Akademiku Baçe: Apollonia u themelua nga 200 korintas

Në një libër që ia dedikon gjyshit, akademiku Apollon Baçe kujton se, ishte ai që ia mësoi se fjala “komb”, shkruhet me K të madhe.

Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut.

Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë. Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha botës.

“Kur amerikanët ndihen krenarë për kombin e tyre, ne pse të mos kemi lavdinë. Por, duhet të jetë një lavdi që edhe sot duhet t’i përgjigjet asaj të dikurshmes.

Ai që njeh të kaluarën, nuk ka frikë nga e ardhmja, – thuhej në një revistë. Kjo do të thotë se është një komb shumë vital, i cili arrin ndoshta të bëjë diçka dhe të mbijetojë.

Që të gjesh në Ballkan, gjak njëqind për qind të pastër, nuk e gjen dot. Rreth 41 për qind e kanë kroatët, ne e kemi më të ulët se ata. Kjo do të thotë, se jemi më të përzier. Një komb që ka fuqi të madhe kulturore të asimilon.

Unë në librin tim, nuk e quaj Epirin – Epir, por Iliria e Jugut. Termi Epir, nuk ka lidhje me grekët. Hyjnë thesprotët dhe kaonët. Homeri me fjalën Epir, do të thotë që janë banorë të ishujve, që bregun përballë e quajnë Epir.

Është emërtim barbarët e detit, e bregut. Nuk është as emër që na kanë vënë të tjerët dhe as vetes, është emër neutral. Skënderbeu dhe Barleti e përdorin si mburrje.

Por, unë them Iliria e Jugut, në aktet e papatit thuhet Arbëria e jugut. Orikumi, nuk ka asnjë dokument që është koloni greke. Oriku nuk është koloni, Butrinti nuk është koloni. Apollonia u themelua nga 200 korintas dhe fusha e Myzeqesë, quhet fusha e Gylakut – për të parin e kolonistëve: 200 vetë, nuk mund të thuash se nuk patën përzierje me popullsinë vendase. Janë të tëra në greqisht.

Apollonia pavarësisht se kolonistët e parë janë martuar, janë përzier, është një qytet grek. Ti po vajte në Amerikë dhe je pesë gjenerata, je amerikan. Te Durrësi, kam vërejtje. Nga autorët e lashtë, gjithmonë quhet qytet.

Kur hyn në gjirin e Jonit, se Jon quhej Adriatiku në atë kohë, thuhet se në anën e djathtë banojnë barbarët ilirë. Në histori ke të bësh me përkthime të këqija, që çojnë në anën e kundërt.

Kalon nga qytet ilir, në qytet greko-ilir, por që mbetet kolonia e Durrësit.

Enver Hoxha ka thënë fjalën më të bukur lidhur me historinë: ajo që është greke jepjani grekëve, ajo që është ilire, dëshmojeni se është e tillë dhe mbrojeni”, shprehet ai.

Fotografia kryesore: Jean-Gabriel Eynard – Jean-Gabriel dhe Anna Eynard me Henri Bouthillier de Beaumont, gjeneralin grek Colettis, Marie de Regny dhe Charles de Traz, në Paris 1842!!! / KultPlus.com

Akademiku Baçe: Grekët na vodhën historinë, Pirroja, Akili dhe Aleksandri i Madh janë paraardhës të shqiptarëve

Akademiku Apollon Baçe hedh poshtë versionin zyrtar që Pirro, Akili dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë greke dhe maqedonase.

Sipas tij, Greqia ka vjedhur dhe manipuluar historinë.

-Aleksandri ishte maqedonas, profesor?

Nuk ka maqedonas. E ëma e Filipit është nga Lynkesët, i ati i Filipit Herodoti tregon një histori ku thotë se ishin tre vëllezër që shkojnë të punojnë në Tebë të Greqisë dhe pastaj prishen me të zotin ngaqë nuk po iu jepte lekët dhe iu thotë merrni rrezen e diellit. Ky e merr rrezen e diellit dhe ky e kupton që këta e grabitën, ikin i gjëmojnë mbrapa dhe përfundojnë në Iliri. Jetojnë aty disa vjet pastaj që andej shkojnë në Maqedoni.

-Përderisa Pirro thoshte jam pasardhës i Akilit, Skënderbeu thoshte jam pasardhës i Pirros, tani Akili ishte yni apo i grekëve?

Momsini na thotë këto fjalë: Epiriotët trima shqiptarë të antikitetit mbështetën me besnikëri tradicionale dhe entuziazëm rinor djaloshin e guximshëm Pirro, “Shqiponja” siç e quanin ata.

Po qe se lexohet me kujdes Iliada, ajo fillon me vajtimin që i thuhet Athinasë “Ai që na shkatërroi heronjtë tanë, ai që i bëri ushqim për qentë dhe zogjtë e egër, ai që na prishi rininë dhe ushtrinë tonë, Akili.”

Akili që ka hyrë në luftën e Trojës, ke një autor tjetër tregon këtë që, nuk ka mundësi ta marrim këtë nëse nuk marrim mjeshtrin e zaptimit të qyteteve që është Akili. Akili vjen si mercenar.

-Nga erdhi?

Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai. Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

-Domethënë nuk ishte grek?

Absolutisht nuk ishte grek. Kur Akili i lutet Zeusit i thotë: “Ashtu siç mç ke ndihmuar atëherë, ma sill Patroklin gjallë nga lufta.” Ashtu siç me ke ndihmuar atëherë, pra kur shpartalloi Akejtë, akejtë ishin grekë në atë kohë. Atëherë ky njeri që ka shpartalluar ushtrinë e akejve, atëherë si mund të jetë grek ky njeri që i ka shpartalluar ushtrinë e grekëve? Tjetër është edhe lista e qyteteve që ky ka shpartalluar.

-Sa qytete janë?

-26, dhe nga këta 26, 25 janë grekë/Dita /KultPlus.com