CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere: Një perlë mesdhetare

Media prestigjoze amerikane CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

CNN e ka renditur Shqipërinë mes vendeve si Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa thkeson se, Shqipëria është një perlë mesdhetare

“Ku të shkoni këtë verë: 12 ide destinacioni. Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, shkruan CNN./atsh/KultPlus.com

Mbajti dorën e vajzës së tij të vdekur, flet protagonisti i fotos që u bë virale

Babai i cili u fotografua duke mbajtur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare nën rrënojat e tërmetit në Kahramanmaras, tha se ajo vdiq në momentet e para pas tërmetit.

Në deklarata për CNN Turk, Mesut Hancer tha se humbi edhe anëtarët e tjerë të familjes në tërmet, duke përfshirë nënën e tij, dy vëllezërit më të mëdhenj dhe një kunatë.

Hancer tha se arriti të shkonte te vajza e tij tre ditë pasi kishte rënë tërmeti. Ajo kishte qenë për vizitë te gjyshja e saj, në Kahramanmaras.

“Unë u nisa atje sapo e mora vesh për tërmetin. U përpoqa vetëm, me duart e mia, që të nxirrja vajzën time, por fatkeqësisht nuk munda”, tha Hancer.

Ai shtoi se trupi i vajzës mbi bel kishte qenë jashtë rrënojave, por pjesa tjetër ishte bllokuar nën to. Autoritetet nuk ishin në gjendje të sillnin një ashensor ndërtimi për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit të saj dhe një burrë e ndihmoi atë që ta nxirrte.

Hancer tha gjithashtu për CNN Turk se aktualisht është pa shtëpi për shkak të dëmtimit që ka ndodhur në shtëpinë e tij. /a2cnn/ KultPlus.com

Prezantuesve të CNN-it u kërkohet të reduktojnë konsumimin e alkoolit

Gjiganti amerikan i informacionit, CNN u ka kërkuar prezantuesve të tij të mirënjohur që të reduktojnë konsumin e alkoolit në ambiente të hapura për natën e Vitit të Ri.

Gjatë një takimi në prani të presidentit të ri të kanalit televiziv Chris Licht, ky i fundit vlerësoi se “konsumimi i alkoolit në transmetim live dëmtoi besueshmërinë e ekipeve të CNN dhe respektin e të cilit ai mund të gëzojë te shikuesit”, sipas revistës amerikane ”Variety”.

Vitet e fundit, shikuesit amerikanë janë mësuar të shohin prezantuesit e njohur Anderson Cooper dhe kolegët e tij duke pirë alkool në ”Times Square” të Nju Jorkut, pasi festa e Vitit të Ri ishte në kulmin e saj.

Skena që bënë bujë, që tregonin një Anderson Cooper qesharak ose bashkëprezantuesin e tij Andy Cohen që rrëkëllenin tekila./ KultPlus.com

CNN e radhit Prishtinën në mesin e 21 qyteteve që nuk vlerësohen sa duhet

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është renditur në mesin e vendeve më të nënvlerësuara në Europë nga mediumi i njohur ndërkombëtar, CNN.

Kjo u bë në një artikull ku janë renditur 21 vendet që nuk vlerësohen aq sa e meritojnë, përcjell Express.

Ballkani ka kaq shumë për të rekomanduar, nga ishujt e egër përgjatë bregdetit dalmat deri tek ecjet sfiduese nëpër vargmalet e tij. Dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është jashtëzakonisht e nënvlerësuar, shkruan CNN.

Ajo ka një kulturë shumë të shprehur kafeneje, duke shërbyer kafe që do t’i bënte krenarë baristat më të mirë austriakë, shkruan mediumi amerikan.

Soma Book Station dallon nga tjerat. Ndërkaq, pishina e madhe në parkun e Gërmisë është një vendtakim gjatë verës, vijon shkrimi. / KultPlus.com

CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun

Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e medias prestigjioze amerikane CNN e cila fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Evropës.

Rama u shpreh se, ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediet ndërkombëtare.

“Edhe CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Evropës. Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediet ndërkombëtare”, nënvizoi Rama.

“Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të madhe e kemi forcën për t’ia dalë”, shkroi Rama.

