Studio Master në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University

UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University nga SHBA, shpall konkurs për regjistrim të studentëve të rinj të nivelit Master për vitin akademik 2023/2024, në drejtimet: 

Këto drejtime janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

#INFORMOHU KËTU: https://universum-ks.org/kerko-info/

#UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion (para MIT, Stanford dhe Harvard)🥇🇽🇰 🇺🇸 Mëso më shumë rreth këtij partneriteti: https://universum-ks.org/powered-by-asu/ 

#Studio në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University🥇Studio Master në UNI – Universum International College, shih planprogramin.

Studentët e nivelit MASTER përfitojnë: 

✔️ Diplomë te njohur ndërkombëtarisht

✔️ Sistem modular, ligjerata fizikisht apo online

✔️ Orar fleksibil, ligjërata në mbrëmje dhe gjatë vikendeve

🌍 Eksploro Evropën gjatë studimeve dhe përfitoni BURSË të plotë për studime në njërin nga 221 Universitetet partnere të Evropës.

Pajisu me diplomë të njohur ndërkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram

Nesër në Universum Ferizaj mbahet testi për BURSA të plota në Infermieri dhe PUNËSIM në Gjermani 

UNI-Universum International College dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një akademi të përbashkët të arsimit profesional “Shkollim dhe Punësim në Gjermani“. Në kuadër të kësaj akademie, Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken neser mbajne testin e parë vlerësues për 25 BURSA TË PLOTA për maturantë për studime në Programin Infermieri në Universum dhe Punësim në Gjermani pas diplomimit.

Ky program përgatitor u shërben maturantëve të përzgjedhur që të ndjekin studimet në periudhën prej 18 muajsh (tre semestra) në Universum në Ferizaj, për të vazhduar më pas shkollimin e rregullt trevjeçar (ausbildung) në Gjermani. Kandidatët e suksesshëm që mbarojnë shkollimin (ausbildung), e kanë të siguruar punësimin në qendrat mjekësore që ka në menaxhim Knappschaft Kliniken.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes testit vlerësues dhe intervistës. Maturantët e përzgjedhur do të studiojnë vitin e parë në Universum dhe vazhdojnë vitin e dytë dhe të tretë në Gjermani. Aplikimi bëhet online përmes këtij LINKU.

Pra të gjithë maturantët e përzgjedhur përfitojnë:

– Shkollim FALAS në Programin Infermieri në #UNIFerizaj dhe në Gjermani;

– Kurs FALAS të Gjuhës Gjermane në UNI;

– Asistencë për aplikim për vizë dhe qëndrim në Gjermani;

– Banim, sigurim shëndetësor dhe kushte për jetesë, të siguruara në Gjermani gjatë studimeve;

– Punësim i Garantuar në Gjermani;

Aplikimet vazhdojnë – APLIKO KËTU.

Për më shumë informata kontakto [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Organizim madhështor i Ceremonisë së Diplomimit në Uni Universum International College

Ceremonia e diplomimit është një ngjarje e rëndësishme për studentët e diplomuar, ku ata shpërblehen për përkushtimin dhe punën e vështirë gjatë studimeve të tyre. 

Një ditë shumë e veçantë plot emocion gëzimi dhe hidhërimi që kurorëzon një rrugë të gjatë drejt dijes, pra është fjala për Ditën e Diplomimit dhe më saktësisht në Uni Universum International College.

Uni Universum International College është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.

Uni Universum International College, institucion që ndër vite ka punuar që të nxjerr kuadro të kualifikuara për tregun e punës, ku njihet si një ndër kolegjet më prestigjioze dhe më i pëlqyeri nga studentët i ka kushtuar vëmendje dhe rëndësi të plotë çdo herë Ditës së Diplomimit ku edhe këtë vit kjo ditë është festuar për suksesin dhe sakrificën përgjatë viteve të studimit të studentëve.

Këtë vit përfunduan me sukses diplomimin gjenerata e gjashtembëdhjetë e studentëve të nivelit bachelor dhe gjenerata e dymbëdhjetë e studentëve të nivelit master.

Po ashtu këtë vit Kolegji Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane si dhe numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen për këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së.

Dita e fundit e studimeve por fillimi i një rrugëtimi të gjatë për studentët e këtij kolegji!Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram./ KultPlus.com

Studentët e Dizajnit të Modës në Uni Universum International College mahnitën publikun me kreacionet e tyre në Prishtina Fashion Night

Studentët Uni Universum International College  prezantuan kreacionet e tyre në Prishtina Fashion Night te cilet ishin pjesë për herë të tretë në evenimentin më të rëndësishëm të modës në vend.

Ata u përfaqësuan denjësisht me koleksionin për të rritur.

