Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri 2016, tashmë online

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, prezantoi publikimin online në faqen zyrtare të BKSH-së, të INDEXTRANSLATIONUM 2016, që përbën Bibliografinë e përkthimeve në Shqipëri për këtë vit.

Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri në vitin 2016 përmban 526 tituj dhe përbën një ndihmesë të madhe për studiues, përkthyes dhe lexues.

Shqipëria si vend anëtar i UNESCO-s, prej vitit 1969, kontribuon në Index Translationum me bibliografinë e botimeve të përkthyera brenda kufijve të saj shtetërorë.

Index Translationum është Bibliografia ndërkombëtare e përkthimeve dhe përfshin katalogun bibliografik të botimeve të përkthyera në afro 190 vende të botës.

Çdo përkthim që botohet në një vend citohet në këtë bibliografi, e cila përgatitet nga baza e të dhënave elektronike të çdo vendi anëtar të Index Translationum.

Bashkëpunimi ndërkombëtar e bën Index Translationum një veprimtari unike në botë. / KultPlus.com