Prezantohet “unaza inteligjente”, do të monitorojë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin

Samsung prezantoi një produkt të ri në kategorinë e pajisjeve të veshura.

Unaza Galaxy e Samsung do të jetë një pajisje e veshur me veçori që do të monitorojnë shëndetin e përdoruesit. Këto përfshijnë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin, ndërsa unaza inteligjente pritet t’u japë përdoruesve një rezultat gatishmërie për ditën e tyre, tha një ekzekutiv i kompanisë për CNBC.

Me pak fjalë, pajisja e re e Samsung ofron kryesisht disa funksione që ekzistojnë tashmë në orët inteligjente, por në një formë më elegante.

Kreu i ekipit të shëndetit dixhital të Samsung, Hon Pak, foli për përpjekjen e parë të kompanisë në unazat inteligjente, si dhe mendimet për një abonim në aplikacionin ‘Samsung Health’ dhe vizionin për një ‘trainer’ të asistuar nga AI.

Ai tha se unaza është e pajisur me sensorë që mund t’i ofrojnë përdoruesit matje të rrahjeve të zemrës, ritmit të frymëmarrjes, sa shumë lëviz gjatë gjumit dhe sa kohë i duhet një personi që të bjerë në gjumë pasi të jetë në shtrat.

Sakaq, shtoi se Galaxy Ring do t’i japë përdoruesit një “rezultat vitaliteti” i cili “mbledh të dhëna rreth gatishmërisë fizike dhe mendore për të parë se sa produktivë mund të jenë”./KultPlus.com

Samsung mund të sjellë unazën inteligjente

Nga viti 2015 gjiganti korean Samsung ka patentuar një unazë, përmes së cilës synonte që t’i ofronte përdoruesit që duke e rrotulluar unazën rreth gishtit, të mund të kontrollonte shtëpinë inteligjente, të ndryshonte kanalet në televizor, duke errësuar dritat, duke mbyllur blindat, e kështu me radhë.

Por nga ai vit, kompania nuk ka punuar, por tani disa informacione sugjerojnë se një unazë inteligjente po vjen.

Në fillim të këtij viti Samsung prezantoi markën tregtare “Galaxy Ring”, derisa emra të tjerë të mundshëm janë “Samsung Circle”, “Samsung Index” dhe “Samsung Insight”.

Unaza u përmend edhe në Beta-në e re të Samsung Health.

Aplikacioni nuk zbulon shumë, por kjo sugjeron që Unaza do të ketë veçori të gjurmimit të shëndetit.

Samsung nuk ka thënë asgjë për një unazë inteligjente zyrtarisht, por ka serinë Galaxy Watch6 që vjen më 26 korrik dhe kjo mund të jetë koha më e mirë për të prezantuar edhe unazën.

Akuzohet se përdori fotografi false të Hënës për reklama, reagon Samsung

Për vite me radhë, telefonat Samsung kanë fituar terren falë zmadhimit të shkëlqyeshëm të kamerës së pasme, Zoom në hapësirë, në veçanti, përdor një foto që përshkruan Hënën me detaje të shkëlqyera. Tani, Reddit po i akuzon këto shkarkime si false.

Le të fillojmë me diçka themelore: Çfarë do të thotë saktësisht false në këtë rast? Edhe nëse nuk janë përdorur filtra apo Photoshop.

Në temën e Reddit ne shohim diçka të thjeshtë që po bëhet: Ata krijuan qëllimisht një foto të paqartë të Hënës dhe më pas e fotografuan atë me një Samsung S23 Ultra. Xhirimi i parë, nuk ishte fare i detajuar. Telefoni vendosi vetë detajet pas kësaj, nuk kishte piksel. Ishte vetëm hëna, thjesht e rreme.

Shikoni këtu saktësisht se si ata e bënë atë.

Nuk është asgjë e re, shumë kanë vënë në dyshim imazhet specifike të Hënës, që datojnë që nga epoka S20 Ultra. Disa e kanë akuzuar kompaninë se thjesht ka kopjuar dhe ngjitur elementë në foto për t’i bërë ato të duken realiste. Samsung, megjithatë, nuk pajtohet. Në vitin 2021, ai hodhi poshtë një raport përkatës nga Input Mag, duke shpjeguar më vonë se përdor “një funksion të përmirësimit të detajeve” për të “hequr në mënyrë efektive zhurmën dhe maksimizuar detajet e Hënës për të përfunduar imazhin e ndritshëm dhe të qartë”.

Çfarë do të thotë kjo? Nuk është rezultat i photoshop-it, as nuk është fals. Është një imazh, më shumë se një fotografi sipas definicionit. Për momentin, ky është shpjegimi i dhënë./KultPlus.com

Koleksioni i pikturave nga themeluesi i Samsung do të dhurohet për të paguar taksa

Familjarët e themeluesit të Samsung dhurojnë pikturat e tij për të shlyer mbi 10.8 miliardë dollarë taksa

Familja e Lee Kun-hee themeluesit të Samsung Electronics, i cili nuk jeton më, kanë deklaruar se do të dhurojnë koleksionin privat të artit.

Ky donacion do të bëhet për të shlyer mbi 10.8 miliardë dollarë taksa të faturuara për shkak të pasurisë.

Lee, i cili e bëri kompaninën Samsung prodhuesin më të madh në botë të smartphone-ve, vdiq më 25 tetor, duke lënë një pasuri me rreth 26 trilionë fitime.

Reuters raporton se shuma e faturuar si taksë e trashëgimisë së familjes Lee është një nga më të mëdhatë në Korenë e Jugut dhe në mbarë botën. Madje kjo taksë mund të çojë në ‘hollimin’ e aksioneve kontrolluese të familjes së Lee në kompaninë Samsung.

Koleksionin e artit me një vlerë prej 1,76 miliard dollarësh, familja do ta bëjë donacion për të dëmshpërblyer dënimet e Lee për evazion fiskal.

Madje disa nga ish-ministrat e kulturës dhe grupet e artit kishin kërkuar më parë që të miratohej një ligj i ri për të lejuar familjen që të dhuronte artin në vend të pagesës së faturave të taksave.

Pjesa më e madhe e koleksionit artistik të Lee, duke përfshirë kryeveprat nga Picasso, Monet dhe Chagall, do t’u dhurohen organizatave përfshirë Muzeun Kombëtar të Koresë dhe Muzeun Kombëtar të Artit Modern dhe Bashkëkohor./ KultPlus.com