Taylor Swift bënë histori, rrëmben dhjetë pozitat e para të toplistës “Billboard”

1 Nëntor, 2022 - 3:30 pm

Taylor Swift bënë histori si artistja e parë që i rrëmben dhjetë pozitat e para të toplistës “Billboard”

Duke udhëhequr rrugën për Swift në Hot 100, “Anti-Hero” del në vendin e parë, duke shënuar lideren e saj të nëntë në karrierë.

Të 10 këngët në kategorinë kryesore të Hot 100 janë nga albumi i ri i Sëift, “Midnights” i cili u publikua më 21 tetor në Republic Records.

Swift gjithashtu ka lënë pas Drake dhe The Beatles për më së shumti tituj nga kryesimi i 100 Hot në një javë të vetme.

“Midnight”, e ka shënuar një prej hapjeve më të suksesshme të një albumi në shtatë vjetët e fundit. “Billboardi” po ashtu raportoi se tani, Swift barazohet me ikonën e muzikës Barbra Streisand, si artistet me më së shumti albume të pozicionuara në vendin e parë të kësaj topliste. / KultPlus.com

Të ngjajshme