Trudeaut i kërkohet të kërkojë falje për trajtimin që Kanadaja ua bëri emigrantëve fëmijë britanikë

Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, po i kërkohet t’u kërkojë falje fëmijëve emigrantë britanikë që pësuan “turp dhe izolim”, raporton Skynews.

Është lëvizja më e fundit nga aktivistët që kërkojnë falje zyrtare për trajtimin e duruar nga të rinjtë e dërguar në Kanada në shekujt 19 dhe 20.

Peticioni, i iniciuar nga grupi Home Children Canada, thotë se emigrantët fëmijë iu nënshtruan abuzimit dhe stigmatizimit dhe se shumë vdiqën “të turpëruar për historinë e tyre dhe të privuar nga familja”.

Rreth 115 mijë të rinj, të ashtuquajtur Fëmijët e Shtëpisë Britanike, u dërguan në Kanada nga Mbretëria e Bashkuar midis viteve 1869 dhe 1948.

Në mënyrë tipike, ata përdoreshin si fuqi punëtore e lirë dhe viheshin në punë në ferma ose si shërbëtorë shtëpiakë dhe shumë prej tyre kanë treguar histori të punës së tepërt dhe keqtrajtimit.

Ata u transferuan nga shtëpitë e jetimëve në Mbretërinë e Bashkuar, por aktivistët për fëmijët në shtëpi thonë se shumë prej tyre ishin vetëm banorë të përkohshëm të jetimoreve dhe kishin familje që nuk ishin në dijeni se kishin bërë udhëtimin në Kanada.

Tani, ata aktivistë kanë paraqitur një peticion duke i bërë thirrje Justin Trudeaut të ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë në lëshimin e një faljeje formale, diçka që qeveria kanadeze i ka rezistuar.

Një nga fëmijët e fundit të mbijetuar në shtëpi britanike, George Beardshaw, mbështet fushatën për kërkim falje. /KultPlus.com

Presidentja Osmani priti në takim Avokatin e Popullit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelajn.

Në takim u diskutua për situatën në vend për sa i përket të drejtave të njeriut. Me këtë rast, Avokati i Popullit e njoftoi Presidenten Osmani për rastet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të garantimit të të drejtave të qytetarëve.


Ndër të tjera, Presidentja Osmani u informua edhe për analizën që e ka bërë ky institucion rreth Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkitazi me barazinë gjinore, çështje, të cilën Avokati i Popullit e ka ngritur edhe në takimin e fundit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. 

Presidentja dhe Avokati i Popullit poashtu diskutuan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe në vende të tjera, si dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /KultPlus.com

Ja cilat janë vendet që nuk mund ti vizitoni në vitin 2024

Bota ka ndryshuar shumë që nga fillimi i pandemisë, pasi shumë biznese u mbyllën dhe jo çdo atraksion turistik i mbijetoi periudhës i padëmtuar.

Më poshtë është paraqitur një listë e vendeve që nuk mund t’i vizitoni në vitin 2024.

Centre Pompidou, Paris

Megjithëse muzeu i Parisit nga jashtë duket jashtëzakonisht modern, Qendra Pompidou është në dekadën e saj të gjashtë. Pas Lojrave Olimpike në kryeqytetin e Francës këtë verë, Pompidou do bëjë “pause” për t’iu nënshtruar një programi modernizimi prej 260 milionë eurosh.

“Zoja e tubave” do të mbyllet deri në vitin 2030. Ndërkohë muzeu tjetër i Pompidou në Bruksel është tani në punë dhe thuhet se do të hapet në 2025-ën.

Splash Mountain, Orlando, Florida and Anaheim, California

Një nga atraksionet më të njohura të Disney, e cila pati udhëtimet e fundit në vitin 2023 ishte “Splash Mountain”. Të dyja “Splash Mountain” në Disneyland në Kaliforni dhe “Disney World” në Florida do të rihapen në formë të transformuar, frymëzuar nga filmi “The Princess and the Frog.”

Noma, Copenhagen

Restoranti më i mirë në botë ka vendosur zyrtarisht kurorën e tij. Noma, restoranti i Kopenhagës që popullarizoi kuzhinën e re nordike, do t’u shërbejë klientëve të tij të fundit në vitin 2024. Megjithatë, ai nuk do të zhduket plotësisht. Në vitin 2025, Noma do të rihapet si “një kuzhinë e dedikuar punës së inovacionit të ushqimit dhe zhvillimit të shijeve të reja”, sipas një deklarate në faqen e saj të internetit.

Phantom of the Opera, New York City

Pas 35 vitesh dhe afro 14,000 shfaqjesh, teatri muzikor “ Phantom of the Opera” bëri shfaqjen e fundit në skenën e qytetit të Nju Jorkut në vitin 2023.

Pergamonmuseum, Berlin

Muzeu i Pergamonit është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s së Berlinit.
Muzeu do të mbyllet deri në vitin 2027, si pjesë e një projekti ambicioz të përmirësimit, i cili do të krijojë një zonë të re qendrore të këmbësorëve si dhe do të zgjerojë sallat e ekspozitës.

Elephant Trunk Rock, Taiwan

Ky vend i njohur për fotografi në Tajvan, i cili i ngjante trungut të një elefanti u shemb më 15 dhjetor 2023. Vendi në bregun verilindor të ishullit ishte prej kohësh në rrezik për shkak të erozionit dhe ishte i bllokuar nga aksesi publik që nga viti 2010.

Park Hyatt, Tokio

Park Hayatt është konsideruar gjerësisht si hoteli i parë luksoz i stilit perëndimor në kryeqytetin e Japonisë kur u hap në 1994. Por për ditëlindjen e tij të 30-të, hoteli do të mbyllet në maj 2024 për një “rinovim në të gjithë pronën”. Bari i Nju Jorkut do tw fillojw rinovimet e tij në janar. Rihapja do të bëhet në vitin 2025.

Notre Dame, Paris

Në vitin 2019, bota pa teksa Katedralja Notre Dame e Parisit mori flakë dhe donacionet u mblodhën për të rikonstruktuar ikonën. Presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht mbështeti një rindërtim më modern të kishës së famshme, por aktivistët fituan dhe atraksioni 850-vjeçar do të rikthehet në pamjen e tij origjinale. Notre Dame është planifikuar të rihapet në dhjetor të vitit 2024.

Smithsonian Castle, Washington, DC

Ndërtesa e parë që mbante emrin Smithsonian po merr pak kohë për një ndryshim. E quajtur shpesh si “Kështjella Smithsonian”, u mbyll në shkurt 2023 dhe punimet do të zgjasin për rreth pesë vjet për të përfunduar riparimet dhe përmirësimet e strukturës, e cila u hap në 1855.

Leonardo Da Vinci’s Vineyard, Milan

Ishte një destinacion turistik për gjysmë shekulli, por një blerës miliarder ka marrë në pronësi private pronën e vreshtit italian të Leonardo Da Vinçit. Miliarderi francez Bernard Arnault, bleu pronën në Milano në dhjetor 2022 dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë se kur ose nëse udhëtarët do të mund ta vizitojnë atë përsëri.

Star Wars: Galactic Cruiser, Disney World

Cruiser Galactic, në Walt Disney World u mbyll në vitin 2023. Disney e quajti masën për të mbyllur Galactic Cruiser “një vendim biznesi”.

O shokë, ç’u prish dynjaja

Poezi nga Çajupi

“O shokë, ç’u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer’ ai që s’ka para.

I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!

Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.

Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë…” / KultPlus.com

‘Anais, jetoj në pritje të përhershme’, dashuria e fshehtë e Henry Miller

Letra që shkrimtari kontravers amerikan Henry Miller i shkruan të dashurës Anais:

“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit. Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli. Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.

Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…

…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr. Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…” / KultPlus.com

Më 26 dhjetor 1968 Kosova fitoi kushtetutën krahinore

Më 26 dhjetor 1968 në kuvendin federativ të RSFJ u aprovuan amendamentet në kushtetutë, me të cilat u zgjerua autonomia e krahinave të Kosovës dhe Vojvodinës duke u dhënë statusin e ngjajshëm me atë të republikave. Krahinat fituan kushtetutën krahinore. Krahina e Kosovës dhe Metohisë e mori emrin Kosovë.

Përkundër kontributit në luftën kundër fashizmit, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli për shqiptarët rezultatet e pritura dhe realizim të vullnetit të njohur për vetëvendosje dhe për një shtet të përbashkët. Përkundrazi, tokat shqiptare u copëtuan, synimet kolonialiste të Serbisë nuk u ndërprenë, ndërsa dhuna ndaj shqiptarëve vazhdoi.

Padrejtësitë ndaj shqiptarëve bënë që një pjesë e madhe e tokave të tyre të mbeten të aneksuara nga shteti jugosllav, si vazhdimësi e aneksimit të Serbisë hegjemoniste e kolonialiste. Të gjetur në një situatë të tillë dhe përballë masave shtypëse ushtarako – policore të regjimit jugosllav, të cilat vazhdonin të rëndoheshin, populli shqiptar detyrohej të rezistonte në mbrojtje të ekzistencës e të identitetit të tij, por edhe për të përmbushur vullnetin legjitim të tij politik e kombëtar.

Të privuar nga çfarëdo e drejte kombëtare nga politikat shtypëse e kolonizuese të Serbisë në kuadër të Jugosllavisë, pesëdhjetë vjet më parë, pikërisht më 1968 shqiptarët nisën demonstratat për të drejtat e tyre politike e kombëtare, ku për herë të parë u kërkua publikisht që Kosova të bëhet Republikë, që popullit shqiptar t’i njihet e drejta për vetëvendosje, përdorim të lirë të flamurit kombëtar, universitet shqip, ndalje të kolonializmit serbë dhe të drejta të barabarta me kombet tjera.

