‘Nanë, s’të dal kurrë hakut’

Nga Amela Temja

Ndoshta nuk muj’ me ta kuptu merakun që ke sa herë që bie t’flejsh e nuk mundesh mem puth sepse nuk m’ke afër, edhe pse jam aq e sigurt që ti m’puth çdo natë me zemër. Ndoshta s’kam mujt me ta prek shpirtin e me pa si t’digjet sa herë që mbi krye m’ke qëndru kur jam sëmurë por e di që ke vlue përmrena. Unë nuk e di sa e lodhshme ásht për ty mem bërtit sa herë që i dorëzohena gabimeve t’jetës por di që çikën tande s’kishe dásht me ta prek as puplat e lene ma e keqja e njerëzve. Unë nuk t’i di t’dhimtat e lindjes kur m’ke pru në jetë por di që i kishe përjetu çdo ditë, çdo sekondë veç me pa evladin tánd dhe zemrën n’gjoksin tànd si i rreh. Ndoshta unë kurrë s’kam me u ba as sa gjysma jote, por di që gjysma jeme asht plot 24 vjet prej áshtit tánd. E unë kisha mujt me ken bija e çdo femne tjetër, por jam e jotja me plot bekime, e nje grueje trime, me zemër t’madhe që e thrras nanë. Ndoshta njëmij vjet me i pas n’kyt dyrnja unë kurrë s’kam me ta shlye borxhin, edhe pse ti kur e ndin këto fjalë ngulfatesh sesi unë nuk e kuptoj që për ty jam një dhuratë e Zotit.

Unë di veç me ngreh zanin e me qajt, at’herë kur jeta m’rrzon e ma jep shuplakë tuj harrue që edhe ti i ke, por që i sheshon se t’mijat të vrasin ma shumë se tuajat dhe gjithmonë aty je. Nanë, s’të dal kurrë hakut. Sa herë bota ka hedh hi mbi evladin “vajzë” ti ke ditë mem mbyll veshët mos me i ndëgjue e m’ke thanë se ty t’kam hapë dyer n’parajsë. Ke ditë me sheshu fjalt e hallkut përreth se pse kam lind çikë e para për ty nuk asht ken turp por gëzimi ma i madh në jetë. Nuk kam pse me ta dediku dashninë veç një herë si çikë se ti e ke hak me u gzue çdo t’lume ditë. E unë veç me falendëru që e mbaj gjakun tand, gjak që më jep jetë sa t’jetë jeta./ KultPlus.com

Shoqnia jonë ia thyen krahët çikave qysh fëmijë, e mandej presin me fluturue pa u përplas dikah

Nga Amela Temja

Na i lindim bijat tona vik-tima. Mendoj që ka àrdh koha me hjek dorë prej t’krijuemit një shoqnie ku vajzat/bijat tuaja frikësohen e ruhen prej baballarëve, vllaznive e pranisë mashkullore që i rrethon.

Ushqyerja e vazhdueshme ndaj tyne se nëse një ditë duen me prek suksesin e lirinë me dorë nuk ásht te përgatitja e tynve se iu duhet me luf-tue me gjininë e kundërt. Nuk ke pse luf-ton me marr diçka që veçse e ke.

E hájrit, ásht me e pa vajzën/çikën tuj çysh n’momentin që e mbani n’krahë si bekim që t’ka prue Perëndia e jo me u frikësu se çka ka me të than familja e burrit. E kur ajo t’fillojnë “me nxan mend” mos me ndejt tuj i than se “t’ka kap rrez-iku me lind n’familje shqiptare e çikat kur lindin s’i duen maj nánë.”

Me dásht e me ta dásht çikën s’ke nevojë me e lind as n’Europë e as n’Amerikë. Shoqnia jonë i rrit vetë çikat që me pas frikë babën e vllaun. E llogjikisht s’kena ça me kundërshtu se nëse i mbani çikat n’kafaze tilla ku s’guxojnë me u hap, me fol, me bisedue, me kërku ndihmë e këshille prej babe e vllau, ata normal kanë me u ba pre e dhu-nës, e keq-trajtimit, e uljes edhe poshtërimit.

Prej kujt? Pikërisht prej njasaj gjinie që ju po ia bani gogol! Jo bre s’keni nevojë me i msue me u ruejt, por me u vetërespektue. Shoqnia jonë ia thyen krahët çikave qysh fëmijë, qysh në shpi. E mandej presin që ata me fluturue pa u përplas dikah. Na i lindim çikat vik-tima, e djemtë “mon-stra” me potencial për me iu ba keq. Msoni djemve se nánat, motrat, gratë e bijat e tynve s’kanë nevojë me i pas nën kontroll se s’janë tuj kontrollu një biznes. Mësoni se shpullat, t’rrahmet çdo lloj forme e ngritjes së dorës karshi tynve nuk tregon forcë po veç vlera t’ulta që s’i kanë hije asnjë njeriu e jo veç atynve si burra. Mësoni aman, se nderi shpisë janë të dy si evlatë e jo veç çika.

E nëse ty ta ban djali t’keqen karshi një femre ásht njëlloj si me ia ba vajzës tande djali i dikujt tjetër. S’ishit ndje mirë apo? Qashtu shkon me vijë kjo punë. Mos e zg’átni vijën. Priteni çysh n’shpija tuaja, gëzohuni kur iu lind vajzë po ashtu sikur djalë. Rritini bashkë e jo në oda të burrave e t’grave, se ata “odat e burrnisë” ku iu msoni autoritetin djemve tuj e ata “odat e turpit” ku ua msoni heshtjen bijave tuaja janë hapat e parë që i hidhni n’vra-sjen e tynve për së gjalli. Mos i lindni çikat vik-tima. / KultPlus.com