Fragmenti më domethënës nga romani “Alkimisti” i autorit Paulo Coelho

Dielli ra në mendime dhe vendosi të shndrisë edhe më shumë. Era, që kënaqej nga ky kuvendim, fryu edhe më shumë, që rrezet e diellit mos e arrinin djaloshin.

“Për këtë është Alkimia,” shtoi ai. “Që secili nga ne të kërkojë thesarin dhe ta gjejë, e më pas të dëshirojë të bëhet edhe vetë më i mirë se më parë. Plumbi do të hyjë në punë derisa bota mos të ketë më nevojë për të. Paskëtaj atij i duhet të shndërrohet në flori. Këtë gjë bëjmë ne Alkimistët: na tregojnë se, sa herë që duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi, edhe gjithçka që na rrethon bëhet më e mirë.”

“Atëherë, pse thua që unë nuk e njoh Dashurinë?” pyeti Dielli.

“Sepse Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthor siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti. Dashuria është burimi që vë në lëvizje dhe e bën më të mirë Shpirtin e Botës. Kur arrita ta kuptoj për herë të parë, atëherë m’u mbush mendja se ishte e përsosur. Por më pas vura re se ajo ishte pasqyra e të gjitha krijesave e se brenda mbante luftërat dhe dëshirat e tyre. Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi më të mirë apo të këqinj ne. Këtu hyn dhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi.”

“Ti ç’kërkon nga unë?” e pyeti Dielli.
“Të thashë, më ndihmo të bëhem erë,” u përgjigj djaloshi.
“Natyra më mban si më të mençurën e krijesave,” shtoi Dielli, “por s’di qysh të të bëj erë.”
“E kujt t’i lutem tani?”

Për një hop Dielli qëndroi i heshtur. Era, që ende mbante vesh, donte të përhapte aty për aty nëpër botë lajmin se njohuritë e Diellit ishin të pamjaftueshme. Megjithatë, s’dëshironte të largohej nga ai djalosh që fliste Gjuhën e Botës.

“Fol me Dorën, se ajo ka shkruar gjithçka!” tha Dielli. /KultPlus.com

Fragment nga libri ‘Alkimisti’ i shkrimtarit Paulo Coelho

Sot, KultPlus ua sjell një fragment nga libri ‘Alkimisti’, një prej kryeveprave të shkrimtarit Paulo Coelho.

Dita e re po agonte, prandaj bariu i ngau delet nga lindja. “Ato nuk e dinë ku do të kullosin”, mendoi, “prandaj s’më shqiten”. Delet kishin nevojë vetëm për ujë dhe për ushqim. Derisa djali t’i shpinte në tërë kullotat me famë të AndaIuzisë, ato do t’i qëndronin pranë si mikesha të vërteta. Edhe pse ditët nga mëngjesi e deri në mbrëmje ngjanin njëra tjetrës e orët mezi shtyheshin, edhe pse e kishin jetën të shkurtër, ato s’dinin të lexonin e as të flisnin gjuhën e njerëzve të cilët tregonin se ç’po ndodhte në fshatra. Prandaj delet s’kërkonin nga njerëzit veçse ujin dhe kullotën, e si shpërblim u dhuronin leshin dhe miqësinë, por nganjëherë edhe mishin.

“Të isha përbindësh e t’i përlaja një nga një, do të kuptonin që tufa po rrallohej pothuajse tërësisht,” mendoi djaloshi. “Sepse kanë besim tek unë dhe nuk mbështeten më në instinktin e tyre, ngase pikërisht unë i shpie të kullotin.”

Djaloshi po befasohej pas këtyre mendimeve të çuditshme. Ndoshta në kishë, mu aty ku hapte krahët fiku, duhej të kishte fantazma. A thua ishte ky shkaku që iu shfaq ajo ëndërr dhe kishte nisur tani t’i vagëllojë njëfarë përsëri ajo ëndërr dhe kishte nisur tani t’i vagëllojë njëfarë zemërimi ndaj deleve, mikeshave të tij përherë besnike?  Si rrëkëlleu pak verë të mbetur nga mbrëmja e shkuar, u mbështoll më fort me xhaketë. E dinte mirë se pas disa orësh, kur dielli të ngrihej lart do të bënte aq vapë sa që ai nuk do të mund t’i nxirrte delet në kullotë. Do të vinte pastaj ora kur Spanjën e kot gjumi i verës: mirëpo vapa e ditës vazhdonte deri aty nga mbrëmja. Si për dreq duhej ta mbante veshur xhaketën. Aty për aty ankohej nga barra e saj e bezdisshme, por qetësohej kur kujtonte se ishte ajo xhaketë që e mbronte kur afrohej agimi i ditës së re.