Demonstratat e vitit 1968 bënë një kthesë të madhe të gjendjes së shqiptarëve dhe afirmuan çështjen e Kosovës si çështje të pazgjidhur, shpërfaqen dhunën dhe politiken shtypëse serbo-jugosllave ndaj shqiptarëve, por edhe afirmuan vendosmërinë e popullit shqiptar në rrugën e pandalshme të avancimit të të drejtave të tyre për Republikë e bashkim kombëtar.

Për rrjedhojë, demonstratat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, të rinisë, studentëve, punëtorëve e gjithë popullit pa dallim, vulosën të drejtën dhe vullnetin e shqiptarëve për krijimin e Republikës së Kosovës dhe të drejtën për vetëvendosje. Viti 1968, ishte vit i protestave e demonstratave kudo në Evropë e botë, por për shqiptarët ngërthen një ngjarje të patejkalueshme, themeltare për përpjekjet e rezistencën që do të vinte më pas, luftën çlirimtare e shpalljen e pavarësisë.

Pesëdhjetë vjet nga atëherë, si një ngjaje tanimë monumentale, na kujton se ecja drejt lirisë e pavarësisë ishte ecje nga ngjarja në ngjarje, secila e frymëzuar nga pararendësja e që frymëzonte e mundësonte pasueset. Përpjekjet për ta ndërprerë dialektiken e prosperitetit të shqiptarëve janë tentim për zvetënim. Tabani i rezistencës me demonstratat e 68-së, 81-së, 90-së e 97-së për të kulmuar me luftën çlirimtare ka përcaktuar jo vetëm të tashmen tonë por do të përcaktojë edhe të ardhmen e shqiptarëve. Demonstratat e nëntorit të vitit 1968, ashtu si edhe demonstratat pasuese e lufta e UÇK-së shënojnë hallkat e vazhdimësisë së lëvizjeve për çlirim kombëtar, të filluara që me Lidhjen e Prizrenit.

Në demonstratat e vitit 1968, u manifestua vetëdije e lartë kombëtare e politike dhe u dërgua mesazh i qartë, që shërbeu si frymëzim për shqiptarët edhe më pas, sikurse do të vazhdojë të na orientojë edhe në të ardhmen. Jehona e brohoritjeve të atëhershme “Vetëvendosje”, “Kosova Republikë” etj, kumbon edhe sot, kur pretendimet e Serbisë për Kosovën mbesin po ato. Politikat hegjemoniste të Serbisë, përkundër krimeve e gjenocidit, nuk kanë ndryshuar në raport me trajtimin e shqiptarëve dhe aspiratat për tokat tona as pesëdhjetë vite më pas. Me kanosjen e vazhdueshme nga këto politika, mobilizimi gjithpopullor në mbrojtje të Republikës dhe tokave tona mbetet angazhimi më sublim të cilën brezat e demonstratave të 68-s na e lanë si shëmbëlltyrë dhe rrugë, për ta përdorur atëherë kur politikat udhëheqëse të konjunkturës bëhen hisedarë a symbyllur në një rrezik të tillë. /KultPlus.com

Botohet numri më i ri i revistës letrare PEN – Qendra e Kosovës

Këto ditë doli nga shtypi numri më i ri revistës letrare të PEN Qendrës së Kosovës PEN Kosova numër nëntë, shkruan KultPlus.

Revista hapet me poezitë e të ndjerit Basri Çapriqi dhe vazhdon me poezitë e Ibrahim Kadriut, Alisa Velajt dhe Fahredin Shehut.

Në revistë gjeni edhe krijime të poetëve të botës si Çarls Bukovski, Luis Glyk, Toni Morrison, Xheims Merrill (përkthyer nga Avni Spahiu) pastaj Jon Deaconescu, Victoria Milescu, Dorina Brândusa Landén (përkthyer nga Baki Ymeri si të Jozefina Dautbegoviq (përkthyer nga Ibrahim Berisha).

Në vazhdim revista përmban edhe punimet në prozë nga shkrimtarët Ibrahim Berisha, Binak Kelmendi dhe Bajram Kosumi si dhe prozë të huaj shkruar nga Abdulhamid Ben Haduka dhe Mahmud Tejmur.

Në pjesën kritikë letrare të revistës janë punimet e Dije Demiri-Frangut, Fazli Hajrizit dhe të Flamur Malokut.

Në këtë numër po ashtu mund të lexoni edhe intetrvistën me Tsipi Sharoor, ndërsa me publicistikë paraqitet Muhamet Mjeku.

Nga nobelistët e letërsisë është shkëputur një shkrim i Orhan Pambukut.

Botimi i revistës “PEN Kosova” nr. 9 është përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com

“Home Alone” ndodh vërtetë, fëmija 6-vjeçar mbetet i vetëm pasi i ngatërrohet fluturimi

Një djalë gjashtë vjeçar e gjeti veten në një situatë të vërtetë të tipit “I vetëm në shtëpi”, pasi u vendos në fluturimin e gabuar vetë pak para Krishtlindjeve.

I riu, i quajtur Casper, supozohej të shkonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore në Fort Myers nga Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfisë për të parë gjyshen e tij. Por u vendos gabimisht në një fluturim për në Orlando – katër orë larg – në vend të kësaj.

Gjyshja e tij, Maria Ramos, tha se filloi të frikësohej kur nipi i saj nuk zbriti nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore siç ishte planifikuar.

Pa asnjë shenjë të djalit, ajo iu afrua një anëtari të stafit për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

Ajo i tha WINK: “Ata më thanë, ‘Jo, ai nuk është në këtë fluturim. Ai humbi fluturimin e tij.’ I thashë jo, ai nuk mund të humbiste fluturimin e tij sepse unë kam etiketën e check-in-it.

”Vrapova brenda në aeroplan te stjuardesa dhe e pyeta: ‘Ku është nipi im? Ai ju dorëzua në Filadelfia?, ajo tha: “Jo, nuk kisha fëmijë me vete”.

Gjyshja e tmerruar tha se kishte mbetur në panik të plotë, derisa nipi e kishte telefonuar për t’i thënë se kishte zbritur shëndoshë e mirë. Çanta e tij kishte arritur në aeroportin e duhur.

Ramos tha se Spirit Airlines i kishte ofruar t’i kthente asaj koston e udhëtimit katër-orësh, por ajo i tha WINK-ut se nuk shqetësohej për paratë, por dëshiron të dijë se si ndodhi ngatërresa.

”Dua të më thërrasin. Më tregoni se si përfundoi nipi im në Orlando. Si ndodhi kjo? A e zbritën nga avioni?”. tha gjyshja.

Në një deklaratë, Spirit Airlines tha se Casper ishte mbikëqyrur gjatë gjithë kohës dhe se kishte nisur një hetim për incidentin.

“Më 21 dhjetor, një fëmijë i pashoqëruar që udhëtonte nga Filadelfia (PHL) për në Fort Myers (RSW) u hip gabimisht në një fluturim për në Orlando (MCO). Fëmija ishte gjithmonë nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një anëtari të ekipit Spirit dhe sapo zbuluam gabimin, morëm hapa të menjëhershëm për të komunikuar me familjen dhe për t’i rilidhur ato. Ne e marrim seriozisht sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë mysafirëve tanë dhe po kryejmë një hetim të brendshëm. I kërkojmë falje familjes për këtë përvojë”, tha njëri nga zëdhënësit. /KultPlus.com

Shkëlqyen për vite në ekranet tona, 16 të famshëm që humbën jetën në vitin 2023

Ky ishte një vit ku kemi humbur mjaft artistë të cilët lanë një trashëgimi të madhe për botën.

Ndër ta kanë qenë ylli i Friends Matthew Perry, trashëgimtarja e Elvisit, Lisa Marie Presley e cila pësoi një arrest kardiak dhe Jerry Springer. Bota e muzikës humbi Harry Belafonte  dhe Tony Bennett, të dy në moshën 96-vjeçare, si dhe “Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll” Tina Turner, Robbie Robertson nga The Band dhe David Crosby nga CSNY dhe The Birds etj.

Më poshtë janë listuar disa nga artistët që kanë humbur jetën gjatë viti 2023, të cilët nuk do shkëlqejnë më kurrë në ekranet tona.

Harry Belafonte humbi jetën në moshën 96-vjeçare

 Ai ishte një këngëtar, kompozitor, aktor dhe aktivist i dashur. Ai ishte i dashur nga miliona për shumë arsye. Ai ka fituar çmimet Emmy, Tony dhe Grammy, ku gjithashtu luftoi për të drejtat civile së bashku me miqtë e tij të ndjerë Dr Martin Luther King Jr dhe Sidney Poitier. Pasi fitoi famë në 1954 si Joe në Carmen Jones, në të cilën ai u nominua për Oscar, ai krijoi një karrierë si aktor dhe muzikant. Dhe me aktivizimin e tij ai bëri gjithçka, nga marshimi me MLK-në e deri te të folurit për aparteidin në Afrikën e Jugut. Belafonte vdiq më 25 prill. Shkaku i vdekjes ishte dështimi kongjestiv i zemrës.

Tony Bennett humbi jetën në moshën 96 vjeç.

Këngëtari ishte i përjetshëm teksa performonte hite për brezat e fansave. Bennett vdiq më 21 korrik pas një beteje me sëmundjen Alzheimer.

Andre Braugher humbi jetën në moshën 61 vjeç

Ky aktor i lindur në Çikago ishte një forcë qoftë në ekranin e vogël apo të madh. Dy herë fituesi i Emmy-t, ishte i njohur më së miri për gjashtë vitet e tij në serinë hit të viteve 1990 “Vrasja: Jeta në Rrugë” dhe së fundmi duke luajtur kapitenin Raymond Holt në serialin komedi “Brooklyn Nine-Nine”. Braugher vdiq më 11 dhjetor, ku nuk u zbulua asnjë shkak.

