Khloe Kardashian bëhet partnerja e fansit në mbrëmjen e tij të maturës

2 Qershor, 2019 - 11:01 am

Khloe Kardashian është një nga motrat më të njohura të familjes Kardashian-Jenner.

Së fundmi, ajo është bërë temë e mediave lidhur me një befasi të veçantë që i ka bërë një prej fanseve të saj më të zjarrtë.

Megjithëse e angazhuar në aktivitetet e saj të shumta, Khloe ka gjetur kohën që të bëhet partnerja e fnasit të saj, Narbeh, në mbrëmjen e tij të maturës.

Narbeh i cili ka përfunduar mësimet në “Hoover High School” në Glendale, CA, u shoqëruar në mbrëmje nga Khloe.

Ai njihet si një prej fansave të saj më të zjarrtë, teksa edhe në rrjetin social Instagram, ka një llogari të hapur me emrin, Narbeh Kardashian, i ndjekur nga rreth 236 mijë persona.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja takohen, pasi Narbeh ka pasur rastin ta takojë idhullin e tij edhe në një eveniment, të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar.

Khloe gjithashtu më parë i ka dërguar edhe video-mesazhe për ditëlindje fansit të saj.

Fotografitë e maturës së Narbehit kanë bërë xhiron në mediat ndërkombëtare, dhe këtë datë, duket se ai nuk do ta heqë kurrë nga mendja. /Telegrafi/ KultPlus.com

Khloe Kardashian (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Të ngjajshme