Uni Universum International College  vazhdon t’i ofroj studentëve mundësi të arta për t’u rritur në karrierë dhe shumë shpejt do të jetë pjesëmarrës edhe në evente të tjera të rëndësishme.

Duke prodhuar një koleksion të rrobave të modës, sintetizuar kërkimin dhe hartimin në vizatimet e punës, rezultatet përfundimtare, studentët po ndjekin ciklin e plotë të modelimit dhe prodhimit të modës.

E poashtu Uni Universum International College  u ofron studentëve pajisje të specializuara, kjo përfshin bibliotekën, laboratorin e dizajnit të modës, pajisje dhe mjete profesionale, makina qepëse, manikene etj.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Universiteti më i madh publik në SHBA në partneritet me Kolegjin Universum

Arsimi në Kosovë ka ndryshuar përgjithmonë.

Ky ndryshim i madh ka ndodhur nga data 30 mars 2023, kur me anë të një eventi të madh u njoftua për partneritetin mes UNI – Universum International College dhe ASU – Arizona State University.

Arizona State University është universiteti publik më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numëron rreth 150,000 studentë dhe është padyshim nga universitetet më përfshirëse në SHBA. 

“Është mision i statutit të universitetit tonë që të bëjë arsimin e lartë të klasit botëror të arritshëm për nxënësit dhe studentët e kualifikuar, pavarësisht nga prejardhja dhe gjeografia e tyre. Si një institucion i fuqizuar nga ASU, UNI – Universum International College do të mbështetet në ekspertizën e ASU-së si dhe të institucioneve të tjera anëtare të Aleancës ASU-Cintana, duke i përgatitur studentët e rajonit që të fuqizohen për të konkurruar në ekonominë globale”, tha Nancy Gonzales, rektorja e ASU në këtë event.

Studentët kosovarë dhe nga i gjithë rajoni pritet të përfitojnë nga këto mundësi të pafundme, ku përfshihen edhe diplomat e dyfishta, qasja në kurrikulën dhe resurset e ASU-së, ngritje të kapaciteteve etj.

ASU njihet si universiteti më inovativ në SHBA dhe kjo do t’i ndihmojë padyshim edhe UNI-t por edhe gjithë Kosovës që të përfitojnë nga ky partneritet dhe kjo mundësi. 

Për më shumë informata rreth nesh kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum facebook & instagram.

Krijoni koleksionin tuaj dhe prezantojeni atë në Prishtina Fashion Night

Dizajni i modës është art, zanat dhe aftësi, elemente të cilat duhet të bashkohen me njëri-tjetrin për të krijuar një dizajn tërheqës.

 Dizajni i modës është një industri me rritje të shpejtë si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit. Kjo e bënë ketë program shumë atraktiv duke marrë parasysh se industria e modës ka kërkesa në rritje për stilistë të talentuar.

Të diplomuarit e programit, kanë në dispozicion një gamë të gjerë mundësish karriere, duke u punësuar në shtëpi vendore dhe ndërkombëtare të modës si dizajnere mode dhe stiliste, duke u punësuar si fashion illustrator, dizajnere e tekstileve, shkrimtare e modës, stiliste personale, apo edhe duke hapur atelinë tuaj.

Mësoni teknikat më të fundit me teknologjinë më innovative në Kolegjin Universum. Bashkohuni me nismën e dizajnerëve të nivelit botëror duke u futur thellë në gjenezën e artit të dizajnit. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Dizajn Mode sot!

Në Kolegjin Universum studentët krijojnë koleksionet e tyre dhe i prezantojnë ato në eventin më të madh të modës në Kosovë, Prishtina Fashon Night.

Aplikoni këtu për të qenë edhe ju pjesëmarrës: shorturl.at/gtIN2

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Programimi – Profesioni i së ardhmes

Programimi është një ndër fushat më të rëndësishme, më interesante dhe më komplekse e shkencave kompjuterike, programimi është një proces kreativ që udhëzon një kompjuter se si të bëhet një detyrë, është procesi i transformimit të ideve në një gjuhë të cilën kompjuteri e kupton.

Sot jeta njeriut ka marr një kuptim tjetër, një kahje tjetër për shkak të zhvillimit teknologjik, e ky zhvillim është i bazuar në programim.

Programimi është kreativitet: nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për të zgjidhur një problem, në të njëjtën mënyrë, siç nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për të pikturuar një fotografi, ka zgjedhje që duhen bërë dhe ndonjëherë një mënyrë mund të duket më e mirë se tjetra, por kjo nuk do të thotë se tjetra është e gabuar! Me aftësitë dhe përvojën e duhur, një programues mund të krijojë softuer për të zgjidhur një numër të pakufizuar problemesh.

Vendet e punës në këtë profesion po rritën çdo ditë e më shumë, e pagat janë më sfidueset në tregun e punës.

Kolegji Universum e ofron këtë program me profesorët më inovativë dhe një syllabus të mbushur me projekte reale.

