Edith Durham: Pastërtia shtëpiake e shqiptarit, shembull për të tjerët

Edith Durham për shqiptarët

“Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Mis Durhami – shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.” / KultPlus.com

Edith Durham: Gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë dhe e Lekës së Madh

Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Lίmίted” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.

Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell.

Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtίmin dhe sundimίn e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare.

Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të shketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët. Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.

Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në vαrreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.

Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuαr Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi.

As që është myslimani shqiptar fαnatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjαrri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjα.kun e vik.tίmës së saj.

Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë sëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë ope.racίone, sepse ata i kuptojnë trajtesat antiseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dγshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh. Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroίke”

Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta shkatërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare. Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgίm çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.

Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.

“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”. Në vijim Bell, shkruan mbi push.тimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luf.tërave për liri. Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.

Shqiptarët raca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.

Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në var.reza parahistorike. Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin. Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij. Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane.

Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të αshpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër shtypësve dhe pushtuesνe fisanakët sundonίn vetveten sipas ligjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqίshme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike.

Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore.

Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fαnatik. / KultPlus.com

79 vjet nga vdekja e Edith Durham, studiuesja e cila tregoi interes të veçantë për kulturën dhe traditën shqiptare

Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve.

Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkruajti disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe.

Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pasqyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre.

Edit Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve. / KultPlus.com

Edith Durham: Gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës se është pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë dhe e Lekës së Madh

Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Lίmίted” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.

Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell.

Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtίmin dhe sundimίn e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare.

Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të shketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët. Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.

Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në vαrreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.

Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuαr Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi.

As që është myslimani shqiptar fαnatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjαrri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjα.kun e vik.tίmës së saj.

Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë sëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë ope.racίone, sepse ata i kuptojnë trajtesat antiseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dγshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh. Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroίke”

Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta shkatërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare. Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgίm çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.

Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.

“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”. Në vijim Bell, shkruan mbi push.тimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luf.tërave për liri. Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.

Shqiptarët raca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.

Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në var.reza parahistorike. Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin. Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij. Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane.

Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të αshpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër shtypësve dhe pushtuesνe fisanakët sundonίn vetveten sipas ligjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqίshme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike.

Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore.

Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fαnatik. / KultPlus.com

Mbahet diskutim kulturor për Edith Durham, studiuesen që la gjurmë të pashlyeshme tek shqiptarët

Vjollca Duraku

Një diskutim kulturor për ‘Mbretëreshën e Maleve Shqiptare’, Edith Durham, është mbajtur sot në Fakultetin e Filologjisë, në kuadër të javës së Frankofonisë.

Përpos që konsiderohet një mike e madhe e shqiptarëve, Edith Durham ndër të tjera ishte edhe artiste, udhëtare, etnologe, antropologe, humaniste, lobiste, e mbi të gjitha ‘zonja e parë angleze’ e cila ka udhëtuar në bjeshkët e maleve shqiptare në fillim të shekullit XX, shkruan KultPlus.

Përmes këtyre udhëtimeve ajo ka eksploruar si askush më parë, kulturën, zakonet dhe të gjitha elementet të cilat e përbëjnë popullin shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek ky popull, emrin e së cilës e shohim të skalitur sot edhe në ndonjë rrugë, shkollë apo institucion.

Interes për punën dhe kontributin e saj te shqiptarët dhe kultura e tyre në përgjithësi, ka ngjallur edhe tek studiuesit e huaj, dy prej të cilëve ishin pjesë e këtij diskutimit kulturor. Jacqueline Derens, e cila ka përkthyer 100 vjet pas veprën e Durham nga gjuha angleze në gjuhën frënge dhe Elizabeth Gowing, e cila ka shkruar një libër ku përmes rrugëtimit të Edith Durham, mundohet të gjej rrugën e saj, udhëtimin që ajo ka bërë në Kosovë e Shqipëri, edhe të tregoj diçka më personale rreth njohjes dhe dashurisë që ka për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Sot, në sallën ‘Idriz Ajeti’, ku po mbahej diskutimi kulturor, fjalimin hyrës e mbajti Nerimane Kamberi, profesoresha e Letërsisë Frënge në Universitetin e Prishtinës, e cila i falënderoi mysafirët për praninë e tyre, dhe për t’i nderuar disa mysafirë që ishin prezent, fjalimin kryesor ajo e zhvilloi në gjuhën frënge.

Më vonë fjalën ia kaloi përkthyeses franceze, Jacqueline Derens, e cila foli për veprën e Edith Durham, ku ndër të tjera tha se ajo dhe puna e saj  ishte frymëzim për të.

Pas saj radha kaloi te Elizabeth Gowing, një studiuese e cila po shkon rrugëve të Durahm, veçse kjo studiuese me lokacion vetëm në Kosovë, për të studiuar shqiptarët e Kosvës dhe karakteristikat themelore të tyre.

Teksa Gowing fliste me admirim për Durham, ajo tha se ekzistojnë pesë karakteristika të personalitetit të Durham, të cilat e bënë atë një figurë të pa harruar dhe se që të gjithë do të duhej të frymëzoheshin prej saj.

Elementi i parë sipas saj që e bën Durham atë që ishte, ka qenë fakti se ajo ishte një artiste, gjë e cila i ka shërbyer në të gjitha punët tjera.

“Unë e vlerësoj shumë syrin e artistes, edhe e kuptoj që edhe pa pasur aftësinë për të pikturuar fare, unë kam mundësinë për tu përqendruar në detaje siç bëjnë artistët. Edhe kjo ndoshta është arsyeja se përse shkrimet e mia janë të mira, por gjithashtu e mirë është edhe jeta. Sepse me këtë filozofi për tu përqendruar në detaje të vogla dhe për ti shijuar ato detaje, qoftë diçka që e sheh, nuhatet, këto detaje Edith si duket i ka zhvilluar shumë mirë edhe kjo ka qenë përgatitja e saj profesionale para se ajo të filloj të punojë edhe punë të tjera”, ka thënë Gowing.

Autore, ishte cilësia tjetër e Durham, e cila e mahnit studiuesen Gowing. Pasi ajo ka qëndruar në Londër, dhe kishte bërë shfaqje e ekspozita në Royal Akademi në Angli, ajo ka filluar të udhëtojë. Dhe përgjatë udhëtimeve ajo ka filluar të shkruaj, ku ndër të tjera ka shkruar letra, ditarë, dhe shënime për eventet dhe përjetimet e saj. Këto veti autorja Gowing thotë se e kanë frymëzuar por se përkundër faktit se i ka të botuara gjashtë libra ajo nuk ka arritur ta përshkruaj Kosovën në nivelin siç ka bërë Durham për Shqipërinë.

Antropologe, është elementi tjetër që ka qenë pjesë e figurës së Durham, fushë të cilën e ka integruar pas udhëtimeve ku ‘ajo me syrin e artistes edhe me kuriozitetin e saj ka filluar të grumbullojë detaje që më vonë bëhen pjesë e shkencës dhe antropologjisë. Edhe pse antropologjia nuk ka qenë fusha e Edith Durahm, sipas përgatitjes profesionale, ajo u bë prej përvojës, prej pyetjeve, mënyrës se si ajo e ka pyetur veten për disa ngjarje të ndryshme, shkrimi i saj në mënyrë objektive ishin aftësi të saj të cilat e bënë si eksperte në Ballkan, në shkencën e antropologjisë. Dhe ajo në fund të fundit është pranuar në Royal Antropologjik ll në Londër’, ka vazhduar studiuesja.

Humanizmi të cilin ajo e ka treguar në rastin e shqiptarëve dhe disa popujve të Ballkanit gjatë luftrave të ndryshme, është elementi kryesor që sipas Gowing figura e saj është e pa harrueshme për shqiptarët. Durham gjatë asaj kohe, vetë duke kalëruar ka shpërndarë grurë, ka siguruar çati për shtëpitë që janë djegur gjatë luftës, si dhe medikamente. Gowing më tutje potencoi se mund të gjendeshin në sallë pasardhësit e atyre të cilëve u është shpëtuar jeta para 100  vitesh nga Edith Durham.

Dhe elementi i pestë prej të cilit do të duhej të frymëzoheshin shqiptarët ka të bëj me kombinimin e të gjithë elementeve të cilat u përmendën më lartë.

“Janë të kombinuara të gjitha këto sepse Edith është udhëtare, një përzierje e gjitha këtyre, pak një artiste, një shkrimtare që ruan shënime, kureshtare objektive për njerëz me të cilët takohesh, por gjithashtu edhe humanitare që të ofrosh ndihmë, si një obligim kur takohesh me një person”, ka vazhduar studiuesja më tej.

Ndërsa profesoresha Nerimane Kamberi, në një prononcim për KultPlus, ka thënë se Durham është një grua e jashtëzakonshme, shumë moderne për kohën e saj e cila duhet të shërbejë si model për kureshtje dhe guxim për të studiuar kulturën.

“Ajo ishte shumë e paanshme. Nuk ka dhënë gjykime, rreth asaj që shihte. Megjithëse ishte diçka krejtësisht e re, ndonjëherë e befasishme si kulturë e jona, meqë vinte nga Anglia, nga një edukatë viktoriane dhe vërtetë është një grua që ndoshta sot mund të jetë një model që duhet të kesh jo vetëm guxim por edhe të jesh kureshtare dhe shumë e respektuar për kulturat, së pari tënden e pastaj edhe për kulturat e tjera”, ka  përfunduar Kamberi.

