Fauci fiton çmimin prestigjioz për kontributin në shëndetin publik

Anthony Fauci, specialisti kryesor amerikan për Sëmundjet Infektive, u emërua sot fitues i një çmimi prestigjioz akademik izraelit për punën e tij gjatë krizës së koronavirusit, ndër të tjera.

“Çmimi “Dan David” iu dha dr.Faucit në fushën e Shëndetit Publik”, tha fondacioni në një njoftim për shtyp.

Çmimi jepet çdo vit në tri kategori: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, secila me vlerë një milion dollarë.

Fauci fitoi në kategorinë “e tashmja”.

Në njoftimin e tyre, komiteti i Çmimit e vlerësoi Faucin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kërkimin e HIV dhe shpëtimin e miliona jetëve në botën në zhvillim.

Ai, gjithashtu, vlerësoi udhëheqjen e tij në krye të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe në veçanti luftën për njohjen e qasjeve të reja siç janë vaksinat e ARN-së, që tani u jepen miliona njerëzve në të gjithë botën, si edhe për mbrojtjen me guxim të shkencës përballë një kundërshtimi të painformuar gjatë krizës sfiduese të COVID-19.

Kandidatët e Çmimit “Dan David” dhurojnë 10 % të parave të tyre të shpërblimit për bursa për studiues të diplomuar ose pasuniversitarë në fushat e tyre përkatëse./ atsh / KultPlus.com

Fauci fiton çmimin e 1 milion dollarëve ‘Dan David’ për vitin 2021

Dr. Anthony Fauci ishte marrësi i një çmimi prej 1 milion dollarësh Dan David, një çmim me seli në Universitetin e Tel Avivit, për punën e tij gjatë pandemisë dhe “duke folur të vërtetën për pushtetin në një mjedis shumë të ngarkuar”.

Fauci u lavdërua për punën e tij në menaxhimin e pandemisë Covid-19 ndër të tjera.

Fauci kishte shumë keqkuptime me ish-presidentin amerikan Donald Trump i cili kishte raste kurrë nuk i pranonte udhëzimet e tij dhe udhëzimet tjera mjekësore të vërtetuara shkencërisht.

Trump madje kishte paralajmëruar edhe shkarkimin e tij por ai nuk arriti të jetësonte këtë pasi humbi zgjedhje./ KultPlus.com

Fauci: Vaksina anti-Covid gati në dhjetor të këtij viti

Bota është duke punuar me shpejtësi “pandemike” për të finalizuar sa më shpejt të jetë e mundur një vaksinë anti-Covid.

Lajmin e mirë e ka dhënë eksperti i lartë shëndetësor për sëmundjet Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci.

Ai ka thënë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e sigurt dhe gati në dhjetor të këtij viti, ndërsa për përdorim masiv në muajt e parë të 2021.

“Unë mendoj se ndërsa hyjmë në vitin 2021,  ju do të keni një vaksinë që do të ishte e disponueshme për njerëzit në Shtetet e Bashkuara,” tha Fauci për Uashington Post, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet federale të shëndetësisë në SHBA po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër.

Sipas Faucit, një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin.

Eksperti theksoi se ka ende shumë pikëpyetje e të panjohura mbi coronavirus. Dhe shpreson të marrë disa përgjigje deri në dhjetor nga një studim ku tregohet  se sa shpesh fëmijët infektohen dhe nëse përhapin infeksionin tek të rriturit.

Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur me konferencat e shtypit të fundit të presidentit Donald Trump, duke thënë se Trump po këshillonte njerëzit të mbanin maska dhe të praktikonin distancimin.

Dr. Anthony Fauci: Rihapja e parakohshme shkaktoi shtimin e infektimeve të reja

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infective, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford, transmeton KultPlus.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit. / KultPlus.com