Kape tregun dhe studio profesionin e të ardhmes! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni  Kolegjin Universum  në  facebook  &  Instagram .

Kush janë analistët e sigurisë së informacionit?

Me zhvillimin e hovshëm teknologjik është shtuar nevoja për specialist kibernetik, për t’u mbrojtur nga sulmet dhe shkeljet e sigurisë së informacionit.

Analistët e sigurisë së informacionit krijojnë sisteme për të mbrojtur rrjetet e informacionit dhe faqet e internetit nga sulmet kibernetike.

Përgjegjësitë e tyre përfshijnë hulumtimin e tendencave në sigurinë e të dhënave për të parashikuar problemet dhe instaluar sisteme për të parandaluar çështjet përpara se të ndodhin, për të hetuar shkeljet si dhe për të modifikuar ose riparuar sistemet e sigurisë.

Kërkesat janë shumë të larta për këtë profesion me paga shumë premtuese, e këto kërkesa pritet që të rriten me 18% në pesë vitet e ardhshme.

Një nga institucionet ku mund të studiohet siguria kibernetike me profesorët më inovativë dhe një syllabus të mbushur me projekte reale është Kolegji Universum.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni  Kolegjin Universum  në  facebook  &  instagram

Studio Fizioterapinë në Universum

Njerëzit do të kenë gjithmonë nevojë për mjekësinë, për doktorët e sidomos ata të fizioterapisë, viteve të fundit rëndësia e madhe e fizioterapisë vetëm sa ka dalë në pah edhe më shumë.

Përderisa ka dhimbje të mëdha e ç’rregullime të shumta të cilat mund të shërohen vetëm me fizioterapi, pa ndërhyrë me barëra të ndryshme, vërehet mirë rëndësia e këtij profesioni.

E përveç kësaj, një fizioterapeut/e është i domosdoshëm tashmë në secilin ekip të çfarëdo sporti.

Të studiosh fizioterapinë do të thotë hapësirë në tregun e punës dhe pagë të volitshme, fizioterapia mund të ndryshojë dhe të ndihmojë në kualitetin e jetës së njerëzve, andaj bëhu personi që sjell këtë ndryshim.

Paga e një fizioterapeuti/e në Europë është diku rreth 7,000€ në muaj dhe 82,200€ në vit, gjithmonë duke pasë parasysh që Universum është Kolegji me mundësitë më të mira për studim jashtë vendit.

Studio fizioterapinë në Kolegjin më kualitativ në vend, në Universum fizioterapia ligjërohet duke u kombinuar me praktikë nga ekspertë të fushës.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni  Kolegjin Universum  në  facebook  &  instagram

Studentët e Kolegjit Universum fitues të garës Europiane të debatit në Bruksel

Studentët e Kolegjit Universum triumfuan në garën Europiane të debatit “EU Semester Debate Competition” në Bruksel.

Albin Bushi dhe Lendrita Hasani nga Kolegji Universum fituan vendin e parë në finalen e garës së debatit Europian ndaj ekipit nga Greqia, në temën “The balance among countries reinforcing fundamentally neoliberal economic orthodoxies versus those choosing a more progressive approach towards social goals”. 

Debatet ishin pjesë e projektit VETn’GO të European Association of Institutes for Vocational Training (EVBB) të cilat u mbajten në 3 raunde – në nivel kombëtar, ndërkombëtar dhe raundi final i cili u mbajtë në Bruksel.

Lendrita dhe Albini fituan ndaj të gjitha ekipeve tjera nga Europa para kualifikimit në finale, në debatet “Does the involvement of the trade union positively affect all countries?” dhe “Can social and financial performance coexist?”.

Pra përvec mësimit të rregullt studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme extra kurrikulare në mënyrë që të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë.

Kolegji Universum mbetet institucion lider i ndërkombëtarizimit. Këtë vit Universum ka shtuar dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 672 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen këtë vit për studentë për shkëmbim në 26 shtete të BE-së.

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. 

Paga e një Dizajneri Grafik, më premtuesja në treg?

Evaluimi i të bërit biznes ka bërë që disa prej profesioneve që në një kohë nuk janë parë si të domosdoshëm, të kapin vendet e para në prioritizimin e profesioneve të nevojshme brenda një kompanie.

I tillë konsiderohet sot edhe profesioni i dizajnerit/es grafik/e. Mos-ekzistenca virtuale e biznesit në internet me dizajne dhe produkte grafike është gabimi më i madh që mund të bëjë një biznes. Kështu që një dizajner që merret me prodhimin e materialit që do të shpërndahet apo publikohet online është kyq.