Shkrimi i plotë i CNN:

Shumë më pak e njohur nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Shqipëria është ende një sekret që ruhet mirë mes udhëtarëve të zgjuar, por që nuk ka shumë gjasa që të qëndrojë e tillë për një kohë të gjatë.

“Kroatët dhe evropianët në përgjithësi po e zbulojnë tani bregdetin shqiptar”, thotë Alan Mandiç i kompanisë “Secret Dalmatia”.

“Ajo është përrallore dhe është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra dhe plazhet, këtu ndodhet gjithçka”, thekson ai.

Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera shqiptare janë Ksamili, pranë kufirit me Greqinë, dhe Himara e Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët me çmime shumë të lira, të kapur direkt nga deti Jon, ndërkohë që jeni duke vështruar hapësirën e tij vezulluese.

Cila shkollë në Kosovë po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare?

Sistemi i edukimit me renome botërore dhe i cilësuar në vlerësimet ndërkombëtare si sistemi më i mirë i edukimit në botë tani e 5 vite operon në Kosovë me qasje unike në edukimin e fëmijëve. Bëhet fjala për sistemin finlandez të arsimit në Shkollën Finlandeze e cila tashmë është bërë fenomen global në kuadër të modelit të veçantë të qasjes në edukim të fëmijëve ku shkolla pasqyrohet çdo ditë në gjigantin medial CNN si një nga shkollat më inovative në botë.

Qasja finlandeze dhe arsimimi i fëmijëve në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ të mësimnxënies me metodologjinë më moderne të arsimit në botë iu mundëson fëmijëve zhvillim dhe avancim akademik dhe rritje emocionale të cilat hapin rrugëtimin e tyre drejt studimeve në fusha të ndryshme të edukimit në studimet universitare në universitetet më prestigjioze anembanë globit. Ky sistem ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe gjigandit medial CNN i cili tashmë pasqyron modelin unik të Shkollës Finlandeze si një nga modelet më inovative dhe të avancuara në edukimin e gjeneratave të reja me vëmendje në zhvillimin e fushave të ndryshme si artit, shkencave, dhe të tjera.

Duke filluar nga kopshti e deri në edukimin në shkollën e mesme, Shkolla Finlandeze zbaton qasjen e veçantë finlandeze të bazuar në projekte dhe praktikë; Zhvillimit të kreativitetit përmes lojrave dhe metodave kreative; Avancimit në shkenca dhe matematikë përmes eksperimenteve praktike dhe zhvillimit të njohurive të avancuara në robotikë dhe kodim. Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore.

Përveç prestigjit të edukimit finlandez, Shkolla Finlandeze gërsheton edhe diplomën prestigjioze të Cambridge AS & A Level të akredituar nga Universiteti i Cambridge e cila përgatit nxënësit për universitet dhe arsim të lartë dhe iu mundëson atyre të marrin diplomën e shkollës së mesme e njohur si Cambridge International AS & A Level. Diploma e Cambridge për shkollë të mesme është njëra ndër diplomat më të njohura, të pranuara, dhe të respektuara në botë sa i përket kualifikimeve të shkollës së mesme.

Çdo vit, rreth një milion nxënës nga 10,000 shkolla në 160 vende të ndryshme përgatiten për të ardhmen e tyre me programet dhe kualifikimet e Cambridge. Suksesi me Cambridge ka rezultuar në raste të shumta të pranimit të nxënësve në universitetet më të mira në botë – në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Australi, Kanada, Gjermani, Finlandë dhe vende të tjera.

Për më shume informata ju lutemi plotësoni linkun e mëposhtëm https://kosovo.finnish.school/register.html ose na kontaktoni në 045 235 650, apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë.

Presidentja Osmani në CNN për Serbinë: Nuk mund të ecësh në rrugë të Moskës dhe të BE-së

Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN International”, Presidentja Vjosa Osmani ka folur për aspiratat e Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka shikuar të gjejë rrugë tjetër, pos asaj Euroatlantike.

Osmani ka folur edhe për pikëpamjet se Serbia po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk beson në diçka të tillë.

“Serbia provon të ecën edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, të të njëjtën kohë”.

Për kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Presidentja Osmani ka thënë se pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, “çdokush” e ka kuptuar se të jesh në NATO, do të thotë të jesh i sigurt.

