Beyonce vishet nga Valdrin Sahiti në ‘Pre-Grammy Awards 2020’

Tashmë nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore zgjedhin dizajnerët nga vendi ynë – Kosova.

Dhe në dhjetor të vitit të kaluar bëri bujë të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në ato vendore, kur u njoftua se diva e muzikës botërore, Beyonce, bashkëpunoi me kreatorët e njohur nga Kosova, Kujta dhe Meri.

Kanë qenë vetë çifti të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të atyre që njihen si The Carters, çiftit Beyonce dhe Jay Z.

https://www.instagram.com/p/B7x6oZpJUBG/?utm_source=ig_web_copy_link

Dhe tani, Beyonce siç duket ka zgjedhur një tjetër kreator po ashtu nga Kosova, për të krijuar fustanin e saj në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Natyrisht se mbretëresha e muzikës nuk mungoi në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa u shfaq e mahnitshme në fustanin e kuq të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.

I lumtur për suksesin e radhës, dizenjatori kosovar ndau disa imazhe të divës në llogarinë zyrtare në Instagram, ku bashkë me të prezantoi edhe punën e tij.

Kjo veshje e Beyoncé Giselle Knowles-Carter veçse ka filluar të përmendet edhe në të gjitha tabloidet e njohura amerikane.

Përveç Beyonce, me Valdrinin kanë punuar edhe shumë yje të tjera ndërkombëtare përfshirë edhe reperen Cardi B. /telegrafi/ KultPlus.com