Era Istrefi së shpejti duet me artistin e njohur botëror

Ylli i muzikës ndërkombëtare, Era Istrefi, ka gati projektin e ri të saj.

Bukuroshja shqiptare ka konfirmuar se po vjen me projekt të ri ndërkombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet me këngëtarin francez, Willy William.

Duket se këngëtari francez është bashkëpuntori i radhës i Erës në në projekt që pritet të bëhet hit ndërkombëtar.

Era Istrefi pati dy projekte atraktive që u pëlqyen shumë.

“Prisoner” dhe “Oh God” ishin dy projekte të pëlqyera. /KultPlus.com

Era Istrefi: S’munësh mi ecë hapat e mi (FOTO)

Ka pak ditë që Era Istrefi solli këngën “Prisoner” e cila u pëlqye mjaft shumë, por Era nuk ka të ndalur. Ditën e premte ajo do të sjellë këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me yllin botëror, Koshens, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Oh God” dhe pritet të jetë hiti i radhës.
https://www.instagram.com/p/BlksShRjh8N/?taken-by=eraistrefi
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia diskografike “Ultramusic” dhe vetë Era përmes rrjetit social Instagram.

Era gjithashtu ka postuar dy fotografi në instagram ku poshtë tyre shkruan: “Smunësh mi ecë hapat e mi”, kjo duket se vjen si replikë ndaj gjithë atyre që kritikojnë këngëtaren apo vënë në diskutim suksesin e saj. /KultPlus.com

Era Istrefi edhe me një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

Përderisa të gjithë janë në pritje të këngës më të re të Era Istrefit e cila do të vijë në bashkëpunim me artistin e njohur botëror French Montana, Era ka postuar një fotografi ku zbulon edhe një tjetër bashkëpunëtor, shkruan KultPlus.

Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi në studio përkrah tekst-shkruesit të mirënjohur botëror, Jesse Saint John.

Jesse Saint John ka shkruar këngë për Britney Spears , Sia, Charli, Empire, Brooke, Diplo, Erika e shumë të tjerë. Por, kësaj liste si duket i është shtuar edhe artistja shqiptare Era Istrefi. Pritet të shohim se çfarë do të na sjellë Era kësaj radhe.

Sipas burimeve të KultPlus, thuhet se Era Istrefi tashmë ka të incizuara shumë këngë për tregun ndërkombëtare, por këngët ende nuk i ka lansuar edhe pse në disa vende të frekuentuara në Amerikë këngët tashmë janë shuam të dëgjuara. / KultPlus.com