Pas këtyre diskutimeve të cilat u mbajtën, ju dha mundësia për të bërë pyetje edhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët deri tani kishin dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ecurinë e ngjarjes, ku edhe morën përgjigje më konkrete për pyetjet të cilat ua kishin parashtruar studiueseve.

Përpos shumë studentëve të Universitetit të Prishtinës, diskutimin nga afër e ndiqnin edhe prodekani Isa Memishi, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, zv. Ambasadorja e Shtetit Zviceran, Paulinë Menthonnex-Gacaferri, shefi i misionit diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel, përfaqësuesi i ambasadës së Francës në Kosovë, Nexhmi Musliu, dhe Shefja e departamentit të Frëngjistes, Bade Bajrami./ KultPlus.com

Takim kulturor në nderim të studiueses Edith Durham

Nerimane Kamberi dhe Marcelle Delvaux-Abbott organizojnë një takim kulturor në nderim të personalitetit të shquar të studiueses Edith Durham, përcjell KultPlus.

Të pranishmit do të kenë mundësi të jenë pjesë e takimit kulturor ‘Tri udhëpërshkruese në Ballkan’ e që do të mbahet në Fakultetin e Filologjisë në Sallën ‘Idriz Ajeti’.

Takmi do të mbahet më 22 mars nga ora 13:00./ KultPlus.com

Përkujtohet Edith Durham, “mbretëresha e maleve”

“Mbretëresha e maleve”, Edith Durham, vdiq më 15 nëntor 1944.

Shkrimtarja britanike arriti të depërtojë në zemrat e shqiptarëve dhe të gëzojë simpatinë e tyre përmes shkrimeve të karakterit antropologjik mbi trojet e vendit në kapërcyell të shek. të XX-të. Durham do të militonte edhe në mbrojtje të çështjes shqiptare, atëherë kur Shqipëria përbënte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës.

Për 20 vjet udhëtoi nëpër Ballkan. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët më i njohuri është “Shqipëria e Epërme” (High Albania) e shkruar në vitin 1909.

Edith Durham-i e kishte origjinën prej një familjeje të madhe dhe të pasur nga veriu i Londrës. Ajo ishte më e madhja prej tre vëllezërve dhe gjashtë motrave, të cilët qenë të suksesshëm në karrierat e tyre. Vetë Edith-i përfundoi “Bedford College” në Londër (1878-1882) dhe më pas studioi për pikturë dhe vizatim në Akademinë Mbretërore të Arteve.

Udhëtimi i parë (1900-1901). Pas vdekjes së të atit, Durham-it iu desh që, për vite me radhë, të kujdesej për nënën e sëmurë. Në moshën 37-vjeçare, me këshillën e mjekut, ajo shkoi për pushime jashtë vendit, për t’u qetësuar. Me anë të rrugëve detare, u nis nga Anglia për në brigjet e Dalmacisë dhe e vazhdoi udhëtimin për në Trieste e Kotor, ndërsa në fund shkoi në Cetinjë, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël dhe e harruar e botës do t’i linte mbresa të thella.

Udhëtimi i dytë (1902-1903). Pasi kishte mësuar pak serbisht dhe shumë më tepër për historinë e Ballkanit, Durham-i bëri një udhëtim në Serbi, për të mbledhur të dhëna për librin e saj të parë, Përmes trevave të Serbit (Through the Lands of the Serb), Londër 1904. Në libër përfshihen edhe rrëfimet për vizitat e saj në Shkodër dhe në Kosovë. Duhet theksuar se ato udhëtime kërkonin guxim dhe këmbëngulje të madhe, sidomos për një femër që udhëtonte vetëm.

Udhëtimi i tretë (1904). Në fund të vitit 1904 ajo u kthye për një qëndrim pesëmujor në Ballkan, ku punoi për Komitetin Humanitar Maqedonas. Mbresat e këtij udhëtimi përshkruhen në librin Brenga e Ballkanit (The Burden of the Balkans), Londër 1905. Në libër përfshihen edhe rrëfimet e udhëtimit të saj të parë në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme – nga Manastiri në Korçë, Leskovik, Përmet, Pojan, Berat, Mirditë, Tepelenë, Elbasan e Shkodër.

Udhëtimi i katërt (1906-1907). Në vitet 1906-1907 udhëtoi në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë për të mbledhur materialin etnografik që u botua shumë më vonë në librin e saj Disa prejardhje fisnore, ligje dhe zakone të Ballkanit (Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans), Londër 1928.

Udhëtimi i pestë (1908). Në verën e vitit 1908, ajo ndërmori një udhëtim tjetër në Malin e Zi dhe prej aty shkoi në Shkodër dhe pastaj, përmes Malësisë së Veriut, shkoi në Kosovë. Këtë udhëtim e ka përshkruar në librin e saj më të njohur, Shqipëria e Epërme (High Albania), Londër, 1909.

Udhëtimi i gjashtë (1911-1913). Ngaqë u sëmur rëndë nga malaria, Edith Durham-i e kaloi dimrin e vitit 1910 në Egjipt, ndërsa një vit më vonë u kthye në Shkodër dhe u strehua në familjen Shantoja. Libri Lufta për Shkodrën: turq, sllavë e shqiptarë (The Struggle for Scutari: Turk, Slav and Albanian), Londër 1914, përqendrohej në rrethimin e përgjakshëm malazez të Shkodrës, në kohën e pavarësisë së Shqipërisë.

Udhëtimi i shtatë (1921). Për herë të fundit erdhi në Shqipëri në vitin 1921, ku u takua me Fan Nolin./ KultPlus.com

Edith Durham ‘rikthehet’ në trojet shqiptare përmes ekspozitës që shfaq foto dhe skica të realizuara nga ‘Mbretëresha e Maleve’

Fotografi dhe skica të realizuara nga vetë Edith Durham, gjatë vizitave të saj në trevat shqiptare u shfaqën dje në ekspozitën për nder të ‘Mbretëreshës së Maleve’ që u hap në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor në mes Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar, përcjell KultPlus.

Në fjalën hapëse, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, u shpreh i lumtur për hapjen e kësaj ekspozitës “Miss Mary Edith Durham, Mbretëresha e Maleve” që nderon personalitetin e shquar të studiueses Edith Durham.

“Ekspozita është organizuar në kuadër të kalendarit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht në mes të Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar. Kalendari i përbashkët po shkon sipas planifikimeve.”, u shpreh Leci i cili shtoi se kësaj ngjarje u parapriu edhe hapja e ekspozitës për heroin kombëtar Sali Çekaj në Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërkaq, në hapjen e kësaj ekspozite i pranishëm ishte edhe Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë i cili tha se është një kënaqësi e madhe për Muzeun Historik të Shqipërisë që të ndodhet për të dytën herë brenda këtij viti në Muzeun e Kosovës në përmbushje jo vetëm të obligimeve ndaj kalendarit të përbashkët kulturor, por si një dëshirë e madhe që ka nisur dhe ka vazhduar që me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që ata bënë në nëntor të vitit të kaluar dhe mbi të gjitha me dëshirën për të risjellë dhe për të nxjerrë në dritë sekretet e historisë së përbashkët kombëtare.

Koçi u shpreh se hisotoria kombëtare shqiptare do të ishte jo fort e ndriçuar pa personaliteteve të rëndësishme të huaja të cilët kanë kontribuar në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar, e një prej tyre sipas Koçit është Edith Durham.

“Ishte viti 1900 kur ajo ishte 37 vjeç që ndërmori një udhëtim për të ardhur në brigjet e bregdetit dalmat, në Kroaci, duke zbritur poshtë në atë që quhet Mali i Zi dhe për herë të parë ajo u njoh edhe me shqiptarët në viset e Malit të Zi ku shumë shqiptarë të malësive tona të veriut shkonin dhe vinin për të bërë Pazar gjatë asaj kohe.”, tha mes tjerash Koçi i cili më tutje shtoi se Durham i njohu shqiptarët dhe që nga ajo kohë pas shtatë udhëtimeve ajo u kthye në një nga studiueset më të rëndësishme albanologe të kohës, një etnografe e shkëlqyer, një antropologe, por mbi të gjitha edhe një personalitet i shquar i gazetarisë britanike me të cilën punoi për të drejtat e popullit shqiptar por edhe dha prognozat e duhura për sa i përket zgjidhjes së çështjes lindore apo edhe për çështjet ballkanike.

Ju kujtojmë që Edith Durham mbërriti për herë të parë në viset shqiptare në vitin 1904 ku edhe u njoh nga afër me historinë, gjeografinë, kulturën dhe traditën e këtyre zonave.