Pagat për një fillestar në Dizajn Grafik kapin vlerën deri 450 euro dhe variojnë deri në 1500 euro pas një periudhe përvojë. Paga mesatare vjetore arrin vlerën 36,000 euro, duke e konsideruar edhe faktin që ky profesion mund të ushtrohet edhe në nivel ndërkombëtar (remote).

Një nga kolegjet ku mund të studiohet dizajni grafik me profesorët më inovativë dhe një syllabus të mbushur me projekte reale është Kolegji Universum.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Cili është profesioni më i paguar në Kosovë ?

Të gjithë profesionet e teknologjisë tani janë ndër profesionet më të kërkuara në tregun e punës. Studio Shkenca Kompjuterike përderisa teknologjia po përfshihet në jetën tonë çdo ditë e më shumë dhe bota ka nevojë për ‘technology people’.

Profesioni i së ardhmes, me pagën më të lartë në treg të punës dhe më të kërkuarin është ai në Shkenca Kompjuterike.

Kolegji Universum ofron studime të programit Shkenca Kompjuterike duke ju sjell studentëve botën teknologjike në duart e tyre, me mundësi të studimit të teknologjisë nga afër me metodat më inovative të ligjerimit.

Drejtori akademik i këtij departamentit është Prof. Asoc. Dr. Selim Temizer, PhD në Massachusetts Institute of Technology,  një nga emrat më eminent të Shkencave Kompjuterike.

Universum ka një program me cilësi te lartë ku studentët përgatiten me anë të praktikës në nivel global që mund të shërbejnë si lider në fushën e informatikës dhe më shumë.  

Në programin e Shkencave Kompjuterike mësohen lëndët që nga hyrja në programim dhe web teknologji, e deri tek majat e teknologjisë të këtij shekulli, intelegjencën artificiale.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Çka është Programi Northampton dhe si mund të përfitoni në Kosovë me të?



Nuk është e domosdoshme që të studiosh në Angli për të marrë një diplomë angleze. Tashmë është e mundur të studiosh në Universitetin Northamptonit nëpërmes Kolegjit Universum.

Gjithçka është sikur në Angli. Ke kontakt direkt me administratën e Northamptonit, ke e-mail studentor të tyre dhe qasje në bibliotekën digjitale të këtij universiteti.

Ligjëratat mbahen në Kolegjin Universum, nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë me orar fleksibil për çdo grup studentor me mundësi të mbajtjes së ligjeratave online dhe në kampus.

Programet në Bachellor janë: Dizajn Grafik, Teknologji e arkitekturës, Biznes dhe Menaxhment, Dizajn Mode dhe Shkenca Kompjuterike.

Programet në Master janë: Biznes dhe Menaxhment, Administrim Biznesi, Data Science & Analytics, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Data Science & Analytics dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

MOS HARRONI: Të gjithë studentët nga institucionet të arsimit të lartë që kanë përfunduar 2 vite në Bachelor apo 1 vit në Master mund të transferojnë studimet në programin e Northamptonit dhe të marrin diplomën dhe transkriptën angleze.

Për çdo informacion tjetër klikoni këtu: https://universum-ks.org/northampton/

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Doni të studioni jashtë? Kjo është mundësia më e mirë dhe më e lehtë për ju

Studimi jashtë vendit, nga shumë studiues të edukimit, konsiderohet si një nga mënyrat më efektive të zhvillimit profesional dhe personal për studentët.

Eksperienca e studimit jashtë vendit, u mëson studentëve të dalin nga zona e tyre e rahatisë dhetë përjetojnë diversitetin kulturor, racor e gjuhësor. Po ashtu kjo i’u mundëson atyre të mësojnë më shumë për mënyrën e jetesës së njerëzve me nacionalitete të ndryshme. Kjo përvojë jashtë vendit zgjeron horizontet dhe pritshmëritë që mund të kenë studentët për karrierën e zgjedhur.

Tanimë ka shumë marrëveshje ndërkombëtare multilaterale që përfshijnë pothuajse të gjitha vendet në botë të cilat ofrojnë mundësi studimi në universitetet e tyre. Në këto universitete ofrohen një larmi kursesh e programesh e drejtimesh. Disa prej tyre ofrojnë edhe bursa për kërkime shkencore, varësisht nga fusha e interesit të studiuesit.

Duke marrë parasysh përvojen e fituar në një shtet tjetër, studentët të cilët kanë përfunduarstudimet qoftë plotësisht apo përkohësisht jashtë vendit, në shumicën e rasteve trajtohen me përparësi nga ana e punëdhënësve. Kjo vjen si rezultat i mentalitetit dhe perspektivës së zgjeruar që zhvillohet nëpërmjet kontaktit me njerëz dhe kultura të ndryshme. Pavarësisht nga fusha që studiohet, aftësia për të menduar me një perspektivë ndërkombëtare, është një ndër asetet më të rëndësishme dhe më të kërkuara në treg.