“S’i merret vesh motit”, thoshte me vete dhe ndjehej mirënjohës ndaj xhaketës që e mbante veshur. Edhe xhaketa bënte një punë, sikundër bënte edhe trimoshi ynë. Kish dy vjet që endej fushave të Andaluzisë, kështu që i njihte symbyllur qytetet e asaj krahine. E kishte ndarë mendjen se do të merrej vetëm me udhëtime.

Bluante me vete se kësaj here do t’ia shkoqiste vajzës se ai, ndonëse një palo bari, dinte të lexonte, sepse derisa mbushi gjashtëmbëdhjetat s’kishte munguar asnjë ditë në seminar. Në fakt prindërit e kishin synë për ta bërë prift. Fundja kjo do t’i vinte emër të mirë asaj familjeje modeste fshatare që deri atëherë ishte rropatur vetëm për ujë dhe për bukën e gojës, duke rrojtur tamam si delet e tij. Në seminar, kishte arritur të mësonte latinishten, spanjishten dhe teologjinë. Por që fëmijë dëshironte të njihte botën, ndaj kjo i dukej më e rëndësishme sesa të njihte vetë Perëndinë ose mëkatet e njerëzve. Një mbrëmje, kur ishte kthyer për të parë ç’bënin në shtëpi, pati guximin t’i thoshte t’et se arsyeja që e pengonte të vishej prift ishte vetëm dëshira për të udhëtuar.

“Ah more bir, nëpër këtë fshat kanë kaluar njerëz nga të katër anët e botës. Vijnë me mendimin se do të gjejnë diçka të re, por ata mbeten gjithmonë të njëjtët njerëz.

Pastaj marrin andej nga kodra, i hedhin një sy kështjellës dhe thonë se në të kaluarën ishte ku e ku më mirë se sot. Ka nga ata qe janë flokëverdhë apo të zeshkët, por për çudi nuk ndryshojnë nga fshatarët tanë.”

“Unë s’e di nga ç’kështjella vijnë”, u përgjigj djaloshi.

“Këta njerëz, pasi shohin tokën tonë dhe më vonë gratë thonë se nuk do të ishte keq ta ngrysnin jetën këtu”, vazhdoi i ati.

“Po unë kam vetë dëshirë të nioh gratë dhe vendet e tyre”, ngulmoi djaloshi. “Ç’kanë që nuk qëndrojnë në fshat?”

 “Sepse ata biro, e kanë qesen plot” shtoi gjatë bisedës i ati. “Ta dish mirë se tek ne vetëm barinjtë kanë fatin të udhëtojnë.”

«Atëherë, mirë, do të bëhem bari.”

I ati nuk foli. Të nesërmën i dha një çantë ku kishte vendosur tri monedha të vjetra spanjolIe prej ari.

“I gjeta në një livadh: i ruajta që t’ia dhuroje Kishës, me rastin e shugurimit tënd. Por tani me këto do të blesh dele për vete, do t’i biesh kryq e tërthor botës, derisa do të kuptosh që si kjo kështjellë dhe si gratë e fshatit tonë s’ka për të të zënë syri gjëkundi.”

Si i tha këto, i dha bekimin të birit. Djaloshi në syrin e t’et kishte vënë re se edhe ai kishte dëshirë të udhëtonte: kjo dëshirë kishte mbetur ende e zjarrtë, ndonëse atij burri i qe dashur ta ndrydhte për vite me radhë, duke i rrokullisur me zor vitet aty në fshat për një pikë ujë dhe për një kothere bukë sa për të mbajtur frymën./ KultPlus.com

“Toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse ne do të jemi më të mirë apo të këqinj”

Fragmenti më domethënës nga romani “Alkimisti” i autorit Paulo Coelho.