“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes. Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave”, ka thënë Osmani. /Express/ KultPlus.com

Gorilla më e vjetër e njohur në botë festoi ditëlindjen e 65-të

Fatou, një gorillë e ultësirës perëndimore që besohet të jetë më e vjetra në botë, sapo festoi ditëlindjen e saj të 65-të në kopshtin zoologjik të Berlinit, shkruan CNN, përcjell KultPlus.

“Zonja jonë Gorilla sot feston ditëlindjen e saj të 65-të, duke e bërë atë Gorillan më të vjetër në botë”, ka shkruar kopshti zoologjik në Instagram.

“Torta tradicionale e ditëlindjes nuk mund të mungonte as këtë vit. Vakti i ditëlindjes është gjithmonë diçka shumë e veçantë për Fatoun”, tha kopshti zoologjik.

Fotografitë e përfshira në postim treguan primatin e madh duke shijuar një tortë të zbukuruar me manaferra dhe fruta për të formuar numrat “65”.

Fatou mbërriti në Berlin në vitin 1959 përmes asaj që kopshti zoologjik i përshkruan si “rrethana të pazakonta” në një njoftim nga ditëlindja e saj e 61-të.

Një marinar përdori gorillan e re për të paguar tavernën e tij në një tavernë në Marsejë, Francë, pas së cilës ajo u transportua nëpër Evropë përpara se të blihej përfundimisht nga kopshti zoologjik në Gjermani. Ajo u vlerësua të ishte vetëm dy vjeç në momentin e mbërritjes së saj.

Në vitin 2019, Fatou u emërua “gorilla më e vjetër e gjallë në robëri” nga Guinness World Records pasi Trudy, një gorilla e lindur në 1956, vdiq.

Fatou është një nga kafshët e vetme në kopshtin zoologjik të Berlinit e lindur në natyrë, sipas njoftimit për shtyp.

Gorillat zakonisht jetojnë deri në 50 vjet, vuri në dukje Guinness. /KultPlus.com

Osmani thotë qartë për CNN: Kosova do të qëndrojë si komb i pavarur dhe sovran

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë ekskluzive për median e njohur ndërkombëtare, CNN, ku ka biseduar për luftën në Ukrainë dhe si mund të ndikojë ajo në Kosovë, përcjell KultPlus.

Osmani gjatë kësaj interviste ka biseduar edhe për veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kohës sa ai ishte pjesë e ish-presidentit, Sllobodan Millosheviqit.

“Ai [Aleksandar Vuçiq] voton pro rezolutës së OKB-së që e dënon pushtimin rus të Ukrainës, por kur duhet të ndërmarrë veprime kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, qoftë ekonomike apo të tjera, ai asnjëherë nuk i ndërmerr këto veprime. Në fakt, Beogradi është i vetmi kryeqytet evropian, ku janë organizuar protesta pro Putinit me mbështetjen e plotë të qeverisë, ashtu si edhe të opozitës. Më duhet t’jua rikujtoj se presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shërbyer si ministër i Propagandës në pushtetin e e Millosheviqit. Ai është shumë i mirë të bëjë propagandën që Rusia e mbështet”.

Ajo deklaroi se Kosova, që Serbia e sheh si shtet të përkohshëm, do të mbrojë me çfarëdo çmimi pavarësinë dhe sovranitetin e vet.

“Në 10 vjetët e fundit, ai ka arritur të rrisë bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë në nivelin që nuk ka qenë asnjëherë më parë. Vetëm një shembull, në vitin 2012 numri i ushtrimeve ushtarake mes Serbisë dhe Rusisë ka qenë 2 në vit, derisa tani është më shumë se 100 në vit. Ditëve të sotme shohim marrëveshje për blerjen e armëve mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe Serbisë dhe Kinës, dhe kjo na shqetëson të gjithëve në rajonin tonë”.

“Sa më shumë armë që blejnë, aq më shumë bëjnë përpjekje destabilizuese ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia vazhdon të na shohë si shtete të përkohshme, çka qartazi nuk është e vërtetë. Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane, dinamike dhe demokratike. Do të mbrojmë atë që kemi arritur dhe jemi gati të paguajmë çfarëdo çmimi për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e pavarur dhe sovran që e kemi sot”.