Viteve të në fundit në Kosovë trendi i interesit të studentëve që duan të studiojnë jashtë vendit është ngritur në mënyrë eksponenciale. Shumë universitet e kolegje në vend tanimë kanë lidhur marrëveshje me universitete të tjera dhe i’u janë bashkuar programeve ndërkombëtare që ofrojnë bursa për studentët që duan të avancohen më tej në karrierën e tyre. Një ndër kolegjet që aktualisht ka më së shumti mundësi për përfitimin e bursave ndërkombëtare është Kolegji Universum. Ky Kolegj deri më tani ka nënshkruar marrëveshje me 115 universitete në 26 shtete të Evropës 11 prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Çdo vit Kolegji Universum ka mundësuar përfitimin e mbi 395 bursave ndërkombëtare. Deri më tani 25 studentë kanë marrë bursë të plotë. Këto bursa mbulojnë tarifën e shkollimit, shpenzimet e jetesës me vlerë prej 850 deri në 900 euro kompensim mujor, si dhe shpenzimet e transportit në vlerë prej 275-360 euro.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Kolegji Universum organizon Sesion Informues për diplomë angleze nga University of Northampton

Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetin Partner nga Anglia “University of Northampton” organizon Sesion Informues për studime në Universitetin e Northamptonit.

Kolegji Universum është i akredituar nga Northampton University për ofrimin e programeve me kurrikulë dhe standarde angleze. Studentët të cilët ndjekin këto programe do të pajisen me diplomë të Northampton University. Studio Bachelor dhe Master me kurrikulë dhe standarde angleze.

Takohuni me përfaqësuesit e Universitetit të Northampton për t’u informuar rreth programit me Northampton.

Eventi i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit, do të organizohet më:

📅 22 Shtator 2022
🕐 14:30h
📍 Kampusi i Kolegjit Universum (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Rrethi i QMI-së, mbrapa Mobilerisë Orient)

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj fizikisht ose online në linkun: https://forms.gle/Y8MRkJJVJN86TG8AA

💡3 arsye pse Programi Northampton është i duhuri:
✅ Diplomë e njohur ndërkombëtarisht
✅ Programi Northampton është i akredituar në Angli
✅ Kosto të studimeve 5 herë më të ulët se në Angli

Edhe studentët nga institucionet tjera mund të përfitojnë nga kjo mundësi, duke i transferuar studimet në Kolegjin Universum dhe vazhduar ato në Northampton University në Angli. Informata më të hollësishme gjeni në këtë link: https://universum-ks.org/northampton/en/home/

Regjistrimi për studime në diplome angleze mund të bëhet edhe online përmes ketij linku https://www.universum-ks.org/sq/apliko/ apo fizikisht në njëren nga kampuset e Kolegjit Universum në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Fillo vitin e parë FALAS në MASTER në Zhvillimin e Qëndrueshëm i Sistemit të Prodhimit të Ushqimit

Në kohën kur ushqimi është një nga debatet kryesore në botë, për shkak të luftërave dhe ndryshimeve klimatike, ekspertët e prodhimit të ushqimit po vijnë shumë më shumë në shprehje. Një mundësi ideale është ofruar për të ndjekur studimet Master në drejtimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit dhe gjithçka nën standardet evropiane, në kuadër të programit STEPS.

Ajo që natyrisht përbën një pjesë të rëndësishme është Viti i Parë PA PAGESË/FALAS. Kjo është e mundur vetëm në Kolegjin UNIVERSUM. Profesionistët e dalë nga ky program do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe veçanërisht në fushat që paraqesin potencial të madh për zhvillimin e sektorit të Agroindustrisë në vend. Secila lëndë zgjatë 4-6 javë, orari i ligjeratave është pas orarit të punës 17:00-20:00, por këtu nuk përjashtohet as mësimi ONLINE. Bëhu pjesë e ritmit të profesioneve që nevojat botërore po i kërkojnë.

KLIKO në linkun në vazhdim dhe apliko për studime në programin Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sistemit të Prodhimit të Ushqimit: https://www.universum-ks.org/sq/apliko/.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Artikull i sponzorizuar

Studio Gazetari Digjitale në Kolegjin Universum, viti i parë ofrohet PA PAGESË!

Kolegji Universum i vetmi institucion në vend që ofron Programin e Gazetarisë Digjitale. Program ky që iu ofron studentëve aftësitë e duhura teorike dhe teknike për të kuptuar dhe shfrytëzuar peizazhin mediatik në të cilin përfshihet transmetimi, rrjetet sociale, audiot online dhe të dhëna të vizualizuara në video.

Për regjistrim në këtë program, viti i parë i studimeve ofrohet PA PAGESË. Regjistrimi mund të bëhet online https://www.universum-ks.org/sq/apliko/ apo fizikisht në kampuset tona.

