“Adidas” bllokon shitjen e fanellave me numrin 44, shkak ngjashmëria me simbolin nazist

Prodhuesi i veshjeve sportive ”Adidas” dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) kanë bllokuar shitjen e fanellave të kombëtares gjermane me numrin 44 në përgjigje të kritikave për dizajnin, i cili i ngjan një simboli nazist.

”Ne do të bllokojmë personalizimin e fanellave në dyqanin tonë online”, deklaroi zëdhënësi i ”Adidas”, Oliver Bruggen.

Nga e hëna pasdite në dyqanin online ”Adidas” nuk mund të personalizoni më këmisha me emrin dhe numrin tuaj. Ndërkohë DFB ka ndërprerë dorëzimin e bluzave me numrin 44 të porositura tashmë në dyqanin e saj online.

Përdoruesit e mediave sociale kohët e fundit vunë re se numri 44 në dizajnin e ri, i zbuluar muajin e kaluar, i ngjan logos së Schutzstaffel (SS), një organizatë e madhe paraushtarake nën Adolf Hitlerin dhe partinë naziste.

Adidas u kritikua ashpër, por Brüggen tha se “DFB dhe partneri i saj ”11teamsports” janë përgjegjës për hartimin e emrave dhe numrave”./ atsh / KultPlus.com

Adidas-i mbyll fabrikat robotike në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara

Gjiganti gjerman i veshmbathjeve sportive, Adidas, ka njoftuar se do t’i mbyllë fabrikat e teknologjisë së lartë në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, duke thënë se hapja e tyre në Azi do të jetë më ekonomike.

Këto fabrika ishin hapur si pjesë e planeve për kërkesat për dërgesa më të shpejta të modeleve të reja në tregjet e mëdha, për të dalë kundër rritjes së pagave në Azi dhe për t’iu shmangur shpenzimeve më të mëdha të transportit.

Kompania gjermane nuk dha hollësi për arsye e mbylljes së fabrikave, të cilat si duket kanë qenë të shtrenjta dhe të vështira për të shtrirë teknologjinë robotike të prodhimit të produkteve të ndryshme.

Adidas-i e kishte filluar prodhimin e këpucëve sportive nga robotët në fabrikën “Sppedfactory” në Ansbach të Bavarisë në vitin 2016 dhe më pas e kishte hapur një fabrikë të ngjashme edhe në Atlanta të Shteteve të Bashkuara në vitin 2017.

E themeluar në vitin 1949 nga këpucëtari gjerman, Adi Dassler, kompania e njohur tashmë e ka përqendruar shumicën e prodhimit në Azi, ku i ka punësuar rreth një milion njerëz, kryesisht në Kinë dhe Vietnam, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. / KultPlus.com

Dua Lipa pjesë e kampanjës së veshjeve sportive të Adidasit

Dua Lipa është një ndër artistët më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese kudo anembanë globit me koncerte të ndryshme muzikore.

Fama po i sjell edhe përfitime materiale këngëtares edhe në saje të kompanive me nam në botë të veshmbathjeve.

Së fundi, zeshkania ka zgjedhur të bashkëpunojë me markën e njohur botërore të veshjeve dhe atleteve sportive – Adidas.

Artistja 23-vjeçare ka sjell një numër të fotografive teksa merr poza duke reklamuar atletet dhe tutat e kompanisë gjermane.

“Kampanja ime më e fundit me Adidas”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim./ KultPlus.com