Ajo gjithashtu ka shtuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha shtetet, qofshin të vogla apo të mëdha, të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus.

“Kemi humbur shumë njerëz në luftën e Kosovës. e madje data 14 prill shënon edhe Ditën Kombëtare të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë. Çfarë po shohim në Ukrainë, njerëz duke u vrarë, fëmijë duke u vrarë, gra e burra po përdoret si një mjet për luftë. Kur lufta të mbarojë, njerëzit të cilët kryen krime duhet të përballen me drejtëinë, gjë të cilën nuk e kemi parë, fatkeqësisht, në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku jemi përballur me mohimin e gjenocidit. Nuk kemi parë drejtësi për viktimat e luftës akoma”. /KultPlus.com

Duke folur për pushtimin rus, Osmani kujton luftën e Kosovës: Ne flasim e jetojmë falë bombardimeve të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë ekskluzive për median e njohur ndërkombëtare, CNN, ku ka biseduar për luftën në Ukrainë dhe si mund të ndikojë ajo në Kosovë, përcjell KultPlus.

Në intervistë me gazetaren, Christiane Amanpour, Osmani deklaroi se Kosova është një vend i vogël, por ka një zë të veçantë në mënyrën se si ata e shohin luftën në Ukrainë nga pushtimi rus.

“Edhe pse jemi një vend i vogël, besoj se kemi një zë të veçantë në mënyrën se si e shohim luftën në Ukrainë nga pushtimi rus, gjë që na kujton se çfarë u desh të kalonim para 23 viteve edhe populli i Kosovës. Ne ishim viktimë e gjenocidit dhe krimeve të luftës, por bota nuk na riktheu shpinën dhe ne jetojmë sot falë bombardimeve të NATO-s”.

Tutje, ajo tha se me një njeri sikurse Putini, paqja nuk mund të arrihet, e lufta në Ukrainë mund të ndikojë në Ballkanin Perendimor.

“Ne gjithashtu duhet të kuptojmë që çfarë po ndodhë në Ukrainë mund të ndikojë në të gjithë botën, sidomos për neve në Evropë. Mund të duket se jemi shumë larg nga Ukraina, por hegjemonia dhe mentaliteti imperalist që Rusia po mundohet të shtyjë përpara është diçka që mund të ketë ndikim edhe në Evropë. Rusia është përpjekur për një kohë të gjatë që të destabilizojë Ballkanin Perendimor përmes Serbisë, që e shohin si një aleat për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë bërë përmes përpjekjeve që të destabilizojnë në Kosovë, Bosnjë dhe në Mal të Zi. Këto përpjekje për destabilizim kanë mundësuar ekzistimin e një shqetësim të ri dhe më të rrezikshëm”, deklaroi presidentja. /KultPlus.com

CNN promovon Shqipërinë dhe Kosovën për sezonin turistik 2022

Shqipëria dhe Kosova janë dy nga gjashtë destinacionet që CNN sugjeron për turistët për sezonin veror 2022. Kjo pasi vendi jonë dhe Kosova konsiderohen si vende me risk të ulët rreziku nga pandemia e Covid.

“Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje : Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan CNN.

CNN bazohet në analizat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë kategorizuar vende ne 4 nivele, sipas rrezikshmërisë nga Covid dhe masave anti-Covid.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1.

Por pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbeten ende në Nivelin 4, pra me risk të madh.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021.

Kjo e vendos Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut të gjitha në kategorinë e rrezikut “Shumë të lartë” për Covid-19.

CDC cakton një destinacion me rrezik të Nivelit 4 kur më shumë se 500 raste për 100,000 banorë regjistrohen në 28 ditët e fundit. Shumë nga emrat e shteteve të mëdha në Evropë mbeten në Nivelin 4 edhe me fillimin e sezonit të udhëtimeve pranverore. / KultPlus.com

Finlanda e Suedia po përpiqen të anëtarësohen në NATO, kërcënohen nga Rusia

Ndërsa Finlanda dhe Suedia konsiderojnë anëtarësimin në NATO, Kremlini ka paralajmëruar se zgjerimi i aleancës nuk do të sjellë më stabilitet në Evropë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i aleancës, natyrisht, nuk do të çojë në më shumë stabilitet në kontinentin evropian”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA thanë se çështja doli në takimin ministror të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.

