatikanit.
Që nga zgjedhja e tij si Papa i 267-të më 8 maj, ai u ka bërë vazhdimisht thirrje udhëheqësve botërorë të punojnë për t’i dhënë fund konfliktit global.
Kohët e fundit, Papa Leone XIV ofroi Vatikanin si një vend për negociata paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.
Papa Leone konsiderohet si një ndërtues urash i moderuar, i cili mund të ndërmjetësojë midis kampeve të ndryshme brenda Kishës.
Besohet, gjerësisht se kjo është një nga arsyet pse ai u zgjodh nga konklava e kardinalëve.
Në mesazhin e tij inaugurues, Papa Leone tha se do të punonte për unifikimin e Kishës – dhe se ky kohezion mund të shërbente si shembull për të tjerët. /atsh/ KultPlus.com
Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë, Une ty s’do të harroj.
Do të kujtoj Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu, Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi Po iki larg teje… Asgjë e jashtëzakonshme, Veç ndonjë nate Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…/ KultPlus.com
Në një epokë ku errësira përpiqej të mbytte gjithçka njerëzore, historia e Alice Herz-Sommer ngrihet si një dritë që nuk u shua kurrë, një himn i heshtur, i luajtur në tastierat e një pianoje mes tmerrit në ferrin nazist.
E lindur në Pragë në vitin 1903, në një botë që i jepte frymë kulturës dhe mendimit, Alice u rrit në një familje intelektuale ku muzika nuk ishte thjesht zbavitje, por frymëmarrje. Ajo shquhej si një pianiste klasike me një ndjeshmëri të rrallë, dhe pa e ditur, përgatitej për të përballuar një stuhi që do ta fuste njerëzimin në kapitullin më të errët të historisë së tij moderne.
Në vitin 1943, në një kohë kur e gjithë Evropa përgjaket nga makineria naziste, Alice, vetëm 18-vjeçare, deportohet në Auschwitz. Por, në vendin ku gjithçka ishte ndërtuar për të zhveshur njeriun nga dinjiteti, ajo gjeti një mënyrë për të mos e humbur kurrë thelbin e vet, muzikën.
U bë pjesë e Orkestrës së Grave në kamp, një ansambël i përdorur nga nazistët për qëllime propagandistike. Muzikantet përshëndetnin me melodi të burgosurit që hynin drejt seleksionimit dhe vdekjes, një ironi tragjike, që në vend të heshtjes së natyrshme të dhimbjes, mbulonte mizorinë me nota. Por në këtë absurditet, Alice e ktheu çdo performancë në një akt mbijetese.
Për të, tastiera nuk ishte thjesht një vegël: ishte rruga për të mos u bërë asnjëherë robe e kampit. Çdo tingull që nxirrte ishte një kundërshtim i heshtur ndaj shfarosjes.
“Muzika më shpëtoi jetën”, do të thoshte më vonë. Dhe në ato orë të errëta, ajo nuk luante vetëm për të kënaqur rojet, por për të kujtuar vetes, dhe të tjerëve, se bukuria ekziston ende, se shpirti mund të këndojë edhe kur trupi është nën peshën e persekucionit dhe panikun e asgjesimit.
Pas çlirimit, ajo nuk u kthye kurrë në një jetë të zakonshme, sepse ajo nuk kishte qenë kurrë një qenie e zakonshme. E shpërngulur në Izrael dhe më pas në Londër, ajo vijoi të mësonte, të luante, të jetonte. Në çdo nxënës që i mësonte piano, i dhuronte një copëz nga ajo dritë që ajo kishte ruajtur gjallë në errësirën e Auschwitzit.
Në vitet e vona të jetës, historia e saj preku mijëra zemra përmes dokumentarit “The Lady in Number 6”. Alice nuk fliste për urrejtje; ajo fliste për bukuri, për muzikë, për falje dhe për dashuri ndaj jetës, edhe kur ajo kishte qenë shpirtrobëruar.
Vdiq në vitin 2014, në moshën 110-vjeçare, si më e moshuara e të mbijetuarve të Holokaustit. Por në të vërtetë, ajo nuk vdiq kurrë, ajo vazhdon të jetojë në çdo frymë që beson te muzika si shërim, në çdo njeri që zgjedh të mos i nënshtrohet errësirës.
Sepse historia e Alice Herz-Sommer nuk është vetëm një rrëfim i mbijetesës, është një simfoni e shpirtit njerëzor, që nuk pranon të heshtë.
Hafsa Zyberi është këngëtare shqiptare e cila i takon brezit të Fitnete Rexhës, Nexhmije Pagarushës, Vaçe Zelës, Fatime Sokolit, etj.