Jimmy Buffett vdiq në moshën 76-vjeçare

Falë muzikës së tij të freskët që të bënte të ndiheshe se ishe shtrirë në një plazh me rërë të bardhë sa herë që e dëgjoje, Jimmy Buffett i transportoi fansat e muzikës së tij në modalitetin e pushimeve për dekada falë këngëve si “Margaritaville”, “Cheeseburger in Paradise”, “Ndryshime në gjerësi gjeografike, ndryshime në qëndrime” dhe “Eja të hënën”. Buffett vdiq më 1 shtator për shkak të karcinomës së qelizave Merkel, një kancer i rrallë i lëkurës.

Angus Cloud vdiq në moshën 25-vjeçare

Cloud u bë menjëherë i preferuari i fansave në serialin HBO Euphoria duke luajtur personazhin e tregtarit të drogës Fezco, pavarësisht faktit se ai kishte zero përvojë aktrimi përpara se të bashkohej me shfaqjen. Cloud vdiq më 31 korrik në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni. Vdekja e tij vjen ndërsa ai po luftonte me humbjen e babait të tij, i cili u varros në Irlandë një javë më parë, para vdekjes së tij.

Ron Cephas Jones vdiq në moshën 66-vjeçare

Aktori i njohur bwri bujë me performancën në serialin televiziv “This is Us”, që ishte fitues i çmimit Emmy, në të cilin ai luajti rolin e William Hill, babain biologjik të Randall Pearson (luajtur nga Sterling K. Broën). Jones vdiq më 19 gusht për shkak të një çështje e gjatë pulmonare, sipas People.

Norman Lear vdiq në moshën 101-vjeçare

Lear ishte përgjegjës për revolucionarizimin e televizionit në vitet 1970. Pas shfaqjeve si “All in the Family”, “Sanford and Son”, “Good Times” dhe “The Jeffersons”, tregimi i Lear e solli botën e ndërlikuar rreth nesh në ekranet televizive çdo natë. Lear vdiq më 5 dhjetor nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Coco Lee, vdiq në moshën 48-vjeçare

E lindur në Hong Kong, Lee fitoi famë si një yll pop në vitet 1990 dhe 2000. Më pas ajo mori famë ndërkombëtare kur luajti personazhin kryesor Mulan në publikimin Mandarin të Disney-t të Mulanit të vitit 1998 dhe për këndimin e versionit Mandarin të këngës “Reflection” nga filmi. Në vitin 2001, Lee doli në skenë në Oscar për të kënduar një këngë nga kolona zanore e filmit të suksesshëm Crouching Tiger, Hidden Dragon. Lee vdiq më 5 korrik. Sipas motrave të këngëtares, ajo po luftonte me depresionin vitet e fundit dhe vdiq ndërsa ishte në koma pasi tentoi të vetëvritej.

Sinéad O’Connor vdiq në moshën 56-vjeçare

Këngëtarja irlandeze mori famë botërore falë interpretimit të saj në vitin 1990 të këngës së Prince “Nothing Compares 2 U” dhe u bë singulli numër 1 në botë atë vit. Djali i O’Connor, Shane, vdiq nga vetëvrasja në vitin 2022. Ajo u shtrua në spital ditë më vonë pas një sërë postimesh në Twitter duke thënë se ajo kishte në plan të merrte jetën e saj. Këngëtarja ka ndërruar jetë më 26 korrik dhe nuk është dhënë asnjë shkak.

Ryan O’Neal vdiq në moshën 82 vjeç

Në vitet 1960-1970, Ryan O’Neal mori famë falë talentit të tij të jashtëzakonshëm dhe pamjes së tij zemërthyese. O’Neal punoi në mënyrë të qëndrueshme gjatë jetës së tij në filma dhe TV, duke përfshirë role në Bones dhe Desperate Housewives, por ai ishte gjithashtu i njohur për paraqitjen në tabloidë. Marrëdhënia e tij 30-vjeçare me aktoren Farrah Fawcett bëri që gjithmonë të ishte kryefjalë e lajmeve, gjithashtu edhe marrëdhëniet e tij të vështira me fëmijët e tij, përfshirë Tatum. O’Neal vdiq më 8 dhjetor dhe nuk u dha asnjë shkak.

Matthew Perry vdiq në moshën 54-vjeçare

Me talentin e tij komedik dhe pamjen e idhullit të maturës, Matthew Perry ishte i destinuar të fitonte yll. Duke u luajtur si Chandler Bing, anëtari sarkastik i një grupi miqsh që jetojnë në qytetin e Nju Jorkut, seriali i NBC Friends gjatë transmetimit të tij 10-vjeçar në transmetim u bë një nga shfaqjet më të mëdha në televizion. Fama ishte një thikë me dy tehe për Perry. Edhe pse kjo e bëri atë të bëhej ylli i filmave si “Fools Rush In”, “The Whole Nine Yards” dhe “17 Again” plus 1 milion dollarë amerikanë për çdo episod në Friends deri në fund të shfaqjes së tij, ai luftoi me alkoolizmin dhe varësinë nga droga për vjet. Më 28 tetor, Perry vdiq pas një mbytjeje fatale në shtëpinë e tij në zonën e Los Anxhelosit.

Lisa Marie Presley vdiq në moshën 54-vjeçare

Vajza e dashur e Elvis dhe Priscilla Presley ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë jetës së saj. Presley bëri paraqitjen e saj të fundit publike më 10 janar në Golden Globes të 80-të, ku një biografi për babain e saj, Elvis i Baz Luhrmann, u nominua për tre çmime. Performanca e Austin Butler si Elvis Presley fitoi interpretimin më të mirë nga një aktor në një dramë. Presley vdiq më 12 janar pasi pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj në Calabasas.

Wayne Shorter vdiq në moshën 89-vjeçare

“Kompozitori më i madh i gjallë i xhazit” hoqi dorë nga titulli që ka fituar gjatë një karriere të pashoqe 70-vjeçare në mars. I lindur në Neë Jersey, Shorter u pagëzua si “The Newark Flash” dhe “Mr Gone” në një moshë të re, në njohje të lojës së tij të shpejtë dhe qasjes eliptike ndaj kompozimit. Pasi u emërua si drejtor muzikor i Art Blakey’s Jazz Messengers në mesin e viteve ‘60, saksofonisti realizoi koncertin më të nxehtë në xhaz kur iu bashkua grupit të Miles Davis në 1964, duke shkruar shumë nga materialet që do të shihnin fabulën ” Kuintet i dytë i madh”, krahas Herbie Hancock, Ron Carter dhe Tony Williams, kujtohet si grupi më intuitiv i prodhuar nga zhanri. Në vitet ‘70, Shorter vazhdoi të bashkëthemelonte grupin e fusionit të mbushur me arenën Weather Report, përpara se të shijonte një akt të tretë të befasishëm, duke udhëhequr kuartetin e tij akustik të pashoq dhe të patrembur nga viti 2000 deri në pensionimin e tij jozyrtar në 2019.

Suzanne Somers vdiq në moshën 76-vjeçare

Një aktore ikonë dhe mbretëreshë informative, Suzanne Somers njihet më së shumti për rolin e Chrissy Snow në serialin televiziv hit të viteve 1970 Three’s Company përballë John Ritter dhe Joyce DeWitt, më pas në vitet 1990 duke qenë fytyra e makinës popullore stërvitore Thighma . Kjo ndodhi para përpjekjeve të saj, ku përdori famën e saj dhe popullaritetin e shfaqjes televizive në të cilën ishte për paga të barabarta dhe kjo çoi në një ndryshim dramatik në karrierën e saj. Somers nuk fitoi kurrë një rol televiziv apo film aq të madh sa Chrissy Snow pas kësaj, por gjatë dekadave ajo mbajti statusin e personazhit të famshëm falë reklamave informative dhe autorit të librave. Ajo vdiq më 15 tetor për shkak të një përsëritjeje të kancerit të gjirit.15.

Jerry Springer vdiq në moshën 79-vjeçare

Jerry Springer do të jetë një nga drejtuesit më të diskutueshëm të talk show-ve të të gjitha kohërave. Falë shfaqjes së tij, Jerry Springer, ai ishte pjesëmarrës në TV gjatë ditës në fund të viteve 1990, pasi emisioni i tij shfaqte njerëz që nuk e donin njëri-tjetrin, ndonjëherë ishin arsye shtëpiake, ndonjëherë ishin miq në mosmarrëveshje, që çuan në grindje fizike në skenë. Springer vdiq më 27 prill në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në periferi të Çikagos.

Tina Turner vdiq në moshën 83-vjeçare

E konsideruar si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, për dekada Tina Turner ishte një forcë në botën e muzikës, falë këngës së saj të fuqishme dhe energjisë së pafund kur performonte. Turner është një nga artistet me 12 Grammy, ajo ishte anëtare e Rock ‘n’ Roll Hall of Fame, dhe është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që është në kopertinën e Rolling Stone. Turner vdiq më 24 maj, nuk u dha asnjë shkak. / Top Channel / KultPlus.com

‘Wonka’ me arritje të larta në Zyrën Global Box Office

Pasi regjistroi një qëndrim të respektueshëm në arkat e brendshme në fundjavën e dytë, drama muzikore e Warner Bros.

Wonka po i afrohet një momenti historik të madh globalisht. Filmi u hap në tregje të zgjedhura ndërkombëtare një javë përpara debutimit të tij në shtet dhe tani ka gjeneruar 171 milionë dollarë masive nga tregjet jashtë shtetit, përveç 85 milionë dollarëve që ka bërë në Amerikën e Veriut.