Edith Durham, apo siç njihet ndryshe si Mbretëresha e Maleve shqiptare njohu nga afër dhe ka pasur letërkëmbime me shumë prej personaliteteve të shquara të vendit tonë, si me Ismail Qemalin, Kristo Dakon, Dervish Himën, Mit’hat Frashërin, Pandeli Evangjelin, Faik Konicën, Lef Nosin, Mehmet Konicën, motrat Qiriazi, Aqif Pashë Elbasanin, Hil Mosin, Hoxhë Kadrinë, Bajram Curin etj./ KultPlus.com

Ekspozita “Miss Mary Edith Durham, Mbretëresha e Maleve” hapet në Muzeun e Kosovës

Ekspozita “Miss Mary Edith Durham, Mbretëresha e Maleve (1863-1944)” do të hapet në Muzeun Kombëtar të Kosovës në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë.

Kjo ekspozitë, e ideuar nga Muzeu Historik Kombëtar, përmban foto dhe skica të realizuara nga vetë Edith Durham-i gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare. Po ashtu, duhet theksuar se Mbretëresha e Maleve shqiptare njohu nga afër dhe ka pasur letërkëmbime me shumë prej personaliteteve të shquara të vendit tonë, si me Ismail Qemalin, Kristo Dakon, Dervish Himën, Mit’hat Frashërin, Pandeli Evangjelin, Faik Konicën, Lef Nosin, Mehmet Konicën, motrat Qiriazi, Aqif Pashë Elbasanin, Hil Mosin, Hoxhë Kadrinë, Bajram Curin etj.

Ekspozita hapet ditën e premte, datë 21 Tetor 2022, ora 18:00, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës. / KultPlus.com

Letra e Edith Durham dërguar asokohe gazetës katolike angleze “Tablet”

Nga Aurenc Bebja, Francë – 19 Qershor 2022

“La Gazette de France” ka botuar, të mërkurën e 16 tetorit 1912, në ballinë, letrën e Edith Durham dërguar asokohe gazetës katolike angleze “Tablet” për të alarmuar mbi situatën e vështirë të krishterëve në vilajetin e Shkodrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar. 

Situata e të krishterëve në Turqinë Europiane

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Tablet”, gazeta kryesore katolike angleze, botoi më 5 tetor letrën e mëposhtme të një protestanteje angleze, zonjës Edith Durham, e cila ka jetuar për shumë vite në Turqi :

Zotëri,

Pak kohë më parë ju botuat një artikull të zonjës Christitch (Kristiç) për katolikët në Turqi. Mund t’ju siguroj, pas një eksperience disavjeçare, se tabloja që ajo ju ka paraqitur për gjendjen e tyre është e lyer me ngjyra tepër rozë. Duke qenë se nuk jam vetë katolike, nuk e kam të lehtë të kontaktoj personat e interesuar që mund t’u vijnë në ndihmë këtyre popullatave fatkeqe, prandaj po ju bëj thirrje.

Në Shqipërinë veriore, ato janë në rrezik të madh për t’u dëbuar, vrarë ose detyruar nga fatkeqësia më mizore të bëhen muhamedanë (myslimanë). Gjendja e tyre ishte mjaft e vështirë para revolucionit turk (1908). Që atëherë, ajo është përkeqësuar çdo vit. Përballë shqiptarëve katolikë, sikundër gjithë nënshtetasve të tjerë fatkeq të krishterë të turqve, praktikohet politika e osmanizimit të detyruar.

Kjo shtyu popullsinë e dëshpëruar në revoltë. Verën e kaluar (1911) ata luftuan me guxim kundër forcave turke që i rrethuan. Presioni i Fuqive të Mëdha i detyroi ata të pranonin një traktat dhe për respektimin e këtij traktati fuqitë nuk dhanë garanci.

Për më tepër, nuk është thjesht nënshkrimi i këtij traktati të veçantë që është i nevojshëm për të siguruar paqen, sepse, në çdo detaj të jetës, katolikët vuajnë padrejtësi të pandërprera.

Xhandarët hyjnë në plantacionet e tyre, rrëmbejnë frutat e tyre, thyejnë pemët për të bërë dru zjarri. Ankesat për dëme priten me tallje. Në një proces gjyqësor midis një myslimani dhe një të krishteri, është shumë e rrallë që myslimani të shpallet përgjegjës. Nga ana tjetër, të krishterët arrestohen dhe burgosen pa gjyq me pretekstet më të kota.

Kur bëhet fjalë për mbledhjen e taksave, autoritetet lokale pothuajse kudo përpiqen të zhvatin nga të krishterët më shumë se sa pjesa e tyre e kontributit në shumat e taksuara.

Nëse të gjithë banorët mund të merrnin armë, ata do të kishin një shans të mirë për të fituar. Por Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk kujdesen për mbrojtjen e tyre, i pengojnë me të gjitha mjetet e mundshme të blejnë armë kontrabandë dhe, në të njëjtën kohë, ua japin turqve duke thithur fitime të mëdha.

Unë nuk mund të tërheq vëmendjen tuaj në mënyrë të prerë për faktin se të ashtuquajturat shtete të krishtera dhe të qytetëruara të Evropës po ofrojnë tani fonde për blerjen e armëve që do të përdoren në këtë luftë shfarosjeje. Vetë popullatat e ndjejnë këtë shumë thellë dhe akuzojnë fuqitë se tani janë më barbare se turqit. Me pushkët e saj, qeveria armatos kështu popullsinë myslimane dhe i punëson si bashibozukë. Dhe, në të njëjtën kohë, posedimi i armëve është i ndaluar për të krishterët.

Për t’ju vërtetuar se termi “barbarë” nuk është shumë i fortë, dua t’ju jap disa detaje mbi ngjarjet e fundit. Në vilajetin e Shkodrës ndodhet një fshat, Reimeli (Hajmelit). Në fushën përreth Zadrimës ka fshatra të shpërndara, disa të krishterë, të tjerë muhamedanë (myslimanë). Gjatë gjithë dimrit të kaluar, të krishterët u sulmuan nga fqinjët e tyre të armatosur dhe, me aq sa mundën, ata blenë armë për mbrojtjen e tyre personale. Kohët e fundit popullsia e Reimelit (Hajmelit) u terrorizua dhe u pengua të punonte në arat e tyre. Guvernatori i Shkodrës dhe komandanti, Ali efendiu, i siguruan këta njerëz se nuk kishte asnjë rrezik dhe se mund të vazhdonin qetësisht punën e tyre. Dy ditë më vonë, natën e 5 shtatorit, mbërriti Ali efendiu me 1000 ushtarë dhe një numër të madh bashibozukës. Ata arrestuan 50 fshatarë në shtëpitë e tyre dhe u lidhën duart. 35 prej tyre i dërguan në garnizonin më të afërt nëpërmjet një eskorte ushtarake. Fjala për këtë sulm të paprovokuar dhe të pabesë u përhap dhe një grup të krishterësh nga Zadrima, të cilët posedonin armë, vendosën të përpiqeshin të shpëtonin fqinjët e tyre.Duke dëgjuar të shtënat e tyre, turqit masakruan 15 të burgosurit e lidhur, ua nxorën sytë, ua prenë këmbët dhe 4 prej tyre u çanë kafkat; lënduan rëndë një numër të madh personash të tjerë dhe vranë disa të moshuar në shtretërit e tyre.Më pas, pasi mbaruan veprën e gjakut, turqit u larguan. Ipeshkvi (prifti) i kësaj dioqeze që ndodhej në vend, dëshmoi vërtetësinë e të gjitha këtyre detajeve; doktori bëri të njëjtën gjë. Një nga të vrarët ishte shërbëtori i priftit.

Nga ana tjetër, më 2 shtator, 50 ushtarë dhe disa oficerë erdhën në fshatin e krishterë të Blinishtit dhe kërkuan ushqim dhe strehim. Kryeplaku i fshatit i priti në shtëpinë e tij, preu dy deshë dhe një lopë dhe gatoi posaçërisht për ta. Të nesërmen i thanë se, në cilësinë e shefit (kryeplakut), duhej t’i shoqëronte për një pjesë të udhëtimit. Sapo u larguan nga ky fshat, e kapën këtë njeri pa mosbesim, e lidhën, e çuan në Shkodër dhe e futën në burg, pa asnjë gjyq dhe padi. Më 7 shtator, e evakuuan trupin e tij dhe u konstatua se ai kishte marrë katër goditje me bajonetë nën syrin e majtë dhe në krahun e majtë dhe se koka i ishte mavijosur plotësisht. Trupi ishte në gjendje kalbëzimi. Ai jo vetëm që ishte vrarë në burg, por duket se autoritetet më pas e mbajtën trupin derisa ishte në një gjendje të tillë që ata besuan se më pas do të ishte varrosur pa u ekzaminuar.

Të krishterët e Zadrimës kanë ikur shumë herë nga fshati i tyre dhe kryeplaku (Mudiri) njofton se do t’i zëvendësojë ata me myslimanë të importuar.

Politika e importimit të myslimanëve në rrethet katolike dhe krijimit të fshatrave për ta po përhapet me shpejtësi.

Zotëri, ka misionarë trima katolikë që janë gati të hetojnë tmerret e Putumayo-s.Unë besoj se mes lexuesve tuaj do të gjendet gjithsesi një prift anglez që do të vijë dhe do të hetojë gjendjen e vilajetit të Shkodrës. (Atje shkohet duke u nisur nga Trieste me vaporët e Llojdit austriak dhe nuk duhet ngatërruar ky vilajet me Shkodrën e Kostandinopojës.) Kushdo që ndërmerr këtë udhëtim duhet të jetë në gjendje të flasë italisht, sepse është e vetmja gjuhë e Europës perëndimore që flitet nga kryepeshkopët, peshkopët dhe priftërinjtë, të cilët, pothuajse pa përjashtim, janë të gjithë shqiptarë.

