Norvegjia ndalon shitjen e alkoolit gjatë natës

Qeveria norvegjeze njoftoi sot ndalimin e shitjes së alkoolit gjatë natës, si edhe uli kufirin në tubimet private, duke synuar frenimin e rritjes së mprehtë të rasteve të COVID-19.

Që nga e premtja, shitja e alkoolit do të ndalohen nga mesnata dhe restorantet e baret nuk do të lejohen të pranojnë klientë të rinj pas orës 22:00.

“Ne po shkojmë në drejtim të gabuar”, tha kryeministrja Erna Solberg në parlament.

“Komunat ose qytetet me norma shumë të larta infektimi duhet të marrin në konsideratë masa të tilla si mbylljen e qendrave të stërvitjes, pishinat, bibliotekat dhe muzetë”, shtoi  ajo.

Kufiri aktual i 50 personave për tubime private u ul në 20 vetë, duke filluar nga e hëna.

Banorëve u është kërkuar që të kufizojnë kontaktet e tyre shoqërore dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke përfshirë shmangien e udhëtimeve jothelbësore në familje.

Norvegjia, një vend me 5,3 milionë banorë, ka regjistruar rreth 22 000 raste infektimi dhe 282 vdekje të lidhura me virusin./ atsh/ KultPlus.com