97 vjet nga vdekja e “Heroit të Popullit”, Avni Rustemit

Veprimtar i lëvizjes demokratike, Hero i Popullit, Avni Rustemi lindi në Libohovë. Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”.

Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28.11.1918 demostratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris E. Toptanin.

Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve; bashkoi të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). / KultPlus.com

”Avni mor vëlla i Xhafos, ç’forcë të madhe na ke futur në gjak vëllau im”

‘’Dy krisma në Paris’’ është një dramë nga Sheri Mita dhe Pëllumb Kulla. Tema që trajtohet është ajo e vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris dhe poashtu gjyqin e bërë ndaj Avni Rrustemit, shkruan KultPlus.

Avni Rrustemi ka qenë nja atdhetar demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike ‘’Bashkimi’’, pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit.

Filmi ‘’Dy krisma në Paris’’, vazhdon të shikohet edhe sot nga një pjesë e madhe pasiqë tema që trajtohet është mjaft delikate. Në një pjesë të dramës, personazhi i Avni Rrustemit thotë ‘’Keni për të parë edhe ju, se ky do të jetë gjyqi i Esat Pashë Toptanit’’, kështu edhe del të jetë deri në fund.

Në film preken tema si tradhëtia, besa, lufta e sakrifica e popullit të Shqipërsië, nën interpretimin e trupës teatrale të Fierit, me aktorët Fatos Sela, Vladimir Muzha, Andrea Pepi etj.

KultPlus ju sjell skenën më të ndjeshme të kësaj drame, atë të ardhjes së Xhafo Idrizit në tavolinën e dëshmitarit. /KultPlus.com

Zbulohen fotografitë, si u hap arkivoli i Avni Rustemit pas 58 vitesh

Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar disa foto të rralla Avni Rustemit. Sipas tij fotot i përkasin viteve 1924, vdekja dhe 1982 hapja e arkëmortit.

“Më 20 prill 1924 Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës. U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo”, -shkruan ai në Facebook.

Avni Rustemi në dy foto të viteve 1924 dhe 1982./ KultPlus.com