Studentët e Programit Gazetari Digjitale pas studime dhe praktikës profesionale në mediat lokale ata mund të kyçen në tregun e punës në rolin e gazetarëve, si gazetarë në media, gazetarë digjitalë, në multimedia, reporterë, reporterë investigues, moderator, redaktorë, fotoreporterë, kritikë, blogerë të mediave sociale dhe vlogger – influencues social e shumë profesione të tjera që lidhen me gazetarinë digjitale e që pritet të shtohen krahas ritmit të zhvillimit teknologjik.

Poashtu çdo studentë i Kolegjit Universum përfiton shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 152 Universitetet në 28 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 875 studentë kanë përfituar nga kjo mundësi.

Regjistrimet vazhdojnë. Shiko listen e plotë të programeve https://universum-ks.org/sq/programet-e-studimit/ apo apliko për regjistrim dhe informata https://www.universum-ks.org/sq/apliko/.

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar)

Çfarë mundësie e artë: Studio në Kosovë, por je student i Universitetit Northampton

Tash në kohën kur shumë nxënës të shkollave të mesme përcaktohen se ku do të vazhdojnë studimet, mendja e shumë prej tyre është që të kenë një diplomë ndërkombëtare. E aq më shumë angleze.

Por, studimet dhe jeta në Angli është e shtrenjtë, duke e bërë të pamundur edhe ngritja e çmimeve në secilin sektor. Kështu që Kolegji Universum ka arritur të sjell një mundësi të artë.

Nuk është si asnjë mundësi më parë. Në momentin që regjistroheni në Programin Northampton, do të keni qasje direkte në sistemin e këtij universiteti, e-mail me domain të tyre, qasje në bibliotekën digjitale të tyre dhe i gjithë komunikimi juaj do të jetë direkt me Universitetin e Northamptonit.

Ligjëratat mbahen në Kolegjin Universum, nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë me orar fleksibil për çdo grup studentor me mundësi të mbajtjes së ligjeratave online dhe në kampus.

Thjesht diplomoheni sikur në Angli.

Programet në Bachellor janë: Dizajn Grafik, Teknologji e arkitekturës, Biznes dhe Menaxhment, Dizajn Mode dhe Shkenca Kompjuterike.

Programet në Master janë: Biznes dhe Menaxhment,  Administrim Biznesi, Data Science & Analytics, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Data Science & Analytics dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

MOS HARRONI: Të gjithë studentët nga institucionet të arsimit të lartë që kanë përfunduar 2 vite në Bachelor apo 1 vit në Master mund të transferojnë studimet në programin e Northamptonit dhe të marrin diplomën dhe transkriptën angleze.

Për çdo informacion tjetër klikoni KËTU./ KultPlus.com

Studentët e Kolegjit Universum po punësohen që nga viti i parë

Në kuadër të projektit të përbashkët në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks, studentet e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Kompjuterike po angazhohen në projekte reale qysh nga viti i parë dhe po arrijnë të punësohen ende pa i përfunduar studimet.

Erleta Dërguti, studente ne vitin e dytë në Departamentin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, ende pa i përfunduar studimet ka arrit të punësohet në kompaninë partnere të Kolegjit Universum “Incodeks”.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi në mes të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që po iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Incodeks është kompani e cila vepron në qytetin e Ferizajt dhe ofron shërbime të teknologjisë informative me fokus në inteligjencë artificiale. Incodeks eksluzivisht punon për klientë ndërkombëtar dhe ka një prespektive të mirë të rritjes së numrit të klientëve.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Përveq programit Shkenca Kompjuterike, Kolegji Universum e ofron edhe Programin Siguri Kibernetike. Programi ky i cili ofron module konkrete që përgatisë profesionistë të marrin përsipër rolet e udhëheqjes së sigurisë kibernetike dhe të sigurimit të informacionit në koorporata, agjenci dhe organizata, duke parandaluar, zbuluar, reaguar dhe rikuperuar nga sulmet kibernetike.

Bëhu si Erleta, fillo studimet në Kolegjin Universum dhe punësohu ende pa diplomuar. Edhe pak vende te lira kanë mbetur https://www.universum-ks.org/sq/apliko/

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. /KultPlus.com

Nuk mjafton të dini programim, duhet të keni diplomë sepse rreziku po afron

Pandemia COVID-19 shfaqi nevojën e domosdoshme që në të gjitha kompanitë të ketë staf i cii vjen nga fusha e Teknologjisë Informative, për të programuar dhe për të sistemuar gjithçka online.

Mirëpo, kthimi në normalitet në gjithë botën po tregon se ata që janë punësuar vetëm “për të kryer punë” nuk e kanë edhe larg. Në një artikull të prestigjiozes The Wall Street Journal, thuhet se të gjitha kompanitë e mëdha po presin rastin e parë që të heqin nga puna të pakualifikuarit dhe ata që kanë qenë improvizim në pozita që lidhen me Teknologjinë Informative.