Gjatë karrierës së saj këndoi dhe kultivoi me një pasion të madh këngët e Shqipërisë së Mesme.
Disa prej këngëve të cilat ajo i këndoi ndër vite janë: Hajde Moj Malenake, S’paske Pas Një Pikë Mëshirë, Si Më Ke Sytë Më Ke Vetullat, Të Du Moj Goce E Vogel, Ti Pelqeva Ato Sy, Unë Ty Moj Të Kam Dashte, Kënga E Shoqënisë, Balluket E Tuja, Çohuni Djema Shaloni Atin, Këngë Për Kajo Karafilin, Kumuri Qafëbardhë, Kur Ke Qenë Një Herë E Re, Lum E Lum Se Ja Mërrina, Më Shikon Më Buz Në Gaz, Moj Thëllënxa Mitare, Mun Te Ara Kë Tagjia, Në Bash Të Qejfit E T’muhabetit, Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie etj.
KultPlus ju sjell një interpretim të saj “Rrallë Kam Pa k’so Bukurie”:
Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu mund të përjetoni një qëndrim vërtet magjepsës në qytetin e lashtë të Gjirokastrës, shkruan Mina Elwell në revistën amerikane të udhëtimeve “Islands”. Besohet se njerëzit kanë banuar në këtë qytet që nga viti 2000 p.e.s.
Ndërsa jeni duke ecur nëpër qytet – do të keni ndjesinë e kthimit pas në kohë, pasi të eksploroni muret e Kalasë së shekullit VI, xhaminë osmane – të ndërtuar në vitet 1400 – dhe Pazarin historik që daton pothuajse tre shekuj më parë.
Shqipëria është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë dhe Gjirokastra nuk bën përjashtim.
Mënyra më e lehtë dhe zakonisht më e lirë për të shkuar në Gjirokastër me linjë ajrore – është të fluturoni për në Korfuz, të merrni një traget për në Shqipëri (zakonisht kushton rreth 35 dollarë) dhe pastaj të merrni autobusin nga Saranda në Gjirokastër (rreth 5 dollarë). Nëse po udhëtoni nga kryeqyteti, Tirana, do t’ju duhen rreth tre orë e gjysmë me makinë ose autobus për të arritur në Gjirokastër.
Gjatë sezonit veror, Gjirokastra frekuentohet nga një numër i madh turistësh. Temperaturat mund të arrijnë mbi 37 gradë Celsius. Rekomandohet të vizitohet gjatë vjeshtës, për të shijuar atmosferën e qetë të “Qytetit të Gurtë”.
Turistët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar të Folklorit – i cili mbahet çdo pesë vjet – pasi vera në Gjirokastër ofron shumë muzikë, valle dhe ushqim.
Si është të vizitosh “Qytetin e Gurtë” të Gjirokastrës?
Lart në male, qyteti i Gjirokastrës është një vend unik, plot me arkitekturë osmane, rrugë me kalldrëm dhe një Kala madhështore – që pothuajse duket sikur është rritur natyrshëm nga shkëmbinjtë shkëmborë shqiptarë.
Harqet prej guri të Kalasë dhe pamjet e maleve ia vlejnë të vizitohen. Sapo të hyni brenda, do të shihni edhe dy muze historikë interesantë. Vizita në Kalanë e Gjirokastrës kushton rreth 5 dollarë dhe rreth 3 dollarë shtesë për të parë muzetë.
Ju mund të mësoni gjithçka rreth historisë së qytetit dhe Kalasë – e cila shërbeu si një burg i tmerrshëm për të burgosurit politikë. Gjithashtu, mund të vizitoni disa shtëpi të mrekullueshme prej guri.
Eksploroni “Shtëpinë e Zekatëve” të viteve 1800 për të zbuluar tavanet e saj të përpunuara, muret e pikturuara dhe dritaret mbresëlënëse prej qelqi me ngjyra. Mund ta vizitoni për më pak se 5 dollarë.
Mos humbisni një shëtitje në Urën e Ali Pashës. Dikur, kjo urë e lartë prej guri ishte pjesë e sistemit të ujësjellësit të qytetit, por sot është një shteg që vizitorët mund ta eksplorojnë.
Do t’ju duhet të ecni për rreth gjysmë ore për të arritur atje. Kjo është mënyra perfekte për të shijuar peizazhin përreth qytetit.
Shijoni kuzhinën vendase të Gjirokastrës
Ekzistojnë shumë ushqime të shijshme për të provuar në Gjirokastër, por mezja që nuk duhet të humbisni është Qifqi, Qoftet me oriz kanë një aromë menteje dhe janë një specialitet i qytetit. Gjithashtu, provoni byrekun e mbushur me mish dhe djathëra; mishin e pjekur në skarë dhe çajin e malit.
