Zyrtare: Themelohet teatri i Preshevës

Iniciativa për themelimin e teatrit të Preshevës ishte një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e parë të organit të përkohshëm në komunën e Preshevës.

Themelimi i teatros ishte iniciuar menjëherë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar me iniciativë të Alternativës për ndryshim, asokohe udhëheqësia e shtëpisë së kulturës pati përgatitur një projekt propozim i cili u aprovua nga këshilli komunal i atëhershëm, por që shumica e pas 10 marsit në Kuvend nuk e pa të arsyeshme ta aprovojë.

Nga sot, pas miratimit të këtij vendimi Presheva ka teatron, e cila do të ndikoj në zhvillimin e kulturës në përgjithësi dhe do të mundësoj angazhim efektiv të artistëve tanë. / KultPlus.com