Koleksionistja britanike hapë ekspozitën e saj për Skënderbeun në Prishtinë

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën, do të hapet ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee.

Ekspozita organizohet nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Patricia Nugee, në vitin 2004, ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut” të vitit 1533, i cili njëherësh është edhe libri më i vjetër në bibliotekë.

Patricia Nugee ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më parë. Sot, në koleksionin e saj i ka rreth 500 ekzemplarë, të cilët i ka prezantuar në disa kryeqytete të Evropës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në hollin e ekspozitës së bibliotekës më 15 tetor, në orën 10:00. / KultPlus.com

BKK sjellë ekspozitën “Lirinë e gjeta këtu”, i kushtohet 550 Vjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit

Me rastin 550 Vjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, javën tjetër do të hapet ekspozita “Lirinë e gjeta këtu” në Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “PjetërBogdani”, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë e veçantë, prezanton një kronologji të materialeve për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, vë në dukje një korpus të përzgjedhur të librave, artikujve, citateve dhe fotografive, që janë në koleksionin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Janë këto materiale që do të ekspozohen për herë të parë dhe që shumë prej tyre pasqyrojnë ndikimin e figurës emblematike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kulturën dhe dijen në Kosovë.
Ekspozita do të hapet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “PjetërBogdani”, më 17 janar 2018 në orën 11:00/KultPlus.com

“Një oficer francez në Ballkan 1917-1925”, promovohet në Prishtinë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, më 19 nëntor promovon librin me shkrime të kolonelit André Ordioni, të paraqitura nga i nipi Dominique Danguy des Désert, shkruan KultPlus.

“Një oficer francez në Ballkan 1917-1925”, titullohet libri i cili të dielën më fillim nga ora 11:00, promovohet në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./ KultPlus.com