4 vite nga vdekja e poetit dhe profesorit, Basri Çapriqi

Sot shënohen 4 vite nga vdekja e poetit dhe profesorit të Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, i cili vdiq në moshën 58 vjeçare, shkruan KultPlus.

Basri Çapriqi ka lindur në Ulqin në vitin 1960. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në Ulqin. Në Universitetin e Prishtinës ka studiuar letërsi shqipe, ku ka marrë gradën magjistër i shkencave filologjike në vitin 1988.

Në vitin 2004 merr gradën shkencore Ph. D. në Prishtinë në fushën e shkencave filologjike. Punoi profesor në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëroi lëndët; Stilistikë, Semiologji dhe poezi bashkëkohore. Poezitë e tij janë përfshirë në shumë antologji të poezisë shqipe dhe në antologji të poezisë bashkëkohore në gjuhë të ndryshme. Poezitë i janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, serbokroatisht, turqisht, arabisht, maqedonisht.

Ishte Kryetar i PEN Qendrës së Kosovës dhe njëherësh themelues në vitin 2004.

Ka qenë Kryetar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, kurse nga viti 2012 ishte anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Shkroi poezi, kritikë letrare, ese, publicistikë. Ka botuar shtatë përmbledhje me poezi dhe pesë libra me kritikë letrare dhe studime. Librat më të njohur me poezi janë: “Ulli me dymijë unaza”, “Ma qet gjuhën”, “Frutat bizare”, “Zbutja e gjarprit”, “Përkryrja e shiut”. Librat me kritikë: “Mikrostruktura e tekstit”, “Simboli dhe rivalët e tij”, “Paradigma kadareane” etj.

Ka marrë disa çmime letrare për poezinë e tij: Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (1996, 2007), Çmimi Vjetor i Art Club, Ulqin, Çmimi Lasgush Poradeci, Shqipëri (1992), Medalen e Argjendët, në kompeticionin për poezi në Internacional Saloon of The Academie Europeenne Des Arts, Bruksel (2007) etj. / KultPlus.com

Haradinaj: Shuarja e Çapriqit, humbje e madhe për letërsinë shqiptare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi.

Haradinaj ka shkruar se vdekja e Çapriqit është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare.

“Me dhembje mora lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Basri Çapriqi. Shuarja e Basri Çapriqit, njeriut të letrave shqipe, është humbje e madhe për letërsinë, kulturën dhe publicistiken shqiptare. Universiteti i Prishtinës ka humbur një punëtor të madh, një njeri të vlerave mbarëkombëtare dhe një studiues e poet të njohur në botë. Në këto çaste të dhimbjes jemi me familjen Çapriqi dhe me miqtë e tij. Të qoftë i lehtë dheu dhe u prehsh në paqe Basri Çapriqi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Çapriqi ndërroi jetë të dielën në moshën 58-vjeçare./ KultPlus.com

Vdes poeti e profesori Basri Çapriqi

Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, poeti dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi. Ai ka ndërruar jetë sot, e varrimi i tij do të bëhet të martën.

Basri Çapriqi ka lindur në Ulqin në vitin 1960. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në Ulqin. Në Universitetin e Prishtinës ka studiuar letërsi shqipe, ku ka marrë gradën magjistër i shkencave filologjike në vitin 1988.

Në vitin 2004 merr gradën shkencore Ph. D. në Prishtinë në fushën e shkencave filologjike. Punoi profesor në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëroi lëndët; Stilistikë, Semiologji dhe poezi bashkëkohore. Poezitë e tij janë përfshirë në shumë antologji të poezisë shqipe dhe në antologji të poezisë bashkëkohore në gjuhë të ndryshme. Poezitë i janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, serbokroatisht, turqisht, arabisht, maqedonisht.

Ishte Kryetar i PEN Qendrës së Kosovës dhe njëherësh themelues në vitin 2004.

Ka qenë Kryetar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, kurse nga viti 2012 ishte anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Shkroi poezi, kritikë letrare, ese, publicistikë. Ka botuar shtatë përmbledhje me poezi dhe pesë libra me kritikë letrare dhe studime. Librat më të njohur me poezi janë: “Ulli me dymijë unaza”, “Ma qet gjuhën”, “Frutat bizare”, “Zbutja e gjarprit”, “Përkryrja e shiut”. Librat me kritikë: “Mikrostruktura e tekstit”, “Simboli dhe rivalët e tij”, “Paradigma kadareane” etj.

Ka marrë disa çmime letrare për poezinë e tij: Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (1996, 2007), Çmimi Vjetor i Art Club, Ulqin, Çmimi Lasgush Poradeci, Shqipëri (1992), Medalen e Argjendët, në kompeticionin për poezi në Internacional Saloon of The Academie Europeenne Des Arts, Bruksel (2007) etj.