Qeveria finlandeze do të paraqesë një dokument sigurie që përfshin një anëtarësim të mundshëm në NATO për diskutim parlamentar të mërkurën, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm i vendit.

“Kjo i jep Parlamentit tani një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e anëtarësimit të mundshëm në NATO dhe/ose zgjidhje të tjera të sigurisë. Dhe më pas bazuar në atë debat, sigurisht, qeveria do të nxjerrë përfundimet së bashku me Presidentin e Republikës”, u tha Pekka Haavisto gazetarëve përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Haavisto shtoi se ishte “e rëndësishme” që Suedia fqinje po ndjek një “proces të ngjashëm” për të cilin ai pret të marrë kohë. “Por sigurisht që ne shkëmbejmë informacione gjatë gjithë kohës dhe, shpresojmë, nëse marrim lloje të ngjashme vendimesh, ne mund t’i bëjmë ato në të njëjtën kohë”, tha ai./ KultPlus.com

CNN: Rusia ka filluar tërheqjen e disa prej forcave të saj nga rrethi i Kievit

Televizioni amerikan CNN po raporton se Rusia ka filluar tërheqjen e disa prej forcave të saj ushtarake nga rrethina e Kievit.

Gazetari i CNN, Jim Sciutto, ka raportuar disa nga forcat ruse kanë filluar tërheqjen e disa forcave të saj nga rrethina e Kievit.

“Rusia po fillon tërheqjen e disa prej forcave të saj nga rrethina e kryeqytetit ukrainas Kiev”, ka shkruar ai.

Duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë, gazetari Sciutto thotë se tërheqja është një ndërrim i strategjisë ruse.

Një numër i madh i makinave ushtarake me flamuj rusë raportohet se po tërhiqen nga drejtimi i Kievit.

Zëvendësministri rus, Aleksander Fomin, sot deklaroi se kanë vendosur që të ndërprejnë aktivitetin e tyre ushtarak në drejtim të Kievit. / KultPlus.com

Kunis dhe Kutcher i mblodhën 30 milionë dollarë donacione për refugjatët e Ukrainës

Aktorët e njohur të Hollywoodit, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, kanë arritur t’i mbledhin më shumë se 30 milionë dollarë për refugjatët ukrainas, të cilët po largohen nga vendlindja si pasojë e pushtimit të vazhdueshëm rus, raporton CNN-i të hënën.

Përmes një videoje të postuar më herët në rrjetet sociale, ata i falënderuan të gjithë përkrahësit për donacionet e tyre.

“Më shumë se 65 mijë njerëz kanë dhuruar për këtë kauzë. Jemi shumë mirënjohës për gjithë këtë përkrahje. Tani me ndihmën tuaj e kemi arritur shumën e synuar prej 30 milionë dollarësh”, deklaroi Kunis.

Tutje, aktorja tha që pavarësisht se ky donacion nuk e zgjidh krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, “përpjekja jonë kolektive e lehtëson procesin e zhvendosjes së kaq shumë njerëzve, të cilët gjenden në një situatë të vështirë dhe të cilët po i pret një e ardhme e pasigurt. Puna jonë nuk ka përfunduar ende. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që gjithë kjo dashuri që erdhi si pjesë e kësaj fushate, ta gjejë ndikimin maksimal tek personat në nevojë”.

Çifti i famshëm i showbizit, në fillim të muajit mars bëri të ditur se i ka dhuruar 3 milionë dollarë për bashkatdhetarët e Kunisit, e cila ka lindur në Ukrainë.

Të hollat e mbledhura do të dhurohen për strehimin e refugjatëve ukrainas. / KultPlus.com

Actress Mila Kunis, left, and actor Ashton Kutcher, right, sit courtside together at the NBA basketball game between the Phoenix Suns and Los Angeles Lakers on Tuesday, February 12, 2013, in Los Angeles. (AP Photo/Danny Moloshok)

Zelenskyy: Jam gati për negociata me Putinin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se është gati për negociata me Presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje do të thoshte: “se kjo është një Luftë e Tretë Botërore”.

Unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha ai për rrjetin televiziv CNN, në një intervistë të transmetuar të dielën.