– Dielli ra në mendime dhe vendosi të shndrisë edhe më shumë. Era, që kënaqej nga ky kuvendim, fryu edhe më shumë, që rrezet e diellit mos e arrinin djaloshin.

“Për këtë është Alkimia,” shtoi ai. “Që secili nga ne të kërkojë thesarin dhe ta gjejë, e më pas të dëshirojë të bëhet edhe vetë më i mirë se më parë. Plumbi do të hyjë në punë derisa bota mos të ketë më nevojë për të. Paskëtaj atij i duhet të shndërrohet në flori. Këtë gjë bëjmë ne Alkimistët: na tregojnë se, sa herë që duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi, edhe gjithçka që na rrethon bëhet më e mirë.”

“Atëherë, pse thua që unë nuk e njoh Dashurinë?” pyeti Dielli.

“Sepse Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthor siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti. Dashuria është burimi që vë në lëvizje dhe e bën më të mirë Shpirtin e Botës. Kur arrita ta kuptoj për herë të parë, atëherë m’u mbush mendja se ishte e përsosur. Por më pas vura re se ajo ishte pasqyra e të gjitha krijesave e se brenda mbante luftërat dhe dëshirat e tyre. Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi më të mirë apo të këqinj ne. Këtu hyn dhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi.”

“Ti ç’kërkon nga unë?” e pyeti Dielli.
“Të thashë, më ndihmo të bëhem erë,” u përgjigj djaloshi.
“Natyra më mban si më të mençurën e krijesave,” shtoi Dielli, “por s’di qysh të të bëj erë.”
“E kujt t’i lutem tani?”

Për një hop Dielli qëndroi i heshtur. Era, që ende mbante vesh, donte të përhapte aty për aty nëpër botë lajmin se njohuritë e Diellit ishin të pamjaftueshme. Megjithatë, s’dëshironte të largohej nga ai djalosh që fliste Gjuhën e Botës.

“Fol me Dorën, se ajo ka shkruar gjithçka!” tha Dielli. /KultPlus.com

“Alkimisti” i Paulo Coelhos dhe mposhtja e frikës nga e ardhmja

Pse duhet të lexojmë ende sot romanin “Alkimisti” të Paulo Koelhos? Cilat janë leksionet shumë të vlefshme që bart ai? I botuar për herë të parë në vitin 1988 në Brazil, dhe më pas ipërkthyer në 56 gjuhë të tjera, ky libër është shitur në mbi 100 milionë kopje dhe tek më shumë se 156 vende të botës.

“Alkimisti” si një mënyrë për ta mposhtur frikën

Duke qenë një roman bashkëkohor, “Alkimisti” i Paulo Koelhos trajton shqetësimet e një brezi, të rritur në një epokë të karakterizuar nga përparimi i shpejtë i teknologjisë dhe globalizimi. I botuar gjatë tensioneve të vazhdueshme ndërkombëtare të Luftës së Ftohtë në fundin e viteve 1980, romani trajton drejtpërdrejt temat e frikës dhe kontrollit.

Lufta e Ftohtë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, u karakterizua dukshëm nga përparime të mëdha teknologjike e ushtarake, dhe kur lufta bërthamore ishte një mundësi reale. Romani i Koelhos apelon drejtpërsëdrejti që të mos lejojmë që frika të diktojë vendimet individuale mbi jetën e gjithsecilit.

Fuqia për të vendosur mbi të ardhmen personale

Romani mbështet fuqimisht fuqinë që individi të marrë nën kontroll të ardhmen e tij. Ky mesazh ka ndikuar tek njerëzit e të gjitha kulturave, dhe tek një brez ku ekspozimi ndaj “tmerreve të botës” ka paralizuar shumë njerëz.

Tema më e spikatur e “Alkimistit”, është ideja se çdo njeri ka një “legjendë personale” – një lloj fati ideal – dhe se çdokush mund të zgjedhë nëse do ta ndjekë apo jo. Në fillim të romanit, protagonisti kryesor Santiago niset në kërkim të legjendës së tij personale, falë takimit me Melkizedekun, një plak i moshuar që ishte shumë i zgjuar.

