Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Këngëtarja shqiptare ka arritur të fitoj dy çmime në Spanjë, shkruan KultPlus.
Lipa ka arritur të rrëmbej çmimet “Albumi ndërkombëtar më i mirë” dhe “Artistja ndërkombëtare më e mirë” në Los Mucis Awards 2020.
“Wow faleminderit për @LOS40SPAIN faleminderit!!! Albumi ndërkombëtar më i mirë dhe artistja ndërkombëtare më e mirë 😭😭 Gjithashtu faleminderit që më kishit prapë në skenë!!! Shpresoj që herën e ardhshme do të mund të vij prapë në një ndër vendet e preferuara në botë-MADRID dhe të ju shoh të gjithëve!! Faleminderit faleminderit faleminderit ❤️”, ka shkruar Lipa.
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/12/129722680_660930221212242_1260374443956013210_n-1024x1024.jpg)
Këto janë vetëm disa nga sukseset e saj, teksa ajo dje rrëmbeu një çmim ndërkombëtar edhe në Francë. / KultPlus.com
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/12/129622070_391437785421854_3824440283263268671_n-1024x1024.jpg)
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/12/129736217_378399413417455_5320682106261475497_n-1024x1024.jpg)
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/12/130220983_487751835527947_3423655014412731406_n-1024x1024.jpg)