Për një vakt të paharrueshëm në Gjirokastër, shkoni në Pazarin e Vjetër, në qytetin e vjetër, ku do të gjeni shumë restorante dhe kafene.
Shumë hotele dhe bujtina me mëngjes në Gjirokastër ofrojnë vakte të shijshme falas në mëngjes si pispili, reçel fiku dhe ëmbëlsira.
Shumë prej tyre janë të drejtuara nga familjarët, dhe aty mund të shijoni një vakt të gatuar në shtëpi, duke ju mundësuar një nga përvojat më autentike të kuzhinës mesdhetare gjatë udhëtimit tuaj./euronews/ KultPlus.com
Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u përfaqësua nga grupi ‘Shkodra Elektronike’ që interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagoi me një postim në rrjetet sociale, në të cilin u shpreh se “Shkodra Elektronike rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, duke u votuar si një nga performancat më të preferuara të këtij Eurovisioni”.
“Beatriçe dhe Kolë sollën në skenë jo vetëm muzikë, por një valë të pastër emocionesh që preku zemrat e miliona shikuesve duke e ngritur artin shqiptar në nivelet më të larta! Për ne, ata janë fituesit sepse nderuan Shqipërinë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, me dinjitet, pasion dhe klas! Bravo! Krenohemi me ju”, u shpreh Gonxhja.
Austria u shpall fituese e Eurovision 2025, ndërsa Shqipëria u rendit e 8-ta me 218 pikë, nga të cilat 173 pikë erdhën nga publiku./atsh/ KultPlus.com
Katër vite më parë ka vdekur kompozitori i shquar shqiptar dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri, në moshën 85-vjeçare.
Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd. Në vitin 1970 Beqiri diplomoi në drejtimin e kompozimit, me poemën e tij të njohur simfonike “Skënderbeu”, vepër debutuese simfonike jo vetëm për krijimtarinë e këtij kompozitori por në tërë krijimtarinë e re simfonike kosovare e shqiptare në përgjithësi.
Si përfaqësues i gjeneratës së dytë të kompozitorëve shqiptarë të Kosovës dhe ndër kompozitorët e parë profesionist në vend, kontributi i tij i menjëhershëm lidhet me punën pedagogjike fillimisht në Shkollën e Lartë Pedagogjike, ku pjesë përbërëse e saj ishte edhe Dega e Muzikës e më pas me hapjen e Fakultetit të Artit Muzikor kaloi atje dhe deri në vitin 2011 ishte i angazhuar në procesin e mësimdhënies.
Fahri Beqiri, kompozitor i veprave korale si Erdh Misiti, Migjenit, Kënga e rinisë, Madrigali i Ibrit plak, Moj e mira, Shkoj e vij flutrim si zogu, këngë këto të cilat i gjejmë edhe në repertorin e zhanreve të tjera muzikore, duke rritur edhe më tepër popullaritetin e tyre.
Beqiri kompozitori i Scherzo’s, Allaturka-s e më pas edhe i veprave si kuinteti frymor dhe sonatës për klarinetë të cilat së bashku me poemën simfonike “Skënderbeu” u emëruan nga muzikologjia kosovare si vepra me vlerë antologjike. Në tërë opusin e tij krijues, fokus kryesor Beqiri kishte transformimin kreativ artistik të idiomit kombëtar.
Krahas punës së suksesshme krijuese më vlera artistike të ngritura e të qëndrueshme në kohë, Fahri Beqiri shquhet për aktivizmin e pashoq në jetën muzikore në Kosovë.
Ishte drejtues i institucioneve më të rëndësishme të kulturës në vend, nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës tek Radio Prishtina e ansambli nacional i këngëve dhe valleve “Shota”. Ai është themelues i festivaleve si “Takimet e talentëve të Kosovës”, “Akordet e Kosovës” dhe “Kosovarja këndon”, kryeredaktor në Radio Prishtinë, dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend. Padyshim, dominimi i vlerave të trashgëmisë sonë shpirtërore dallojnë Beqirin për fanatizmin e tij të jashtzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të muzikës sonë autoktone – shqiptare dhe ngritjen e saj në nivelin më të lartë artistik.
