Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit çeli një ekspozitë me vepra të realizuara nga dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare.
Ekspozita titullohet “Arti i Luftës” dhe ka në përmbajtjen e saj vizatime dhe fotografi. Prej sot, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, duke iu shtuar axhendës së ngjeshur të aktiviteteve të parashikuara edhe në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.
Mbi 300 vizatime që tregojnë kulturën e madhe të figurave qendrore të Luftës Nacional-Çlirimtare, vijnë nën kujdesin e Mehmet Gëzhillit.
Ekspozita vjen në hapësirat e QKLL, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit./atsh/KultPlus.com
Më poshtë mund të lexoni disa fakte për këngëtarin Freddie Mercury, shkruan KultPlus.
Bohemiian Rapsody- Një histori e shekullit rreth traumave të Freddie-t
Freddie e shkruajti këtë këngë në 1975 dhe në atë kohë “Bohemiian Rapsody” u konsiderua kënga më e gjatë e regjistruar ndonjëherë. Kënga zuri vend në albumin e katërt të grupit, A Night at the Opera. Mediat e huaja shkruanin në atë kohë që kënga në të vërtetë fliste për traumat që këngëtari kishte përjetuar në fëmijëri.
Festat deri në mëngjes me Princeshën Diana
Thuhej se princeshë Diana takohej me Freddien dhe ekipin e tij gjatë kohës kur kishte probleme martesore me princin Charles. Duke parë atë të trishtuar, Freddie i kishte thënë Dianës: “Eja e dashur, dil dhe argëtohu pak”. Pasi ishte e pamundur që Diana të vizitonte klubet e natës, Freddie ishte ai që i kishte sugjeruar që princesha të maskohej si burrë dhe të dilte në klubet për personat gay. Diana e pranoi idenë me entuziazëm, dhe u gëzua veçanërisht me “lirinë” që fitoi ngase mund të argëtohej si çdo person i zakonshëm.
Pse nuk donte të dihej varri i tij?
Në testamentin e tij, Freddie në vullnetin e tij të fundit e detyroi ish-të fejuarën e tij Mary Austin që të kujdesej për hirin dhe kurrë të mos tregonte publikisht atë që kishte bërë me urnë. Në fillim të këtij viti, një pllakë u zbulua në Varrezat e ëest London: “Në kujtim të Farok Balsar. Unë gjithmonë do të jem me ju me dashurinë time. M”. Ende, askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht se urna e muzikantit legjendar ndodhet poshtë pllakës.
Freddie nuk ka asnjë përmendore në Londër
Ndikimi i tij vihet ende në diskutim në publikun britanik. Konservatorët mohojnë rëndësinë e tij, kryesisht për shkak të zgjedhjeve private dhe mënyrës së jetesës. Edhe pse adhuruesit e tij janë përpjekur të ngrenë një monument në Londër për vite me radhë, kjo ende nuk ka ndodhur. Busti i tij përkujtimor ndodhet në Zvicër, në qytetin Montreux, i cili është bërë një vend pelegrinazhi për tifozët e Freddie dhe grupin Queen.
Koncerti për Guinness
Gjysmë viti pas vdekjes së Freddie, grupi organizoi një koncert në stadiumin Wembley të Londrës. Të gjitha të ardhurat shkuan për bamirësi për një organizatë në luftën kundër AIDS, Fondi “Mercury Phoenix”. Koncerti është në Librin e Rekordeve Guinness dhe konsiderohet të jetë koncerti më i madh bamirës rock ndonjëherë.
Ai ishte tejet i turpshëm
Edhe pse ai ishte i njohur për performancën e tij të egër dhe “skandaloze”, shumë njerëz që e njihnin Merkurin personalisht thonë që ai ishte shumë i turpshëm, kjo është një nga arsyet që ai rrallë paraqitej në intervista.
Para se të bëhej yll rocku, punonte në aeroport
Shumë kohë para se të bëhej një nga këngëtarët më ikonikë në historinë e muzikës, Freddie nxirrte jetesën duke punuar në aeroportin Heathroë të Londrës. / KultPlus.com
Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë.
Kjo dashuri për kosovarët më lindi në fillim të viteve tridhjetë.
Njoha më parë Asim Vokshin, që ishte nëntoger i xhandarmërisë në rrethin e Gjirokastrës, kur unë isha mësues në Dhuvjan të Dropullit, më 1932.
Më vonë, nëpërmjet Asimit, në Tiranë njoha Bedri Pejanin, Ali Kelmendin. Dhe në Spanjë njoha shokët e paharruar: Xhemal Kada, Justina Shkupi, Shaban Basha e të tjerë, për të cilët kam folur në shënimet për Spanjën.
Në Tiranë, pas Çlirimit, njoha Xhafer Vokshin, vëllanë e Asimit, ardhur nga Kosova, partizan gazetar. U lidhëm me miqësi, por lidhjet me të u ndërprenë, kur ai u internua familjarisht. Nuk i zinin këmbët dhé. Ka vuajtur shumë me gjithë familjen me shumë fëmijë. E kam mik dhe shpesh vjen më takon. Djalit të tij të madh ia kam vënë unë emrin Ebro, për kujtim të betejave në Spanjë.
* * *
Po gjatë viteve ’70 më erdhën në shtëpi Esat Mekuli, Hasan Mekuli, pastaj Ali Aliu, me të cilin shkova edhe në fshat, Rexhep Qosja e të tjerë. Kur ishte këtu Esat Mekuli dhe të tjerët, flisnim për kulturën tonë dhe ata më pyetën nëse unë kisha ndonjë mendim për zhvillimin e kulturës në Kosovë. Folëm e folëm, pastaj unë shfaqa mendimin se edhe gjuha letrare e Kosovës duhet të unifikohet me gjuhën tonë letrare. Më vonë erdhi këtu Ali Aliu dhe vendosi që të bënte një biografi për mua. E shpura në fshat, te shtëpia ime. Ai u mahnit me bukuritë e natyrës bregdetare dhe më tha: “Tani e kuptoj pse shkruan në mënyrë çapkëne poetike plot ngjyra dhe me një horizont të gjerë.” Ai shkroi librin “Krijuesi dhe koha” për jetën e veprimtarinë time letrare dhe me atë punë mbrojti doktoratën.
* * *
Në Kosovë, nën redaktimin e Ali Aliut, u botuan nëntë vepra të miat, në një kohë kur këtu në Shqipëri as që përmendje gjëkundi emri im si krijues. Në Kosovë jam më i njohur se këtu, falë punës së madhe që ka bërë shtypi dhe kritika. Edhe “La Rousse” i Francës (më 1969) më kishte vënë si shkrimtar shqiptar, që kam shkruar “Hasta la vista” e vepra të tjera, kurse këtu as që guxonin të vinin emrin tim në ndonjë botim shkollor. Urdhri që të mos përmendej emri im si shkrimtar në asnjë gazetë, revistë ose mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve, kishte ardhur nga lart. Unë isha një shkrimtar i mallkuar në vendin tim, ku me sa munda luftova, punova dhe shkrova si gazetar, si poet, si shkrimtar, si përkthyes i një pjese të mirë të poetëve latino-amerikanë. Kurse në Kosovë janë ribotuar veprat, si: “Hasta la vista” (botimi i katërt), që ka një parathënie të mrekullueshme të Rexhep Qoses, “Shpella e piratëve” për lexime letrare në shkollë.
* * *
Për mua në Kosovë krijimtaria artistike është shumë më përpara se krijimtaria jonë e realizmit socialist. Me gjithë shtypjen serbe dhe masat e rrepta që janë marrë e merren kundër njerëzve të artit në Kosovë, aty arti i çdo gjinie, mund ta them me plot gojën, është më i pasur se arti ynë i persekutuar dhe i kanalizuar.