Wonka pritet të fitojë rreth 18 milionë dollarë brenda vendit në fundjavën e dytë, dhe afërsisht 26 milionë dollarë gjatë fundjavës së zgjatur të Krishtlindjeve, gjë që duhet të çojë totalin e saj të brendshëm në 83 milionë dollarë. E kombinuar me bruto ndërkombëtare prej 171 milionë dollarësh, Wonka do të kalojë me lehtësi arritjen e 250 milionë dollarëve në arkat botërore deri të hënën. Filmi aktualisht është 246 milionë dollarë në mbarë botën, kundrejt një buxheti të raportuar prej 125 milionë dollarësh. Territoret më të mëdha ndërkombëtare të Wonka-s janë Britania e Madhe (23.5 milionë dollarë), Meksika (12 milionë dollarë), Kina (5.5 milionë dollarë), Franca (5.2 milionë dollarë) dhe Spanja (4.3 milionë dollarë).

Me regji të Paul King, i cili gëzon një vullnet të mirë të konsiderueshëm falë dy filmave të tij të dashur në Paddington, Wonka është një paraardhës i klasikut të përjetshëm të Roald Dahl, “Charlie and the Chocolate Factory”. Filmi luan Timothée Chalamet në rolin e çokollatës së famshme, një rol që është luajtur më parë në film nga Gene Wilder dhe Johnny Depp. Chalamet do të kishte pasur një sezon masiv vjeshte këtë vit nëse Dune: Pjesa e Dytë nuk do të vonohej për në 2024 pas sulmeve SAG-AFTRA dhe WGA. / KultPlus.com

Promovohet në Cyrih libri “Dheas të fjalës” i autorit Aleksandër Çipa

Libri me titull “Dheas të fjalës”, i autorit Aleksandër Çipa, mblodhi të shtunën në Bibliotekën ” Pestalozzi” në Cyrih dhjetëra lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Drejtoresha e kësaj biblioteke, Suela Jorgaqi, e cila ka krijuar tashmë një kalendar paraqitjesh për autorë të ndryshëm dhe për botime të rëndësishme në letrat shqipe dhe në atë ndërkombëtare, paraqiti për të pranishmit aspekte të karrierës së gazetarit Aleksandër Çipa, të cilat janë të lidhura me njohjen gjithëkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe hapësirën e emigrimit dhe diasporës shqiptare.

Paraqitja e librit “Dheas të fjalës” u bë së pari nga mësuesi, Koordinator i “Shkolla Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu. Referuesi Sejdiu, përcolli për të pranishmit jo vetëm vlerësime dhe mendime për tekstet e këtij libri, por edhe gjykime rreth qasjeve, refleksioneve dhe analizave kritike krahasimtare kulturore. Në mënyrë të posaçme u vlerësuan aspekte të krijimtarisë së autorit në poezi dhe në veprimtarinë publicistike.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, Arijeta Gallapeni, si dhe Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Valon Gashi.

Lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, i drejtuan pyetje aurorit Çipa rreth këtij botimi, çështjeve thelbësore të aktualitetit shoqëror në shoqërinë shqiptare, arsimit dhe mediave shqiptare si dhe për rolin e intelektualëve përballë sfidave ekzistenciale identitare dhe kombëtare. / KultPlus.com

“Fjala dhe t’in Zoti”, revista që nxiti arbëreshët të përdornin shqipen

Në vitin 1912 u themelua revista e së dielës arbëreshe, “Fjala dhe t’in Zoti”, një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë.

Kjo revistë u themelua nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Schirò) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Siçilisë. Shumë prej albanologëve të kohës e përshëndetën dhe e pritën me interes shkencor botimin e “Fjala e T’in’Zoti”, imzot Skiroi mbajti një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skëndo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë atdhetarë të tjerë të cilët e përkrahën këtë nismë.

Revista ka një meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur arbëreshët e të krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, që të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e Sakramenteve.

“Fjala e T’in’ Zoti” ishte dhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut dhe përforcimin e identitetit edhe kombëtar./ atsh / KultPlus.com

Fauna në bjeshkët e Deçanit, atraksion për turistë

Kosova ofron shumë vende turistike. Bjeshkët e Deçanit dhe ato të Pejës janë vetëm disa nga destinacionet e mundshme. E në stinë të dimrit, gjuetia është atraksion i veçantë.

Fauna e pasur në bjeshkët e Deçanit dhe komunave tjera në Dukagjin si në Pejë dhe Junik në vazhdimësi ka zgjuar kureshtjen e adhuruesve të kafshëve të egra në këto anë.

Për t’i mbrojtur ato sa më shumë që është e mundur në vitin 2000 patën formuar shoqatës e gjahtarëve “Agim Selmanaj”  e cila përkujdeset vazhdimisht e sidomos gjatë stinës së dimrit kur ato kan më pak ushqim.

Sipas gjahtarëve numri i kafshëve dhe llojeve të tyre është bukur i mirë por problemi më i madh është mbrojtja e tyre.

Për ruajtjen e këtij fondi po kujdesen tash e sa vite  edhe zyrtarët komunal të cilët kanë ngritur edhe komisione përkatëse për monitorim, në zonën e përgjegjësisë së tyre.

Por ndryshe, sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Parkut Kombëtar”Bjeshkët e Nemura” përpjekjet për t’i dëmtuar kafshët e egra janë të vazhdueshme nga gjuetarë të papërgjegjshëm. Thonë se keqbërësit nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.

Udhëheqës i Drejtorisë së PK “Bjeshkët e Nemura”, Fatmir Morina, thotë se Parku kombëtar “Bjeshkët e Nemura” ka një territor me sipërfaqe prej 63 mijë hektarë të cilat janë shumë të pasura me florë e faunë si pak regjione tjera në Kosovë./rtk/KultPlus.com

Ish-presidenti Barack Obama rekomandon listën me libra që duhen lexuar për fundvit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama ka ndarë me ndjeksit e tij listën e librave të cilat i kanë pëlqyer atij që t’i lexojë gjatë vitit 2023.

“Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën e mi të preferuar të vitit 2023”,  ka shkruar Obama në Instagram.

Në listën e tij me 15 tituj të librave ai ka përfshirë këto libra si, The Heaven & Earth Grocery Store nga James McBride, The best minds nga Jonathan Rosen dhe Poverty by America nga Matthew Desmond e të  tjera.

“Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre”, ka shtuar Obama./21Media/KultPlus.com

Përkujtohet Kongresi i Durrësit, kërkoi ruajtjen e integritetit territorial të shtetit shqiptar

105 vjet më parë zhvillohej Kongresi i Durrësit.

Ky Kongres, që u mbajt në datat 25-27 dhjetor, pati si qëllim sigurimin e tërësisë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetit shqiptar, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Në këtë Kongres morën pjesë mbi 50 delegatë.

Në Durrës u vendos për krijimin e një qeverie të përkohshme me 14 anëtarë. Kongresi vendosi edhe që të formohej një Pleqësi (senat), si organ këshillues i qeverisë. Delegatët u shprehën për ruajtjen e pavarësisë e të integritetit territorial të shtetit shqiptar, për rishikimin e kufijve të 1913-ës dhe për paraqitjen e këtyre kërkesave në Konferencën e Paqes. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon në këtë përvjetor, një foto të pjesëmarrësve, si edhe procesverbalin e përpiluar më datë 26 dhjetor 1918 për punimet e ditës së parë të Kongresit./ atsh / KultPlus.com

Përrallë dimri – Një histori e vërtetë dhe shumë e ndjerë e autorit Ermal Mulosmani

Nga Ermal Mulosmani

Përrallë dimri (1)…

Në kapërcyell të viteve 84-85, unë isha 15 vjeç. I dobët, i gjatë si skërfyell por me gjoksin përplot ëndrra e ambicie. Mendimet e mia të fshehta ishin të infektuara me virusin e heroizmit, lavdisë, protagonizmit. Situatat imagjinare ku guximi dhe vetëmohimi im gjenin një publik duartrokitës, një turmë që mahnitej nga trimëritë apo le të themi zgjuarsia ime, gumëzhinin ëndrrave të mëngjesit që gdhinte prozaik, i ashpër, i pamëshirshëm.

*****************

Bora e atij dimri e kishte marrë shtruar. Në fillim askujt nuk i ra në sy, dukej si të tjerat. Pishat te kinemaja e qytetit akoma nuk ishin përkulur nga pesha e rëndë, në qendër të qytezës akoma kishte qarkullim të dendur banorësh që e ngrohnin atë kallkan me gumëzhima zhurmash nga më të ndryshmet.

Dalëngadalë kuptuam që dëbora po binte shtruar me flokë të trashë e të dendur. Rrugët filluan të boshatiseshin, shkallët të humbisnin thyerjet dhe frika të pllakosë qytezën…

“Autobusi që po vinte nga Tirana mbeti në rrugë dhe u kthye”- qarkulloi me shpejtësi një lajm. Po ashtu edhe gazi i gazetës. Po izoloheshim. Tarracat e pallateve po mbusheshin me borë dhe duhej shumë punë me lopatë për të evituar rrezikun.

Fusha e druve ndodhej rreth 2 kilometër larg qytezës dhe nuk kishte makinë që t’i sillte në rrugët e bllokuara totalisht. Shtigjet e para që u hapën filluan të ziheshin sërish nga dëbora e re. Kishte poezi ajo gjendje por duhej t’i kishe punët në rregull që ta lexoje. Shumica kishim pak dru në shpi lëre pastaj të tjerat… I kujtoj me detaje udhëtimet e mia të herëpashershme te fusha e druve ku mbushja thasë dhe i mbaja në krahët e njomë e të pafuqishëm. Më pëlqente shumë kur dikush vinte re përpëlitjet e mia me peshën e rëndë mbi supe, me malin e dëborës përpara dhe duart e nxira nga i ftohti. Isha nën ndikimin e heroizmit siç e thashë më lart. Lëre pastaj kur shihja se si e shijonin në shtëpi zjarrin bubulak që “drutë e mia” lëshonin përmes hekurishteve të vjetra të një stufe gjithashtu heroinë.