Melkizedeku i shpjegon Santiagos se të gjithë njerëzit e njohin legjendën e tyre personale në rininë e tyre, por e harrojnë atë ndërsa rriten, pasi janë të verbuar dhe të bllokuar nga frika, ankthi dhe shqetësimet e tjera të kësaj bote. Edhe për këtë arsye, libri duket sikur i flet ndërgjegjes së njerëzve në vitin 2022.

Ne jemi të verbuar dhe penguar nga tundimet, ankthet, të mbyllur nëpër kafazet tona. Kafaze që na imponoi pandemia, por edhe kafaze që i kemi ndërtuar vetë për të “shpëtuar” nga frika. Prandaj ndihemi si të përhumbur. Ndaj leximi i një libri të tillë, duhet të na kujtojë se tek secili prej nesh, ekziston një “zjarr i brendshëm” që ia vlen të kultivohet.

Origjina e “Alkimistit”

Historia që trajton ky roman nuk është shpikur nga Koelho, pasi i ka rrënjët tek një literaturë shumë më e vjetër. Shëmbëlltyra e dy ëndërrimtarëve që ëndërrojnë thesarin e njëri-tjetrit,shfaqet në një histori tradicionale hebreje. Shkrimtari argjentinas, Horge Luis Borges, i ripërdori këto tregime të vjetra hebreje në “Përrallën e dy ëndërrimtarëve” të vitit 1935. Koelho, një shkrimtar i Amerikës së Jugut ashtu si Borges, iu bashkua kësaj tradite. Po ashtu është e drejtë që ai zgjodhi një tematikë  të tillë si një kornizë për romanin e tij, që trajton në mënyrë të hapur çështjen e fesë, duke ia përshtatur këto tema lexuesit bashkëkohor.

Ky bashkim kompleks midis traditës dhe bashkëkohësisë, është i dukshëm në karakterin e Melkizedekut. Melkizedeku është një figurë biblike që përmendet në Bibël si prift dhe mbret i Salemit, por karakteri i të cilit nuk është zhvilluar plotësisht. Koelho e ripërdor këtë figurë, duke i caktuar atij një rol të ri si mbrojtës i njerëzve që ndjekin legjendat e tyre personale, duke ruajtur detaje biblike për personazhin, sikurse është edh titulli i tij “Mbreti i Salemit”./bota.a/ KultPlus.com

‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: Alkimisti

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

“Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. “Alkimisti” i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë mban statusin e romanit modern por klasik.”

“Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit.”

Romani magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë.

Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesarin gjendej pikërisht në shtëpinë e vet.

E brishtë, ndjellëse, dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

Dhjetë mësime të mrekullueshme nga ‘Alkimisti’

“Alkimisti” i Paulo Koelhos ëstë një nga librat më të shitur të historisë. Historia e Santiagos, bariut që udhëton për ta realizuar “Legjendën vetjake” ka frymëzuar njerëz nga e mbarë bota që t’i jetojnë ëndrrat e tyre.

Më poshtë lexojini pjesët më të njohura që duhet t’i aplikoni në jetën tuaj:

1. FRIKA ËSHTË PENGESË MË E MADHE SE VETË PENGESA
Thuaji zemrës tënde se frika nga vuajtja është më e keqe se vetë vuajtja. Dhe se asnjëherë zemër nuk ka vuajtur ndonjëherë kur është nisur në kërkim të ëndrrave të saj, sepse çdo sekondë e kërkimit është një sekondë i takimit me Zotin dhe përjetësinë. Secili kërkim i ri kërkon të hysh në toka të pashkelura – kjo është e frikshme. Por me çdo rrezik të madh vjen shpërblim i madh. Përvojat që fiton duke ndjekur ëndrrën tënde do t’i japin vlerë gjithë kësaj.