Zoti Zelenskyy ka bërë thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse për paqe me Moskën falë së cilave do të rivendosej siç tha ai integriteti territorial e do të sigurohej drejtësi për Ukrainën. Apeli i zotit Zelenskyy për një raund tjetër bisedimesh erdhi një ditë pasi negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë afruar më pranë marrëveshjes lidhur me çështjen e heqjes dorë nga Ukraina prej qëllimit të saj për t’u anëtarësuar në NATO. Por negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak shkruante në Twitter se pozicionet e Kievit janë të pandryshuara, duke përmendur kërkesën për armëpushim, tërheqje të trupave ushtarake ruse dhe garanci të forta sigurie, shoqëruar me një formulë konkrete.

Zoti Zelenskyy i tha CNN-it se forcat ruse hynë në Ukrainë: “për të na shfarosur, e vrarë”, por ai tha se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga sovraniteti apo integriteti i saj.

Rusët kanë vrarë fëmijët tanë. Nuk mund ta kthejmë pas atë që ka ndodhur. Nuk mund të kërkosh nga Ukraina të njohë disa territore si republika të pavarura. Këto kompromise janë thjesht të gabuara”, tha zoti Zelenskyy.

Moska i referohet veprimeve të saj në Ukrainë si një operacion special për të dobësuar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të goditur ata që i quan nacionalistë të rrezikshëm. /VOA/ KultPlus.com

Shkolla Finlandeze në Kosovë shfaqet në televizionin CNN

Gjiganti televiziv CNN pasqyron për herë të dytë brenda vitit aktivitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve nga Shkolla Finlandeze.

Shkolla Finlandeze po merr pjesë në kampanjën e CNN më të madhe në botë rreth mbrojtjes së ambientit dhe ngrohjes globale me sloganin #CallToEarth. Në mesin e qindra aktivistëve dhe shkollave që marrin pjesë në këtë kampanjë për të rritur ndërgjegjësimin rreth mbrojtjes së ambientit, Shkolla Finlandeze është përzgjedhur për aktivitetet më inovative dhe ndërgjegjësuese në rajon të cilat janë organizuar përgjatë një muaji duke përfshirë aktivitete të shumta në këtë drejtim.

Në një kohë ku organizatat ndërkombëtare më të fuqishme në botë rrisin zërin dhe ndërmarrin vendime për të ndërmarr veprime në mbrojtjen e ambientit si dhe ngrohjes globale (si Kombet e Bashkuara në samitin e para disa ditëve), Shkolla Finlandeze vazhdon edukimin e nxënësve përmes metodave më inovative dhe duke edukuar nxënësit në çështjet me rëndësi primare në komunitet dhe më gjerë. Nxënësit kanë përgatitur video të veçanta në lidhje me aktivitetet të cilat janë publikuar në rrjetin më të madh televiziv në botë, CNN, ku aktivitetet e tyre dhe ndikimi i tyre po vërehet ndërkombëtarisht dhe nga komuniteti.

Në mesin e aktiviteteve të shumta të organizuara, nxënësit kanë organizuar aktivitetet si më poshtë:

Pastrimin e lagjeve nga mbeturinat

Ndërtimi i skulpturës #CallToEarth nga materialet e ricikluara dhe mbushja e saj me mbeturinat e mbledhura nga lagjet

Krijimi i instrumenteve muzikore përmes mbeturinave

Krijimi i punimeve artistike dhe punëdore përmes materialeve të ricikluara

Ndarja e mesazheve të nxënësve dhe shkollës se si jemi duke mbrojtur ambientin

Ligjërimi i nxënësve nga shkolla e mesme tek nxënësit e nivelit fillor rreth mbrojtjes së natyrës

Ndërtimi i ushqyesve të zogjve përmes shisheve të ricikluara

Krijimi i maskave të fytyrës përmes produkteve të shtëpisë dhe meditimi në natyrë. / KultPlus.com

Kopshti magjik i orkideve magjepsëse

Si do të ndiheshit po të jetoni të rrethuar me 13.000 orkide magjepse, në një kopsht si asnjë tjetër?

Paqe. Qetësi. Magji. Janë disa nga ndjenjat që vizituesit ndjejnë kur vizitojnë kopshtin e njohur “Floating Flower Garden: Flowers and I are of the Same Root, the Garden and I are One”, shkruan CNN, transmeton KultPlus.

