Arbëreshët ecin me veshje tradicionale në Itali duke kënduar “Nën një portokall”

Arbëreshet e Italisë janë shembulli më i mirë se si ruhet tradita qindra vjeçare shqiptare, shkruan KultPlus.


Edhe këtë vit rrugët e Lungros janë mbushur përplot me këngë e veshje arbëreshe ndërsa në këtë mënyrë ata të bashkuar kanë shënuar ‘Paradën historike të Skënderbeut”.

Derisa ecin rrugëve ata këndojnë këngën e njohur “Nën një portokall”, për të ndjerë emocionet e këtij interpretimi KultPlus ju përcjellë videon më poshtë.

Arbëreshët (albanesi d’Italia ose italo-albanesi në italisht), domëthënë shqiptarët e Italisë, të quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane./ KultPlus.com

105 vite nga ngritja e flamurit shqiptar nga Arbëreshët e Italisë në Milano

Sot plotë 105 vite nga kur Arbëreshët e Italisë patën ngritur flamurin shqiptar në Milano.

Më 21 maj 1913, shkrimtari dhe hulumtuesi Arbëresh Zef Skiroi (në foto), përmes një telegrami dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Vlorës, njofton se Arbëreshët e Italisë kanë ngritur flamurin shqiptar në Milano, duke dëshiruar përparim të plotë dhe liri për kombin e Skënderbeut./ KultPlus.com

Më 21 maj 1913, shkrimtari dhe hulumtuesi Arbëresh Zef Skiroi (në foto), përmes një telegrami dërguar Ministrisë së…

Gepostet von Micky Haxhiislami am Sonntag, 20. Mai 2018