Ish-presidenti Barack Obama rekomandon listën me libra që duhen lexuar për fundvit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama ka ndarë me ndjeksit e tij listën e librave të cilat i kanë pëlqyer atij që t’i lexojë gjatë vitit 2023.

“Siç bëj zakonisht gjatë kësaj periudhe të vitit, doja të ndaja librat, filmat dhe muzikën e mi të preferuar të vitit 2023”,  ka shkruar Obama në Instagram.

Në listën e tij me 15 tituj të librave ai ka përfshirë këto libra si, The Heaven & Earth Grocery Store nga James McBride, The best minds nga Jonathan Rosen dhe Poverty by America nga Matthew Desmond e të  tjera.

“Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre”, ka shtuar Obama./21Media/KultPlus.com

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama prezanton librin e ri, tregon çka do të përmbajë

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dhënë detaje për librin e tij “A promised land”, që do të botohet të martën. Obama ka rrëfyer në detaje se si kishte ardhur deri te idea për të shkruar këtë libër, çka përmban ky libër, por ka folur edhe për sfidat që i ka kaluar për ta shkruar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në fund të presidencës sime, së bashku me bashkëshorten time, Michelle, hipëm për herë të fundit në aeroplanin e ‘Air Force One’ dhe udhëtuam drejt perëndimit për një pushim që e kishim shtyrë për një kohë të gjatë. Por, disponimi gjatë udhëtimit nuk ishte i mirë, pasi që të dy ne u tërhoqëm fizikisht dhe emocionalisht. Në këtë nuk ndikoi vetëm nga puna e tetë viteve të mëparshme por ne u zhgënjyem nga rezultatet e papritura të zgjedhjeve, pasi që dikush krejt i kundërt do të ishte pasardhësi im. Mirëpo më vonë ne filluam të kënaqeshim pasi që e dinim se ne e kishim bërë më të mirën dhe se vendin do e lija më mirë se që e kisha gjetur”, ka thënë Obama për Atlantic, përcjellë Gazeta Sinjali.

Obama tregon se gjatë pushimeve me bashkëshorten tij vendosën për hapat e ri që do t’i ndërrmarin në jetë.

“Për pothuajse një muaj, unë dhe bashkëshortja ime rrinim zgjuar deri vonë, i shijonim darkat e qeta, bënim shëtitje të gjata dhe me pak fjalë ne u dashuruam edhe një herë me njëri-tjetrin. Gjatë këtij pushimi që kishim filluar ta shijonim ne vendosëm edhe për hapat e tjerë që do t’i ndërmarrim në jetë. Morra stilolapsin dhe fillova të shkruaj (akoma më pëlqen të shkruaj me dorë) dhe tashmë në time ekzistonte një skicë e qartë për çfarë dua të shkruaj”, ka shtuar Obama.

Gjithashtu Obama ka treguar se pse ka vendosë të shkruaj një libër që përshkruan punën e tij si president i SHBA.

“Me librin tim unë doja t’u shpjegoja lexuesve se si është të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doja të ju bëja me dije njerëzve se ndonëse mund të duket diçka e mahnitëshme, presidenca është vetëm një punë dhe qeveria jonë federale është një ndërrmarrje njerëzore si çdo tjetër. Doja të ju bëja me dije se edhe njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë përjetojnë të njëjtat gjëra si njerëzit e zakonshëm: zhgënjim , shpërthim, kënaqësi. Si dhe doja të ju tregoja një histori timen personale me të cilën të rinjtë mund të frymëzohen”, tha Obama.

Ish-presidenti gjithashtu gjatë rrëfimit të tij për librin ka treguar se gjërat nuk i kishin shkuar siç ai i kishte planifikuar.