Lutem, në emër të njerëzimit, që kjo thirrje të dëgjohet dhe dikush, ose më mirë, disa të vijnë e të shohin. Unë jam munduar të bëj më të mirën, por nuk mund të punoj vetëm.

Unë jam, etj.

(S.) Znj. Edith Durham,

Grand Hotel, Cetinje (Mal të Zi).

22 shtator 1912.

https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-edith-durham-nga-grand-hotel-cetijne-per-gazeten-katolike-angleze-tablet-ejani-dhe-hetoni-gjendjen-e-veshtire-te-krishtereve-ne-vilajetin-e-shkodres/ / KultPlus.com

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Edith Durham (1863 – 1944)

Hekurudha Durrës-Prishtinë të marrë emrin Edith Durham

Nga Ismet Hamiti

Hekurudha Durrës-Prishtinë – projekt i jashtëzakonshëm, bën histori, vendos të dy republikat tona në hartën e infrastrukturës transportuese të botës. Ky projekt i ëndrrave shqiptare propozoj të pagëzohet “Hekurudha Edith Durham”, për nder të mikeshës së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Po ndjek me vëmendje të madhe aktivitetet për ndërtimin e projektit të hekurudhës që lidhë Durrësin me Prishtinën. Është ky një projekt që, siç thuhet, ka qenë ëndërr e gjithë shqiptarëve, që tregon se për të është menduar me gjenerata.

Një proverb persian thotë “të mendohet mirë është punë e mençur, të planifikohet mirë është punë edhe më e mençur, të realizohet është puna më e mençur dhe më e mirë nga të gjitha”. (Thinking well is wise, planning well – wiser, doing well – wisest and best of all).

Faza “më e mençur”, realizimi i këtij projekti, është kjo që ka filluar tani. Ky projekt është i jashtëzakonshëm, me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike e strategjike të shqiptarëve.

Në gjithë karrierën time prej mbi gjysmë shekulli, jam marrë me çështjet e zhvillimit, jo të rrjetit hekurudhor, por të një lloji tjetër të infrastrukturës, me atë të telekomunikacionit. Kam parë projekte (disa i kam realizuar edhe vetë) që kanë bërë histori, duke vendosur vende në hartën e telekomunikacioneve të botës. Por projekt me ndikim pozitiv të këtyre përmasave nuk kam pa. Ç’të thuhet ndryshe, pos ky projekt bën histori. Vendosë të dy republikat tona në hartën e infrastrukturës transportuese të botës.

Është një traditë e mirë e jona që personalitet e shquara të kombit të nderohen me vënien e emrave të tyre veprave të mëdha infrastrukturore me karakter kombëtar. Numri i bashkëkombësve tanë, që meritojnë nderim të përjetshëm për kontributin e tyre në shërbim të kombit, është i madh. Edhe sikur çdo pëllëmbë e kësaj toke të kthehej në monument nuk do të mjaftonte për të përkujtuar e nderuar të gjithë që kryen me nder detyrën ndaj kombit.

Është po ashtu traditë e mirë e jona që të nderohen edhe personalitete të kombësive tjera, të cilat kanë bërë shumë për kombin tonë. Edhe personalitete të huaja që meritojnë falënderimin dhe nderimin tonë të përjetshëm janë të shumta. Por është një që shquhet mbi të gjitha. Është zonjusha Edith Durham, Mbretëresha e Malësorëve , Mikesha e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke pasur parasysh kontributin e saj aq të madh ndaj shqiptarëve, në kohët më të errëta kur në mënyrë sistematike fqinjët orvateshin të na asgjësonin, me shumë përulësi propozoj që ky projekt i madh, hekurudha Durrës=Prishtinë të pagëzohet me emrin “Hekurudha Edith Durham”.

Besoj se nuk ka ndër ne kush që nuk dinë për Edhith Durham. Ishte eksploratore, etnologe, bamirëse, reportere lufte dhe mbrojtëse e vendosur e lirisë për shqiptarët. Në fillim të shekullit të 20-të vendi i shqiptarëve, thellë në Perandorinë Otomane, ishte thuajse i panjohur për botën anglishtfolëse. Ajo ishte që i solli vendet tona në vëmendje të shtetit më të rëndësishme të botës të asaj kohe, Anglisë. Me këtë ajo, më shumë se çdo i huaj tjetër ndoshta, kishte ndihmuar që shteti shqiptarë të vendosej në hartë. Nuk ka personalitet më të denjë për të marrë emrin e këtij projekti.

Në fund, e kam edhe një propozim: Me 15 nëntor, në orë të caktuar, kur të kalojë nëpër luginën e Drinit, treni të “fishkëlleje” për 3 minuta, për të shënuar ditëlindjen e Mbretëreshës së Malësorëve, që të dëgjohet në tërë malësinë të cilën ajo e deshi dhe për të cilët bëri aq shumë. / KultPlus.com

Edith Durham: Pastërtia shtëpiake e shqiptarit, shembull për të tjerët

Edith Durham për shqiptarët

“Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Mis Durhami – shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.” / KultPlus.com

Letra tmerruese e Edith Durham: Disa oficerë serbë u mburrën për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës

Nga Edith Durham

Gjatë pjesës më të madhe të kryengritjes së Isa Boletinit, unë isha në Shqipëri.

E gjithë Shqipëria e Veriut u revoltua disa herë, me synimin për të fituar autonominë dhe mbi të gjitha, për të përcaktuar kufijtë, sepse ekzistonte frikë e madhe për ndonjë agresion serb.

Ishte në fakt revolta e Shqipërisë së Veriut ajo që u dha mundësi Turqve të rinj të rrëzonin regjimin e vjetër.

Më pas, Turqit e rinj e djallosën situatën dhe i armiqësuan keqazi shqiptarët, duke dashur t’i osmanizojnë me forcë.

Isa Boletini ishte një lider shumë i aftë, i admiruar dhe i dashur shumë. Ai e deklaroi qartë se po luftonte kundër turqve për autonomi dhe kundër askujt tjetër. Ai e mbrojti pakicën serbe në vilajetin e Kosovës.

Kur oficerët serbë morën kontaktet e para me të, në Shqipëri pati gëzim shumë të madh. Njerëzit më thoshin: Tani serbët janë miqtë tanë.

Tash e tutje nuk ka përse të frikësohemi prej tyre. Një oficer serb jeton me Isa Boletinin. Ata janë betuar për miqësi me ne.

Djali i Isës, na u tha, shoqërohej me oficerë serbë. Së bashku, shqiptarët dhe serbët do të dëbojnë turqit.

Kur të fitohej autonomia, pakica serbe në Kosovë do të trajtohej mirë dhe të gjitha do të shkonin mirë. Kjo ëndërr e artë u trondit mizorisht.

Por do të kalonte ca kohë para se shqiptarët të kuptonin se sa mizorisht ishin mashtruar dhe ishin bërë vegla në duart e tjerëve.

Serbët e lanë Isa Boletinin t’i mposhtëte turqit dhe të spastronte të gjitha zonat afër kufirit me serbët.

Por, sapo erdhi puna për kufijtë dhe për përmasat e autonomisë që ata do të merrnin nga turqit, serbët dhe popujt e tjerë të Ballkanit u shpallën shqiptarëve luftë për të mos lejuar realizimin e këtij plani.

Shqiptarët që kishin luftuar turqit dhe ua kishin lehtësuar rrugën aleatëve të Ballkanit, u sulmuan nga ushtritë serbo-malazeze në mënyrën më brutale.

Meqenëse e kishin harxhuar municionin për rebelimin e fundit, pjesa më e madhe e shqiptarëve ishin praktikisht të paarmatosur dhe u masakruan pa mëshirë nga ushtritë pushtuese.

Apisi dhe miqtë e tij që ishin hequr si miq të shqiptarëve, tani, nuk kursyen as burrë, as grua, as fëmijë. Se sa u masakruan në vilajetin e Kosovës, kjo nuk do të mësohet kurrë.

Disa oficerë serbë u mburrën në tryezën e darkës në Podgoricë, në praninë time, për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës.

Hetimet e mëvonshme nga ana ime, treguan se kjo ishte e vërtetë. Lajme të tmerrshme për mizoritë e kryera erdhën përmes muslimanëve.

Duke tradhtuar kështu shqiptarët, serbët fituan tërë vilajetin, përveç një pjese që i ishte dhënë Malit të Zi.

Gjatë Luftës së Madhe, kur gjërat po shkonin keq me serbët dhe malazezët, Isa Boletini i cili me familjen e tij ishte lejuar të jetonte në Podgoricë në Mal të Zi, u masakrua së bashku me shumicën e burrave të familjes së tij, me sa duket për të siguruar se ai nuk do të udhëhiqte përsëri një kryengritje në Kosovë.

Ata u mbrojtën për shumë orë, nën një urë, derisa një mitraloz u kthye mbi ta. Pas luftës, shqiptarët u përpoqën shumë që të lejohej të mbanin të paktën një pjesë të Kosovës.