Puna e tij pedagogjike, artistike dhe krijuese, është dekoruar me dhjetëra mirënjohje komunale, krahinore, federative dhe së fundmi është nderuar me medaljen Presidenciale të meritave si dhe çmimi kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”. / KultPlus.com
Kur dashuroheshim në kohën tonë, Kur tretesha dhe digjesha për ty, Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë, Kalonte dhe një muaj apo dy. Po ndofta dashuria mbahej gjallë, Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim Me bicikletë a mushkë apo me kalë Në vapë e shi, dëborë dhe thellim. Kur dashuroheshim në kohën tonë Me zor na vinin letrat fshat-qytet Nuk kishim nëpër dhoma telefonë Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet. Megjithatë më mirë që nuk kishte As telefon as internet, as faks, Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste Një dashuri të vjetër për një çast./ KultPlus.com
Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte. Veshur në të zeza në dhimbje madhështore, një grua shkoi duke tundur plot salltanet, kindet e dantellat e fustanit të saj të gjatë
Po pija në mejhane i përhumbur, tapë e ekstravagant kur ajo kaloi para meje, me kembë prej statuje e fisnike si shqiponjë. E, thellë në sytë e saj, qiell gri ku lind urugani, pashë embëlsinë që magjeps e epshin që vret…
Ish një vetëtimë verbuese e pastaj u bë… natë! O bukuri kalimtare që më bëre të fluturoj me krahë, vallë, s’do të shoh më, në këtë jete a në eternitet?
Ajo iku e humbi mes turmës! S’do t’a shihja kurrë! Nuk dija ku vinte e as ajo s’dinte ku shkoja unë. Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë! Ajo do ish gruaja që do të kisha dashuruar…/KultPlus.com
Pashë në ëndër gjenezën time nën djersët e gjumit, duke çpuar Lëvoren që rrotullohej, të fortë si muskuli I një motori në trapano, duke u transportuar Te shëmbëllimi dhe te trari i nervit.
Prej gjymtyrësh të bëra me përmasa krimbi, i hequr qafe Prej mishit kryeneç, i limuar Nga të gjitha veglat e barit, metal Prej diejsh në natën që njerëzit shkrin.
Trashëgimtar i venave ku valon pika e dashurisë, E shtrenjtë në kockat e mia një qenie, unë Bëra xhiron e globit të trashëgimisë sime, udhëtim Në klasë të parë, te njeriu që u ingranua gjatë natës.
Pash në ëndër gjenezën time dhe prapë vdiqa, shrapnel I ngulur në zemrën në lëvizje, e grisur Në plagën e qepur dhe erë e mpiksur, vdekje Me maskë në gojën që gëlltiti gazin.
Esnaf në vdekjen time të dytë dallova lartësitë, Vjelje thikash dhe bimësh helmuese, ndryshk Gjaku im mbi të vdekurit e temperuar, duke forcuar Luftën time të dytë për tu shkëputur nga bari.
Dhe në lindjen time ishte infektues pushteti, i dyti Rresureksion i skeletit dhe Veshje e re për shpirtin lakuriq. Virilitet Rrodhi nga e dhimbshmja dhimbje.
Pashë në ëndër gjenezën time nën djersët e vdekjes, i rënë Dy herë në detin që ushqen, jo më i freskët Në ujin e kripur të Adamit derisa, shëmbëllim I një force të reje njerëzore, unë të kërkoj diellin.
“Pos brengave të mundshme, një nga shkaqet më njohura të palumturisë, është zilia. Zilia, do të thosha, është njëra ndër pasionet më të përgjithshme dhe më të thella të njeriut.
Ajo mund të hetohet lehtë te fëmijët para se të mbushin një vit dhe çdo pedagog kësaj duhet t’i kushtojë kujdesin më të hollë. Në shfaqjen më të vogël të afrisë ndaj një fëmije në dëm të tjetrit, hetohet menjëherë dhe nuk durohet. Kushdo që ka punë me fëmijë, duhet domosdo që kur ndan, të jetë i drejtë deri në fund, i përkryer, i ashpër dhe i pandryshueshëm.
Mirëpo fëmijët vetëm pak më tepër e zbulojnë lakminë dhe xhelozinë e tyre se sa të rriturit. Ky emocion është njësoj mbizotërues midis fëmijëve dhe të rriturve.
Midis damave mesatare të çmuara, zilia luan një rol jashtëzakonisht të madh. Nëse uleni në metro dhe ndodh që pranë vagonit të kalojë ndonjë grua e bukur e veshur mirë, shikojini sytë e grave të tjera. Do ta vëreni se secila prej tyre, me përjashtim të mundshëm të atyre që janë të veshura më mirë, e vështrojnë atë grua me shikim smirëzi dhe do të përpiqen të gjejnë diçka që është nënçmuese për të.
