4 vite radhazi, Loredana sërish e nominuar në “MTV Europe Music Awards”

11 Nëntor, 2022 - 6:19 pm

Këngëtarja nga Kosova, Loredana, është nominuar edhe një herë tjetër nga “MTV Europe Music Awards” në kategorinë “Swiss Act”, shkruan KultPlus.

Artistë të tjerë zviceranë në gara përfshijnë Faber, Marius Bear, Priya Ragu dhe të tjerë.

Loredana tashmë ishte nominuar në të njëjtën kategori për këtë çmim edhe më herët.

Çmimet e këtij viti “MTV Europe Music Awards” do të zhvillohen në Düsseldorf të Gjermanisë, më 13 nëntor.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max janë tre këngëtaret e nominuara shqiptare për çmimin e këtij viti, derisa Rita Ora së bashku me bashkëshortin e saj, do ta prezantojë këtë edicion. /KultPlus.com

Të ngjajshme