Pjesa më e madhe e saj ishte shqiptare e pastër si popullatë.

Por përsëri, ajo iu dha serbëve. Evropa, në çdo rast në fakt u ka treguar serbëve se rruga drejt suksesit është ajo e tradhtisë … / KultPlus.com

Plotë 77 vite nga vdekja e Edith Durham (FOTO)

Më 15 nëntor 1944, vdiq mikja e madhe angleze e popullit shqiptar, Albanologe e shquar Edith Durham, shkruan KultPlus.

Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, ish kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira.

Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute)./ KultPlus.com

Edith Durham: Kur i pyesja në Serbi se kush je ti, më thonin Ortodoks, ndërsa në Shqipëri: Jam shqiptar

Fragment nga “Brenga e Ballkanit” (1905) të Edith Durham.

“Unë ju siguroj se ata janë Bismarkë të vërtetë. Një ditë, ata do të kërkojnë, dhe Europa do të duhet t’u japë atyre atë që kërkojnë! Kur kaloja nëpër Ballkan, në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»- Katolik – përgjigjej njëri.- Protestant – përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»- Ortodoks.

Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?»- Protestant.- Ortodoks…. Kështu e mbytur e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, duke hyrë në Shqipëri pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»- Shqiptarë – m’u përgjigjën prerë e qartë. «Më në fund», thashë, «u çlirova këtu nga fanatikët dhe zotkrijuesit»…/KultPlus.com

Gazeta franceze në vitin 1912: Marrrëdhënia speciale e Edith Durham-it me Shqipërinë dhe shqiptarët

Nga Aurenc Bebja, Francë – 5 Qershor 2021

“La Vie heureuse” ka botuar, me 15 prill 1912, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Zonjës Edith Durham me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zonja Edith Durham në Shqipëri

Një heroinë e bamirësisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Midis mijëra mënyrave prekëse dhe gjeniale të të qenit bamirëse që gratë kanë zbuluar, këtu është një që, për më tepër, nuk shkon pa guximin. Ne e dimë se cila është jeta e mjeruar e shqiptarëve, mbi të cilët, pikërisht në këtë moment, çështja e Lindjes rëndon shumë. Ju gjithashtu duhet ta dini se për njëmbëdhjetë vjet një grua, Zonja Durham, ka qenë Providenca e tyre.

Ishte në Podgoricë në fillim të gushtit të kaluar që takova zonjën Edith Durham. Unë e takova atë në një qytet të vogël në kufirin me Malin e Zi, ku shqiptarët malsorë ishin strehuar, të përndjekur nga turqit. Nuk mund të imagjinohet skamja në të cilën ndodheshin këta njerëz fatkeq, shtëpitë e të cilëve ishin djegur nga trupat e Turgut Pashës dhe që kishin vetëm për strehim shpellat e gërmuara në brigjet e thepisura të Moraçës. Në këto kaçube të infektuara, burra, gra dhe fëmijë, të përzier me disa bagëti të pakta, kishin pritur për pesë dhe tetë muaj fundin e dhimbjeve të tyre. Kam vizituar refugjatët me zonjën Durham. Këta njerëz të varfër erdhën ta takonin, i puthën duart, e quajtën mbretëresha e tyre, i kërkuan ndihmë dhe mbrojtje kundër armiqve të tyre. Çdo ditë, nën 50 gradë nxehtësi, përgjatë shtigjeve me gurë, ajo endej në kampin e tyre të dëshpëruar, duke shpërndarë pak para që mori për ta nga Anglia. Ajo kishte blerë pëlhura (veshje) të cilat i ndau në copa prej tre metrash; për secilën pjesë, ajo shtoi dy gjilpëra dhe fill peri, sepse ajo kishte përvojë të rrallë dhe prekëse të këtyre gjërave.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Për njëmbëdhjetë vjet Zonja Edith Durham nuk është larguar nga vendet ku zgjedha Osmane rëndon rëndë mbi popullatat, duke paguar me paratë e saj, me personin e saj, duke mbrojtur gjithashtu me pendë ata të cilëve u është kushtuar plotësisht. Ajo ka shkruar disa vepra të botuara në Londër : dhe pa dyshim që një ditë do të lexojmë historinë shqetësuese të kësaj fushate të vitit 1911 në Shqipëri.

Situata politike në Evropë duke ngritur frikën e kryengritjeve të reja në këtë anë, zonja Durham mbeti atje, në mënyrë që të inkurajojë para së gjithash malsorët për të ngritur rrënojat e shtëpive të tyre, para sezonit të tmerrshëm të shiut.

Gazetarët që ishin në Podgoricë këtë verë, duke qëndruar në hotelin (bujtinën) e vetëm në këtë qytet të humbur Ballkanik, nuk do të harrojnë spektaklin kurioz dhe prekës të ofruar nga vaktet – dhe çfarë vaktesh! – kryesuar nga Zonja Durham. Të shtënat me pushkë shkëmbeheshin çdo mëngjes në një marshim dy orësh midis turqve dhe shqiptarëve dhe në këtë jetë kampi që bëmë të gjithë, nën një nxehtësi përvëluese, vetëm shpirti i devotshmërisë e mbajti të gjallë këtë grua.

Zonja Edith Durham është e njohur nga bashkatdhetarët e saj. Unë e përgëzoj veten time që kam parë bamirësinë e saj në rrethana në të cilat pak burra do të kishin pranuar ta ushtronin atë dhe të ishin në gjendje të dëshmonin para lexuesve të “La Vie Heureuse”.

André Duboscq. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1912-marredhenia-speciale-e-zonjes-edith-durham-me-shqiperine-dhe-shqiptaret/?fbclid=IwAR2Dz2rjYnCvDIBqgmHTdineE00ZAqKDBt66dc2e-zONxswJQGF8TWvVX-g

Muzeu Historik i Shqipërisë me botim të ri për Edith Durham në 75 vjetorin e vdekjes së saj

Mary Edith Durham ka 75 vjet që është ndarë nga jeta.

Mbretëresha e Maleve I kushtoi jetën e saj çështjes shqiptare, pavarësisë dhe bashkëpunimit mes vendi të shqiptarëve të kudondodhur. Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”. Gjatë rrugëtimit të saj në male Durham vizatoi atë që pa.

“Fakti që vizatimet janë bërë edhe nga fotografitë janë bërë dhe direkt, kemi të bëjmë me një veçanti të saj dhe origjinalitet, sepse vizatimet janë të bëra drejtpërdrejtë”.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Dhe dokumentet e saj sot mbahen ndër muzetë më të rëndësishëm në Londër.

“Edit Durhami ka qenë një ndër menaxheret më të shkëlqyera të trashëgimisë kulturore shqiptare. Dhe gjatë rrethimit të Shkodrës ishte ajo që i shpëtoi shqiptarët nga uria”.

Në këtë përvjetor të saj, Muzeu Historik Kombëtar mblodhi kumtesat e disa studiuesve në një botim.

“Është parë jo vetë kontributi i saj politik por dhe ai kulturor. Kontributi në antopologji, në muzeologji, përshkrimi i saj i kryengritjeve shqiptare në vitin 1911-1912 e me radhë”.

Sipas studiuesve albanologjia shqiptare i është në borxh Edith Durham, e cila udhëtoi, shkroi e vizatoi përgjatë shqiptarisë. /tch/ KultPlus.com

Kate Holman, një ‘Edith Durham’ e Brukselit

Foto: Roland Tasho

Kate Holman është një “Edith Durham e jona”, ashtu siç ka dëshirë ta quanë komuniteti shqiptar në Belgjikë. Me origjinë irlandeze, ajo është figurë e pashmangshme e botës kulturore dhe shoqërore të komunitetit shqiptar të Belgjikës që prej 15 vitesh. Autore dhe gazetare Kate, vazhdon tani angazhimin e saj në kulturën shqiptare përmes një projekt – video në rrjetet sociale: “Përralla dhe legjenda nga Shqipëria”. Kjo dashuri për Shqipërinë filloi shumë më herët, si një trashigimi familjare.

Të udhëtojmë përmes kësaj interviste me Kate Holman.

 Zonja Holman, kushëriri juaj, Sir Patrick Fairweather, ish ambasador britanik në Itali dhe njëkohësisht, ish ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri (1992-1996), ka qenë drejtor i parë i Fondacionit Butrinti, në ruajtjen e monumentit arkeologjik të Butrintit (1997-2004). A mund të na flisni për punën e kushëririt tuaj në Shqipëri dhe marrëdhëniet tuaja me të ?

Kate Holman: Edhe pse Patrick është pak më i vjetër se unë, ne ndajmë shije dhe interesa shumë të ngjashme, për shembull në politikë, udhëtime, ushqim dhe verë! Kur ishim më të rinj, ai dhe familja e tij, jetonin mjaft afër familjes sime në Londrën e Jugut. Më vonë si diplomat britanik, ai shpesh udhëtonte jashtë vendit. Unë pata privilegjin ta vizitoja atë dhe gruan e tij të bukur, Maria, fillimisht në Athinë dhe më pas në Romë. Ai ishte Ambasador në Itali në kohën e rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitet 1990. Në këtë kohë, qeveria britanike e ngarkoi atë të krijonte një ambasadë në Tiranë, për të zhvilluar marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e re. Kontakti i tij me Shqipërinë u kthye në një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme. Që nga pensionimi, ai vazhdon të bëj vizita të rregullta atje.