Nuk më harrohet një episod: Ishte muaji i letërsisë që bëhej në çdo tetor (se në tetor ka lindur Enver Hoxha) dhe unë u caktova me dy shokë të shkonim në Berat. Aty, në mbrëmjen letrare që u bë në kombinatin e tekstileve, bënin shumë pyetje, midis të cilave dhe këtë: “Cili është shkrimtari më i mirë i Shqipërisë?” Dhe një shok nga të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve që ishte me ne, iu përgjigj: “Shkrimtari më i madh i Shqipërisë është Enver Hoxha.”
* * *
Unë mendoja dikur se veprat më të mira të letërsisë shqiptare janë shkruar në të gjitha kohët jashtë Shqipërisë: Noli, Konica, Çajupi, Naimi, Asdreni, Lasgushi, si dhe gjithë kosovarët e shquar krijimet e tyre më të mira i kanë bërë larg Atdheut! Është e vërtetë se Fishta, Mjeda, Ali Asllani, Migjeni e të tjerë kanë krijuar këtu, po kishin qenë shumë herë jashtë Atdheut nëpër Europë ose për studime, ose për të punuar… Kjo ishte një dukuri që shumë herë diskutohej nga Branko Merxhani me Odhise Paskalin, me Tajar Zavalanin e letrarë të tjerë. Shumica e veprave që janë themeli i kulturës sonë, janë shkruar jashtë Shqipërisë.
Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu e të tjerë, talenti i tyre do të ishte vrarë, ashtu siç u vra talenti dhe jeta e shumë e shumë bijve të talentuar të kësaj Shqipërie, që mbijetoi në këto vite në dallgët e historisë…
* * *
Shikoj Safon time, artiste, për mua jashtëzakonisht e talentuar, e cila ka punuar e punon akoma për të mbajtur shtëpinë. Dhe kujtoj ëndrrat e saj për udhëtime, për tablotë, për ngjyrat, për idetë, për ekspozitat. Nuk u realizua kurrë ëndrra e saj për të vizituar Luvrin, galerinë e famshme të artit në Firence, që ishin aq afër dhe që ia kisha premtuar kur u njohëm! Shikoj të dy fëmijët e mi, të dy artistë. Dhe mendoj: Si iku kjo jetë kështu?!
* * *
Kam marrë shumë letra nga lexues të thjeshtë, nga studentë, nga njerëz të artit e të kulturës dhe nga familjarët e heronjve dhe luftëtarëve të Spanjës. Tek unë në Shqipëri erdhën të më takonin: Mahiri, i vëllai i Xhemal Kadës, Luljeta, e bija e Emrush Myftarit, një djalë i mrekullueshëm kosovar, i cili u kthye gjallë nga lufta e Spanjës dhe e gjeti vdekjen në Kosovë nga dora e serbit Milladin. Mahir Kada më telefonoi e më njoftoi se kishte dalë në treg seria e plotë e veprave të mia në Kosovë dhe se duhej të shkoja atje për të marrë shpërblimin që më takonte si shkrimtar, kurse unë në telefon iu përgjigja: “Asnjë shpërblim nuk pranoj, por ato që më takojnë do t’i vini në shërbim të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës me emrin e Asim Vokshit që po ndërtoni.”
Kjo dashuri vëllazërore e lindur ngaqë ne ishim shqiptarë, megjithëse na ndante një kufi i egër, ishte lidhja e gjakut tonë të hershëm dhe i atij që u derdh në Luftën Antifashiste të Spanjës.
* * *
Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i papërcaktueshëm. Edhe kjo është një nga dhimbjet e mia.
E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri! /KultPlus.com
Freddie Mercury do të mbahet mend për gjurmët e mëdha që la në historinë e muzikës botërore, për vokalin e tij të fuqishëm dhe për energjinë e tij të mrekullueshme që shpaloste në skenë, derisa sot janë bërë 33 vjet nga vdekja e tij, shkruan KultPlus.
Suksesi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i “Bohemian Rapsody”, filmi mbi historinë e grupit ”Queen”, që me një buxhet prej 52 milionë dollarësh ka arritur të fitojë një miliard dollarë duke fituar katër Oscar, përfshirë atë për aktorin më të mirë në rolin kryesor (Rami Malek), është demonstrimi më i bujshëm i asaj që grupi përfaqëson në historinë e rock-ut dhe deri tani në imagjinatën kolektive.
Dhe nëse kjo histori fillon të ngatërrohet me mitin, kjo ndodh sepse Freddie Mercury ishte një nga personazhet më shpërthyes, më transgresivë dhe më të guximshëm që është parë ndonjëherë në skenë.
Fatkeqësisht, Fredi, i cili vdiq më 24 nëntor 1991 në Londër, është gjithashtu një nga viktimat më të famshme të SIDA-s, të cilin e vrau në moshën 45-vjeçare, në rezidencën e tij në Londër, kur HIV pozitiv ishte ende një dënim me vdekje.
Siç e kujtojnë shumë tani falë filmit, emri i tij i vërtetë ishte Farrock Bulsara.
Ai u lind në Zanzibar dhe kishte prejardhje parsiane dhe indiane.
Me grupin e tij, së bashku me Brian May, John Deacon dhe Roger Taylor, ai kishte gjetur sintezën e personalitetit të tij si një roker i dashuruar pas operës, por i cili, i rritur në vitet ’60 dhe i formuar në vitet ’70, adhuronte Jimi Hendrix, Elvis Presley, Led Zeppelin, Black Sabbath, Liza Minnelli, David Bowie dhe rock Glam i Marc Bolan.
Ai ishte padyshim një njeri me kuriozitet të madh muzikor që i pëlqente të përziente zhanre, i aftë për njohuri të shkëlqyera si “Bohemian Rapsody” dhe pjesë të këndshme si “Barcelona Barcelona”.
Një dashamirës i hiperbolës, me një sens humori provokues, ai vazhdon të nderohet nga një audiencë transversale dhe që ka lënë pas një seri mbresëlënëse hitesh nga “We Are The Champions” te “Radio Ga Ga”, nga “Love of My Life” te “Under Pressure”, nga “Somebody To Love” te “Love of My Life”, “Crazy Little Thing Called Love” apo “We Will Rock You” .
Ai ishte një interpretues që përdorte teatralitetin si armë dhe shpesh pasqyronte një ndjenjë çlirimtare që shkonte së bashku me aftësitë e tij të jashtëzakonshme vokale dhe talentin e tij si pianist.
Freddie Mercury ishte thjesht i paimitueshëm. / KultPlus.com
Më 25 nëntor 1913, lindi në Dhërmi shkrimtari Petro Marko.
Ai është cilësuar si shkrimtari kundër-rrymë, i cili nëpërmjet prozës moderniste arriti t’i bëjë bisht caqeve uniformizuese të realizmit socialist. Ndërsa në rangun ndërkombëtar, është pjesë e radhëve të shkrimtarëve të brezit të humbur, së bashku me Ernest Heminguejn dhe Erik Maria Remarkun.
Në vitin 1936, Marko iu bashkua radhëve të Luftës Civile të Spanjës me një grup prej 40 shqiptarësh. Në klimën e luftës nacional-çlirimtare, u kthye në atdhe ku ra në prangat e italianëve dhe së bashku me 600 të burgosur të tjerë u internua në ishullin e Ustikës. Kjo do ta ndikonte të sillte, vite më vonë, veprat si “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” që portretizojnë shkretinë e luftës, duke himnizuar paqen dhe humanizmin.
