Japonia bëhet vendi i 5-të që arrin Hënën

Japonia u bë vendi i pestë që dërgoi një anije kozmike në Hënë. Sipas agjencisë japoneze hapësinore JAXA, anija kozmike SLIM u ul dje rreth orës 17:20 në Hënë dhe komunikoi me dhomën e operacioneve, por panelet e saj diellore nuk po gjenerojnë energji, ndoshta sepse nuk janë në këndin e duhur.

Misioni kishte për qëllim të testonte një teknologji “precize” për mjetet e uljes dhe t’i jepte një shtysë të re programit hapësinor të Japonisë, i cili është përballur me shumë probleme vitet e fundit.

“SLIM punon vetëm me baterinë e vet dhe ne po i japim përparësi transferimit të të dhënave të tij në Tokë”, tha Hitoshi Kuninaka, kreu i JAXA, në një konferencë për shtyp.

Kjo anije, e mbiquajtur “snajperi hënor”, u përpoq të ulej brenda 100 metrave nga objektivi i saj, në vend të shumë kilometrave si anijet e tjera kozmike konvencionale. JAXA thotë se kjo teknologji do të jetë një mjet shumë i fuqishëm për eksplorimin e ardhshëm të poleve të Hënës, ku mund të ekzistojnë oksigjen dhe ujë. Megjithatë, do të duhet rreth një muaj për të verifikuar nëse SLIM i ka arritur qëllimet e veta.

JAXA kërkon të luajë një rol më të madh në hapësirë, në bashkëpunim me SHBA-në dhe të mposht konkurencën e Kinës. Ndër të tjera, ajo planifikon të dërgojë një astronaut në Hënë si pjesë e programit Artemis të NASA-s në vitet e ardhshme.

Deri më sot, vetëm katër vende, ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kina dhe India kishin arritur të ulin me sukses një anije kozmike në Hënë.

62 vite nga fluturimi i parë i njeriut në kozmos

Sot janë bërë 62 vite nga udhëtimi i parë i njeriut në hapësirë, shkruan KultPlus.

Më 12 prill 1961, me anijen kozmike ‘Vostok 1’, Juri Ggarini, u bë personi i parë i cili kreu një udhëtim përreth orbitës së tokës.

Sipas tij, gjatë këtij udhëtimi ka ndier ndryshime në peshën e tij për shkak të shtypjes atmosferike, duke iu dukur vetja sikur e kishin varur./KultPlus.com

Musk: Kërkohen së paku 1000 anije kozmike dhe 20 vjet për ndërtimin e qytetit të parë të qëndrueshëm në Mars

Tashmë dihet që Elon Musk planifikon të ndërtojë një qytet në planetin Mars dhe të dërgojë njerëz aty. Megjithatë, kjo nuk është një realitet – deri tani.

Ende ka disa gjëra që duhet të kujdesemi në Tokë. Kështu që, shpërngulja në Mars ende është një ide e largët, shkruan ubergizmo, transmeton Koha.net. Por, asgjë nuk e ndal Muskun të planifikojë dhe të ketë një ide në atë se çfarë do të duhej që të bëhej realitet.

Kur i është përgjigjur disa pyetjeve në Twitter, Musk ka thënë se kërkohet së paku 1,000 anije kozmike për të ndërtuar një qytet të vetë-qëndrueshëm në Mars.

Ai, po ashtu, shtoi se do të duheshin rreth 20 vjet për të transferuar miliona tonë “Mars Base Alpha” për ta bërë të qëndrueshëm sepse planetët rreshtohen çdo dy vjet.

Natyrisht, ky është vetëm një vlerësim i pasaktë, por është mjaft interesante të mësosh rreth qytetit në Mars nga vet Elon Musk.

Edhe pse nuk mund të jemi të sigurt se çfarë do të ndodh – pasqyrimet interesante nga përgjigjet e Muskut janë përfundimisht diçka që duhet shikuar duke konsideruar të gjitha zhvillimet e SpaceX-it deri tani.

Derisa dimë që Musku diskutoi rreth një misioni në Mars me ekip nga viti 2024, vetëm koha do të tregojë çfarë mund të bëhet tjetër e mundshme pasi të zënë vendin misionet e planifikuara. / KultPlus.com