Dëshira për skandale është shprehje e kësaj smire të përgjithshme: edhe çfarëdo tregimi kundër gruas tjetër besohet menjëherë pa fakt bindës. Moralizimi i shumëfishtë i shërben po këtij qëllimi: u’a kanë zili atyre që bëjnë mëkat, kurse në të njejtën kohë e konsiderojnë se është virtyt të dënohen ato për mëkatet e tyre. Ky lloj i veçantë i virtytit është sigurisht shpërblim i vetvetes.
Saktësisht po kjo gjë, ndërkaq, mund të vëheret plotësisht edhe ndër burra, me përjashtim se gratë i konsiderojnë rivale të gjitha gratë e tjera, kurse burrat si rregull e kanë këtë ndjenjë vetëm ndaj burrave të profesionit të njejtë.”/filozofia.al
Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu mund të përjetoni një qëndrim vërtet magjepsës në qytetin e lashtë të Gjirokastrës, shkruan Mina Elwell në revistën amerikane të udhëtimeve “Islands”.
Besohet se njerëzit kanë banuar në këtë qytet që nga viti 2000 p.e.s.
Ndërsa jeni duke ecur nëpër qytet – do të keni ndjesinë e kthimit pas në kohë, pasi të eksploroni muret e Kalasë së shekullit VI, xhaminë osmane – të ndërtuar në vitet 1400 – dhe Pazarin historik që daton pothuajse tre shekuj më parë.
Shqipëria është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë dhe Gjirokastra nuk bën përjashtim.
Mënyra më e lehtë dhe zakonisht më e lirë për të shkuar në Gjirokastër me linjë ajrore – është të fluturoni për në Korfuz, të merrni një traget për në Shqipëri (zakonisht kushton rreth 35 dollarë) dhe pastaj të merrni autobusin nga Saranda në Gjirokastër (rreth 5 dollarë).
Nëse po udhëtoni nga kryeqyteti, Tirana, do t’ju duhen rreth tre orë e gjysmë me makinë ose autobus për të arritur në Gjirokastër.
Gjatë sezonit veror, Gjirokastra frekuentohet nga një numër i madh turistësh. Temperaturat mund të arrijnë mbi 37 gradë Celsius.
Rekomandohet të vizitohet gjatë vjeshtës, për të shijuar atmosferën e qetë të “Qytetit të Gurtë”.
Turistët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar të Folklorit – i cili mbahet çdo pesë vjet – pasi vera në Gjirokastër ofron shumë muzikë, valle dhe ushqim.
Si është të vizitosh “Qytetin e Gurtë” të Gjirokastrës?
Lart në male, qyteti i Gjirokastrës është një vend unik, plot me arkitekturë osmane, rrugë me kalldrëm dhe një Kala madhështore – që pothuajse duket sikur është rritur natyrshëm nga shkëmbinjtë shkëmborë shqiptarë.
Harqet prej guri të Kalasë dhe pamjet e maleve ia vlejnë të vizitohen. Sapo të hyni brenda, do të shihni edhe dy muze historikë interesantë.
Vizita në Kalanë e Gjirokastrës kushton rreth 5 dollarë dhe rreth 3 dollarë shtesë për të parë muzetë.
Ju mund të mësoni gjithçka rreth historisë së qytetit dhe Kalasë – e cila shërbeu si një burg i tmerrshëm për të burgosurit politikë.
Gjithashtu, mund të vizitoni disa shtëpi të mrekullueshme prej guri.
Eksploroni “Shtëpinë e Zekatëve” të viteve 1800 për të zbuluar tavanet e saj të përpunuara, muret e pikturuara dhe dritaret mbresëlënëse prej qelqi me ngjyra. Mund ta vizitoni për më pak se 5 dollarë.
Mos humbisni një shëtitje në Urën e Ali Pashës. Dikur, kjo urë e lartë prej guri ishte pjesë e sistemit të ujësjellësit të qytetit, por sot është një shteg që vizitorët mund ta eksplorojnë.
Do t’ju duhet të ecni për rreth gjysmë ore për të arritur atje. Kjo është mënyra perfekte për të shijuar peizazhin përreth qytetit.
Shijoni kuzhinën vendase të Gjirokastrës
Ekzistojnë shumë ushqime të shijshme për të provuar në Gjirokastër, por mezja që nuk duhet të humbisni është Qifqi,
Qoftet me oriz kanë një aromë menteje dhe janë një specialitet i qytetit.
Gjithashtu, provoni byrekun e mbushur me mish dhe djathëra; mishin e pjekur në skarë dhe çajin e malit.
Për një vakt të paharrueshëm në Gjirokastër, shkoni në Pazarin e Vjetër, në qytetin e vjetër, ku do të gjeni shumë restorante dhe kafene.
Shumë hotele dhe bujtina me mëngjes në Gjirokastër ofrojnë vakte të shijshme falas në mëngjes si pispili, reçel fiku dhe ëmbëlsira.