Ndërsa ditët kalonin dëbora kaloi një metër e po kapte dy. Për herë të parë po kuptoja se trashësia e dëborës mund të kalonte trupin e stërgjatë të babait tim. I cili lëshohej që në mëngjes herët në klubin e qytezës si banori më besnik i tij. Klubi ishte institucioni qendror i qytezës sonë, quhej “Bujtina e Shpirtit”. Shtigjet e krijuara me vështirësi nga kolegët e babait, miq të fërnetit, të gjitha, të çonin te ajo bujtinë. Atyre shtigjeve të ngushta ku silueta e njeriut humbiste, vazhdimisht fillëronin bujtës të paepur që mbysnin dëshpërimin në alkool. Kur ktheheshin nga “bujtina” ishin më të lumtur, më të gëzuar…

Nga mesi i Janarit u bë e qartë që reshjet e dëborës nuk do pushonin. Shtigjet po mbylleshin, njerëzia po fillonte të ndjente krizën e ushqimeve. Ishte karantinim pothuaj i plotë. Një ditë erdhën nga Tirana nja dy helikopterë me ndihma emergjente ushqimore. Në këtë situatë paniku, babai im, që gjithsesi vazhdonte ritualin heroik drejt bujtinës së vet, tha si nëpër dhëmbë: “A thua Bute Ramja si do i ketë punët në këtë tmerr”…

Butja ishte njerka e babait por njëkohësisht njeri i jashtëzakonshëm dhe shumë i dashur për të gjithë ne. Burri e la të ve 42 vjet të shkuara (viti 1943) me katër vajza, gruan tjetër (nënën e babait) dhe babain tim, në një kullë majë një kodre të vetmuar të quajtur Tuçep. Atje, majë asaj kodre, ajo jetonte e vetme prej vitesh. Gjithë të tjerët, me kohën, u larguan nga kulla trekatëshe. Mbeti vetëm ajo, plakë e fortë, aso kohe ndoshta 70 vjeçe. Fillërimi i saj majë asaj kodre bëhej heroik kur mendon se shtëpia më e afërt ishte shumë larg, ndoshta 1 kilometër dhe një përrua që në dimër egërsohej e bëhej i vështirë, si një lumë pa urë. Pa kaluar atë përrua nuk mund të fillonte ngjitja e kodrës…

Kur babai pyeti për fatin e Butes (unë plot dashuri e quaja Nana Bute) u preka. Ai po e hidhte fjalën më shumë si preokupim njerëzor sesa si ndonjë mundësi për të shkuar e parë sesi ishte puna. Ishte si me thënë “ishalla i ka mbijetuar kësaj katastrofe”.

Ishte budallallëk me okë të mendoje të udhëtoje 5 kilometër në atë shkretëtirë të bardhë ku edhe qentë kërkonin strehë dhe zhdukeshin. Muzgu binte herët e kallkani ta pushtonte trup e shpirt nëse të zinte përjashta. Nuk e zgjata atë muhabet më me babin. Por fshehtas fillova të ëndërroja për udhëtimin tim heroik drejt shpëtimit të nënës (ehhh sa isha nën ndikimin e heroizmave ato kohë)…

Të nesërmen vesha një palë çizme të reja të babit me nr 44 që ishin goxha të mëdha për këmbën time. Por me çorape leshi nuk më binin keq. U armatosa me gjithfarë rrecke që gjeta në shtëpi dhe dola pa i thënë kujt asgjë. U nisa drejt rrugës kryesore të makinës, asaj që të çonte në Fierzë. Rruga ishte e mundimshme, shtegu ishte i ngushtë por ecej me pak mundim. Bëra 5 kilometër rrugë dhe mbërrita në stacionin e Bujanit, në Dezdar pas nja tre orësh të mira. Në të majtë dëgjohej uturima e Valbonës, lumit të bekuar kaltërosh që ishte bërë si Amazonë. Ishte një zhurmë shurdhuese e frikshme, madhështore, gati e mbinatyrshme. Hodha sytë drejt fshatit që dukej matanë Valbonës. Quhej Mollë e Kuqe. Për të shkuar deri atje duhej të kalohej një urë teli që lidhte brigjet. Vetëm ta shihja atë urë sipër asaj mase ujore gjigande të frikësonte. Kur e mendoje se kishte njerëz që e kalonin pastaj…

Nejse të kthehemi në udhëtimin tim “shpëtues”. Deri te shtëpia e Mic Sokolit, heroit tonë, ishte pak rrugë dhe punëtorët e Fierzës kishin hapur shteg të mirë. U shndërrova me njerëz që më panë me dyshim e keqardhje. Ata po shkonin në punë, hidrocentral, po unë ku dreqin po shkoja?! Sa më shumë habiteshin ata aq më shumë përkëdhelej sedra ime. Unë po shkoja atje ku ata as e mendonin ndonjëherë. Vazhdova rrugën kur… befas u bllokova krejtësisht. Për të shkuar te shtëpia më e afërt e gjyshes sime (edhe kjo kushërirë e jona) nuk ishte fort larg, ndonja 200 metër. Unë e shihja shtëpinë e saj dhe tymin që lëshonte oxhaku i saj. Ishte si një magnet. Por nuk kishte kurrfarë rruge dhe një mal bore 2 metroshe e paprekur përpara…

Fillova udhëtimin e ferrit. Mendoja se rrugën e dija përmendësh por pas 40-50 metër kuptova se po ecja kuturu….

********

Përrallë dimri (2)

Rruga deri te shtëpia e kushëririt (prej së cilës dilte tymi i bekuar, aspirata më e afërt e udhëtimit tim) zgjati nja një orë. Shpejt e pikasa që shtegu i dikurshëm, ai që kufizohej nga një arë në njërën anë e një vijë uji (jaz) në krahun tjetër, më humbi. Mendoja se e dija përmendësh atë shteg por dëbora i kishte mbuluar gjithë gjurmët e dikurshme…

Këmbët e mia ishin shumë mbi tokë, ndoshta 40 cm sipër saj. Pesha ime nuk e kishte rëndesën e duhur për të prekur tokën. Kuptova që kjo ishte gjë e mirë, pasi, gjithsesi, bora po më mbronte nga ndonjë e papritur ku mund të binte këmba. Mirëpo lartësia e saj dhe, për dreq, një dëborë e re që filloi të shtronte flokët e vet mbi trupin tim, më plogështoi pak.

Isha diku në mes të një ish are të punuar, jo shumë majtas shtegut që ishte i rrahur përditë nga banorët e shtëpisë së kushëririt e, për rrjedhojë shumë herë më i kalueshëm dhe e bënte udhëtimin më të lehtë. Por çdo tentativë për të kërkuar shtegun, në ato kushte, ishte marrëzi. Duhej të vazhdoja, të ecja si mbi re. Bora ishte shumë më e lartë se trupi im, gjithsesi i gjatë (182 cm). Në çdo metër që ecja ndeshesha me një mur të bardhë e bukur të ngjeshur dëbore. Rrëzohesha jo pa njëfarë qejfi mbi dëborë për të hapur rrugën ndonjë metër, pastaj ecja aq sa më lejonte. Nuk isha aq i lodhur, të ftohtin sikur nuk po e ndieja shumë. Flokët e dëborës që më binin mbi kokë nuk më bezdisnin. Por po humbja orientimin, shihja vetëm çatinë e shtëpisë që kisha koordinatë të parë dhe ecja.

Kur mbërrita afër gardhit të shtëpisë u takova me shtegun e ngushtë në të cilin kalonin kushërinjtë e mi. Ohh, çfarë gëzimi. Në verë, sa herë kaloja rreth asaj shtëpie ndalesha të haja mana të zinj, kokërrmëdhenj që binin në tokë e askush nuk i hante. Shkëmbeja ndonjë fjalë me Fatimen, të zonjën e asaj shtëpie me shumë vajza, ose Shpresën, Vjollcën. Ishte si të them stacioni im i fundit përpara mbërritjes te gjyshja ime e mirë… Isha i gëzuar që mbërrita pa ndonjë siklet të madh deri aty. Oborri ishte shkretëtirë, mani i ngrirë kallkan dhe njëfarë sheshpushimi i vogël i pastruar nga dëbora tregonte gjurmë njerëzore dhe shtigje të hapura në dy drejtime. Njëri çonte për në Vatoc e Vidricë, dy katunde të vogla të Bujanit ndërsa mundësia tjetër ishte të shkoje në stacionin e autobusit të Fierzës, pikërisht atje prej nga unë po vija por nga një drejtim tjetër… Ishte e tmerrshme të konstatoja që gjithë ai mundim imi ishte i kotë, mundej të kisha marrë drejtimin e shtëpisë së Manit dhe do vija si zotni… Nejse…

Thirra Fatimen. Bërtita nga jashtë nja dy-tri herë deri sa doli. Më pa ashtu, mes dëborës, të drobitur dhe, shumë e preokupuar, më kërkoi të futesha brenda të pushoja pak, të ngrohesha…

Do të ishte gjëja më me mend në kokë që do bëja. Por ora po ecte dhe unë kisha në plan edhe të kthehesha në qytet atë natë. Ndoshta ishte 12 a 1. Ishte vakt dreke. I thashë jo, më duhet të shkoj patjetër të shoh si është nana Bute. Më tha që vetë nuk e kishte parë por kishte folë me disa të sektorit dhe i kishin thënë se është mirë, e kishin takuar vetë…

E shkreta Fatime… Këmbënguli si mushka që mos të merrja atë aventurë që mund të më kushtonte shumë. Para meje kisha nja dyqint metra rrugë deri te “Përroi i Haxhi Jakupit”, kështu quhej (Haxhiu ishte burri i vdekur i Fatimes). Përroi mban emrin e tij edhe sot e kësaj dite… U ndava me Fatimen duke i premtuar se do të provoja pak e nëse do e shihja të pamundur do kthehesha. Gjë që as nëpër mend nuk e çoja…