Kjo nuk do të thotë direkt që po ulet nevoja për tregun e punëtorëve me aftësi të larta në fushën e teknologjisë. Gjithmonë, sipas të të njëjtit artikull, gati një e treta e të gjitha rekrutimeve për punë teknologjike në qershor ishin për zhvilluesit dhe inxhinierët e softuerit, sipas CompTIA. Në anën tjetër, Microsoft do të ngrisë numrin e të punësuarve gjatë pjesës së mbetur të vitit dhe vitit tjetër në vijim.

Duke parë këtë ritëm, në Kosovë qëndron e njëjta situatë. Shumë prej kompanive çdo ditë kërkojnë punëtorë, pasi tregu i “outsourse” ka kapur nivele shumë të larta de nevoja për ta është e madhe.

Kolegji Universum është një nga institucionet arsimore të larta që ka nxjerrë shumë kuadro të fushës së Teknologjisë Informative. Ata së fundmi kanë caktuar drejtor akademik për Shkenca Kompjuterike, një prej ekspertëve më të njohur në Turqi, Prof. Selim Temizer, i cili ka doktoruar në Massachusetts Institute of Technology (MIT), universiteti më i mirë në botë për Shkenca Lompjuterike dhe një nga 5 universitetet më të mira përgjithësisht në botë.

Dërgoni veten apo fëmijën tuaj të studiojë në Kolegjin UNIVERSUM për të pasë një karrierë pa dyshime: https://www.universum-ks.org/sq/apliko/./ KultPlus.com

Mundësi e jashtëzakonshme për maturantët e Ferizajit, 12 Bursa të plota dhe Punësim i garantuar në Gjermani!

Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një akademi të përbashkët të arsimit profesional “Shkollim dhe Punësim në Gjermani”. Në kuadër të kësaj akademie, Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken kanë hapur thirrjen për 12 BURSA TË PLOTA për maturantë për studime në Programin Infermieri në Kolegjin Universum (Kampusi Ferizaj).

Ky program përgatitor u shërben maturantëve të përzgjedhur që të ndjekin studimet në periudhën prej 18 muajsh (tre semestra) në Kolegjin Universum në Ferizaj, për të vazhduar më pas shkollimin e rregullt trevjeçar (ausbilding) në Gjermani. Kandidatët e suksesshëm që mbarojnë shkollimin (ausbildung), e kanë të siguruar punësimin në qendrat mjekësore që ka në menaxhim Knappschaft Kliniken.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes testit vlerësues dhe intervistes. Maturantët e përzgjedhur do të studiojnë vitin e parë në Kolegjin Universum dhe vazhdojnë vitin e dytë dhe të tretë në Gjermani. Aplikimi bëhet online përmes këtij linku https://bit.ly/3bvXNLG

Pra të gjithë maturantët e përzgjedhur përfitojnë:
– Shkollim FALAS në Programin Infermieri në Kolegjin Universum (Kampusi Ferizaj) dhe në Gjermani;
– Kurs FALAS të Gjuhës Gjermane në Universum;
– Asistencë për aplikim për vizë dhe qëndrim në Gjermani;
– Banim, sigurim shëndetësor dhe kushte për jetesë, të siguruara në Gjermani gjatë studimeve;
– Punësim i Garantuar në Gjermani;

APLIKO këtu https://bit.ly/3bvXNLG Për më shumë informata kontakto [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram

(Shkrim i sponsorizuar)

Pse gjuha angleze është lingua franca e botës?

Sipas Enciklopedisë Britannica, gjuha angleze sot flitet nga rreth 2 miliardë njerëz në të gjithë botën, ndërsa më shumë se 50 shtete e përdorin atë si gjuhë zyrtare. Llogaritet që afërsisht një e treta e njerëzve në botë e përdorin gjuhën angleze. Me prejardhje në masë të madhe nga dialektet e vjetra të gjuhëve gjermanike të angelëve, saksonëve dhe jutëve, ajo është lingua franca e ditëve të sotme. Pra, nuk është më vetëm gjuhë që iu përket folësve amtarë të anglishtes, por mbarë njerëzimit.  

Nëse nisemi nga aspekti historik, shtrirja e parë e anglishtes nëpër botë mendohet të ketë ndodhur me zgjerimin e kolonive Britanike në Amerikë, Afrikë, Australi dhe Azi. Ndërsa në ditët e sotme, anglishtja është e mishëruar pothuajse në çdo gjë. Në internet është gjuhë absolutisht dominuese, po ashtu edhe në shkencë, art, kulturë, sport, turizëm, etj.

