‘Vetmitë s’bzajnë, në heshtje vdesin si dy hana të verdha’

12 Janar, 2022 - 9:15 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

ti je larg-unë jam në nji largësi tjetër
si dy anët e nji ure të thyeme në mes,
si dy sy që s’shohin njêni-tjetrin
dy zogj bore ngrim’ n’vetmi.

vetmitë s’bzajnë! -në heshtje
vdesin si dy hana të verdha. / KultPlus.com

Të ngjajshme