Nisa kështu udhëtimin më të paharruar të jetës sime. Në atë mal dëbore nuk kishte asnjë shteg të rrahur qysh para se bora të zinte! Metoda e shtrirjes dhe hapjes së shtegut më funksionoi mirë nja 100 metër. Sigurisht ecja kuturu, pa asnjë përpjekje për të kërkuar rrugën e dikurshme. Për hir të së vërtetës ishte e pamundur ta bëja edhe sikur të doja. Por edhe po më shijonte pak ai udhëtim “heroik”, vetmitar e kuturu. Njëfarë “fillrojtësi Dedë” i vockël. Mbërrita te përroi pas nja një ore. Një re e zezë në atë stepë të bardhë sikur më solli para kohe muzgun. Kthej kokën mbrapa të shoh shtëpinë e Fatimes…Ohh, nuk kisha asnjë gjurmë të rrugës sime dhe shtëpia dukej aq larg…

Përroi ishte egërsuar si asnjëherë. Sa herë e kam kaluar atë përrua më vonë më dilte përpara ajo ditë. Shkulme uji përplaseshin me gurë, shelgje apo pemë me një tërbim vrastar në një gjerësi mbi tre metër. Matanë përroit, si të mos mjaftonte heroizmi për ta kapërcyer atë përbindësh, priste mali i dëborës së paprekur! Zot kur e kujtoj! Në gjithë atë udhëtim ky ishte i pari moment që thashë :“Ohh, çfarë i bëra vetes”!

Më duhej ta kaloja gjithsesi. Më shkoi nëpër mend se çfarë mund të ndodhte me mua nëse përroi idiot më merrte me vete… Pas 500 metrash ai përrua përfundonte në Valbonë e deri atje nuk kishte shanse të mbesje gjallë. U drodha nga frika! Nuk dija se çtë bëja! Reja e zezë sterronte sipër, zhurma egërshane e ujit të përroit të tmerronte…Po ngrysej…

Nuk di se si dola matanë atij përroi. Si u hodha nëpër nja dy gurë të vegjël që, ohhh, nuk më tradhëtuan dhe u kapa nëpër ca shelgje që vetëm një shpresëhumbur mund tu sulej… Di që dola matanë atij përroi i sakatuar, gërvishtur, lagur, qullur dhe me pantallona të grisura. Nuk di pse e mbaj mend këtë detaj…Këmbët më ishin mbushur me ujë…Isha rreth 50 metër më poshtë se vendi ku përroi kalohej në kohë normale…

Përpara kisha gjithë kodrën e Tuçepit, një kodër me pjerrësi të lartë, ndoshta në nivel 70 gradë, që, edhe në kohë të zakonshme bëhej me pushime…Ajo kodër ishte me shkurre të larta, ndonja një metër e gjysmë deri afër shtëpisë ku shkurret rralloheshin.

Aventura e përroit, në vetvete, mund të ishte e mjaftueshme për të gjitha mburrjet që kisha në plan të bëja. Por sapo u ndodha përballë dëborës në maloren e kodrës, frika mundi gjithçka.

U bëra pulë, fillova të këndoja. Bërtisja, lëvizja kot, shtrëngoja grushtat i thoja vetes “bravo Ermal, kjo ishte, mbaroi”… Ehh, nuk ishte kollaj ta gënjeja veten. E dija se ku isha dhe se shanset për të shpëtuar gjallë ishin jo të mëdha. Që nga ajo ditë i kam urryer heronjtë. Budallenj!

Duhej të mbijetoja me patjetër. Një si tis i errët po mbulonte gjithçka…Ky ishte më i keq se çdo makth mëngjesi! Kur thashë, diku më lart, që “kallkani të pushtonte trup e shpirt” kisha parasysh bash këtë moment. Kur isha në gjysmë të kodrës, duke kënduar nga frika, fillova të lutesha. Kisha frikë, shumë frikë. Fuqitë po më linin, muzgu më tmerronte. Nuk dëgjohej asgjë përveç një melodie të lehtë dëbore. Nuk kishte as qen, as zogj… Vetëm ndonjë sorrë krrokakte përzishëm. Ëndërroja një njeri por e dija se ishte e pamundur. Pothuaj isha dorëzuar. Mendova se do rrija ashtu i ngrirë dhe askush nuk do më gjente për ditë të tëra. Jeta kurrë nuk mori kuptim sesa në ato çaste. Mendova se e nesërmja mund të vinte pa mua dhe bota do vazhdonte njëlloj rutinën. U revoltova nga ky fakt i tmerrshëm. I dhashë kurajo vetes….

Pas dy a tri orësh, asnjëherë nuk e di se sa zgjati, mbërrita afër shtëpisë. Tymi që dilte më ngjalli. Bërtita e bërtita por askush nuk dëgjoi. Ishte e tmerrshme të vdisja aty, në prag të shtëpisë…

Nana Bute doli për të ushqyer pulat. Ua kishte përgatitur ushqimin brenda dhe po zbriste poshtë shkallëve të katit të dytë… Kur e pashë mu duk se erdhi Zoti vetë, ishin lutjet e mia.

“Oj Nana Bute” – mezi më doli prej thellësisë së shpirtit një zë i mekur…

Ehhh, erdhi ajo plakë e mirë, ai ëngjëll, erdhi me vrap… Më përqafonte e më puthte, qante e më mbulonte me çtë mundte…

Shpëtova gjallë!

Ohh, sa shumë paskam shkruar dhe sa kam lënë pa thënë… Por do ta mbyll këtu. Fundja të gjitha përrallat kanë fund të lumtur :)…

****

Përrallë Dimri (3)

Gjithë historia “heroike” e udhëtimit tim të Janarit të vitit ’85 nuk do ta ishte bërë kurrë publike nëse nuk do ishte për pjesën më interesante të tij, atë komike. Unë qesh me vete sa herë e kujtoj. Do jetë më e shkurtër se e para ndaj do ma falni këtë zgjatje të fundit…

Gjyshja ime më gjeti pothuaj të asfiksuar nja 50-60 metër larg gardhit të shtëpisë. Unë sigurisht do të mbërrija gjallë te shtëpia pasi e kisha kryer pjesën e vështirë por isha tejet i lodhur dhe dalja e gjyshes në krye të shkallëve ishte bekim. Por, pasi erdhi te unë e filloi të më përqafonte e mbështillte me çtë mundte, duke shoqëruar veprimet me fjalët “E mjera unë moj nanë po ç’dreqi të solli në kët kiamet” e të tjera si këto, unë fillova të mërzitesha pak. “Pse dreqin e dhashë veten në finish?!” Kjo nuk shkonte fort me historinë e ëndërruar ku unë e gjeja gjyshen të strukur të mërdhirë e në pritje të shpëtimtarit që Zoti ia solli aty në trajtën e nipit. Ëndërroja që pasi ta gjeja ta merrja ndoshta në shpinë a për krahësh e ta hiqja nga ajo “shpellë bore”…

Por në realitet ajo ishte shëndoshë si molla, e fortë, e gjallë, trime si gjithmonë. Ajo ishte heroina, unë isha viktima që u shpëtua. Situata ishte kthyer në të kundërt…Kjo e kishte prishur skenarin kryekëput…:)

I mërzitur nga ky fakt mora një farë qëndrimi sikur nuk kisha asgjë. Me gjasme kjo ishte një vogëlsirë që as ia vlente ta përmendte. Gjithçka fliste për të kundërtën, gjendja ime, këmbët e ngrira pothuaj, çjerrja e fytyrës, grisja e pantallonave, rrobat e bëra si llamarina nga ngrirja. Nuk kishte gjendje më qesharake se patetizmi im kur i thashë : “A je mirë, a ke pasë dru, ushqime”?

Me siguri edhe nëna Bute e mirë qeshte me vete kur më dëgjonte. Ajo ishte aq mirë e aq e zonja sa mund të jetonte edhe në Arktik. Më ndezi një zjarr të madh, më bëri një kryelanë me bukë çerepi e më mbajti larg zjarrit.

Më tha që duhet të ndërrohëm. Si të ndërrohesha?! Unë “heroi” të vishja rroba plakash?! Refuzova prerë por ndërkohë ajo nuk dëgjonte nga ai vesh. Më kishte bërë gati një set dhe më tha “Shko në qyler e ndërrohu”!

U ndërrova plot dëshpërim por edhe me një kënaqësi të fshehur. Rrobat e thara ishin parajsë. Edhe të plakës. “Fundja kush po më sheh” – i thashë vetes. Rri rehat.

Oda e ndenjes pas pak u bë valë. Unë po shkrija gradualisht, larg oxhakut. Nana e mirë më shihte me sytë e mbushur me lot e më përqafonte çdo tre minuta. Më bëri një kryelanë (përshesh me ajkë qumështi dhe gjalpë) që e hëngra si i babëzitur.

Pasi hëngra mirë iu ktheva avazit: “Nanë, a të mundoi kjo borë, a ke pasë me hangër, a po vjen në qytet me mua”?

Nana e mirë më shihte me një shikim që ishte një miksim i dashurisë, dhëmbshurisë, keqardhjes por kryesisht mëshirimit. Mëshirimi i kushtohej krejtësisht budallallëkut tim me okë, dëshirës sime për “heroizëm”. Nuk më kthente përgjigje por shikimi i saj fliste më shumë se çdo fjalë e mundshme. E ndjeva deri në kockë kotësinë e udhëtimit tim. Aty u ndjeva i dërrmuar fare. Sa herë më përqafonte ndjehesha më i vogël, si një fëmijë që do të bëjë veprime të rriturish dhe nuk ia del mbanë…

Por kulmi i gjithë aksionit tim absurd ishte kur gjyshja më tregoi se shtegu nga kulla jonë në Tuçep ishte i hapur nga drejtimi që të çonte në Gri (një nga tre mundësitë për të mbërritë aty). Disa griçorë (banorë të fshatit Gri) kishin hapur shteg dhe nëna Bute shkonte e vinte çdo ditë pa asnjë problem!!!