Për shkak të rëndësisë gjithnjë e në rritje, edhe në Kosovë, mësimi i anglishtes është futur në kurrikula tek moshat më të reja, madje së fundmi, qysh në klasën e parë. Megjithatë, duke e pasur parasysh popullatën tejet të re në vendin tonë, njohja e gjuhës angleze nuk përbën përqindje të kënaqshme; as për nga sasia e as për nga cilësia. 

Sido që të jetë, një portë e madhe e mundësive qëndron e hapur për të rinjët tanë çdo ditë, kryesisht për ata që kanë njohuri të forta të gjuhës angleze. Çdo vit jepen qindra bursa ndërkombëtare për studime në universitete prestigjioze. Duke u bazuar në atë se çdo ditë organizata e korporata ndërkombëtare e vendore në Kosovë kërkojnë staf me njohuri të mira të anglishtes, ndër të tjera Koordinatori i Departamentit të Gjuhës Angleze dhe ligjërues në Kolegjin Universum, Prof. Artan Aliu, ka shkruar se këto njohuri nuk mund të fitohen nga rrjetet sociale, por përmes studimeve të mirëfillta që mundësojnë të ardhme të suksesshme edhe përtej kufijve. 

Për më shumë informata rreth departamentit të Gjuhës Angleze kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqeni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Lajm bombastik: Profesori me PhD nga MIT, shef i ri i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum

Kolegji Universum ka bërë një nga “transferet” akademike më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës, duke sjellur si shef të departamentit të shkencave kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Selim Temizer, i cili për 9 vite ka punuar si Profesor në Middle East Technical University, universitetin më të mirë në Turqi, dhe ka doktoruar nga universiteti numër 1 në botë për shkenca kompjuterike dhe një nga 5 universitetet më të mira në botë, Massachusetts Institute of Technology, aty ku ka përfunduar edhe studimet Master në Shkenca Kompjuterike. Kjo e bën Profesorin Temizer si të vetmin akademik në Kosovë i cili ka doktoratë nga MIT. 

Profesor Temizer i cili interesin kërkimor dhe mësimdhënës e ka në Inteligjencë Artificiale, Robotikë, Machine Learning dhe Data Mining, do të udhëheq programet Bachelor Shkenca Kompjuterike, Bachelor në Siguri Kibernetike dhe MSc në Data Science and Analytics dhe do të ligjëroj  në këto tri programe. Gjithashtu, si pjesë e programit të punës së Prof. Temizer do të jetë edhe themelimi i Laboratorit për Vetura Autonome, i cili pritet ta bëj Kosovën destinacion të talenteve për këtë fushë tepër të kërkuar në botë.

“Me sjelljen e Profesor Temizer në Kosovë, Kolegji Universum po vendos një standard të ri në ofrimin e studimeve në shkenca kompjuterike por edhe në nivelin akademik në përgjithësi”, u shpreh Alejtin Berisha, drejtor i Kolegjit Universum.

Me 152 universitete partnere dhe mbi 600 bursa për studim jashtë vendit për vit, dhe 7 programe me diplomë të dyfishtë me universitete evropiane dhe Northern Iowa University nga SHBA, Kolegji Universum është institucioni me mundësitë më të mëdha pët studime cilësore në Ballkan.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum[email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062. /KultPlus.com

Akreditohet Programi “Teknik Dentar” në Kolegjin Universum me vlerësimet më të larta

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka akredituar Programin Teknik Dentar në Kolegjin Universum me vlerësimet më të larta. Program ky mjaftë i kërkuar dhe që ofron bazë njohurish formuese teorike dhe praktike që mundësojnë një përgatitje të lartë profesionale studentëve. 

Përveq Programit Teknik Dentar, Kolegji Universum e ka te akredituar edhe programin Higjienë dhe Estetike Dentare, si profesioni më i ri në vend dhe Universum është institucioni i vetëm në Ballkanin Perëndimor që e ofron këtë program. Programi i referohet praktikës së mirëmbajtjes së higjienës orale, parandalimit dhe ekzaminimit të shenjave të mundshme për sëmundjet e ndryshme orale.

Studentët  e këtyre dy programeve praktikën laboratorike në Kolegjin Universum e kryejnë në laborator me paisjet më të avancuara dentare.

Disa arsye pse të studioni këto programe në Kolegjin Universum?

  • Profesion i njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht;
  • Mundësi bashkëpunimi me Stomatolog dhe Profesionistë Shëndetësor;
  • Pagë konkurruese;
  • Mundësi për vetë–punësim dhe avancim në karrierë;

Sipas hulumtimeve profesioni i higjienistit dhe teknikut dentar gjithmonë zë vend në “TOP 20” të profesioneve më të paguara. Për këtë, edhe paga prek një nga pikat më të larta ndër profesionet tjera.  

Regjistrimet kane filluar dhe vendet jane te limituara. Apliko ketu www.universum-ks.org/sq/apliko

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).