2. AJO QË ËSHTË “E VËRTETË” ÇDOHERË DO TË MBETET
Nëse ajo që dikush e gjen është e bërë nga materia e dëlirë, nuk do të prishet asnjëherë. Dhe mund të kthehesh çdoherë tek ajo. Nëse ajo çfarë ke gjetur qe veç një moment drite, si shpërthimi i një ylli, kur të kthehesh nuk do të gjeje asgjë. E vërteta nuk mund të mbulohet me tym – ajo çdoherë do të qëndrojë e sigurtë. Kur e kërkon vendimin “e duhur”, ky do të jetë ai vendim që i reziston testit të kohës dhe peshës së shqyrtimit.

3. THYEJE MONOTONINË
Kur secila ditë është e njejtë me tjetrën, kjo është sepse njerëzit dështojnë në njohjen e gjërave të mira që ndodhin në jetët e tyre çdo ditë që dielli lind. Falënderimi është praktika e gjetjes së të mirës në secilën ditë. Jeta lehtë mund të bëhet e ndenjur, e zakonshme dhe monotone, por kjo ndryshon varësisht nga ajo që ne zgjedhim të shohim. Ka çdoherë një anë të mirë, nëse e kërkon.

4. PËRQAFOJE TË TASHMEN
Sepse unë nuk jetoj as në të kaluarën as në të ardhmen. Më intereson vetëm e tashmja. Nëse mund të koncentrohesh çdoherë në të ardhmen, do të jesh i lumtur. Nuk ka asnjë domethënie të jetosh në të ardhmen dhe ta lejosh atë të të definojë, as të humbesh dhe të jesh anksioz për të. Por në çastin e tanishëm, ti je në fushën e mundësisë – mënyra se si të ndërvepron me të tashmen do ta drejtojë jetën tënde.

5. SUKSESI YT ËSHTË ME EFEKT VALËZIMI
Kjo është çfarë bëjnë alkimistët. Ata na e shfaqin se, kur përpiqemi të bëhemi më të mirë nga sa jemi, çdo gjë përreth nesh bëhet më e mirë gjithashtu. Rritja, ndryshimi dhe evolucioni janë të thurrura në pëlhurën e realitetit. Duke u bërë version më i mirë i vetes, krijohet një efekt valëzimi që i bën mirë gjithçkaje rreth teje: mënyrës së jetesës, familjes, miqve dhe komunitetit.

6. MERRE VENDIMIN
Kur dikush merr një vendim, zhytet në një rrymë të fuqishme që do ta dërgojë në vende për të cilat asnjëherë nuk ka ëndërruar kur në fillim e ka marrë vendimin. Është e lehtë të hutohesh nga e panjohura dhe detajet e imëta të ëndrrave tua. Veprat do të rrjedhin nga vetëbesimi i vendimit tënd, qëndrimi ulur nuk do të të çojë askund.

7. JI JOREAL
Unë e shoh botën në terma të asaj që do t’më pëlqente to ndodhë, jo të asaj që ndodh në fakt. Disa nga shpikjet më të mëdha nuk do të kishin ndodhur nëse njerëzit do ta kishin pranuar botën ashtu siç është. Arritjet dhe inovacionet e mëdha fillojnë me një mendësi që injoron të pamundurën.

8. VAZHDO TË NGRITESH PËRSËRI
Sekreti i jetës, është të rrëzohesh shtatë herë e të ngritesh tetë. Disa nga romanet më të mëdha të historisë janë botuar pas qindra rrefuzimeve. Shyqyr që ata shkrimtarë nuk janë dorëzuar.

9. PËRQËNDROHU NË UDHËTIMIN TËND
Nëse dikush nuk është çfarë të tjerët presin, ata mllefosen me të. Duket sikur gjithsecili ka një ide të qartë se si duhet të tjerët të jetojnë, por askush nuk di si ta jetojë jetën e vet. Është e lehtë të ndikohemi nga të tjerët, por do të jemi të mjerë nëse përfundojmë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Nuk asgjë të gabuar në marrjen e këshillave dhe të mësuarit nga të tjerët, por sigurohu që kjo përputhet me dëshirat dhe ëndrrat e tua.

10. ÇDOHERË VEPRO
Ka vetëm një mënyrë për të mësuar. Kjo është veprimi. Mund të studiosh, të lexosh, të dëgjosh por përvoja e plotë është atëherë kur vepron. Kur të përfundosh me shënjestrimin, tërhiqe këmbëzën./supergrate/ KultPlus.com