10 thëniet më të bukura për jetën

Jeta është një mrekulli. Kur zgjoheni në mëngjes, jeni mirënjohës për këtë ditë, dhe kujtoni që ka njerëz që do të dëshironin të kishin edhe një ditë tjetër për të vlerësuar jetën.

Jeta po ashtu sjellë edhe një dhuratë të bukur me vete – dashurinë. Dashuria ju jep mundësinë të vlerësoni njerëzit përreth jush.

Këtu gjeni 10 thëniet më të bukura për dashurinë e jetën!

“Në jetë, merr atë që ke kurajë për ta kërkuar.” ~Oprah Winfrey

“E di që jam në dashuri me ty, sepse realiteti më në fund është më i bukur se ëndrrat.” ~ Dr. Seuss

“Jeta nuk është të gjesh vetën, por të krijosh atë.” ~George Bernard Shaw

“Nëse e di se çka është dashuria, e di nga ti.” Hermann Hesse

“Në fund, nuk janë me rëndësi vitet e jetës ato që numërohen, por jeta në vitet e tua.” ~Abraham Lincoln

“Ka vetëm një lumturi në Botë, të dashurosh dhe të të dashurojnë.” ~George Sand

“Nëse nuk bëni planin e jetës tuaj, shanset janë që do të bini në planin e dikujt tjetër. Dhe e dini çfarë kanë planifikuar ata për ju? Jo edhe aq.” ~Jim Rohn

“Të të dashuroja ty kurrë nuk ishte një opsion, ishte një nevojë.” ~Truth Devour

“Jeta është 10% çfarë na ndodhë, dhe 90% si reagojmë ndaj këtyre situatave.” ~Dennis P. Kimbro

“Kur shikoj në sytë e ty, e di që kam gjetur pasqyrën e shpirtit tim.” ~Joey W. Hill

Kur Edith Durham i shkruante George Bernard Shawit, për krimet serbe në Kosovë

Historiani serb, Aleksandar Rastoviq, në librin e tij ‘Velika Britanija i Srbija 1903 – 1914’ (Britania e Madhe dhe Serbia, 1903-1914), një kapitull ia kushton Edith Durhamit. Në këtë kapitull, sikur edhe në tjerët, libri përmban mjaft pallavra dhe gënjeshtra. Por, çuditërisht, ka edhe disa trajtime të ngjarjeve dhe interpretime të fakteve që bëhen në mënyrë reale apo shkencore.

Shembull i trajtimit real është letra e titulluar ‘Common sense about the war’ të cilën Edith Durham më 1914 ia dërgon dramaturgut të njohur botëror, George Bernard Shaw (fitues i Çmimit Nobel për Letërsi më 1925). Në këtë letër Durham i shpjegon masakrat serbe ndaj shqiptarëve që ndodhën gjatë luftërave ballkanike, më 1912-1913. Ky është interpretimi i Rastoviqit:

‘Një hapësirë të letrës Durham ia kushton Kishës Pravosllave (Ortodokse) Serbe duke bërë me dije se kjo kishë është ndër më të përgjakshmet dhe më jotolerantet ndër të gjitha kishat për shkak se i ka detyruar myslimanët dhe katolikët që të konvertohen ose të vdesin. Ajo [Durham] ka shkruar që myslimanët e mjerë nuk kanë patur mbrojtje dhe u janë nënshtruar torturave, terrorit dhe therjeve. Ajo ka sjell edhe rastin e priftit françeskan të Gjakovës të cilin e kanë zhveshur lakuriq, e kanë rrahur dhe në fund e kanë therr me bajoneta për shkak se ka refuzuar të heqë dorë nga feja e tij. Ajo ka vënë në pah se austriakët kanë insistuar që të hetohet ky rast. Trupi është zhvarrosur dhe është vërtetuar tregimi i dëshmitarëve për këtë vrasje. Katolikët dhe myslimanët e shkretë kanë mundur të shpëtojnë jetët e tyre vetëm nëse e pranonin fenë pravosllave. Në vazhdim të letrës, në mënyrë që ta vërtetojë tezën e saj për qëllimet që kishte Serbia për të shkaktuar luftë botërore, ajo i citon fjalët e disa banorëve të Malit të Zi dhe Shkupit me të cilët ka biseduar: ’Ne jemi serfbofilë dhe i kemi mundur turqit. Ne jemi fuqi. Ne jemi rrezik për Evropën. Ne dëshirojmë ta djegim tërë Evropën. Do të fillojmë në Bosnjë me Sarajevën. Do të marshojmë deri në Vjenë. E kemi përkrahjen e plotë të Rusisë’ (faqe 344-5).

Ky libër do të ishte serioz sikur t’i trajtonte të gjitha rastet sikur këtë letër të Durhamit. Por, për fat të keq, pjesa dërmuese është joshkencore. Shumica e historianëve serbë, por edhe shqiptarë, mendojnë të jenë edhe shkencëtarë e edhe patriotë./KultPlus.com

20 shprehjet e dramaturgut të famshëm, Bernard Shaw

George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950), ishte një dramaturgët më të mirë të historisë dhe bashkë-themelues i London School of Economics.

Irlandezi që ishte edhe kritik e polemit, ndikoi në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë dhe politikë.

Shaw shkroi mbi 60 vepra dhe i njohur për satirën bashkëkohore dhe ai u bë dramaturg kryesor i brezit të tij, ndërsa në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi.

Në vijim, ju njohim me 20 nga thëniet e tij më të mira dhe si gjithnjë, për më të duruarit dhe ata që kanë dëshirë të dinë më shumë rreth kësaj figure madhështore të artit, mund të gjeni një material më të zgjeruar në fund…

1. “Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj”.

2. “Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë”.

3. “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm, nga ata që nuk e kanë këtë aftësi”.

4. “Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë, sesa sekretet që supozojnë të gjithë”.

5. “Mos u bëj të tjerëve atë që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije”.

7. “Nuk ka dashuri më të sinqertë, se sa dashuria për ushqimin”

8. “Mënyra ime e të bërit shaka është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë”

9. “Në burgun e parë që pashë ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin”.

10. “Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”

11. “Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më”.

12. “Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta”.

13. “Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi”.

14. “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”

15. “Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur.”

16. “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë.”

17. “Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem, pa krijuar dhjetë të tjerë.”

18. “Kujdes nga dituria e devijuar, sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”.

19. Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.

20. “Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes”/Konica.al