“Mendoja që librin mund ta kisha gati brenda një viti, por procesi i tij nuk shkoi saktësisht siç unë e kisha planifikuar. Kjo pasi që gjatë kohës sa shkruaja, faqet e librit shtoheshin, kështu që vendosa ta ndajë në dy vëllime. E di që një shkrimtarit nuk do ti duheshin ndoshta kaq shumë faqe për ta zbërthyer rrëfimin e tij, por sa herë që unë dëshiroja t’i përshkruaj fazat e hershme të fushatës sime apo negociatat me rusët për kontrollin e armëve bërthamore më duhej më shumë hapësirë, pasi që nuk mund t’i bëja një përshkrim të thjeshtë”, ka përfunduar Obama. /sinjali/ KultPlus.com

Brenda Shtëpisë së Bardhë në kohën e familjes Obama (FOTO)

Projektuesi i brendshëm Michael S. Smith që punoi për Obamën gjatë qëndrimit të familjes në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar një libër që na çon brenda Shtëpisë së Bardhë Obama dhe ofron një pamje intime gjatë kohës së Barack si President i SHBA.

Për më tepër, projektuesi shkroi për procesin e ri-dekorimit të Shtëpisë së Bardhë, për qëndrimin tetë-vjeçar të familjes dhe u tregoi lexuesve se kush e kishte fjalën e fundit kur bëhej fjalë për dekorimet e shtëpive në familjen Obama.

Emri i librit është “Designing History: The Extraordinary Art & Style of the Obama White House” dhe përmban 372 foto me ngjyra dhe ilustrime të Shtëpisë së Bardhë gjatë qëndrimit të Obamës.

Ne mund të shohim se si familja Obama zbukuruan Shtëpinë e Bardhë dhe e bënë atë shtëpinë e tyre për tetë vitet që kaluan atje dhe njoftimi për shtyp vëren se libri tregon se si shtëpia reflektonte ‘shpirtin rinor të familjes dhe vizionin e tyre për një shoqëri më progresive dhe përfshirëse amerikane’, shkruan Fempositive, transmeton KultPlus.

Vëllimi i Smith konsiderohet si një dokument historik dhe një kënaqësi për të gjithë ata që duan të njohin stilin e jetës së Obamës dhe vetë Shtëpinë e Bardhë.

Presidentëve të rinj zakonisht u ndahen 100 mijë dollarë në para të taksapaguesve për të dekoruar, por familja Obama refuzuan fondet dhe financuan vet ridekorimet e tyre. / KultPlus.com

Obama shpalos listën e hiteve që po dëgjon, në mesin e tyre edhe kënga e Dua Lipës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpalosur listën e këngëve që ai dhe familja e tij po dëgjojnë më së shumti këtë verë. E në mesin e këtyre këngëve është edhe një këngë nga Dua Lipa.

Siç bën secilin vit, Barack Obama edhe për këtë verë ka zbuluar listën e këngëve që ai ka dëgjuar më së shumti gjatë sezonës.

Obama me anë të një postimi ka treguar se gjatë muajve të fundit, ai ka kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen e tij dhe ka dashur të ndajë disa nga më të preferuarat nga vera, përcjell Gazeta Express.

E në mesin e shumë hiteve dhe këngëve kryesisht të artistëve me ngjyrë, ish-presidenti i SHBA-së ka përfshirë edhe një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe bashkëpunimin e saj me artistët latinë, J Blavin e Bad Bunny dhe këngën e tyre ‘Un Dia’.

E duket se depërtimi i Duas në Amerikë po shkon shumë mirë, sidomos pas publikimit të albumit të dytë, Future Nostalgia./ KultPlus.com

Barack dhe Michelle Obama mahnitin publikun me prezencën në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z

Michelle dhe Barack Obama janë xhiruar në një koncert të Beyonce dhe Jay-Z në Landover të Marylandit në SHBA.

Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e kanë shijuar në maksimum muzikën dhe kanë kërcyer gjatë gjithë kohës.

Derisa Beyonce po vallëzonte në skenë nën ritmet e hitit të Jay-Z nga viti 2011, “N**** in Paris”, publiku i kishte drejtuar telefonat e tyre të mençur në zonën VIP ku ndodhej çifti Obama.

“Nuk mund të besoj që kam qenë në të njëjtin vend me presidentin Obama, Michelle Obaman, Beyoncen dhe Jay-Z”, janë disa prej komenteve të publikuara në rrjetet sociale.

