Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me Banjën e Kllokotit për praktikë të studentëve të Fizioterapisë dhe Infermierisë

Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me Qendren për Mjekesi Fizikale dhe Rehabilitim – Banjën e Kllokotit “Nëna Naile” për praktikë të studentëve të Programit Fizioterapi dhe Infermieri.

Praktiken në këtë qendër studentët e fillojnë vitin e dytë, ndërsa vitin e parë studentët praktikën profesionale e përfundojnë në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum të paisur me pajisje mjekësore, duke siguruar një mjedis mësimi eksperimental në të cilin secili i diplomuar është i pajisur me njohuritë, aftësitë dhe vlerat për të siguruar kujdesin ndaj pacientit.

Fokusi i mësimit eksperimental në Kolegjin Universum është që studentët të aplikojnë dhe zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një mjedis pune. Puna praktike dhe zhvillimi i aftësive do të rrisë shanset për punësim dhe do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive personale.

Regjistrimet në programin Fizioterapi dhe Infermieri janë të hapura dhe bëhen online përmes këtij linku https://www.universum-ks.org/sq/apliko/
Poashtu studentët e Kolegjit Universum gjatë praktikës profesionale në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum po përdorin paisje VR (Virtual Reality). Përmes këtyre simulimeve studentët po praktikojnë aftësitë e tyre në një “mjedis të sigurtë-virtual“.

Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Laboratoret janë dizajnuara në mënyrë komode dhe janë të pajisur me shtretër, pacient-kukulla dhe mjete tjera të nevojshme në mënyrë që mësimi të jetë sa më efektiv.

Për më shumë informata na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram, kontaktoni në [email protected] ose +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Fotografi e Banjos së Kllokotit në vitet e ’90-ta

Profesori norvegjez që grumbullon kartolina nga Kosova ka postuar së fundi një fotografi të Banjës së Kllokotit në vitet e  90-ta, shkruan KultPlus.

Në postimin e bërë nga Kenneth Andresen tregohet se fotografia është një kartolinë e cila është dërguar nga Beogradi në Shkup më 9 dhjetor 1999.

“Kartolinë nga Kllokoti në Kosovë, me një foto të Banjës së Kllokotit. Kartolina u dërgua nga Beogradi në Shkup më 9 dhjetor 1999”, ka shkruar ai/ KultPlus.com