‘Mandej gjethja zbret në gjethnajë, prandaj Edeni zi do të mbajë’

Poezia ‘Asgjë e artë nuk mund të mbetet’ nga Robert Frost

I artë blerim’ i herët natyror,
Ngjyrim që mbahet me më zor.
Lule është gjethja e saj fillore;
Por jo më ashtu pas veç një ore.
Mandej gjethja zbret në gjethnajë.
Prandaj Edeni zi do të mbajë,
Prandaj agimi në ditë tretet.
Asgjë e artë nuk mund të mbetet.

1923

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Photograph by Louis Untermeyer / Courtesy Plymouth State University