Për një dekadë, pas publikimit të romanit të tij të bujshëm “Një emër në katër rrugë”, në vitin 1972, Petro Markos iu ndalua e drejta e botimit, pasi u denoncua nga kritika e indoktrinuar, për gabime ideore./atsh/KultPlus.com
Me rastin e festave të fundvitit, në Tiranë do të hapë dyert, këtë dhjetor, qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të përjetojmë kulturën shqiptare përmes përvojave interaktive dhe shfaqjeve kulturore të frymëzuara nga traditat e hershme.
“Zbuloni ritet dhe zakonet shqiptare nëpërmjet muzikës, këngëve, valleve dhe përvojave kulinare tradicionale. Eksploroni trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare përmes duarve të më shumë se 500 artizanëve shqiptarë të cilët krijojnë vepra unike me metoda krejtësisht artizanale”, shkroi ministri Gonxhja, duke theksuar se, Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.
“Albanian Night” do të vendosë në dispozicion të artistëve e artizanëve shqiptarë, një hapësirë e cila do të përmbledhë trashëgiminë kulturore nga tërësia e trevave shqiptare në një ambient të vetëm, në zemër të Tiranës, prej më shumë se 2500 metra katrorë sipërfaqe./atsh/KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.
Në kuadër të vizitës së saj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.
Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.
Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.
Presidentja Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.
Ibrahim Madhi, gjatë rrugëtimit të tij artistik u bë pjesë e institucioneve më të rëndësishme të vendit, si Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, Teatrit të Operës dhe Baletit, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, si dhe të Institutit të Lartë të Arteve duke qenë mbamëndje e pashlyeshme e memories së tyne, si një virtuoz që ka rrëmbyer ovacionet dhe afrinë e publikut, shqiptar dhe atij të huaj, duke qenë njëheras dhe ambasadori i vlerave shpirtërore shqiptare në skenat konceptore n vende të ndryshme të votës.
Violinisti i tingullit të bukur, elegant dhe shprehës, ka treguar individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërise, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Austisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj. duke marrë vlerësime dhe duartokitje frenetike. Me përgjegjësi dhe kualitet të lartë artistik ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke i bërë premierën shumicës së tyre. Ai ka shumë or inçizime e regjistrime në studio apo direkt nga sallat e koncerteve me Radio Tiranën, Televizionin Shqiptar, Radio Prishtinën, Radion e Pekinit (Kinë), Radion e Gracit (Austri) etj., të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim.a.
Ibrahim Madhi është nderuar në vite me çmime dhe Mirënjohje të veçanta, si dhe i janë akorduar çmimet: Artist i Merituar në vitin 1976 dhe Artist i Popullit në vitin 1990.
Mungesa e tij ka pesë vite në mes. Por kurrsesi nuk ka të fundit kurrçka tjetër që e lidh me atë; violinist virtuoz, njeri të mirë, bashkëshort të dashur, prind të përkushtuar, profesor korrekt dhe mik të pashoq. /Albert Vataj /KultPlus.com
Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë vizitorë nuk dinë është se vendi është edhe një parajsë për Krishtlindje, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle të udhëtimeve “El Periódico”.
Prej disa vitesh, shumë turistë kanë zbuluar hijeshinë e Shqipërisë me peizazhet malore, plazhet spektakolare dhe qytetet historike.
Vendi mesdhetar, gjithashtu ofron çmime të përballueshme për akomodimin dhe për të zbuluar dhe shijuar gastronomia e tij.
Këtë verë, Shqipëria ka qenë një zbulim për shumë eksplorues – falë plazheve të saj të konsideruara si “Karaibet Evropiane”.
Ditët e gjata të notit në det dhe qëndrimit në diell janë larguar tashmë – duke i lënë vendin dimrit të ftohtë.
Kini kujdes, pasi ky vend ka shumë për të ofruar kur shfaqen reshjet e para të borës – qytetet dhe qytezat e tij zbukurohen si në një ngjarje Krishtlindjesh.
Tirana: zemra festive e Shqipërisë
Këtë turne e nisim në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pasi është epiqendra e festimeve të Krishtlindjeve.
Gjatë dhjetorit, qyteti shkëlqen më shumë se kurrë falë ndriçimit dhe dekorimeve festive.
Vizitoni Sheshin Skënderbej, ku ndodhet një pemë gjigante e Krishtlindjeve dhe një treg plot me tezga ku ofrohen vepra artizanale, ëmbëlsira dhe pije të nxehta.
Përveç kësaj, argëtimi falë shfaqjeve të ndryshme të muzikës live do t’ju lejojë të zbuloni pulsin e qytetit dhe të njiheni me ngrohtësinë e shoqërisë shqiptare.
Gjirokastra: Krishtlindjet në Qytetin e Gurtë
Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gjirokastra njihet për rrugët e saj me kalldrëm dhe arkitekturën otomane.
Nëse në verë është thelbësore të zbuloni këtë perlë, gjatë festës së Krishtlindjeve Gjirokstra ofron një bukuri të veçantë.
Dritat e Krishtlindjeve zbukurojnë fasadat prej guri dhe dyqanet e vogla ofrojnë suvenire të panumërta të Krishtlindjeve të punuara me dorë.
Të vizitosh Kalanë e Gjirokastrës në këtë periudhë të vitit është si të udhëtosh pas në kohë.
Peizazhet dimërore dhe pamjet panoramike të luginës nga muret e Kalasë janë perfekte për foto.
Dhe, për t’u ngrohur, drejtohuni në një nga kafenetë lokale për të shijuar rakinë – një pije tradicionale shqiptare ose një kafe të nxehtë duke shijuar atmosferën festive.
Riviera Shqiptare: një Krishtlindje ndryshe
Për ata që preferojnë një klimë më të butë gjatë pushimeve, por nuk duan të udhëtojnë jashtë Evropës, Riviera Shqiptare ofron një alternativë ideale.
Edhe pse nuk është sezon plazhi, qytetet si Saranda dhe Vlora kanë një bukuri të veçantë dhe temperatura mesatare në dimër.
Në Sarandë, bregu i detit zbukurohet me dritat e Krishtlindjeve, ndërsa qyteti historik i Vlorës befason me atmosferën e tij festive dhe pamjet spektakolare të detit Jon.
Korça është një tjetër destinacion i paharrueshëm gjatë Krishtlindjeve në Shqipëri, mbi të gjitha, falë tregut të saj të Krishtlindjeve që i mundëson vizitorëve të zbulojnë produkte tipike, si bakllavaja, ndërsa këngët e Krishtlindjeve jehojnë në rrugët e saj.
Tradita e Krishtlindjeve në Shqipëri
Krishtlindjet në Shqipëri janë të ndikuara nga trashëgimia kulturore dhe fetare e vendit.
Dhe, megjithëse një pjesë e madhe e popullsisë është myslimane, festimet e Krishtlindjeve festohen duke reflektuar diversitetin dhe tolerancën e tyre fetare.
Ndër traditat shqiptare të Krishtlindjeve, shquhen vaktet familjare, si në shumë vende të tjera evropiane.
Gjatë natës së Krishtlindjes, familjet mblidhen për të festuar me gatime tradicionale të tilla si përshesh (një lloj buke e gatuar me mish), tavë kosi (mish qengji i gatuar me kos) dhe ëmbëlsirat si bakllavaja.
Për adhuruesit e natyrës dhe aktiviteteve në natyrë, Shqipëria gjatë Krishtlindjeve është gjithashtu një parajsë.
Si Parku Kombëtar i Valbonës ashtu edhe Malet e Thethit janë enklava unike për ecje dimërore.
