Edhe Aurela Gaçe i kundërpërgjigjet Bërnabiqit me një ton të acarueshëm

7 Qershor, 2019 - 10:40 am

Këngëtarja Aurela Gaçe i është përgjigjur deklaratës së kryeministres serbe  Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët ‘njerëz të ardhur nga mali’.

Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.

‘Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë’, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.

 ‘Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me të, po hajt, meqe na permendi, t’ia kthejmje me të vërtetën historike’, shkruan Aurela./KultPlus.com

Të ngjajshme