Anxhela Peristeri e mahnitshme në finalen e Eurovision-it (VIDEO)

Sonte në finalen e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Peristeri me këngën e saj ”Karma” dhe performancën e jashtëzakonshme ka ngjallur emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 2-ta me radhë për të performuar. Gjithashtu ajo mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë) / KultPlus.com

Publikohet videoklipi zyrtar i këngës së Anxhelës për Eurovision

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri.

Ditën e sotme, Anxhela ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës, i cili është punuar në detaje, xhirimet janë realizuar në Kosovë nga ImagineFilms.

Këngëtarja ka bërë dhe disa ndryshime nga versioni i parë i këngës dhe kjo është pritur shumë mirë nga publiku.

Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Më poshtë mund ta dëgjoni:

“Të kërkoja nëpër zemra bosh, e kuptoja asgjë nuk më josh” (VIDEO)

Angjela Peristeri ka rrëmbyer sonte fitoren e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, me këngën ‘Karma’, shkruan KultPlus.

Ajo përgjatë tre netëve ka performuar këngën e saj në skenën e vendosur në zemrën e kryeqytetit shqiptar.

KultPlus më poshtë ju sjellë këngën fituese dhe tekstin e saj:

Zoti nuk ma fal

Jeta si në përrallë më kish llastuar
Lart në qiell si një yll jetoja unë
Qeshja si e marrë kur ti rënkoje
E pashpirt, vetëm veten doja shumë

[REF.:]
Zoti nuk ma fal
Bota mbi mua ra
Më ike ti, më ikën miqtë
As dritë nuk kam
Zoti nuk ma fal
T’thirra, por zë nuk kam
Lotët mbledhur në dorë
Të ndryshkur janë

Se të kërkoja nëpër zemra bosh
Dhe e kuptoja asgjë nuk më josh
E vetme jam
Po, e vetme jam
Kur unë rënkoja, qeshje si i marrë
E meritoja unë tërhiqem zvarrë
Fajtore jam
Po, fajtore jam

[REF.:]
Zoti nuk ma fal
Bota mbi mua ra
Më ike ti, më ikën miqtë
As dritë nuk kam
Zoti nuk ma fal
T’thirra, por zë nuk kam
Lotët mbledhur në dorë
Të ndryshkur janë

Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh
Oh-oh-oh-oh-ooh

[REF.:]
(Zoti nuk ma fal)
Bota mbi mua ra
(Më ike ti) Më ikën miqtë
As dritë nuk kam
Zoti nuk ma fal
T’thirra por ze nuk kam
Lotët mbledhur në dorë
Të ndryshkur janë/ KultPlus.com

Angjela Persiteri fiton Festivalin e Këngës

Festivali i Këngës në RTSH ka përfunduar natën finale me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision. Është  Angjela Peristeri që me këngën ‘Karma’  rrëmbeu fitoren e këtij festivali, shkruan KultPlus.

Festivali i këngës në RTSH përgjatë këtyre tre netëve erdhi me përlot surpriza dhe këngë e interpretime mjaft të bukura.

Pandemia që ka goditur botën që në fillimet e këtij viti nuk ndaloi mbajtjen e këtij festivali, por përkundrazi i shtoj hijeshinë e shesheve shumëngjyrëshe e përplot histori të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Ndërkaq vendin e dytë e zuri kënga ‘Kush je ti dashuri’, kënduar nga Festina Mezini. Kursve vendin e tretë e rrëmbeu Sardi Struga me këngën ‘Kam me t’ba me kajt’./ KultPlus.com