Gjithashtu, në disa zona malore, si në malin e Dajtit, afër Tiranës, mund të shijoni sportet dimërore, si ski dhe snowboard.
Në fund të fundit, Shqipëria ofron një ndërthurje unike të traditës, kulturës, natyrës dhe mikpritjes, duke e bërë atë një destinacion ideal pushimi.
Vendi më i lirë në Evropë për t’u vizituar në dhjetor është një perlë që meriton të zbulohet!/atsh/KultPlus.com
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka çelur këndin më të ri arkivor në Kosovë. Pas Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Istogut, Vushtrrisë, Prizrenit, Rahovecit, Suharekës dhe Drenasit, shërbimi arkivor i DPA-së shtrihet edhe në Kamenicë, ku bashkombasit do mund të hulumtojnë dokumentet arkivore me të njëjtën procedurë dhe formë, si të ishin në Sallën e Studimit në Tiranë.
Në përurimin e këtij këndi morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe kryetari i Komunës Kamenicë, Kadri Rahimaj. Në shpjegimin e hapave që duhen ndjekur për regjistrimin e studiuesve dhe për adresimin e kërkesave të tyre, Bido nënvizoi se falë Këndeve Arkivore të stacionuara në dhjetëra qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë, garantohet unifikimi dhe lehtësimi i qasjes ndaj trashëgimisë dokumentare të kombit.
Nëpërmjet këtyre hapësirave studimore të çelura kudo ku frymon shqiptaria, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Greqi dhe pranë arbëreshëve në jug të Italisë, i është dhënë një hov i mëtejshëm kurbës së dokumenteve të shërbyera.
Prej nisjes së procesit të digjitalizimit në vitin 2019, DPA-ja përfaqëson aktualisht arkivin qendror më digjital në Europë me rreth 19 milionë dokumente të skanuara, të cilat prej shtatorit mund të aksesohen edhe përmes Sallës së Studimit Online nga shtëpia e çdo shqiptari.
Për të përftuar aksesin falas në materialet arkivore, hulumtuesi duhet të regjistrohet më parë në rrugë online në adresën katalogu.arkiva.gov.al, pa qenë e nevojshme të paraqitet në mjediset e Këndit Arkivor. Më pas, kërkesa e depozituar prej tij për hapjen e një llogarie, do të aprovohet brenda harkut kohor të një dite pune.
Ndërkohë, përmes postës elektronike aplikuesi do të pajiset me fjalëkalimin që i mundëson aksesimin e dosjeve të porositura, në ditën e përzgjedhur nga vetë ai. Këto materiale qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune, kohë gjatë të cilës studiuesi mund t’i konsultojë në Këndin Arkivor. /atsh/ KultPlus.com
“Plaçka e Evropës : teknika naziste e pushtimit politik dhe ekonomik — The spoil of Europe: The Nazi technique in political and economic conquest” është libri i Rifat Tiranës, botuar me pseudonimin Thomas Reveille më 1941, nga shtëpia botuese “W. W. Norton & Company, Inc.” në Nju Jork. Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell për publikun shqiptar parathënien, hyrjen si dhe disa shkrime të mediave të kohës rreth këtij libri :
Parathënie nga Raymond Gram Swing
Adam Smith shkroi një libër të titulluar Pasuria e Kombeve. Nazistët po e rishkruajnë tani këtë libër. Adam Smith mësoi se si mund të grumbullohej pasuria përmes një jetese të ndershme dhe tregtisë së drejtë. Nazistët e zhvilluan grabitjen dhe plaçkitjen kombëtare, si dhe luftën e mekanizuar, në një sistem. Teknikat e tyre janë më shkatërruese se të gjitha ato të praktikuara më parë nga një shtet.
Megjithatë, do të ishte e gabuar të zmadhohej bëma naziste duke e cilësuar atë si një demonstrim të vërtetë të gjeniut krijues. Nazistët janë përshtatës. Metodat që ata përdorin për të grabitur kombet nuk janë origjinale. Të përdorura sot për të shkatërruar demokracitë, shumica e këtyre metodave janë krijuar për qëllime të tjera nga demokracitë. Avioni, i cili fluturoi për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, luajti një rol jetik në humbjen e Francës dhe tani përdoret për të shkatërruar portet, industritë dhe shtëpitë britanike. Tanku sulmues, i zhvilluar nga britanikët, ishte baza për pushtimin e kontinentit. Edhe propaganda naziste mbështetet në konceptet e reklamimit të Amerikës moderne.
Përshtatja është rregulli në format ekonomike që aplikojnë nazistët. Sistemi i tyre bujqësor, për aq sa ai përpiqet për vetë-mjaftueshmëri, frymëzohet kryesisht nga parimet që e kanë bërë Francën një vend të drejtë për fermerët dhe turistët. Kombinati industrial gjerman është modeluar sipas NRA-s sonë. Metodat gjermane të prodhimit janë imponimi më i pamëshirshëm i prodhimit në masë, ashtu siç është ideuar nga shpikja amerikane. Sistemi i kompensimit të këmbimit, përmes të cilit Gjermania është në gjendje të varfërojë kombet përmes tregtisë së jashtme, është një instrument i krijuar fillimisht nga federata zvicerane për qëllime më fisnike.
Në këtë libër shpjegohen teknikat naziste në fushën ekonomike dhe politike si në teori ashtu edhe në praktikë. Unë e njoh autorin e saj prej dhjetë vjetësh. Unë kam arritur t’i besoj gjykimit të tij, të jem i bindur për ashpërsinë shkencore të mendimit të tij dhe për besnikërinë e tij skrupuloze ndaj të vërtetave të revolucioneve amerikane dhe franceze. Meqenëse pozicioni i tij zyrtar e detyron atë të mbetet anonim, garantoj për realitetin dhe integritetin e tij. Mund të them për të se di dhjetë gjuhë, përfshirë gjermanishten, dhe se prej kohësh ka qenë i lidhur me persona udhëheqës që kontrollojnë jetën ekonomike, financiare dhe politike të Evropës. Ai është pjesë e brezit të pjekur pas luftës së fundit, ndaj e kupton mentalitetin e rinisë evropiane. Përmes formimit të tij akademik dhe përvojës profesionale, ai ka njohuri të gjera dhe të specializuara për Evropën Perëndimore.
Libri i tij përmban ushqim për shumë mendje të uritura. Profanët në ekonomi dhe politikë mund të mësojnë se si nazistët përfituan nga mosmarrëveshjet e brendshme për të imponuar vullnetin e tyre mbi kombet e tjera dhe çfarë ndodh me profanët dhe stilet e tyre të jetesës në vendet e pushtuara. Mësuesi profesionist do të mësojë rreziqet që pasojnë nëse një sistem arsimor i lë nxënësit pa bindje të thella. Financieri dhe industrialisti do të humbasin të gjithë iluzionin se është e mundur të merreni në mënyrë komerciale me nazistët ose të ruani sipërmarrjen e lirë dhe pronën private në një sistem që madje i ngjan paksa të tyreve. Ekspertët ushtarakë do ta vlerësojnë sërish faktin që nazistët nuk u mbështetën vetëm në mjetet ushtarake për të arritur pushtimet e tyre. Ky libër përshkruan me çfarë kujdesi dhe mjetesh nazistët krijuan një Shtab të Përgjithshëm Ekonomik të fuqishëm për të promovuar dhe përmbushur detyrat e Shtabit të tyre të Përgjithshëm Ushtarak. Të gjithë lexuesit duhet të ndihmohen të mësojnë se në çfarë mënyrash konkrete beteja për liri mund të fitohet duke korrigjuar gabimet ekonomike. è(Për më shumë përRaymond Gram Swing)
Plaçka e Evropës: teknika naziste e pushtimit politik dhe ekonomik
Arritjet e makinerisë së luftës naziste kanë marrë një publicitet të gjerë dhe tani janë të njohura. Por teoritë dhe teknikat që ndërtuan këtë Wehrmacht, të cilat i mundësuan të fitonte beteja dhe që konsoliduan fitoret e tij ushtarake, mbeten kryesisht të panjohura. Ky libër synon të mbushë këtë boshllëk të rëndësishëm në njohjen e demokracive të mëdha, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë funksionimin e brendshëm të një sistemi të cilit Wehrmacht është vetëm manifestimi i jashtëm.