“E pashë edhe Beyoncen edhe çiftin Obama. Tash mund të vdes i lumtur”, ka shkruar një tjetër.

Familja Obama i hyjnë botës së filmit, marrëveshje me Netflix

Familja Obama janë një nga familjet më të pëlqyera në Shtetet e Bashkuara Qysh prej kohës kur ishin familja që udhëhiqnin vendin, ata kanë fituar zemrat e shumë amerikanëve, e edhe tani që nuk janë në krye të vendit, nuk janë harruar nga fansat e tyre, shkruan rtv21.tv.

Pas një relaksimi pas 8 viteve intenzive me punë, Barack e Michelle kanë hyrë në biznesin e prodhimit të filmave, duke arritur një marrëveshje disavjeçare me kompaninë shumë të famshme Netflix. Netflix e ka lajmëruar këtë sot me anë të një postimi në Twitter, duke bërë të ditur se “President Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje disavjeçare për prodhimin e filmave dhe serive për Netflix”./21Media

Kur Rita Ora performoi para familjes Obama (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora e cila ka zgjedhë këtë vit që të kalojë festën e kërshëndellave pranë familjes së saj, ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së saj që lidhet pikërisht me festën e kërshëndellave, shkruan KultPlus.

Ajo me ndjekësit e saj ka ndarë videon e vitit 2014, atëherë kur pat performuar në festën e kërshëndellave të organizuar nga familja Obama, ku këngëtarja Rita Ora pat performuatr në këtë festë që konsiderohet të jetë e paharruar për të./KultPlus.com

26 foto të rralla të njerëzve të famshëm (FOTO)

Jemi mësuar t’i shohim të famshmit në ambiente të zbukuruara. Madje, nganjëherë duket sikur njerëzit të cilët i shohim në TV nuk janë njerëz por diçka misterioze. Megjithatë, edhe njerëzit më të rëndësishëm kanë situata të ngjashme me të tjerët.

Më poshtë po ju sjellim disa fotografi që shfaqin anën tjetër të të famshmëve.

Mbretëresha Elizabetë II si 10 vjeçare me qenin e saj, 1936


15-vjeçarja Brooke Shields, 1980


Robert Doëney Jr. dhe Sarah Jessica Parker, 1983


Prindërit e Angelina Jolie, 1972


Leonardo DiCaprio, 1996


Familja e Kardashian-Jenner, 1995


Shaquille O’Neal dhe Bill Gates, 1999


Hillary Clinton në Kolegjin wellesley, 1969


Princesha Diana dhe Roëan Atkinson në një shfaqje mbretërore, 1984


Fotografia e parë e Linkin Park me Chester Bennington më 1997


Beyonce dhe Solange Knoëles me prindërit e tyre, 1990


15 vjeçari Justin Bieber duke kënduar për kalimtarët në Stratford, Kanada, 2007


19 vjeçari Barack Obama, 1980


17 vjeçarja Angelina Jolie, 1992


30 vjeçarja Meryl Streep, 1979


Peter MayheW dhe Carrie Fisher, 1977


I riu Kurt Russell takon Elvis Presleyn, 1963


Një fotografi shkolle e 14 vjeçarit Kurt Cobain, 1981


Maggie Smith në moshën 27 vjeçare, 1962


18 vjeçari MattheW Perry dhe 24 vjeçari Johnny Depp, 1987


21 vjeçarja Vanessa Paradis dhe 29 vjeçari Lenny Kravitz, 1993


15 vjeçarja Eva Mendes duke marrë një autograf nga 17 vjeçarja Alyssa Milano, 1989


Yjet e Mickey Mouse Club, Justin Timberlake dhe Ryan Gosling, 1994


Michael Jackson dhe Donald Trump rrugës për të vizituar pacientin fëmijë të AIDS-it Ryan White më 1990. Burri prapa me mjekër është Mani Khalsa, kuzhinieri personal i Michael. / KultPlus.com