Anila Varfi mes fitueseve të çmimit ndërkombëtar “Gratë për Kulturë dhe Paqe”

Pedagogia e Akademisë së Arteve, Anila Varfi ishte një nga fitueset e çmimit ndërkombëtar “Gratë për Kulturë dhe Paqe”.

Ky është një çmim që jepet nga një juri ndërkombëtare për gra personalitete të cilat kanë pasur dhe janë në gjendje të shprehen në fushat akademike, sociale dhe kulturore në të gjithë botën.

Sipas agjencisë Ansa, znj. Varfi ishte fituese bashkë me themeluesen e Akademisë Botërore të Letërsisë Moderne Alondra Gutièrrez Vargas (Kosta Rika), sipërmarrëses Saskia Arkema (Holland), gazetares Lucy Ash (Angli), pedagoges dhe mësueses universitare Antonella Nuzzaci (Itali), poetes Lovelyn P Eyo (Nigeri), shkrimtares dhe poetes Gladys Maria Montolìo (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe trajneres Carla Soria (Itali-Ekuador)./ KultPlus.com

Protestë!

Anila Varfi

Si zombi enden
kotësisë njerëzore…
Shkarraviten si
padashur në ngjarje-
Përgjojnë ashiqare me lëvizje budallaqe-
grabitqare…
Ashtu, kot fare!
Qurraviten, jargaviten
nëpër korridore
Për një kore.
Frymëqelbur prej
ndyrësisë së fjalëve e
zgërdheshjes…
Zulma Trushkulurish e
trushkulurash në
paradë suksesi (ups vesi)…
Horre/a të fryrë,
që zaptojnë hapsira e të
prishin ditën, jetën,
Dordolece/ë pa nder e besë,
veç një shportë me pordhë me gresë!
Mosmirënjohës e bukëshkalë me kuintal,
mbijnë si grami nën këmbë e të thonë ik,
Se vendin ma ke zënë…!
 Qylaxhesha e qylaxhinj,
Sa shumë mban moj tokë!!
E mua, pijetarit të vjetër
S’më mbetet tjetër, veç ta kthej dhe një gotë tjetër…!
Kjo botë u shthur e më s’u ndreq, O Zot, o Dreq!./KultPlus.com