Gërmimi i thesareve të veçanta arkeologjike, greko-romake-bizantine të Butrintit, ishte lënë pas dore nga regjimi komunist. Për të ruajtur monumentin, filantropët britanikë, Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury, themeluan Fondacionin “Butrint” në vitin 1993. Patrick u emërua drejtori i parë. Ai mori Medaljen “Naim Frashëri” për shërbimin e tij në kulturën shqiptare. Një nga përvojat e mia më të këndshme ishte të ecja përgjatë shëtitores bregdetare të Sarandës dhe më rastis të shoh një video të Butrintit, që fliste për punën e kushëririt tim, Patrick.

Nga buron dashuria juaj për Shqipërinë dhe për sa ju përket, kur e keni vizituar Shqipërinë për herë të parë ?

Kate Holman: Unë dija shumë pak për vendin para se t’i takoja për herë të parë shqiptarët në Bruksel, rreth 20 vjet më parë. Dhe jam mahnitur nga historitë e tyre të arratisjes nga Shqipëria ose ish Jugosllavia, në vitet 1950 dhe 1960 për të ardhur në Belgjikë si refugjatë.

Në atë kohë, Shqipëria dukej si një vend misterioz, ekzotik dhe i largët, por unë shpejt e kuptova – pjesërisht nga biseda me kushëririn tim Patrick, se ajo nuk ishte aspak tokë e pashkelur. Të theksoj se në të kaluarën kam jetuar në Sicili, dhe ende kaloj shumë kohë në Kalabri, në jug të Italisë. Kultura kalabreze dhe shqiptare janë shumë të ngjashme në disa pikëpamje. Arbëreshët kanë jetuar dhe jetojnë atje, duke ruajtur identitetin e tyre, që kur kanë ikur nga pushtimi otoman, pas vdekjes së Skënderbeut, në vitin 1468.

Vizita ime e parë në Shqipëri daton nga viti 2006. Në atë kohë, kishte pak turistë dhe pak infrastrukturë turistike. Udhëtimin e bëra me dy miq kalabrezë dhe ata menjëherë u ndien si në shtëpinë e tyre. Njerëzit flisnin italisht dhe kafeja ishte shume e këndshme! Mbi të gjitha, na bëri përshtypje mirësia dhe bujaria e të gjithëve që takuam. Kjo binte në kontrast me portretizimin negativ të shqiptarëve në shumë vende evropiane në atë kohë.

Këtë vura re edhe gjatë një bisede me një të ri nga fshati bregdetar i Jalës. Ai ishte i zemëruar me një artikull mizorisht armiqësor, që ishte shfaqur kohët e fundit në një gazetë britanike. Kështu që unë vendosa të përdor pozicionin tim si gazetare, në përpjekje për të sqaruar gjërat, dhe për të treguar historinë e vërtetë të këtij vendi të vogël, aq të nënçmuar. Që atëherë, unë jam kthyer disa herë në Shqipëri. Dhe kam parë me kënaqësi se si vendi zhvillohet dhe hapet.

Ju jeni me origjinë irlandeze dhe jetoni në Bruksel. Cilat janë arsyet e zhvendosjes suaj në kryeqytetin belg?

Kate Holman: Unë kam lindur në Londër, nga një nënë irlandeze. Shumë vite kam kaluar duke punuar për një gazetë kombëtare irlandeze. Në vitin 1988 partneri im në atë kohë gjeti punë në Bruksel, dhe pasi unë gjithmonë i kam dashur udhëtimet, erdha me të. Pas ndarjes sonë, vendosa të qëndroj këtu. Në Belgjikë ndjehem si në vendin tim!

Si lindi marrëdhënia juaj me komunitetin shqiptar të Belgjikës ?

Kate Holman: Si pjesë e misionit tim për të thënë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët, fillova të hulumtoj për këtë komunitet në Belgjikë. Kjo përkoi me 50 vjetorin e ardhjes së tyre të parë në 1956. Unë kontaktova gjenerata të ndryshme – disa që kishin jetuar në Belgjikë tërë jetën e tyre, të tjerë që kishin ardhur kohët e fundit – dhe pastaj shkrova një artikull të botuar në revistën Bulletin: « Pride and Prejudice: Belgium’s Albanian community » (Krenaria dhe paragjykimi: komuniteti shqiptar i Belgjikës).

  Ju jeni nënkryetare e shoqatës kulturore “Konitza” në Bruksel. Cili është angazhimi juaj brenda kësaj shoqate ?

Kate Holman: Një nga personat që intervistova në artikullin tim cekur më lart, ishte Gentian Metaj. Ai më kontaktoi disa kohë më vonë për të më thënë se shpresonte të formonte një shoqatë belgo-shqiptare. Dhe më pyeste – nëse do të isha e interesuar ta mbështesja. I thashë se do ta bëja me kënaqësi. Shoqata kulturore Konitza ekziston për mbi 12 vjet. Ajo ka organizuar një gamë shumë të gjerë aktivitetesh: Debate në Parlamentin Evropian, prezantime librash, ekspozita arti, seminare, teatër dhe shumë më tepër, si dhe krijimin e një këshill – shërbimi për të porsaardhurit në Belgjikë. Të gjitha  informatat gjenden në faqen tonë të internetit: www.konitza.eu. Ne bashkëpunojmë ngushtë me misionet diplomatike shqiptare dhe kosovare në Bruksel. Roli im ka qenë kryesisht të ndihmoj në komunikimet dhe ngjarjet në anglisht. Ne, madje e bindëm kushëririn tim Patrick, të vinte në Bruksel si konferencier, në njërin nga aktivitetet tona!

Cilat janë përshtypjet tuaja për komunitetin shqiptar të Belgjikës ?

Kate Holman: Unë e admiroj vendosmërinë për të ruajtur identitetin e diasporës shqiptare në të gjithë botën. Është shumë prekëse të shohësh se si fëmijët e brezave të dytë dhe të tretë inkurajohen të mbajnë gjuhën dhe kulturën e tyre. Në të njëjtën kohë, unë konstatoj se shumica e shqiptarëve janë jashtëzakonisht të adaptueshëm dhe të gatshëm për t’u integruar dhe punuar, dhe janë ambiciozë për familjet e tyre.

Ju keni bashkëpunuar në projektin teatror “Ditari i një gruaje nga Kosova” të Sevdije Ahmetit, dhe aktualisht në projektin “Përralla dhe legjenda nga Shqipëria”. Çfarë mund të na thoni për këto dy projekte ?

Kate Holman: Ishte një privilegj i vërtetë të shoqërohesha me shfaqjen e regjisorit Zenel Laci, “Ditari i një gruaje nga Kosova”. Në Kosovë gjatë luftës, përdhunimi  është përdorur si një armë lufte por edhe në shumë konflikte të kohëve të fundit. Përdhunimi është krim i tmerrshëm kundër njerëzimit. Unë admiroj thellësisht guximin e burrave si mjeku kongolez Denis Mukwege, i cili vë jetën e tij në rrezik për të ndihmuar viktimat. Për projektin, unë isha përfshirë si e ngarkuar e shtypit dhe përkthimin e shfaqjes në gjuhën angleze. Udhëtimi në Teatrin Kombëtar si në Prishtinë dhe Tiranë për të interpretuar shfaqjen, ishte i paharrueshëm, si dhe mundësia për të takuar aktivisten e guximshme për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, e cila shkroi ditarin e parë të luftës në Kosovë.

Projekti i ri “Përralla dhe Legjenda nga Shqipëria” përfshin një seri videosh, të gjitha të shpërndara në YouTube. (Te gjitha informatat me video për “Përralla dhe legjenda nga Shqipëria” mund t’i gjeni në: Youtube Chanel : Vox Aquilae Bruxelles).

Ato bazohen në përrallat dhe legjendat e mbledhura dhe të botuara për herë të parë në frëngjisht nga Safet Kryemadhi. Realizuar nga Zenel Laci, projekti është një mënyrë e re për të promovuar trashëgiminë e thesarit të kulturës shqiptare siç janë përrallat dhe legjendat nga Shqipëria. Duke kombinuar rrëfimin prekës të Anila Dervishit, me muzikën origjinale dhe aranzhimet e kitaristit të rokut, Afrim Jahja si dhe ikonografinë e Fran Kukaj.

Në shtypin anglez keni botuar disa artikuj në lidhje me Shqipërinë. A mund ta shpjegoni përmbajtjen e tyre?

Kate Holman: Në botimet në gjuhën angleze në Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar, artikujt e mi kanë mbuluar një sërë çështjesh. Në fillim doja ta bëja të njohur Shqipërinë dhe historinë e saj. Unë kam shkruar gjithashtu për disa projekte kulturore si dhe kam ekzaminuar portretizimin paragjykues të shqiptarëve në mediat evropiane. Po ashtu kam mbrojtur një proces të drejtë aderimi për të lejuar Shqipërinë të bashkohet me Bashkimin Evropian.