“Plaçka e Evropës” mbulon vetëm ato tema që janë ende të mbuluara me errësirë dhe mister. Fushatat e njëpasnjëshme ushtarake të Gjermanisë janë mbuluar plotësisht nga korrespondentët e guximshëm, inteligjentë dhe të përkushtuar amerikanë jashtë vendit. Përdorimi i kolonës së pestë dhe se si funksionon për të ndihmuar në arritjen e atyre fitoreve janë përshkruar në mënyrë të shkëlqyer, veçanërisht nga Edmund Taylor në “Strategjia e Terrorit”, dhe nga Leland Stowe dhe John T. Whitaker. Transmetimet e William Shirer dhe Joseph C. Harsch dhe artikujt e Wallace Deuel të “The Chicago Daily News” kanë ndihmuar për të krijuar një pamje të qartë të jetës në Gjermani. Të gjitha këto janë shtesa të rëndësishme për të kuptuarit e Gjermanisë naziste. Por ato nuk mjaftojnë.
Ekzistenca e njerëzve të lirë dhe e parimeve demokratike në mbarë botën nuk do të sigurohet kurrë pa një kuptim po aq depërtues të teknikave të pamëshirshme dhe shumë të rafinuara naziste të pushtimit politik dhe ekonomik. “The Spoil of Europe” ofron një kontribut të parë në këtë kuptim.
Pushtuesit gjermanë nuk pushtuan vetëm me forcën e çelikut. Ata nuk e humbën kurrë nga sytë, as për një moment, objektivin e vendosur nga Hitleri në fillimin e kësaj lufte. Ky synim ishte të siguronte dominimin gjerman për “të paktën një mijë vjet”. Për të arritur këtë qëllim, mjeshtrit nazist u vunë në minimin e themeleve të jetës evropiane me një tërësi që edhe metodat e pamëshirshme me të cilat ata imponuan regjimin e Hitlerit në vendin e tyre nuk mund të krahasohen.
Për të formuar të gjithë Evropën për t’iu përshtatur ambicieve dhe aspiratave personale të një grushti njerëzish që sundojnë Gjermaninë, asnjë përpjekje nuk shmanget, asnjë hile nuk lihet pas dore. Sistemi politik po merret hap pas hapi në çdo territor të pushtuar me radhë dhe do t’u dorëzohet pasardhësve vendas të “Master Race”. Mosmarrëveshjet e brendshme dhe lakmia që vazhdojnë ende mbi Evropë, pavarësisht nga katastrofa e madhe, po shfrytëzohen djallëzisht për nënshtrimin më të shpejtë të kontinentit. Sistemi arsimor është duke u riparuar tërësisht për ta bërë atë në përputhje me recetat e përcaktuara në “Mein Kampf” dhe në “Abetaren Naziste”, manuali zyrtar për shkollimin e Rinisë Hitleriane. Vetë burimet e dijes po pastrohen dhe po ndoten në mënyrë që brezat e ardhshëm të të mundurve të mos arrijnë kurrë, kurrë, të mësojnë për lavdinë dhe madhështinë që ishte e tyre.
Manipulimi i politikës, arsimit, librit nuk konsiderohet i mjaftueshëm. Për të siguruar zotërim për të paktën një mijë vjet, nazistët dhe pasardhësit e tyre po zgjerojnë praktikat e tyre në vetë mjetet e ekzistencës së popujve të mundur. Rripat e çantës po kalojnë në duart e gjermanëve. Qytetarëve dhe bizneseve të Rajhut iu dha kontrolli i shumicës së bankave dhe institucioneve të kreditit të kombeve të pushtuara. Fshatarët e Evropës u detyruan të prodhonin ushqime dhe kultura të përshtatshme për shijet dhe strategjinë e luftës së zotërinjve të tyre të rinj. Industritë e të mundurve janë të integruara si dhëmbëza në makinën gjigante industriale të Rajhut. Berlini është bërë qendra evropiane e transportit, sigurimeve, modës dhe tregtisë së jashtme.
Truket, pajisjet dhe teknikat e përdorura në arritjen e këtij nazifikimi të shumëfishtë të Evropës shpjegohen në detaje në faqet në vijim. Për këtë shpjegim autori nuk është mbështetur vetëm në njohuritë dhe përvojën e tij të akumuluar për Evropën dhe Gjermaninë.
Vetë nazistët kanë dhënë dëshmi dhe material elokuent në aktet dhe deklaratat e tyre zyrtare dhe në revistat e tyre shkencore dhe popullore. Shpirtshmëria e shkrimtarëve gjermanë është bërë më e pacipë me çdo pushtim të ri. Planet dhe diagramet e sukseseve të tyre janë të shpërndara aty-këtu, në dorën e kujtdo që është i interesuar. Kjo vlen veçanërisht për revistat shkencore naziste, si “Die Deutsche Volkswirtschaft”, të cilat ata mendojnë ose i besojnë se nuk njihen dhe lexohen jashtë vendit. Vlera e këtyre burimeve mund të ilustrohet nga një shembull konkret. Përfshirja ekonomike e Çeko-Sllovakisë në Rajh ndodhi në 1 tetor 1940. Ligjet dhe masat për këtë inkorporim u botuan siç u miratuan përfundimisht rreth gjashtë muaj më parë, në numrin e prillit 1940, të “Die Deutsche Volkswirtschaft”. Në mënyrë të ngjashme, organi i shtypit i Elitës Hitleriane, “Das Schwarze Korps”, parashikon nga gjashtë deri në nëntë muaj masat zyrtare të regjimit. Kjo vlen edhe për masat e parëndësishme por domethënëse, prej të cilave mund të citohen dy shembuj. E para janë rekomandimet e SS-ëve për marrëdhënie të paligjshme, por të bekuara zyrtarisht midis grave të martuara gjermane dhe ushtarëve gjermanë të pamartuar, por me gjak të plotë. E dyta lidhet me veshjet dhe modën e grave siç përshkruhet në mënyrë të rreptë nga organi i shtypit i SS-ëve.
Me gjithë vigjilencën e pamëshirshme të censurësve gjermanë, përfaqësuesit e palodhur dhe të zgjuar të shtypit amerikan kanë dhënë përditë informacione dhe të dhëna që plotësojnë skeletin e dhënë nga zyrtarët dhe gazetat periodike naziste. Mospërfilljet e pafajshme dhe të llogaritura të autoriteteve vendase të vendeve të pushtuara gjithashtu shpesh gjejnë rrugën e tyre përmes rrjetave të ngushta të censurës gjermane në shtypin dhe radion amerikane. Përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullorë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë vazhdojnë të mbledhin ligje dhe masa kyçe, të cilat më vonë botohen në revista zyrtare, të tilla si “Foreign Commerce Weekly” e Departamentit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara.