Shumë prej tyre janë të drejtuara nga familjarët, dhe aty mund të shijoni një vakt të gatuar në shtëpi, duke ju mundësuar një nga përvojat më autentike të kuzhinës mesdhetare gjatë udhëtimit tuaj./atsh/KultPlus.com
“Dashuria është shumë më tepër se sa dëshira për marrdhënie seksuale; ajo është mjeti kryesor për të ikur nga vetmia e cila i prek meshkujt dhe femrat përgjatë pjesës më të madhe të jetës së tyre.”
“Jeta e mirë inspirohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.”
“Shpresat ekstreme janë të lindura nga mjerimet ekstreme.”
“Njerëzit janë të lindur injorantë, jo budallenjë. Ata i bënë budallenjë edukimi.”
“Dehja është vetvrasje e përkoshme.”
“Martesa për gruan është mënyra më e zakonshme e jetesës dhe sasia e përgjithshme e seksit të padëshiruar, e duruar nga gruaja, me shumë gjasë është shumë më e madhe në martesë se sa në prostitucion.”/KultPlus.com
Nën ritmet e muzikës, këngëve dhe valleve, si edhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të disa prej artistëve më të njohur shqiptarë dhe grupeve të huaja artistike, qyteti bregdetar i Vlorës çeli dje zyrtarisht, sezonin turistik 2025.
Në një koncert madhështor, ku performoi këngëtari Ylli Limani, por edhe grupe artistësh nga e gjithë bota, qytetarë të shumtë, turistë të huaj, por edhe artdashës ishin të pranishëm në shëtitoren në Lungomare ku ishte ngritur edhe skena e koncertit.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, u shpreh se aktivitetet hapëse të sezonit turistik nisin me “Miss Summer World”, ku përpos koncertit madhështor i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje, janë parqshikuar edhe plot aktivitete të tjera përgjatë gjithë Lungomares.
“Ndaj, mos mungoni, eja të gjithë të bashkohemi dhe të festoni me ne”, tha Dredha.
Në Vlorë, turizmi gjithëvjetor është karakteristikë kryesore e zhvillimit të këtij qyteti bregdetar, ku vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shijojnë kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë.
Edhe ditën e sotme, në Vlorë do të vazhdojnë aktivitetet artistike në kuadër të çeljes zyrtare të sezonit turistik për këtë vit, ndërsa pjesë e ofertës turistike janë edhe muzetë, kultura, kulinaria dhe tradita në të gjitha dimensionet e saj.
Koncerti i mbrëmjes së djeshme kulmoi me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, ndërsa surpriza të tjera i presin sot qytetarë vlonjatë dhe turistët e shumtë që ndodhen në këtë qytet bregdetar./atsh/KultPlus.com
S’kam fuqi më as të trishtohem Jemi anije pa spirancë Mes erërave të egra të kundërta. Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin Më jepni ju një copë ironie, Se nuk e gjej dot në veten time,- Një copëz ironie Sa gjysmëz e krahut të zogut,- Të mbrohem nga shirat e verdhë Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush: Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë Tani gjithë dritaret e shpirtit Janë hapur, bymyer e kalbur Nga shirat e lotëve,- Dhe s’mbyllen më dot. Mund të hyjë kush të dojë. /KultPlus.com
Nga Kanadaja në Katar, përgatituni të frymëzoheni nga disa prej arkitekturës më mahnitëse në botë.
Këto muze, ose ndërtesa ekstravagante moderne ose rrënoja mistike mesjetare ose stacione treni të konvertuara, janë vepra arti në vetvete dhe do t’ju lënë të mahnitur, transmeton KultPlus.
Musée d’Orsay, Paris
Këtu, ju do të gjeni koleksionin më të madh në botë të veprave të artit të respektuara nga impresionistët dhe post-impresionistët. Dikur një stacion hekurudhor, Musée d’Orsay, fillimisht i njohur si Gare d’Orsay, është një nga shembujt më të shkëlqyer të lëvizjes franceze të arteve të bukura me shumë tipare origjinale të ruajtura.
Muzeu i Historisë Natyrore, Londër
Miliona njerëz vizitojnë çdo vit Muzeun e Historisë Natyrore në Londër. Çdo dhomë është një gëzim për tu vizituar pasi pikturat dhe gdhendjet e kafshëve, florës dhe faunës janë të vendosura në të gjithë tavanet, muret dhe madje edhe shtyllat e muzeut.