Kopshti përbëhet nga 13.000 orkide të gjalla të varura nga tavani lart, ato rriten përgjatë disa telave të padukshëm, në këtë mënyrë të jepet përshtypja se orkidetë po rrinë në ajër.

Përderisa orkidetë rrinë pezull në ajër, i dhurojnë vizituesve hapësirë dhe mundësi më të madhe për të eksploruar ‘kopshtin magjik’.

Orkidet, në këtë kopsht janë të llojeve të ndryshme e me shumë ngjyra. Ato mund të jetojnë pa tokë, dhe ne mund të mësojmë kaq shumë gjëra nga këto orkide dhe bimë të tjera. Ato kanë më shumë histori sesa qeniet njerëzore.

“Floating Flower Garden; Flowers and I are of the Same Root, the Garden and I are One” është duke u shfaqur në ‘TeamLab Planets’, një muze në Tokio që përmban nëntë vepra tërheqëse që inkurajojnë vizitorët të bëhen një me artin. Kjo vepër do të qëndrojë e hapur deri në fund të vitit 2022. / KultPlus.com

Momentet më të mira në ‘Tony Awards’ të shpalosura nëpër fotografi

Çmimet ‘Tony Awards’ u zhvilluan të dielën në New York. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u prezentua nga Audra McDonald në teatrin ‘Winter Garden’, shkruan CNN, transmeton KultPlus.

Disa nga mometet më të mira gjatë shfaqjes janë shpalosur përmes këtyre fotografive që shihen më poshtë:

Jared Grimes dhe Daniel J.Watts duke përformuar në skenë.

Te ‘Tony Awards’ përformuan duetin e tyre Leslie Odom Jr. dhe Nicolette Robinson.

Te kjo fotografi shihen të ftuarit e nderit, Chita Rivera dhe Sir Andrew Lloyd Webber.

John Legend, performoi me kastin e “Ain’t Too Proud”.

David Byrne performoi një këngë nga “American Utopia”.

Mary-Louise Parker, fitoi çmimin si ‘Aktorja më e mirë’ për performancën e saj në: “The Sound Inside”.

Çmimi për aktorin më të mirë iu dorëzua Andrew Burnap, për rolin e tij në “The Inheritance”. / KultPlus.com

Andrew Burnap nderohet me çmimin “Tony Awards”

Pas një vonese për shkak të pandemisë, të dielën u ndanë çmimet ‘Tony Awards’, të cilat i nderojnë projektet më të mira teatrale, me ç’rast performuan duetin e tyre Kristin Chenoweth dhe Idina Menzel, shkruan CNN, transmeton KultPlus.

Në mesin e të shpërblyerve ishin Andrew Burnap, i cili u shpall ‘Aktori më i mirë protagonist në shfaqje’ dhe Mary-Louise Parker e cila u nderua si ‘Aktorja më e mirë në shfaqje’ për rolin e saj në “The Sound Inside”.

Çmimi për ‘muzikalin më të mirë’ u dorëzua për “Moulin Rouge: The Musical”.

Çmimi për ‘Best Book of a Musical’ u dorëzua te Diablo Cody  për veprën “Jagged Little Pill”.

‘Koreografia më e mirë’ iu dorëzua Sonya Tayeh, për “Moulin Rouge: The Musical”. / KultPlus.com

Gazetarja e CNN-it largohet me 300 afganë nga Kabuli: Nuk jam sy patrembur, frikësohesha çdo ditë

Gazetarja e vlerësuar me çmime e CNN-it, Clarissa Ward u largua nga Afganistani pas disa ditësh raportimi nga rrugët e Kabulit teksa Talebanët tashmë kanë marrë pushtetin në atë vend.

Ward njoftoi në Twitter rreth orës 4.25 të shtunën në mëngjes se kishte zbritur në Doha me ekipin e saj dhe rreth 300 refugjatë nga Afganistani.

“Shumë falënderime për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre Forcës Ajrore Amerikane, e cila na transportoi, dhe Katarin, që na priti. Ne jemi shumë të lumtur”, shkroi Ward në Twitter.