Çfarë?! Kaq gomar isha treguar?! Domethënë këtu gjendja ishte krejt normale dhe absurdi më kishte sjellë në një aventurë donkishoteske që mund të më kishte kushtuar jetën?!

Aty më kapi një maraz i madh me veten! Nuk do e tregoja kurrë këtë idiotësi. Mora vendim të kthehesha qysh atë natë në qytet. Fundja qenka kollaj. Deri në Gri qenka hapur shtegu. Aty pastaj ishte rruga e hapur e makinës. Ia thashë nënës Bute këtë mendim. Desha të paktën të shpalos edhe njëherë dimensionin tim “heroik”. Ora ishte rreth 7 e darkës… Fundja e meritoja atë ndëshkim për idiotësinë.

Por për të më bërë edhe më qesharak mendoi Nana Bute. Mu drejtua: “Të dëgjova edhe një herë të flasësh budallalliqe dy sytë shplakë t’i mshova. Ulu aty e mos bëj numra…Edhe nesër do të përcjell unë deri në qytet”…

U ndjeva si mut. Jo hero që s’isha por po rrezikoja të kthehesha në qesharak. Këtë nuk mund ta lejoja. Iu luta që të më linte të kthehesha vetëm. “Dakort, nesër i thashë por kthehem vetëm”…

Por nana nuk ma vinte veshin fort. Ndezi radion. E mbante gjithmonë te radio Kukësi. Ishte orari kur fillonte një program i bazuar në kërkesat e dëgjuesve. Sapo filloi dikush kërkoi këngën e Halil Gashit. I kushtohej një katundari nga Vuçiterna e Kosovës që kishte vrarë për nderin e së motrës. Gjyshja e donte shumë atë këngë. Nuk më ktheu përgjigje por nën zë fillojë të shoqërojë këngëtarin e famshëm epik….

Fund. / KultPlus.com

132 vite nga lindja e ikonës së letërsisë, Henry Miller

Sot, admiruesit e letërsisë festojnë ditëlindjen e një prej shkrimtarëve më të ndritur të shekullit të kaluar. Henry Miller, figura e njohur për shkrimet e tij të ndryshme dhe provokuese, sot ka përvjetorin e lindjes.

Henry Miller, i lindur më 26 dhjetor 1891, ishte një autor amerikan i njohur për vëllimet e tij të pasura me emocione dhe përshkrime të thella psikologjike. Ai fitoi njohje botërore për veprat e tij të shkruara gjatë shekullit të 20-të, duke bërë një ndikim të thellë në letërsinë moderne.

Në fillim të karrierës së tij, Miller u përball me kritika dhe kontroversa për përmbajtjen e shkrimeve të tij, të cilat shkelën normat tradicionale të moralit dhe tabut. Megjithatë, ai arriti të shfaqte një vëllim të jashtëzakonshëm të shpirtit njerëzor dhe një aftësi të rrallë për të kapur thelbin e jetës.

Veprat e tij më të njohura, si “Tropic of Cancer” dhe “Tropic of Capricorn”, u bënë klasika të letërsisë moderne. Miller u bë një simbol i lirive të artit dhe shprehjes individuale, duke përbuzur konventat shoqërore dhe duke eksploruar lirisht temat e erotikës, vetërefleksionit dhe eksperiencave njerëzore.

Për shumë lexues, Henry Miller mbetet një inspirim dhe një personazh i vlerësuar për ndryshimin e qasjes ndaj letërsisë. Për të, letërsia ishte një mjet i fuqishëm për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe përvojat e tij. Ai jo vetëm që shkruante për jetën, por ai e jetonte atë në çdo fjalë dhe shprehje.

Edhe pse ai nuk është më në mesin tonë fizikisht, shkrimet e tij vazhdojnë të jetojnë dhe të frymëzojnë brezat e ardhshëm të shkrimtarëve dhe lexuesve.  / KultPlus.com

Mbi 10 milionë turistë në Shqipëri, Rama: E paimagjinueshme

 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmjen e 25 dhjetorit.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë.

“Lajm i bukur. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 000 000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Gëzuar”, shkruan kryeministri.

Nga janari deri në 30 nëntor Shqipërinë e vizituan 9.53 milionë turistë të huaj. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 %.

Vetëm muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53 %) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë, çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor. / atsh / KultPlus.com

Transferet në Shkollën Finlandeze mbyllen së shpejti

Pak ditë kanë mbetur për mundësinë e veçantë të transferit në Shkollën Finlandeze për gjysmëvjetorin e dytë të vitit akademik deri me 15 janar. Shkolla Finlandeze me qasjen inovative të mësimdhënies me sistemin më të mirë të arsimit në botë, atë Finlandez, dhe me metoda interaktive dhe atraktive të mësimit përmes projekteve dhe lojrave përgatit nxënësit në nivel më të avancuar të përgatitjes në shkollë me aftësi të nevojshme për jetë.

Regjistrohuni më poshtë për të përfituar nga oferta speciale deri me 15 janar: https://shorturl.at/mJL67

Qasja finlandeze dhe arsimimi i fëmijëve në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ të mësimnxënies me metodologjinë më moderne të arsimit në botë iu mundëson fëmijëve zhvillim dhe avancim akademik dhe rritje emocionale të cilat hapin rrugëtimin e tyre drejt studimeve në fusha të ndryshme të edukimit në studimet universitare në universitetet më prestigjioze anembanë globit. Ky sistem ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe gjigandit medial CNN i cili tashmë pasqyron modelin unik të Shkollës Finlandeze si një nga modelet më inovative dhe të avancuara në edukimin e gjeneratave të reja me vëmendje në zhvillimin e fushave të ndryshme si artit, shkencave, dhe të tjera.

Duke filluar nga niveli fillor e deri në edukimin në shkollën e mesme, Shkolla Finlandeze zbaton qasjen e veçantë finlandeze të bazuar në projekte dhe praktikë; Zhvillimit të kreativitetit përmes lojrave dhe metodave kreative; Avancimit në shkenca dhe matematikë përmes eksperimenteve praktike dhe zhvillimit të njohurive të avancuara në robotikë dhe kodim. Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore.

Shkolla Finlandeze është shkollë ndërkombëtare nga niveli i kopshtit deri në klasën e 12 me lokacion në Prishtinë e cila zbaton sistemin më të mirë të arsimit në botë, atë finlandez. Shkolla Finlandeze është Shkolla e vetme ndërkombëtare Cambridge e cila ofron kualifikimet A Levels së bashku me pedagogjinë dhe kurrikulën finlandeze, e cila së fundi është anëtarësuar në Këshillin e Shkollave Ndërkombëtare (CIS), e vetmja në vend. Aktualisht duke u pasqyruar në CNN si një shkollë inovative në nivel botëror, ajo çfarë veçon shkollën tone është dedikimi në ofrimin e shkollimit bazuar në standardet e sistemit finlandez të edukimit, e cila vazhdimisht rendtitet si sistemi më i mirë i edukimit në botë. https://edition.cnn.com/videos/tv/2022/04/18/cfp-voice-of-freedom-kosovo-spc.cnn

Përveç kësaj, së bashku me mësimdhënësit ndërkombëtarë nxisim kreativitetin dhe inovacionin në motivimin e nxënësve në zhvillimin e pasioneve dhe interesave përmes vetë-zbulimit dhe jo vetëm përmes librave.

Për më shume informata rreth tarifave të shkollimit dhe programeve edukative, ju lutemi kontaktoni [email protected] ose +383 45 235 650, apo vizitoni website-in e Shkollës Finlandeze në https://kosovo.finnish.school/ .

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë.

Sot feston ditëlindjen Noel Malcolm, vepra e të cilit ndërgjegjësoi diplomacinë botërore për Kosovën

Shkrimtari, historiani, poligloti dhe gazetari britanik, Noel Malcolm sot feston 67 vjetorin e lindjes.

Ai ka lindur në vitin më 26 dhjetor 1956. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Është autor i librave: “Bosnja, një histori e shkurtër” (1994), “Origins of English Nonsense” (1997), “Kosova, një histori e shkurtër” Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001), “Aspects of Hobbes” (2002), “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).

Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin “George Enescu, jeta e tij dhe muzika” (1990) (Toccata Press).

Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë.

Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”. Dekoruar gjithashtu me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

Këtë vit, në muajin tetor, Malcolm ishte për vizitë në Kosovë, më saktësisht pjesëmarrës në ceremoninë solemne të shfaqjes së premierës së filmit dokumentar për Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët.

Ky film dokumentar, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë Mal Berisha, ndërsa producent ekzekutiv është Dr. Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka pasur vepra e autorit për një të vërtetë të munguar për historinë e Kosovës dhe shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën. / KultPlus.com

Në Kukës inaugurohet busti i Hasan Prishtinës

Në Kukës sot do të bëhet inaugurimi i bustit të heroit, Hasan Prishtina.

Ky aktivitet nis nga ora 14:00 dhe realizohet nga Bashkia e Kukësit, në bashkëpunim me fondacionin “Hasan Prishtina”.

Ngjarja zhvillohet pranë Pallatit të Kulturës, thuhet në njoftim.

Historiku i Hasan Prishtinës:

Hasan Prishtina lindi më 1873 në Vuçiternë në një familje me tradita të larta patriotike. Shkollën fillore dhe disa klasë të gjimnazit i mbaroi në vendlindje.