Muzeu Guggenheim, New York
Muzeu Solomon R. Guggenheim në New York është një nga ndërtesat më të njohura për shkak të arkitekturës së tij spirale unike. Muzeu është një nga ndërtesat e firmës së arkitektit të famshëm Frank Lloyd Wright, ndërsa disa lehtë do të argumentonin se është padyshim perlë e tij, dhe iu deshën 16 vjet për ta ndërtuar. Forma e ndërtesës lejon që puna e jashtëzakonshme dhe e thellë që ajo mban – dhe me të cilën përputhet në mënyrë të përsosur – të përjetohet në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, duke u paraqitur në një shteg të vazhdueshëm nga maja në fund të ndërtesës.
Guggenheim Bilbao, Bilbao
Kjo ndërtesë e Frank Gehry vlerësohet globalisht si një nga ndërtesat më të spikatura të fundit të shekullit të 20 -të dhe kombinon një sukses kritik dhe atë popullor, diçka jashtëzakonisht e rrallë në botën e arkitekturës. Muzeu strehon një koleksion të veprave të artistëve spanjollë dhe ndërkombëtarë dhe pasqyron historinë detare të Bilbaos duke sugjeruar anije dhe peshore peshku përmes modelit të tij.
Muzeu Hanoi, Hanoi
Kjo ndërtesë në dukje që kundërshton gravitetin është në thelb një piramidë e përmbysur dhe është ndërtuar për të festuar përvjetorin mijëvjeçar të Hanoi. Pak ndërtesa dhe monumente më të gjera në krye sesa në fund kanë arritur sukses në një shkallë kaq të jashtëzakonshme.
Muzeu Royal Ontario, Toronto
Në Amerikën e Veriut, Muzeu Royal Ontario i Torontos ka qenë prej kohësh një nga muzetë më të njohur. E projektuar nga Daniel Libeskind, kjo ndërtesë e rrënuar dekonstruktive u ndërtua si një shtrirje në ndërtesën origjinale.
Shtëpia dhe Kopshtet e Monet, Giverny
Ajo që e bën “Fondacionin Claude Monet” kaq tërheqës është se kur hyn, vizitori transportohet menjëherë në kryeveprat goditëse dhe elegante të piktorit. Kjo është një ndërtesë që përfiton shumë nga fakti që Monet punoi gjerësisht duke përshkruar kopshtet e tij, të cilat, së bashku me shtëpinë, janë ruajtur në një standard të lartë në mënyrë që t’i ofrojnë vizitorit një pasqyrë unike në bota e artistit -një botë me ngjyra, heshtje dhe bukuri të shkëlqyer kombëtare.
Muzeu Historik Shtetëror i Moskës, Moskë
E ndërtuar në shekullin XIX, kjo është një ndërtesë e jashtëzakonshme neo-ruse. Ngjyra e tij e ndritshme, e kuqe e gjakut e bën atë një pjesë të përsosur për t’u ulur në Sheshin e Kuq së bashku me ndërtesat e tjera me ngjyra të gjalla të Moskës. Duke ndjekur historinë ruse nga koha parahistorike e deri më sot, vlerësohet se muzeu mban një koleksion të objekteve që arrijnë në miliona.
Muzeu Hedmark, Hamar
Ky është më shumë një koleksion i muzeve dhe ndërtesave sesa një muze i vetëm. Ajo që e veçon Hedmark nga muzetë e tjerë rajonalë ose të përkohshëm të këtij lloji është ajo që nganjëherë quhet “katedralja e dyfishtë”. Ndërtesa është një kombinim i bukur i rrënojave të katedrales mesjetare dhe një serë që mbyll rrënojat dhe i mbron ato.
Luvri, Paris
Luvri është zyrtarisht muzeu më i vizituar në botë. Një ndërtesë që u zgjerua ndër shekuj, muzeu është shtëpia e disa prej veprave më monumentale të artit të bëra ndonjëherë, si “Mona Lisa” e Da Vinçit dhe “Venus de Milo”. Themelet origjinale të kalasë mesjetare janë të dukshme nga kripta dhe piramida e saj e dukshme prej qelqi u ndërtua në vitin 1989, ndërsa piramida e saj e përmbysur u përfundua në 1993.
Muzeu i Artit Islam, Doha
Projektuar nga I.M. Pei, arkitekti i famshëm gjithashtu përgjegjës për piramidën e Luvrit, ndërtesa e Muzeut të Artit Islamik është frymëzuar nga arti islamik që përmban. Është i pari i këtij lloji në Shtetet Arabe, por muze të tjerë i janë bashkuar që në vende si Kajro dhe Ghazni.