Çfarë e pengon ende sot sipas jush, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Kate Holman: Fatkeqësisht, mendoj se vonesa është për shkak të politikës së brendshme të disa vendeve të  Bashkimit Evropian, dhe ngurrimit të qeverive për të mbajtur premtimet e bëra tashmë për kandidatët e Ballkanit, nga frika e tjetërsimit të disa votuesve. Siç është theksuar shpesh, Shqipëria ka bërë punën e reformimit dhe përgatitjen për anëtarësim, dhe tani i mbetet BE-së që të përmbushë angazhimin e tij. Më vjen keq për keqbesimin aktual, shfaqur nga Këshilli i Bashkimit Evropian, dhe ndjenjat nacionaliste që janë rritur në pjesë të Evropës, në vitet e fundit. Unë sinqerisht shpresoj se kjo s’do të gjenerojë zhgënjim dhe cinizëm nga populli shqiptar.

Cili është autori apo romani  juaj shqiptar i preferuar?

Kate Holman: Sigurisht duhet të them, Ismail Kadare. Kam lexuar shumë vepra të tij, e para ishte “Prilli i Thyer”, që më bëri mjaft përshtypje, duke më bindur ta shihja vetë vendin. Kam pasur kënaqësinë te takohem dhe të flas me Ismail Kadarenë dhe me gruan e tij Helena, më tepër se një herë në Bruksel.

Ju pëlqen ndonjë specialitet nga kuzhina shqiptare?

Kate Holman: Në Shqipëri më pëlqente të haja Tavë kosi. Dëshiroj që të kemi më tepër restorante shqiptare në Bruksel, ku do të mund të gjenim kuzhinë të vërtetë shqiptare.

Ju keni mësuar edhe gjuhën shqipe. Në përfundim të intervistës do të donim të na thoni ndonjë fjalë në shqip që e keni më për zemër.

Kate Holman: Ju uroj të gjithëve një të ardhme të qetë, të shëndetshme dhe të prosperuar.

Denoncimi i përdhunimit të përdorur si armë lufte

“Ishte një privilegj i vërtetë të shoqërohesha me shfaqjen e regjisorit Zenel Laci, “Ditari i një gruaje nga Kosova”. Në Kosovë gjatë luftës, përdhunimi  është përdorur si një armë lufte por edhe në shumë konflikte të kohëve të fundit. Për projektin, unë isha përfshirë si e ngarkuar e shtypit dhe përkthimin në gjuhën angleze”. Udhëtimi në Teatrin Kombëtar si në Prishtinë dhe Tiranë për të interpretuar shfaqjen, ishte i paharrueshëm, si dhe mundësia për të takuar aktivisten e guximshme për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, e cila shkroi ditarin e parë të luftës në Kosovë”./albinfo/ KultPlus.com

Edith Durham për Shqipërinë: Këtu shpëtova nga fanatikët dhe zotndjekësit

Fragment nga “Brenga e Ballkanit” (1905) të Edith Durham

Kur kaloja në Rumeli pyesja njerëzit: «Ç’je ti?»

– Katolik – përgjigjej njëri.

– Protestant, përgjigjej tjetri.

Në Bullgari pyesja: «Ç’je ti?»

– Ortodoks.

Në Serbi pyesja: «Ç’je ti?»

 Ortodoks…

Kështu teksa po mbytesha e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, hyra në Shqipëri e pyeta: «Çfarë jeni ju këtu?»

– Shqiptarë – m’u përgjigjën të gjithë prerë e qartë.

 «Më në fund», thashë, «këtu shpëtova nga fanatikët dhe zotndjekësit.» / KultPlus.com

“Edith Durham” e dytë për shqiptarët që birësoi në Shkodër jetimin vuthjan të dëbuar nga serbët

E nis këtë shkrim nga një barcoletë që qarkullonte në Shkodër, por që kishte të vërtetën në brendinë e saj:

Një ekip i Komitetit te Partisë kishte vizituar një ndërmarrje në Shkodër. Ndërmjet të tjerave, ata kishin këshilluar, që punëtorët duhet t’i nënshtroheshin kurseve të kualifikimit për t’iu përgjigjur cilësisë së prodhimit. Drejtori i ndërmarrjes kishte thënë, (sigurisht në intimitet dhe për humorin shkodranë) në edhe rojën e kemi me Kembrixh, pa le te tjerët…… Personazhi në fjalë, ishte Rexhë Meta, biri i Maleve të Kosovës (nga Vuthajt e Gucisë), i mbetur jetim dhe i adoptuar nga shkrimtarja e mirënjohur amerikane, Rose Wilder Lane.

Shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane ka një jetë të pasur artistike. Ajo është autorja e dhjetëra librave letrarë e filozofikë, por shumë e njohur në publicistikë.

Për të përshkruar jetën e saj duhet një studim i veçantë, por interesi ynë është të njohim atë pjesë te jetës së saj kur ajo erdhi ne Shqipëri dhe lidhjet e saj me Rexhë Meten.

Për herë të parë Rose erdhi në Shqipëri në vitin 1921, me mision humanitar. Ajo ishte ngarkuar nga Kryqi Kuq Amerikan të observonte veprimtarinë e këtij misioni në Europë e Azi pas ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore dhe ta publikonte në Buletinin e Kryqit Kuq.

Në Shqipëri ajo erdhi me një grup punonjësish për të ndihmuar refugjatët nga Kosova dhe trojet shqiptare jashtë kufijve, të dëbuar me forcë nga serbët. Ata punuan me përkushtim në emër të “Komitetit për mbrojtjen e Kosovës”

Udhëtimin e parë e bëri në Veri të Shqipërisë, në Luginën e Shalës me qëllim për të hapur një rrjet shkollash në ato zona të thella.

Grupin e shoqëronte edhe një djalë i ri i quajtur Rexhë Meta, i cili kishte ardhur me prindërit në Shkodër, pas dëbimeve masive. Vuthjani i vogël shpejt mbeti jetim dhe ishte marrë nën mbrojtjen e Kryqit të Kuq Amerikan që vepronte në Shqipërinë e Veriut. Ai në grupin e fëmijëve refugjatë ishte i dalluar, pasi në një kohë rekord kishte mësuar anglishten, paçka se nuk i ishte dhënë mundësia të vazhdonte rregullisht shkollën.

Si përkthyes i Roses ai e ndiqte hap pas hapi atë, sidomos në atë terren të vështirë të Shalës ku nje ditë asaj i rrëshqiti këmba dhe desh e ra në humnerë, por guximi i djalit i shpëtoi jetën. Rose ndihej e obliguar ndaj të riut Rexhë dhe i ofroi një ndihmë me para. Rexha krenar i refuzoi duke i thënë:” Ju jeni gazetare, shkruani tani edhe për Shqipërinë” (marrë nga Bora Meta, vajza e Rexhë Metës.)

Rose e mahnitur nga sjellja fisnike e djalit e adoptoi dhe e afeksionuar pas të birit bëri çmos që ta shkollonte. Fillimisht ajo e regjistroi në Shkollën Teknike Harry Fulltz, ku ai habiti personelin mësimor për arritjet e shpejta në të gjitha lëndët. Pastaj ajo vazhdoi të investonte për te edhe kur ai ishte student në Universitetin e Kembrixhit, ku emri i tij është i shkruar në Librin e Artë të këtij Universiteti.

Ndërkohë Rose shkonte e vinte në Shqipëri dhe me lidhjet shpirtërore që kishte, vendosi të jetonte përgjithmonë në Tiranë, ku ajo ndërtoi dy shtëpi, një për vete dhe një për familjen e Rexhës, tashmë i martuar.

Rose gëzonte se vajza e Rexhës mbante emrin Bora Rose, që ajo ta kujtonte gjithmonë gjyshen amerikane.

Ngjarjet e luftës së dytë botërore i rrokullisen ëndrrat e Roses. Autoritet fashiste e internuan Rexhën me familje në kampet e përqendrimit në Itali si antifashist.

Më vonë, si anëtar i Lidhjes së Dyte të Prizrenit në Shkodër, komunistët e arrestojnë, nga ku ai provoi kalvarin e gjatë të vuajtjeve çnjerëzore.

Rose e ndjeu shumë arrestimin e te birit nga komunistet, pasi kishte dëgjuar shumë për terrorin Bolshevik dhe e kishte njohur nga afër pasi ishte po me këtë mision në vendet e B.Sovjetik.

Ajo bëri të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar djalin e saj deri te presidentet e Amerikës . Nderkohë i shkroi Bess Truman (gruaja e presidentit në ate kohë)dhe Herbert Hoover (ish pres. i Amerikës) për ta tërhequr djalin e saj nga Shqipëria .

Pas shumë ndërhyrjesh, takimesh e letrash me personalitete të larta të politikës Amerikane, Rose u këshillua nga familja e Rexhës që të mos vazhdonte ta kërkonte ate haptazi, pasi familja do të kishte edhe më shumë konsekuenca . Atëherë Rose, ndoqi rrugën indirekte për t’u lidhur me gruan e Rexhës, Pertefen, (ishte vajza e Av.Danit, një njeri shumë progresist që nxiti të rinjtë e qytetit të ndiqnin shkollimin edhe në Gjimnazin e Shtetit 1922.

