Ikona e muzikës, Beyoncé, së fundmi është shfaqur edhe një herë tjetër me një veshje të stilistit kosovar, Valdrin Sahiti, shkruan KultPlus.
Ky i fundit e tregon këtë sukses përmes një postimi të bërë në “Facebook”, duke thënë mes të tjerash: “Faleminderit mbretëreshë, që na besove punën edhe një herë tjetër”.
“👑 Mbretëresha @beyonce faleminderit që na zgjodhët edhe një herë! 🙌 Talenti juaj i pashoq vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, ju jeni një fener i vërtetë frymëzimi. 🌟 Jemi përgjithmonë mirënjohës. 💖 #BeyonceAppreciation #QueenBey #Inspiration”, shkruan Sahiti.
Një çift shqiptar ka shënuar 65-të vjetorin e martesës, dhe jo e zakonshme për çiftet shqiptare në këtë moshë që të realizojnë edhe fotosesion, shkruan KultPlus.
Dhe për shënimin e kësaj feste duket se kanë shprehë gatishmëri edhe shumë brende të njohura të Kosovës që të kujdesen për dukjen e tyre, sikurse për grimin, veshjen dhe fotosesionin.
Ky set i fotografive është realizuar nga Marjan Komani, për veshjen është përkujdese Valdrin Sahiti, kurse për grimin dhe flokët Sellma e Kaci.
KultPlus ju sjell këtë fotosesion të shoqëruar edhe nga një video./ KultPlus.com
CMA Awards 2021 sapo ka mbyllur ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ceremoni që ka në vëmendje edhe dukjen e yjeve në këtë mbrëmje të muzikës country, shkruan KultPlus.
Tri nga pjesëamrrëset e kësaj mbrëmje ishin veshur me kreacione të Valdrin Sahitit, kreacione dy të bardha dhe një me ngjyrë të arit.
KultPlus ju sjell pamjet e Kelsea Ballerini, Ana Barbara dhe Gabby Barrett, të cilat shihen të jenë veshur me kreacionet e Sahitit./ KultPlus.com
Në mesin e emrave të njohur në botë që ka veshur me kreacionet e tij, tashmë në këtë listë Valdrin Sahiti ka vendosur edhe Rita Orën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është veshur me fustan të kreatorit kosovar, dhe këtë e ka treguar vet ajo në një postim në rrjetin social Instagram.
30 vjeçarja postoi një video ku shihet e veshur me një fustan të zi elegant, me prerje tek gjoksi dhe beli në të cilin kishte detaje me gurë, ndërsa një tjetër prerje të gjatë kishte edhe tek këmbët.
Në mbishkrimin e video, Rita ka etiketuar Valdrinin duke i bashkangjitur edhe njëzemër të zezë. / KultPlus.com
Artisti kosovar, Astrit Ismaili e ka përfaqësuar Kosovën duke bërë hapjen në bienalen e Athinës me një performancën interesante artistike, përcjell KultPlus.
“Miss Kosova” titullohet kjo performancë e cila është dhënë në kuadër të nocionit “Creative when Limited”.
Në këtë performancën ai është paraqitur në rolin e MISS-it, duke ju referuar kështu figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara, ku me kreativitet ai arrin që të kapërcej kufizimet gjeo-politike dhe sociale.
Për herë të parë, performanca artistike e një kosovari është shfaqur edhe në Televizionin Kombëtar Grek, ku performanca “Miss Kosova” e Astritit është dhënë në një vend që nuk e njeh pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Performanca është organizuar nga kuratoret e ‘Omsk Social Club’, Larry Ossei-Mensah dhe Poka-Yio.
Kjo paraqitje e tij është bërë në kuadër të edicionit të shtatë të Bienales së Athinës “Eclipse”, e cila mbahet nga 24 shtatori deri më 28 nëntor të këtij viti.
“Një hapje e tillë është një nder i madh ndaj performancës ‘Miss Kosova’. Performanca MISS ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative when Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku jetët e çuditshme janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, ka shkruar Ismaili në rrjetet sociale.
