Ahmeti: Për Komunën është përgjegjësi, për BIK është thirrje për harmoni

Shpend Ahmeti sërish ka shkruar në facebook në lidhje me varosjen e gruas serbe, shkruan KultPlus.

Akuzave të komentuesve të shumtë ai ka vendosur t’iu përgjigjet për herë të fundit sipas tij, nëpërmjet një statusi. Ai ka shpjeguar të gjitha procedurat që janë ndjekur për varrosjen e qytetares serbe, teksa ka shtuar se kjo çështje për Komunën e Prishtinës është përgjegjësi, ndërkaq për Bashkësinë Islame të Kosovës ka qenë vullnet dhe thirrje për harmoni.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Ahmetit:

Pash reagime nga webfaqe serbe! Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!

Për bashkëqytetarët e mi serb:

Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë. Shtepia e Pleqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunen e Gracanices ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkesine Islame qe nuk jane marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca.

Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë. Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila.

Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizazorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut. / KultPlus.com

Bashkësia Islame: Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar aktet terroriste në Vjenë duke i quajtur si atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi duke cituar një pjesë Kuranore se kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin, Bashkësia Islame e Kosovës e ka quajtur vepër të papranueshme terrorin e mbrëmshëm në Austri.

“Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër, ky institucion fetar ka shkruar se nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin.

“Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij”, vazhdon tutje BIK.

Në fund, në reagim Bashkësia Islame e Kosovës ka shprehur bashkëndjesinë ndaj familjes së viktimave, duke i uruar shërim të plagosurve./KultPlus.com

Fillon ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka përcjellë për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, që gurthemeli iu vendos në vitin 2012.

Ai uroi të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie, që sipas tij, është më se e nevojshme dhe e shumëpritur për gjithë besimtarët, njofton Klan Kosova.

“Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. / KultPlus.com