Muzeu Dali, Shën Petersburg, Florida
Muzetë që përqendrohen në paraqitjen e punës së një artisti të vetëm janë të ngarkuar me detyrën e strehimit të punës së artistit në një ndërtesë që flet absolutisht për ta. Muzeu Dali është ndoshta ai që ka më shumë sukses në atë përpjekje. Edhe pse struktura kryesore ka një formë kubike mjaft standarde, është qelqi dhe çeliku që duket se derdhen nga ndërtesa si një material i shkrirë i një lloji – shumë si orët e shkrirjes në “Qëndrueshmëria e kujtesës” – që me të vërtetë i jep muze karakterin e tij Dali. Kjo shtesë surreale në bregun perëndimor të Floridës jeton absolutisht me famën e mjeshtrit të Surrealizmit. / KultPlus.com
Gustav Mahler (7 korrik 1860 – 18 maj 1911) ishte një kompozitor romantik austro-bohemian dhe një nga dirigjentët kryesorë të brezit të tij, përcjell KultPlus.
Si kompozitor, ai vepronte si një urë midis traditës austro-gjermane të shekullit të 19-të dhe modernizmit të fillimit të shekullit të 20-të.
Ndërsa gjatë jetës së tij, statusi i tij si dirigjent u vendos pa diskutim, muzika e tij personale fitoi popullaritet të gjerë vetëm pas periudhave të mohimit të përkohshëm, që përfshinin ndalimin e performancave të tij në shumicën e Evropës gjatë kohës naziste.
Pas vitit 1945, krijimet e tij u rindërtuan nga një brez i ri dëgjuesish. Mahler pastaj u bë një nga kompozitorët më të shpërthyeshëm dhe të regjistruar të të gjitha kohërave, një pozicion që ai e ka mbajtur në shekullin e 21.
I lindur në Bohemi (që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Austriake) në një familje hebrenjsh, i cili fliste gjermanisht, tregoi talentin e tij muzikor qysh në moshë të re. Pas diplomimit nga Konservatori i Vjenës në vitin 1878, ai mori një radhë postesh dirigjuese që u rritën në rëndësi në sallat e operas të Europës, që kulmuan me emërimin e tij në vitin 1897 si drejtor i Operës së Gjykatës së Vjenës (Hofoper).
Gjatë dhjetë viteve të tij në Vjenë, Mahler – i cili ishte konvertuar në katolicizëm për të siguruar postin – përjetoi një opozitë dhe armiqësi të rregullt nga shtypi antisemit. Megjithatë, prodhimet e tij inovative dhe insistimi për standarde të larta performimi siguruan reputacionin e tij si një nga dirigjentët më të mëdhenj të operas, veçanërisht si interpretues i veprave skenike të Wagnerit, Mozartistëve dhe Çajkovskit.
Në fund të jetës së tij, ai ishte drejtor i shkurtër i Operas Metropolitan të New York-ut dhe Filarmonisë së New York-ut./KultPlus.com
18 maji është Dita Ndërkombëtare e Muzeut. Kjo është një festë globale që thekson rolin jetik që luajnë muzetë në shkëmbimin kulturor, edukimin dhe zhvillimin e komunitetit.
Organizuar çdo vit nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), dita inkurajon muzetë në mbarë botën të angazhohen me komunitetet e tyre përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve të veçanta.
Dita Ndërkombëtare e Muzeut u krijua në vitin 1977 nga ICOM për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e muzeve në shoqëri. Çdo vit, një temë specifike zgjidhet për të pasqyruar çështjet apo sfidat aktuale me të cilat përballen muzetë. Për vitin 2025, tema është “E ardhmja e muzeve në komunitetet që ndryshojnë me shpejtësi”, duke u fokusuar në mënyrën se si muzetë mund të përshtaten dhe të lulëzojnë mes ndryshimeve sociale, teknologjike dhe mjedisore.
Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve sugjeron mënyra të ndryshme për t’u angazhuar në këtë ditë:
Vizitoni Muzetë Lokale: Shumë muze ofrojnë hyrje falas, ekspozita speciale ose turne me guidë në këtë ditë.
Merrni pjesë në seminare dhe leksione: Merrni pjesë në ngjarje edukative që eksplorojnë temën e vitit 2025 dhe diskutoni mbi rolin në zhvillim të muzeve.
Turne Virtuale: Eksploroni muzetë në mbarë botën përmes platformave online, duke i bërë përvojat kulturore të aksesueshme nga shtëpia.
Ndani në mediat sociale: Përdorni hashtag-et zyrtarë për të ndarë përvojat tuaja dhe për të promovuar ndërgjegjësimin për rëndësinë e muzeve.
Ofroni kohën tuaj për të mbështetur ngjarjet ose iniciativat muzeale, duke kontribuar në angazhimin dhe edukimin e komunitetit./atsh/KultPlus.com