Shpresë për Bejrutin, Gjermania ofron plan miliardësh për rindërtim

Javën e ardhshme, Gjermania do t’ua paraqesë autoriteteve libaneze një propozim shumëmiliardësh për rindërtimin e Portit të Bejrutit si pjesë e përpjekjeve për t’i nxitur politikanët e shtetit të vogël aziatik për të formuar një qeveri të re që është e aftë ta shmangë kolapsin financiar, i thanë dy burime agjencisë Reuters.

Rreth 200 persona mbetën të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm i substancave kimike në Bejrut në gusht të vitit të kaluar, ndërsa mijëra të tjerë u lënduan e lagje të tëra u shkatërruan. Kjo fatkeqësi vetëm e përkeqësoi gjendjen edhe ashtu të rëndë politike dhe ekonomike në Liban, duke e futur shtetin në krizën më të rëndë që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Sipas dy burimeve me njohuri rreth këtyre planeve, Gjermania dhe Franca po garojnë për t’i udhëhequr përpjekjet për rindërtim. Më 7 prill, Berlini do ta paraqesë planin e vet, i cili, sipas diplomatëve, në parim do ta përfshijë edhe përkrahjen nga Banka Evropiane për Investime për ta ndihmuar financimin e pastrimit të zonës së prekur nga shpërthimi dhe rindërtimin e objekteve.

Një zëdhënës i Bankës Evropiane për Investime tha se banka është e vetëdijshme për propozimin që është çuar përpara nga autoritetet e Portit të Hamburgut dhe ekipit këshillues të tij për rindërtimin e Portit të Bejrutit dhe zonave përreth tij, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Banka qëndron e gatshme për të përkrahur popullin libanez dhe përpjekjet për rindërtim bashkë me partnerët e saj, komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha palët”, shtoi zëdhënësi. / KultPlus.com

Beteja për t’i ruajtur ndërtesat e bukura të Bejrutit

Fotografi Joseph Khoury dhe arkitektja Gabriela Cardozo kaluan pesë vjet duke dokumentuar shtëpi osmane dhe të epokës koloniale që tani janë në rrezik shkatërrimi.

Pesë ditë pas shpërthimit të madh në Bejrut që la të vdekur më shumë se 220 njerëz dhe la deri në 300,000 të pastrehë, Joseph Khoury dhe gruaja e tij Gabriela Cardozo ndërmorën një udhëtim të dhimbshëm përmes Gemmayzeh dhe Mar Mikhael, dy lagje historike të vendosura afër portit.

Ata mbanin 30 kartolina – çdo fotografi në serinë e tyre Bouyout Beirut (Shtëpitë e Bejrutit), të cilat kapën bukurinë e arkitekturës osmane dhe asaj franceze. Duke zhveshur rrënojat dhe duke kërkuar midis fasadave që u bënëtë panjohura nga dëmtimet katastrofike, ata gjetën 25 nga ndërtesat. Në secilën, ata lanë pas një kartolinë – një kujtesë për atë që është e piketuar.

“Ne as nuk e dinim se çfarë do të bënim. Gjatë rrugës ne thamë: “Mirë, ne kemi kartolina këtu dhe duket kaq ndryshe, le t’i lëmë ato dhe mbase njerëzit do të kujtojnë se si dukeshin”, thotë Cardozo, një arkitekte e cila u zhvendos në Beirut nga Venezuela gjashtë vjet më parë.

Mes rrënojave, ata nuk ishin në gjendje të identifikonin pesë ndërtesat e fundit.

“Ishte e vështirë të njohësh disa prej tyre, sepse ka disa që janë rrënoja”, shpjegon ajo.