Së fundi, shtypi i përditshëm dhe gazetat periodike të Zvicrës neutrale dhe Suedisë, si dhe të palëve ndërluftuese, si London Times, London Economist, Statist dhe Buletini i Lajmeve Ndërkombëtare të Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare, të gjitha botime serioze, kanë botuar rrëfime të detajuara të dëshmitarëve okularë të kushteve politike në vendet e pushtuara të sjella nga persona që kanë ikur nga këto vende. Këto burime, të cilat mund të konsiderohen nga disa si të njëanshme, janë përdorur me masë dhe vetëm kur konsiderohen më të arsyeshmet. Për shembull, të gjitha rrëfimet mbi shkallën e suksesit që ndjekin përpjekjet e pushtuesit për të fituar mbi popujt e mundur në kauzën nacionalsocialiste bazohen kryesisht në burime të tilla. Kjo procedurë u ndoq me besimin se shkrimtarët aleatë dhe shkrimtarët e pacensuruar që simpatizojnë aleatët, kishin më pak gjasa të ekzagjeronin sukseset naziste në fushën e asimilimit politik. Kurdoherë që iu është drejtuar burimeve neutrale ose aleate, qoftë për fakte, qoftë për interpretim, ky rekurs tregohet qartë dhe pa mëdyshje në tekst ose në referencat e burimeve në fund të librit. Faktet dhe shifrat mbi metodat naziste, mbi sasinë e shpërblimeve monetare, ushqimore, lëndëve të para dhe industriale të mbledhura nga Rajhu bazohen në burime rreptësisht gjermane, ose në dërgesat e transmetuara nga censuruesit gjermanë.
Autori beson se u takon të tjerëve të nxjerrin të gjitha përfundimet nga kjo histori. Kontributi i tij është i kufizuar në një paraqitje të qartë dhe të plotë të fakteve dhe shifrave. Këto ofrojnë në vetvete një imazh besnik dhe adekuat të Rendit të Ri.
Thomas Reveille
“Plaçka e Evropës” duhet të lexohet nga çdo amerikan
Nga Douglas Miller, autor i librit “Nuk mund të bësh biznes me Hitlerin”
The Nation, 30 gusht 1930, faqe n°187 :
“Pamja më e plotë dhe më e mirëorganizuar e Gjermanisë dhe vendeve të saj të pushtuara, e cila deri tani ka qenë e lidhur mes dy kopertinave. “Plaçka e Evropës” duhet të lexohet nga çdo amerikan që interesohet se çfarë do të thotë sistemi nazist për këtë vend dhe botën. Nuk ka asnjë pamje tjetër të praktikave ekonomike naziste në Evropë kaq të plotë dhe kaq të përgatitur.” — Douglas Miller, autor i librit “Nuk mund të bësh biznes me Hitlerin — You Can’t Do Business with Hitler”. è (Për më shumë për Douglas Miller)
Ka të ngjarë të jetë shumë i cituar përpara se 1941 të përfundojë – Revista Time
The New York Times, 7 shtator 1941, faqe n°29 :
Marrja e pushtetit në Evropë
Plaçka e Europës.
Nga Thomas Reveille. Nju Jork: W. W. Norton & Company, 1941. 324 Faqe; Indeksi; 2,75 dollarë.
Infantry Journal, tetor 1941, faqe n°92 – 93 :
Duke përdorur kryesisht burime gjermane naziste, autori i këtij libri përshkruan në detaje metodat përmes të cilave Gjermania, pasi pushtoi një pjesë të madhe të Evropës, po e kthen çdo burim të kapur të pasurisë dhe punës në avantazhin e saj. Është një histori mahnitëse e një organizimi të pamëshirshëm që ai tregon.
Megjithatë, ndonjëherë z. Reveille nxjerr konkluzione specifike nga një bazë mjaft e hollë referimi. Për më tepër, kërkimi i tij i mundimshëm do të mund të ishte paraqitur me më shumë forcë nëse toni i shkrimit të tij do të ishte pak më i rezervuar; sepse ka njëanshmëri të shprehur hapur në çdo faqe. Por kush mund të shkruajë për gjërat që po ndodhin në Evropë pa paragjykime? Do të ishte vërtet e vështirë të prezantosh kaq shumë fakte ekstreme pa i vënë ato në shtëpi me një gjuhë të fortë. Gjithsesi, goditja me çekan do të kishte qenë më efektive nëse nuk do të ishte kaq konstante dhe e rëndë.
Vlera e madhe e librit është se u mundëson lexuesve të tij të gjejnë rrugën e tyre përmes një organizimi të ndërlikuar të Evropës naziste pas tjetrës. Dhe ky Baedeker i vendeve të robëruara që zoti Reveille ka përgatitur për ne bazohet jo në vëzhgimet e jashtme të një udhëtari që po kthehej, por në shkrimet e atyre gjermanëve nazistë që panë me sytë e tyre shkatërrimin e qëllimshëm të strukturës së vjetër politike dhe ekonomike të Evropës dhe vendosjen e detyruar të çdo guri të strukturës së re që ata përshkruajnë.
Autori shkruan me pseudonim. Raymond Gram Swing në parathënie thotë se ai e njeh autorin prej dhjetë vitesh, i beson gjykimit të tij dhe ashpërsisë shkencore të mendimeve të tij. Ai “garanton për realitetin dhe integritetin e tij” dhe thotë se “ai ka qenë prej kohësh i lidhur me persona udhëheqës që kontrollojnë jetën ekonomike, financiare dhe politike të Evropës”. Ky libër është një kontribut i madh drejt kuptimit të asaj që ia vlen të urrehet më së miri në këtë botë.
Kush ishte Rifat Tirana ?
The New York Herald Tribune, e mërkurë, 16 prill 1952, faqe n°3 :
Një hetues mendjemprehtë, zoti Tirana ishte bërë vitet e fundit një nga analistët më të shkëlqyer ekonomikë në qeveri (në SHBA). I lindur në Shkodër (1907), Shqipëri, ai u bë shtetas i natyralizuar në vitin 1942. Ai kishte studiuar në Robert College, Stamboll, në Universitetin e Londrës dhe në Shkollën për Studime Ndërkombëtare në Gjenevë.
Që nga viti 1946 z. Tirana ishte këshilltar ekonomik për Evropën Perëndimore në Bankën e Eksport-Importit. Para kësaj ai ishte në Departamentin e Shtetit si këshilltar për çështjet italiane. Në vitin 1945 ishte Ndihmës Këshilltar Ekonomik në Ambasadën Amerikane në Paris.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, z. Tirana shërbeu në Zyrën e Luftës Ekonomike dhe më pas si shef i divizionit të Evropës Qendrore për Administratën Ekonomike të Jashtme. Ai shkoi në Itali në vitin 1943 si ndihmës special i Komisionit të Kontrollit Aleat.
Rifat Tirana ishte i martur me Rosamon Walling (Corbett). Çifti kishte tre djem, Bardhylin, Ganiun dhe një djalë të tretë student në Akademinë e Andover-it.
Rifat Tirana shuhet në moshën 44 vjeçare për shkak të një ataku në zemër mbrëmjen e 15 prillit në dhomën e tij në Hotel Palace, në Madrid./ KultPlus.com
Sopranoja e skenave prestigjioze botërore, Marigona Qerkezi, do të paraqitet para publikut të vendit me një koncert të jashtëzakonshëm, të organizuar nga Opera e Kosovës, shkruan KultPlus.
E cilësuar si një ndër sopranot më të njohura tashmë edhe për skenat operistike botërore, Marigona Qerkezi ka fituar duartrokitjet e publikut në teatro prestigjioze si Teatro La Fenice (Venecia), Gran Teatre del Liceu (Barcelonë), Dubai Opera House, Royal Opera House Muscat, Opera Royal de Wallonie Liège, New National Theater (Tokyo), Palm Beach Opera, Opera Royal de Wallonie Liège, Teatro Lirico di Cagliari, Deutsche Oper am Rhein Düsseldorf etj.