Gjithashtu, veshja e tij është krijuar nga stilisti Valdrin Sahiti, ndërsa grimi nga Anna Bakatsaki. / KultPlus.com
Aktorja e famshme amerikane, Bella Thorne është fejuar me këngëtarin italian Benjamin Mascolo dhe për veshjen e saj është përkujdesur disenjatori nga Kosova, Valdrin Sahiti, shkruan KultPlus.
Bella Thorne ka shkëlqyer me fustanin e saj të kuq dhe komentet pozitive karshi saj nuk kanë munguar. Madje, edhe i fejuari i saj i bëri një dedikim.
“Jam shumë i lumtur që po ndaj këto momente speciale me ty. A mund të flasim sa çmendurisht e bukur dukesh me këtë fustan? Të dua”, shkroi Benjamin. / KultPlus.com
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar opinionin publik për ‘dhuratën’ e saj ndaj Kosovës, shkruan KultPlus.
Kënga e saj në ardhje “Bang” është dedikim për Pavarësinë e Kosovës, teksa shfaqja e saj me veshje kombëtare të dizejnuara nga Valdrin Sahiti e bëjnë edhe më të veçantë pritjen.
“@valdrinsahitiofficial e ke dogjur, faleminderit shumë!! Në kohë për Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Ora në storjen e saj në instagram, teksa ka shpërndarë postimin e Valdrin Sahitit.
“Bang” është në kuadër të 4 këngëve që Ora do t’i sjell për artdashësit e saj. / KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj, shkruan KultPlus.
Kjo është bërë e ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instgram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nderë të pavarësisë së Kosovës.
“Kjo ishte shumë argëtuese !!! Faleminderit të gjithëve për këtë !! Sidomos gjeniu @valdrinsahitiofficial për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën … Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment !!! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.
Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.
Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com
Rita Ora pak më parë publikoi një pjesë nga spoti i saj ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.
E për këto veshje është përkujdesur dizajneri shqiptar Valdrin Sahiti.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Sahiti i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar se ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.
“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë. Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i “tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik”, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, ka shkruar ai.
Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com
Tashmë nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore zgjedhin dizajnerët nga vendi ynë – Kosova.
Dhe në dhjetor të vitit të kaluar bëri bujë të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në ato vendore, kur u njoftua se diva e muzikës botërore, Beyonce, bashkëpunoi me kreatorët e njohur nga Kosova, Kujta dhe Meri.
Kanë qenë vetë çifti të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të atyre që njihen si The Carters, çiftit Beyonce dhe Jay Z.
Dhe tani, Beyonce siç duket ka zgjedhur një tjetër kreator po ashtu nga Kosova, për të krijuar fustanin e saj në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.
Natyrisht se mbretëresha e muzikës nuk mungoi në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa u shfaq e mahnitshme në fustanin e kuq të punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.
I lumtur për suksesin e radhës, dizenjatori kosovar ndau disa imazhe të divës në llogarinë zyrtare në Instagram, ku bashkë me të prezantoi edhe punën e tij.
Eleganca dhe shija për të bukurën janë bërë bashkë në koleksionin e fundit të disenjatorit të njohur kosovar Valdrin Sahiti, shkruan KultPlus.
Më një stil të veçantë që e karakterizon disenjatorin,
ai përmes koleksioneve të veta po arrin të tërheqë vëmendje edhe jashtë trojeve
shqiptarë, e madje edhe nga artistët më eminent botërorë.
Tashmë ai ka sjellë koleksionin e tij Pranverë/Verë 2019 me të cilin ka mahnitur publikun.
Ky koleksion veçohet nga fustanet tejet elegant të
cilët qëllim kryesorë e kanë të vënë në pah anën më të mirë të femrës, duke e bërë
atë të duket tejet elegant.
Përshtatja e ngjyrave dhe materialeve e bënë edhe më
të kompletuar këtë koleksion.
Kësaj radhe disenjatori Valdrin Sahiti, koleksionin e tij ka vendosur ta prezantojë përmes disa videove të shkurtra. Secila video prezanton rreth katër fustane.
Nëse do të kemi edhe ndonjë sfilatë se shpejti nga
Valdrini, kjo ende nuk dihet.
Kujtojmë që kreatori më i famshëm shqiptar, Valdrin Sahiti, kohën e fundit po e ndërkombëtarizon markën e tij, duke depërtuar edhe në qendrat tjera të Evropës. / KultPlus.com