I pari që dërgoj vajzat në shkollat katolike ku nuk bëheshin dallime fetare) Pertefja kishte studiuar te Motrat Stigmatine, kishte përvetësuar italisht,anglisht. … Ajo Zonjë e fortë, përveç burgut të rëndë të burrit, kishte përjetuar një ngjarje të trishtë i k ishin pushkatuar edhe vëllanë e vetëm, Bardhosh Danin, një student i shkëlqyer i Gjimnazit të Shkodrës. Kështu Rose e tmerruar nga këto ngjarje vuri në lëvizje miqtë e saj të Kryqit të Kuq që vepronin në Europë dhe mundi kështu të hynte në lidhje me familjen e Rexhës.

Rose, deri sa vdiq, nuk pushoi se kërkuari djalin e saj, sigurisht në mënyrën më të fshehtë. Kur po i ofrohej fundit te jetës me 1968, ajo ia la amanet djalit te dytë të adoptuar, amerikanit, Raxh (Roger Mac Bride) që të vazhdonte lidhjet me familjen e vëllait në Shqipëri,

Ishte viti 1990, kur Raxh mundi ta plotësonte amanetin e nënës Rose. Ai me ndihmën e Prof. S. Repishtit mundi të hynte në lidhje me vajzën e Rexhë Metës, Bora Rosën dhe arriti ta tërhiqte me familje nga Italia, ku ajo ishte refugjate dhe e vendosi në Florida ku ajo jeton edhe sot.

Te gjitha, çfarë Rose ka parë dhe ka përjetuar në Shqipëri, i ka përshkruar ne veprën e saj “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës) dhe në përmbledhjen e artikujve te saj “ Albanian Garden “

Vlen per t’u përmendur që edhe vepra e saj madhore “The discovery of Freedom “(Zbulimi i Lirisë) e ka marrë frymëzimin nga një ngjarje që ajo e përjetoi kur ishte me mision ne Malësitë e Veriut. Mbas Edith Durhamit, ishte Rose që ka shkruar me detaje jetën politike, sociale, zakonet, mitet, këngët dhe shumë ngjarje historike të dëgjuara dhe aktuale, kur ishte në Shqipëri. Shkrimet e saj janë një dëshmi e gjallë për historinë e popullit tonë.

Veprat e Rose Wilder Lane asnjëherë nuk u bënë të njohura gjatë periudhës së diktaturës. Ato nuk kishin më pak vlerë se ato te Durhamit, të Bajronit e të tjerëve të huaj që lartësuan vlerat e kombit tonë, kështu edhe ajo s’i shpëtoi luftës së klasave. Por sot duhet evidentuar kontributi i Rose per Shqipërinë e Shqiptarët për ta përjetësuar me emrin e një shkolle, të një institucioni humanitar, të një sheshi a rruge që t’i mbetemi mirënjohës veprës së saj.

Po këtë mirënjohje duhet të kemi edhe për studentin e shkëlqyer të Kembrixhit, intelektualin patriot, që luftoi për bashkimin e trojeve shqiptare, Doktorin e lauruar në Ekonominë e Financave, Rexhë Meta, cili asnjëherë nuk i gëzoi frutet e punës së tij. Sot duhet të vihet në vendin e nderit që i takon, jo vetëm për kontributin e tij në lëmin e ekonomisë, por edhe si delegat i Maleve të Kosovës dhe hartues i programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit/ Pertefe Leka, Panorama.al / KultPlus.com

Durham: Tjerët janë të shpërndarë në rrënojat e perandorive të vdekura vetëm shqiptari vazhdon përgjithmonë

Mary Edith Durham ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.

Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dhe ri-kritikohej nga përkraheshit e shtetit Serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave.

Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë angleze që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj.

Më poshtë KultPlus ju sjell një thënie të njohur të saj, që sigurisht se flet për shqiptarët.

-Tjerët janë të shprërndarë në rrënojat e perandorive të vdekura vetëm shqiptari vazhdon përgjithmonë. / KultPlus.com

Edith Durham: Pastërtia shtëpiake e shqiptarit, shembull për të tjerët”

Edith Durham për shqiptarët

“Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Mis Durhami – shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.” / KultPlus.com

Letra tmerruese e Edith Durham: Disa oficerë serbë u mburrën për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës

Nga Edith Durham

Gjatë pjesës më të madhe të kryengritjes së Isa Boletinit, unë isha në Shqipëri.

E gjithë Shqipëria e Veriut u revoltua disa herë, me synimin për të fituar autonominë dhe mbi të gjitha, për të përcaktuar kufijtë, sepse ekzistonte frikë e madhe për ndonjë agresion serb.

Ishte në fakt revolta e Shqipërisë së Veriut ajo që u dha mundësi Turqve të rinj të rrëzonin regjimin e vjetër.

Më pas, Turqit e rinj e djallosën situatën dhe i armiqësuan keqazi shqiptarët, duke dashur t’i osmanizojnë me forcë.

Isa Boletini ishte një lider shumë i aftë, i admiruar dhe i dashur shumë. Ai e deklaroi qartë se po luftonte kundër turqve për autonomi dhe kundër askujt tjetër. Ai e mbrojti pakicën serbe në vilajetin e Kosovës.

Kur oficerët serbë morën kontaktet e para me të, në Shqipëri pati gëzim shumë të madh. Njerëzit më thoshin: Tani serbët janë miqtë tanë.

Tash e tutje nuk ka përse të frikësohemi prej tyre. Një oficer serb jeton me Isa Boletinin. Ata janë betuar për miqësi me ne.

Djali i Isës, na u tha, shoqërohej me oficerë serbë. Së bashku, shqiptarët dhe serbët do të dëbojnë turqit.

Kur të fitohej autonomia, pakica serbe në Kosovë do të trajtohej mirë dhe të gjitha do të shkonin mirë. Kjo ëndërr e artë u trondit mizorisht.

Por do të kalonte ca kohë para se shqiptarët të kuptonin se sa mizorisht ishin mashtruar dhe ishin bërë vegla në duart e tjerëve.

Serbët e lanë Isa Boletinin t’i mposhtëte turqit dhe të spastronte të gjitha zonat afër kufirit me serbët.

Por, sapo erdhi puna për kufijtë dhe për përmasat e autonomisë që ata do të merrnin nga turqit, serbët dhe popujt e tjerë të Ballkanit u shpallën shqiptarëve luftë për të mos lejuar realizimin e këtij plani.

Shqiptarët që kishin luftuar turqit dhe ua kishin lehtësuar rrugën aleatëve të Ballkanit, u sulmuan nga ushtritë serbo-malazeze në mënyrën më brutale.

Meqenëse e kishin harxhuar municionin për rebelimin e fundit, pjesa më e madhe e shqiptarëve ishin praktikisht të paarmatosur dhe u masakruan pa mëshirë nga ushtritë pushtuese.

Apisi dhe miqtë e tij që ishin hequr si miq të shqiptarëve, tani, nuk kursyen as burrë, as grua, as fëmijë. Se sa u masakruan në vilajetin e Kosovës, kjo nuk do të mësohet kurrë.

Disa oficerë serbë u mburrën në tryezën e darkës në Podgoricë, në praninë time, për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës.

Hetimet e mëvonshme nga ana ime, treguan se kjo ishte e vërtetë. Lajme të tmerrshme për mizoritë e kryera erdhën përmes muslimanëve.

Duke tradhtuar kështu shqiptarët, serbët fituan tërë vilajetin, përveç një pjese që i ishte dhënë Malit të Zi.

Gjatë Luftës së Madhe, kur gjërat po shkonin keq me serbët dhe malazezët, Isa Boletini i cili me familjen e tij ishte lejuar të jetonte në Podgoricë në Mal të Zi, u masakrua së bashku me shumicën e burrave të familjes së tij, me sa duket për të siguruar se ai nuk do të udhëhiqte përsëri një kryengritje në Kosovë.

Ata u mbrojtën për shumë orë, nën një urë, derisa një mitraloz u kthye mbi ta. Pas luftës, shqiptarët u përpoqën shumë që të lejohej të mbanin të paktën një pjesë të Kosovës.

Pjesa më e madhe e saj ishte shqiptare e pastër si popullatë.

Por përsëri, ajo iu dha serbëve. Evropa, në çdo rast në fakt u ka treguar serbëve se rruga drejt suksesit është ajo e tradhtisë … / KultPlus.com

Kostumet shqiptare në koleksionin e Edith Durham në Britani të Madhe (FOTO)

Mary Edith Durham vizitoi për herë të parë Ballkanin në vitin 1900. Gjatë udhëtimeve të saj në vitet 1900-1912, Edith Durham bëri një koleksion personal të kostumeve dhe tekstileve nga rajoni.

Në këtë kuadër kishte veçuar tregun e Prizrenit, siç shkruante ajo: “qëndisja prej ari nuk duhet të tejkalohet askund; dyqanet rrobaqepëse janë një flakë me ngjyra dhe modele të mrekullueshme”.

Pjesën më të madhe të koleksionin të tekstileve ia kishte dhuruar Muzeut në Bankfield 1935!

Burimi: Foto të shkrepura nga Prof. dr. Esat Dauti me rastin e vizitës së tij Muzeut në Bankfield!

(Nga profili i Jahja Drancollit) / KultPlus.com