Me një repertor të pasur, ajo ka sjellë në jetë role të jashtëzakonshme si Anna Bolena, Norma, dhe Aida, duke dëshmuar mjeshtërinë e saj artistike. Nominuar si “Yll në Rritje” nga The International Opera Awards dhe vlerësuar nga OperaWire si një nga “Top Rising Stars” në vitin 2023, Marigona është një nga krenaritë shqiptare në botën e operës.
Më 10 Dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në skenë do të ngjiten tenori i famshëm ndërkombëtar Saimir Pirgu edhe sopranoja Marigona Qerkezi për të dhuruar një mbrëmje te paharrueshme./ KultPlus.com
Në kuadër të festave të Nëntorit, sonte në Cyrih po mbahet manifestimi tradicional i Ansamblit `Vatra`.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve diplomatik dhe të shoqërisë civile si dhe të shumë ansambleve e artistëve që veprojnë në Zvicër, para qindra të pranishmëve u paraqit një program i pasur kulturor dhe artistik me shumë pika muzikore e valle kombëtare.
Në manifestim u vlerësua lart ruajtja e vlerave dhe e traditës shqiptare.
“Vatra” është ansambli që këtë vit shënon 30 vjetorin e themelimit, e që për qëllim ka kultivimin e vlerave dhe traditës kombëtare shqiptare./rtk/ KultPlus.com
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizimit me bazë gjinore”, Indefinite Institute organizon ekspozitën “Gërshetë”, e cila do të hapet të marten nga artisja feministe Ms. Indefinite, në Shtëpinë e Kulturës KINOATELIÉ, shkruan KultPlus.
Ekspozita “Gërshetë” është aktivizëm feminist artistik në të cilën gërshetohen aktivitete artistike për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Kjo ekspozitë gërsheton video-performanca dhe video-instalacione si manifestime të një arti performativ për fushatën ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me BazëGjinore”.
Një imazh vajze/gruaje me flokë të vëna në pah, është ikona arketipale e gjithë gjithnajës femërore! Fije floku të mbledhura bashkë nëpër tufa dhe të ndara mes tyre në flokë fije-fije, si tufa flokësh të ndërfutura mes tyre dhe të lidhura, të mbledhura gërshetë. Ndër tradita spirituale arkaike, tri tufa flokësh që ndërlidhen mes tyre duke formësuar një gërshetë, besoheshin si përbashkim i trupit, i mendjes dhe i shpirtit. Gërsheti është stili më i vjetër i flokëve i dëshmuar në histori, që datohet mbrapa deri 30 mijë vite më parë. Që nga gërshetat e Venerës së Vilendorfit dhe Venerës së Brassempouyt në parahistori, vazhduar deri tek Venerat e Botticellit në Renesancë dhe ardhur deri tek gërshetat e prera të grave iraniane si revoltë dhe kundërshti ndaj regjimit teokratik dhe shtypës në Iran, përtej praktikimit të tyre, flokët gërshetë janë simbolizuar dhe politizuar përherë në publik.
Përballë historive të dhunës mbi bazë gjinore në Kosovë, e artikuluar në trajtë të pashquar, pra si Gërshet, ekspozita gërsheton aktivitete dhe vepra arti në një gërshet video-performancash dhe instalacionesh feministe, si dhe një performancë që do të ekzekutohet në hapje të ekspozitës nga Ms. Indefinite.
Hapja bëhet me 26 Nëntor, në ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës KINOATELIÉ, dhe do të qëndroj e hapur deri me 4 Dhjetor.
Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Shtëpia e Kulturës KINOATELIÉ, e implementuar nga Indefinite Institute./ KultPlus.com
Një vit më parë u nda nga jeta kolosi i humorit shqiptar, aktori “Mjeshtër i Madh” Zef Deda duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe artin mbarë shqiptar.
Në këtë një vjetor teatri “Migjeni” zhvilloi homazhe në nder të figurës së Zef Dedës. Djali i tij, aktori Julian Deda thotë se Zef Deda është një mungesë e madhe.
“Ju falënderoj shumë. Kaloi një vit i vështirë për familjen tonë, nuk jemi mësuar të rrimë pa të. Prania e tij në familje ka qenë dominante, për nga gjithçka, edhe energjia që përcillte. Një shprehje latine thotë që njerëzit vdesin kur harrohen jo kur ikin nga kjo botë. Ai e meriton të kujtohet përjetë. Duke ju falënderuar për gjithë jetën që keni kaluar me tim atë, për gjithë shembullin që na keni dhënë, e ka thënë edhe ditën kur ai u largua nga bota, na keni dhënë shembullin e një bashkëjetese fantastike.
Mua personalisht më mungon telefonata jo vetëm e përditshme, por edhe e përjavshme kur mbaroja punën dhe thoshte mirë ke qenë por këtë moment duhet ta shikosh. Nuk ka kush më merr tashmë çdo të shtunë”, tha ai.
Disa prej miqve, po ashtu emra të mëdhenj të humorit dhe artit shqiptar shprehen se Zef Deda ishte unik si aktor por edhe si njeri.
Zef Deda, aktori i humorit i qindra roleve lindi më 27 korrik 1950 ndërsa u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare më 24 nëntor 2023. Një sëmundje që e mundoi i morit jetën aktorit të estradës shqiptare.
Ai do të mbetet në memorien e çdo zemre shqiptare si një kolos i humorit që përmbi 50 vite shënjoi emrin e tij në panteonin e artit e kulturës tonë kombëtare./ balkanweb/ KultPlus.com
Përkujtohet në njëvjetorin e ndarjes nga jeta aktori i dashur i humorit, Zef Deda.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale një pjesë nga humori i aktorit të madh.
“Një vit pa Zef Dedën – një njeri i artit që me humorin e tij i dha shpirt çdo roli dhe çdo shfaqjeje. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e vlerësuan talentin dhe pasionin e tij për teatrin dhe kinematografinë”, shkroi Gonxhja.
Zef Deda u nda nga jeta një vit më parë në moshën 73-vjeçare. Mjeshtri i Madh i humorit vuante nga një sëmundje e rëndë.
Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Punoi për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël.
Një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, humoristi Zef Deda është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai realizoi qindra figura artistike.
I paharruar do mbetet në kujtesën e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për humorin, batutat dhe karakteret që solli me mjeshtri./atsh/ KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asaj dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ua dha lajmin ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Bill Blair.
“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com
Ministria e Kulturës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 80 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, nesër hapet ekspozita “80-vjet të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: ANTOLOGJI E KOLEKSIONEVE”, kuruar nga Hana Halilaj.
Ekspozohen për të parën herë dorëshkrime dhe materiale origjinale nga fondi i BKK-së, skicat e objektit të bibliotekës, materiale audiovizuale, si dhe libra, gazeta, revista, harta e fotografi, që u takojnë zhvillimeve dhe periudhave të ndryshme kulturore e historike të Kosovës./ KultPlus.com
S’rreshta kurrë së menduari për ty, do doja aq shumë të ta them.
Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem, Se më mungon dhe të mendoj. Po s’të kërkoj. Madje s’të shkruaj as njatjeta. Nuk di si je. Dhe më mungon ta di.
Ke projekte? Buzëqeshe sot? Ç’ëndërrove? Do dalësh? Ku do t’shkosh? Ke ëndrra? A hëngre?.
Do t’më pëlqente të mund të kërkoja. Po s’kam forcë. Dhe as ti nuk e ke. Dhe at’herë rrimë e presim më kot”.