Gazetarja raportoi për Talebanët dhe kishte situata më të tensionuara me anëtarët e atij grupi në Kabul, kujton The Hill. Një luftëtar i Talebanit gati sa nuk e kishte goditur gazetaren amerikane.

“Njerëzit thanë, “Kjo grua është sy e patrembur”, por unë me të vërtetë ju them se jo. Unë isha shumë e frikësuar dhe nuk më pëlqen të jem aty ku plumbat fluturojnë… Unë dridhem sa herë që dëgjoj një të shtënë. Unë i urrej të shtënat si të gjithë të tjerët”, tha Ward në një intervistë për The Hill.

Shumë gazetarë u larguan nga vendi në fillim të kësaj jave, ndërsa evakuimi i mijëra të huajve dhe afganëve që bashkëpunuan me faktorin ndërkombëtar vazhdon në aeroportin në Kabul. / KultPlus.com

Pylli nënujor spektakolar në Qipro

Një pyll spektakolar i projektuar në thellësi të plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro është prezantuar së fundmi.

Ky projekt i përbërë nga 93 skulptura ka kushtuar 1 milion euro. Autori, Jason deCaires Taylor, i cili ka bërë edhe punime të tjera nënujore në Meksikë dhe Grenada, thotë se objektivi i tij është të rikthejë në qendër të vëmendjes rindërtimin e hapësirave natyrore.

Disa nga skulpturat e tij peshojnë deri në 13 tonë dhe pas vetëm pak javësh që janë vendosur aty, kanë filluar të rrethohen nga algat e para. Taylor shpreson që në të ardhmen, e gjithë zona të “pyllëzohet” me bimësi nënujore.

“Kjo është shumë inkurajuese, do ta vizitoj herë pas herë vendin për të parë se si do të ketë lulëzuar jeta detare”, tregon ai për CNN.

Puna për ndërtimin e pyllit nisi në mars 2020, por përurimi u shty për shkak të pandemisë.

“Zgjodhëm kohën më të papërshtatshme, ishte një sfidë e vërtetë realizimi i këtij projekti”.

Muzeu nis në tokë, me hyrjen kryesore në plazhin Pernera, ndërsa një shteg i vendosur mbi një platformë pluskuese të çon nën ujë për të parë skulpturat e zhytura. / KultPlus.com

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

Presidenti amerikan, Joe Biden të dielën do të pranojë një çmim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emër të djalit të tij, Beau Biden për punën në forcimin e sistemit të drejtësisë të vendit të shkatërruar nga lufta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Në një video-mesazhi të regjistruar, të cilin e ka parë CNN-in, do të transmetohet gjatë një ceremonie në Kosovë me pranimin e medaljes presidenciale pas vdekjes së djalit të tij, i cili vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.

Biden thotë në video se çmimi është një “nder i madh” dhe se djali i tij “ra në dashuri me vendin” kur kaloi kohën atje. Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999 me forcat ushtarake serbe dhe së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kontribuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor, transmeton KultPlus.

Biden vizitoi Kosovën në vitin 2016 si nënpresident kur vendi emëroi një rrugë sipas Beau Biden jo shumë larg bazës ushtarake amerikane.

Presidenti rikonfirmoi partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe tha se mbetet akoma më shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik.

Presidenti tha se ishte i lumtur që SHBA ishte në gjendje t’i ndante Kosovës disa vaksina kundër COVID-19. Ato doza, tha ai, do të arrijnë “brenda javëve”.

Ngjarja e së dielës do të zhvillohet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ambasadori amerikan, Philip Kosnett do të marrë medaljen. Shpat Deda do të interpretojë disa këngë të Coldplay, një prej grupeve të preferuara të Beaus. / KultPlus.com

CNN: Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një intervistë të Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit, të dhënë në CNN. ”Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell KultPlus.

Alabbar thotë gjatë intervistës se do të jetë i pari që do të shkojnë në Shqipëri për të investuar pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin dhe për ta çuar përpara. Dhe si ta them unë dua të jem i pari që shkon atje.

Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 km bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë. Rritja ekonomike është mbresëlënëse, qeveri që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë.

Qeveria ka një të shkuar për shkak të qeverive të mëparshme. Asgjë nuk bëhet brenda nate dhe të gjithë treguesit janë pozitivë sipas meje”, shprehet ai./ KultPlus.com