Ora e Londrës, më e dëmtuar sesa ishte menduar

Ora 177-vjeçare e Londrës, Big Ben është dëmtuar më shumë sesa ishte menduar nga bombat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë thënë ekspertët teksa shifrat e shpenzimeve për renovimin e saj po vazhdojnë të rriten.

Ian Ailles, drejtor general i ndërtesës së parlamentit ka thënë më 12 shkurt se renovimi i kullës ku gjendet ora po del të jetë proces më i vështirë sesa që ishte planifikuar.

Kulla është izoluar në tre vjetët e fundit, meqë punëtorët janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara të orës 12 tonëshe.

Ata kanë zbuluar edhe probleme të tjera në orë, përfshirë dëmin e shkaktuar nga pluhuri dhe azbesti.

“Pa hapjen e kullës ka qenë e pamundshme që të kuptojmë nivelin e dëmit në kullë”, ka thënë Ailles.

Kulla u ka mbijetuar bombardimeve, ndonëse kulmi i ishte dëmtuar në maj të vitit 1941.

Parlamenti britanik ka deklaruar se ligjvënësve u është thënë që renovimi do të kushtojë 79.7 milionë funta për dallim nga 61.1 milionë sa ishin paralajmëruar paraprakisht. / KultPlus.com

‘Lamtumirë’ Big Ben

Ora e famshme e londineze, Big Ben, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. E për këtë arsye “Kulla Elizabet” është rrethuar nga skelat, të cilat do t’u pengojnë pamjen, jo vetëm londinezëve, por edhe turistëve të shumtë në kryeqytetin anglez.

Katër vite janë parashikuar të zgjasin punimet në një prej ndërtesave më të famshme në botë dhe kostoja totale do të kapë shifrën e 68 milionë eurove.

E ndërtuar në vitin 1859, Big Ben, njihej zyrtarisht me emrin “Kulla e Orës”, emër të cilin e ka mbajtur deri më vitin 2002, kur iu ndërrua në “Kulla Elizabet” në nder të mbretëreshës aktuale të Britanisë, Elizabeta I./ KultPlus.com