“Dhe mendojmë. Dhe kujtomë. Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.
Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, theksoi se deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliard njerëz mund të zhvendosen për shkak të ngjarjeve me burim klimën.
“Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliard njerëz mund të zhvendosen për shkak të ngjarjeve me burim klimën”, tha në X Ghebreyesus, i cili vuri në dukje se kriza klimatike është një krizë shëndetësore që ndikon kryesisht në shëndetin e emigrantëve.
“Për këtë arsye ne kërkojmë që shëndeti i emigrantëve të përfshihet në deklaratën e Konferencës së 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe në takimet e ardhshme të COP-it. Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ka rëndësi kritike që ne të punojmë së bashku që të gjithë, në çdo vend të kenë qasje në shërbimet shëndetësore që kanë nevojë”./ KultPlus.com
Instalacioni artistik “Foleza”, realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio, mbështetur financiarisht dhe komisionuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si pjesë e konkursit “Art në Hapësirat Publike”, është një instalacion artistik i konceptuar për sheshin rrethor të Plepat, në Durrës, një zonë strategjike pranë detit dhe me potencial të lartë turistik.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja solli në rrjetet sociale pamje nga ky instalacion, duke shpjeguar edhe disa nga karakteristikat.
Sipas tij, instalacioni frymëzohet nga folezat e shpendëve, duke simbolizuar harmoni ndërmjet natyrës dhe zhvillimit urban.
“Kombinimi i formave organike dhe materialeve të qëndrueshme krijon një habitat të ngrohtë për shpendët, duke pasuruar peizazhin urban. Sipërfaqet e lëmuara dhe linjat e lakmueshme krijojnë një dialog natyral ndërmjet veprës dhe mjedisit të saj, ndërsa shtyllat vertikale të çelikut, të pajisura me ndriçim dinamik shumëngjyrësh natën, pasqyrojnë ritmin e qytetit në lëvizje”, u shpreh Gonxhja.
“Foleza” kalon përtej dimensionit të saj artistik, duke u bërë një pikë referimi mjedisore që nderon proceset natyrore dhe rrit ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit./ KultPlus.com
Në urën e Kollorcës, monument kulture kategoria e parë, 4 km në juglindje të Gjirokastrës, kanë nisur punimet për rehabilitimin.
Ura e Kollorcës ngrihet mbi lumin Drino dhe lidhte qytetin me fshatrat rreth Suhës.
Punimet po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Punimet që do të kryhen janë përforcimi i bazamentit të urës me konstruksion beton arme duke evituar gërryerjen e mëtejshme dhe rrezikun e shembjes të saj.
Ura e Kollorcës dallohet për madhësinë dhe finesën e realizimit teknik. Ajo përbëhet nga pesë harqe të mëdhenj me hapësira drite. Gjatësia totale e urës arrin 103 m, ndërsa lartësia maksimale nga niveli i ujit deri tek kreu i parapetit arrin 7,2 m.
Tre harqet e majta kanë formë segmenti, ndërsa dy harqet e djathta tentojnë nga forma e harkut lundër, por pa theksim në pjesën e kyçit.
Në këmbët midis harqeve janë hapur katër harqe të vegjël apo vrima lehtësuese të trajtuara me formë rrethore.
Për të realizuar një mbështetje më uniforme e më solide, kontakti midis murit dhe terrenit në taban është bërë nëpërmjet një jastëku me trarë të kryqëzuar, i cili eviton dhe gërryerjen e themelit të pilës.
Si në urën e mesit dhe këtu harqet e mëdhenj janë ndërtuar me rreshta dyfish gurësh. Në rreshtat e poshtëm të harqeve ruhen ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve ballor të harkut.
Ura është e ndërtuar me gurë të zinj dhe mbushja me gurë gëlqerorë./ KultPlus.com
Shkrimtari Halil Matoshi ka bërë të ditur se do të hapet ekspozita e fotografit Hazir Reka, “Flatrat e n’Grira” më 28 nëntor në Ferizaj.
Ekspozita do të hapet duke filluar nga ora 18:00 në shkollën e arteve “Çesk Zadeja”.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Shteti është brend, kurse flamuri fotografi – ikonë e tij. Maestro Reka nuk na flet për flijimet e shqiptarëve për me mbrojtë lirinë dhe kriju shtetin e tyne, por ai e ndalë kohën mes dy rrehjeve të flatrave të shkabës dykrenshe, e na në atë interval kohe e shohim dhunën, dekën, lotët, zinë. Aty (n)grihet gjaku. Aty në vlimin e flamurit na i fshehim emocionet tona. Frikat tona rrinë mes rrehjeve të flatrave. Tregimi i Hazir Rekës me flamurin e shqiptarëve âsht të folunit e tyne pa zâ, me dritëhije, si reflektim i mësymjeve, dhimbjes dhe trishtimit. Por edhe triumfit. Gëzimit. Në liri. E kam shkru ma moti për fotografinë e Rekës se në tablotë e tina ajri bâhet i dokshëm – si flamur, flakët na shfaqen ma t’ bukura si pemët, terri na difton se mas tina mëshehet drita. Dhe drita arriti në fund. Flamurin ia pason luftari i ramë atina që âsht mas, ai nuk guxon me ra! Flamuri mbulon dëshmorët si dëshirat, ai e mlon zjarrin e lirisë, me e majtë të gjallë! Shihni tablotë e Rekës se çfarë sakrificash kanë bâ “zojt e shqiptarëve” – pellgje gjaku – me e majtë nalt e pastër shkabën e tyne të zezë. Bijt e shqipes. Pamjet me flamur janë kohnat e shqiptarëve t’fotografueme, janë gjyshat dhe breznitë e humbuna, janë ândrrat! A fotografohet koha? Reka na e bân t’dokshme./ KultPlus.com
Babai im, hero i lirisë sime, më bëri njësh me veten, më mësoi të dua, të numëroj yjet në qiell pa frikë se një ditë do të shuhen.
ka më shumë dritë të re që lind, në shuarjën e tyre më tha si shpirti që s’mbyllet kurrë në hi.
Ai kurrë nuk pati pushkë. Zëri i tij nuk u bë thirrje urrejtjeje, mbeti melodi që ndërtoi ura mes zemrave.
Ai rrinte, mendonte, arsyetonte, dhe në gjykimin e heshtur të botës kurrë nuk u përfshi.
Të bëmën e tjetrit nuk e gjykoi, as në të pame nuk shkoi kurrë. “Vdekja” thoshte, “është çlirim, jo dhembje për shpirtin që fluturon, mall që ndriçon tek ata që mbeten.”
Në mesditë, kur dielli ndalonte frymëmarrjen, ai shkonte në shesh, ku njeriu i tij e priste në heshtje.
Një qindarkë dashurie ia linte, jo si dhuratë, por si premtim të përditshëm se dashuria nuk ka nevojë për zë, se zemrat që duan flasin në gjuhën e qiellit.
Ishte aktor pa dërrasat e talias poet pa fletë, luftëtar pa armë.
Në shikimin e tij të qetë, pashë gjithçka që bota refuzonte të shihte: se liria nuk fitohet vetëm me gjak, me dhembshuri, me mendje të hapur e duar të hapura për përqafim Ndërtim
Tani, kur ngre kokën lart i vështroj yjet, i kujtoj fjalët e tij: “Jeta është si një qiell i pafund, me humbje dhe fitore, me drita dhe hije. Por në çdo shuarje ylli, shih një lindje të re.”
Dhe unë ndiej se babai im, me heshtjen e tij, kishte thyer zinxhirët e botës.