Ambasada Amerikane në Prishtinë publikon të gjeturat e CDC-së: Vaksinat Anti-COVID nuk e ndryshojnë ADN’në e njerëzve

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi të bërë në Twitter kanë publikuar të gjeturat e CDC-së (Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) ku thuhet se vaksinat Anti-COVID nuk alternojnë dhe nuk ndryshojnë ADN-në e personave që vaksinohen.

“A do të ndryshojë një vaksinë COVID-19 ADN-në time? JO Vaksinat COVID-19 nuk ndryshojnë ose ndërveprojnë me ADN-në tuaj në asnjë mënyrë”, thuhet nga kjo ambasadë.

Nga Ambasada Amerikane po ashtu kanë publikuar disa linqe ku ofrohen informacione në lidhje me vaksinat dhe se si funksionojnë ato në trupin e njerëzve.

“Vaksinat mRNA i mësojnë qelizat tona si të bëjnë një proteinë – apo edhe vetëm një pjesë të një proteine ​​- që shkakton një përgjigje imune brenda trupave tanë. Përfitimi i vaksinave mRNA, si të gjitha vaksinat, është që ata të vaksinuar të marrin mbrojtje pa pasur nevojë të rrezikojnë pasojat serioze të sëmundjes me COVID-19”, thuhet në një nga raportet e publikuara.

Gjendet ADN-ja më e vjetër në botë

Sipas një studimi të fundit, gjenomet e lashta mendohet të jenë të vjetra midis 1.3 milionë dhe 1.65 milionë vjet.

Sekuenca më e vjetër e ADN-së në botë, është gjendur nga shkencëtarët, në dhëmbët e një mamuthi që jetoi më shumë se një milion vite më parë.

Gjenomi vjen nga dhëmbët e mamuthëve që u ruajtën në lindje të Siberisë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Nature Wednesday”.

Një ekip studiuesish nxorën ADN-në nga tre ekzemplarë mamuthësh që u gërmuan në vitet 1970.

Para këtij zbulimi, mostra më e vjetër e ADN-së e regjistruar ishte nga një kalë që jetonte midis 560 mijë dhe 780 mijë vite më parë. /op/ KultPlus.com