Në qytetin e tij të lindjes dhe në shkollë njihej me emrin Hasan Vuçiterni, dhe meqë rridhte prej një familjeje e cila kishte arritur autoritet dhe pushtet, ai shkoi së pari në Selanik ku përfundoi liceun frëng, ndërsa, studimet e larta ato të shkencave politiko-juridike i kreu në Stamboll.

Në vitet 1908-1912, u zgjodh deputet i Prishtinës në Parlamentin osman dhe prej këtu edhe mbajti dhe u nënshkrua me mbiemrin Prishtina transmeton Klankosova.tv. Në Parlamentin turk, ai u angazhua hapur së bashku me deputetët tjerë shqiptarë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Idetë revolucionare demokratike Hasan Prishtina i mori në Selanik gjatë shkollimit të tij, ku u përgatit me njohuritë mbi modernizmin evropian të kombeve, dhe atë në frymën e Revolucionit Demokratik Borgjez Francez.

Meqenëse rridhte nga një familje e cila ishte në pozita të larta dhe me shumë ndikim në Vilajetin e Kosovës së atëhershme, për një kohë të shkurtër arriti edhe në pozitën e kryekonsullllit të shtetit të Turqisë. Kështu, ai mjaft herët u njoh me mekanizmin dhe nevojat e shtetit si organizëm kombëtar.

Në fillim të vitit 1912, së bashku me Ismail Qemalin, ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor.

Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919, Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar si të Kosovës por edhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës më 1920, ndërsa, në prill të vitit 1921, u zgjodh deputet i Dibrës në Parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit të vitit1922.

Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm.

Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb.

Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratik-borgjez të qershorit të vitit 1924, ku luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion.

Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Pas dështimit të revolucionit të vitit 1924 u largua jashtë atdheut.

Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë.

Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional.

Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja.

Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë, gjë që do të arrihej sipas tij, me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, si dhe qarqet shoviniste serbe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut.

Më 13 gusht të vitit 1933, u vra në Selanik nga një atentator i regjimit të Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave.

Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike.

Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën nga Selaniku në Shqipëri, ku u bë rivarrimi i tij në Varrezat e Dëshmorëve në Kukës që të prehej sa më afër Kosovës. / KultPlus.com

Nis puna për transformimin e kinemasë së Shkodrës

Kinemaja e Shkodrës po transformohet për t’i kthyer identitetin si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Kinemaja e Shkodrës, e cila është një vlerë e trashëgimisë dhe artit.

Transformimi i kinemasë nisi pasi Bashkia e Shkodrës rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit.

Kontrata e qirasë ndërmjet subjektit që e kishte dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020.

Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit./atsh / KultPlus.com

Një bredh artificial 103-vjeçar u shit në një ankand për një shumë të majme

Një bredh artificial 103-vjeçar, një nga të parët që u prodhua në masë, u shit në ankand për më shumë se 4,000 dollarë në Britani.

Shtëpia e ankandit, “Hansons Auctioneers” tha se kjo pemë artificiale e Krishtlindjeve më shumë se gjysmë metër e gjatë përshkruhet si “pema më e këndshme në botë e Krishtlindjeve”.

Bredhi artificial u shit për një shumë totale prej 4,296 dollarësh.

Pema përmban 25 degë, 12 manaferra dhe gjashtë mini mbajtëse qirinjsh, dhe besohet të jetë një nga pemët e para artificiale të Krishtlindjeve të prodhuara në masë.

Charles Dickens: Një zë për të varfërit

Me vdekjen e Charles Dickensit në vitin 1870, një epitaf qarkulloi në Londër duke e shpallur shkrimtarin e ndjerë si “një simpatizues me të varfërit, të vuajturit dhe të shtypurit”. Nuk ishte pa arsye. Veprat e tij mbeten sinonim i pjesës së poshtme të shoqërisë viktoriane, një peizazh i banuar nga jetimët, punëtorët e fabrikave, prostitutat dhe ata që ishin zhytur në kohë të vështira. Dickensi u dha atyre një zë, u dha dinjitet. Dhe kjo trashëgimi mbizotëroi. Disa dekada më vonë, kritiku GK Chesterton e etiketoi Dickensin “zëdhënësin e të varfërve”. Shumë besonin se romanet e tij kishin ribërë pjesërisht axhendën politike dhe sociale.

KRITIKA

Por, jo të gjithë e mendonin kështu. George Orwell ishte ndër kritikët më të mprehtë kur ishte fjala për përkushtimin real të Dickensit ndaj reformës sociale. Orwelli thoshte se pjesa më e madhe e aksionit në romane zhvillohet në mjedise të klasës së mesme, që paraqesin “borgjezinë tregtare londineze dhe vendet ku ata rrinin”. Të varfërit e vërtetë, pretendonte Orwell, ishin lënë pas dore nga shkrimtari. “Ai nuk ka portret të një punëtori në bujqësi dhe vetëm një (Stephen Blackpool tek “Kohë të Vështira”) të një punëtori industrial.” Duke shkruar në vitet 1930, Orwelli pohoi se “nëse pyet një lexues të zakonshëm se cilin nga personazhet proletarë të Dickensit mund të kujtojë, tre nga ata që është pothuajse e sigurt se do të përmendë janë Bill Sikes, Sam Weller dhe Zonja Gamp. Një hajdut, një shërbëtor dhe një mami e dehur – jo tamam një grup përfaqësues i klasës punëtore angleze.”

Orwelli shkoi më tej, duke e dënuar Dickensin se nuk ishte një shkrimtar mjaftueshëm revolucionar. Pavarësisht imazhit të tij popullor si një kampion i të varfërve, ai nuk bëri thirrje për ristrukturimin e shoqërisë, për të krijuar një klimë më të barabartë. “Në realitet, objektivi i tij nuk ishte dhe aq shoqëria, se sa “natyra njerëzore”, argumentonte Orwelli. “I gjithë ‘mesazhi’ i tij është klishe: nëse njerëzit do të silleshin mirë, bota do të ishte e denjë.

Pavarësisht mungesës së atributeve dhe përcaktimeve të renditura nga Orwelli, Dickens ishte jashtëzakonisht popullor tek të varfërit, madje edhe anëtarët analfabetë të shoqërisë që paguanin për t’ua lexuar dikush tjetër, pjesën e re të veprës së tij të fundit. Duke vendosur një pjesë të mirë të skenave të librave të tij në mjedise të njohura për ta, Dickensi nxiti një etje për letërsi serioze që dikur e kishin humbur.

Dhe Dickensi i njihte vendet për të cilat shkruante. Ndryshe nga Orwelli, Etoniani i Vjetër, ai kishte përvojë më të drejtpërdrejtë me jetën në kohë të vështira. Në vitin 1824, i dërrmuar nga borxhet në rritje, babai i tij Xhon, u dërgua në një burg debitorësh, ku iu bashkua gruaja dhe fëmijët e tyre më të vegjël. 12-vjeçari Charles jetonte në një sërë banesash nëpër qytet; ai më vonë do të mbështetej tek pronarët dhe pronaret e tij, kur i popullonte romanet me londinezët e pasur.

Ai detyrohej gjithashtu të punonte 10 orë në ditë në një magazinë – “një shtëpi e vjetër e çmendur, e rrënuar… e tejmbushur me minj” – duke u ngjitur etiketat vazove me lustër  çizmesh. Kjo përvojë, e zhvendosur në një fabrikë shishesh, do të rivizitohej tek David Copperfield. Atje ai punoi së bashku me fëmijë të varfër të klasës punëtore, duke përfshirë një farë “Bob Fagin” – një emër që do ta huazonte tek Oliver Twist – duke i dhënë atij një pasqyrë rinore në një anë krejtësisht të ndryshme të shoqërisë.

Dickensi tregoi padiskutim empati të pamatë ndaj të varfërve që punojnë dhe atyre në shtresat më të ulëta të shoqërisë, që luftojnë për të përmirësuar veten në një sistem të manipuluar, qofshin këta fëmijë jetimë apo gra, siç është prostituta Nancy tek Oliver Twist. Ky vështrim dhe shqetësim nuk u shtri tek ata që nuk bëjnë mirë që përdorin krimin për të mbijetuar, apo për të përparuar në kurriz të të tjerëve. Ai nuk ishte admirues i turmës, e parë në portretizimin e rebelëve – pjesëmarrës tek trazirat antikatolike të Gordonit të vitit 1780 – tek Barnaby Rudge.

PISLLËK DHE SHKATËRRIM

Pavarësisht nga dështimet e tij të perceptuara, kur i popullonte romanet me njerëz nga shtresat më të varfra të shoqërisë dhe cialtdo qofshin dështimet e tij të perceptuara, për të ofruar zgjidhje për zhdukjen e varfërisë, vepra e Dickensit megjithatë hodhi një dritë të fortë në qoshet më të errëta të shoqërisë angleze – dhe, më së shpeshti, të Londrës.

Këto ishin qoshe të injoruara shumë kollaj nga bashkëkohësit e Dickensit. Letërsia e tij shkon në lagje të pa vizituara kurrë nga penat e të tjerëve. Shihni jetën reale të ishullit Jacob në bregun jugor të Tamizit, të përshkruar në faqet e Oliver Twist, se si përmban shtëpi “aq të ndyra, aq të mbyllura, sa ajri do të dukej se ishte shumë i ndotur edhe për papastërtitë dhe mjerimin”.

Në minimumin e tyre absolut, veprat e Charles Dickensit u ofruan shumë prej lexuesve të tij bashkëkohorë një dritare në një shtresë të shoqërisë përndryshe të padukshme për ta, një botë të fshehur. Romanet e tij mund të mos kenë çuar në reforma sociale në nivelin që është perceptuar zakonisht, por prodhimi i tij artistik me siguri e drejtoi vështrimin kolektiv drejt sëmundjeve shoqërore të Anglisë Viktoriane. / bota.al/KultPlus.com