18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të binjakëve

Më 18 dhjetor, shënohet Dita Kombëtare e Binjakëve, të gjithë vëllezërit e motrat që gezojnë një lidhje unike, transmeton KultPlus.

Ndërsa personalitetet e tyre mund të jenë të ndryshme, ata shpesh e dinë se çfarë do të thotë tjetri përpara se të thuhen fjalët.

Distanca nuk është gjithashtu një problem. Binjakët arrijnë të qëndrojnë të lidhur në të gjithë vendin ose në mbarë globin.

Binjakët përmenden që nga kohërat e hershme edhe në libra te shenjtë siç është bibla. /KultPlus.com

Lindin në Indi binjakët Korona dhe Covid

Mirësevini në këtë botë Korona dhe Covid. Këto janë emrat e dy binjakëve të lindur në qytetin Raipur të Indisë.

Binjakët, një djalë dhe një vajzë lindën gjatë 3 javëve karantinë që është vendosur dhe në Indi.

Prindërit e tyre thanë se i quajtën ashtu me qëllim që të kujtojnë këtë kohë të vështirë, shkruan media lokale, transmeton ora news.

Në një intervistë për median lokal, nëna tha se kishin pasur shumë vështirësi dhe donin ta kujtonin këtë kohë.

“Virusi është i rrezikshëm por i bëri njerëzit të fokusohen në higjienë dhe në zakonet e mira të jetës, prandaj vendosëm ti quanim ashtu” thotë e ëma.

Më pas stafi mjekësor nisi t’i quante binjakët Korona dhe Covid-19. / KultPlus.com

Të hipnotizohesh nga binjakët, fotografi rrëfen varësinë prej imazheve

Ai është fotografi Peter Zelewski, i lindur në Detroit dhe që jeton në Londër. Karrierën e tij e ka ndërtuar përmes fotove të rrugës.
Katër vjet më parë ai iu kushtua fotove portret të binjakëve.

“Si një fotograf portretesh dhe si një qenie njerëzore, unë kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga binjakët, për atë lidhjen e pabesueshme që dëgjojmë”, thotë ai.

Peter Zelewski thotë se nuk ishte menduar kurrë si një projekt i plotë, por “sapo mora portretin e grupeve të para të binjakëve, varësia ishte e madhe dhe nuk kishte kthim prapa”, shkruan the guardian, transmeton gazeta dita.

Libri i radhës i Zelewskit, Binjakët (4 tetor, Hoxton Mini Press, £ 16.95), përmban imazhet dhe tregimet e 44 grupeve me binjakë identikë.

Projekti është kryesisht vizual, thotë ai: “Nuk është një projekt dokumentar apo shkencor, qëllimi im kryesor ishte të bëja foto me një fuqi të madhe emocionale për njerëzit”.

Violeta dhe Irina

25 vjeç, Irina është 1 minutë më e madhe.

“Ishte me të vërtetë e rëndësishme që prindërit të miratonin bashkëshortin, por po aq i rëndësishëm ishte dhe miratimi i Irinës. Martesa do të jetë hera e parë që ne do të ndahemi. Do të jetë një tranzicion shumë i çuditshëm”.

Joao dhe Edmundo

23 vjeç, Joao është 10 minuta më i madh.

“Prindërit tanë kanë lindur në Portugali ndërsa ne kemi lindur në jug të Francës dhe kemi kaluar shumicën e jetës sonë atje. Tani Anglia është shtëpia jonë”.

Samantha dhe Casilda

19 vjeç, Samantha është 30 minuta më e madhe.

‘Ne të dy i duam të gjitha llojet e ushqimit – indian, kinez, meksikan, çfarëdo. Ne kemi pothuajse të njëjtat shije, përveçse kur bëhet fjalë për bizele. Unë mendoj se ne nuk mund të pajtohemi për gjithçka”.

Dawn dhe Heather

18 vjeç, Dawn është 26 minuta më e madhe.

“Mbaj mend në lojën tonë të shkollës fillore, ne u përzgjodhëm të luanim rolin e dy binjakëve të çmendur të quajtur Axel dhe Throttle që jetonin në një vilë të bërë nga karamele. Më dukej interesante se si personazhet më komike ishin binjakë. Ishte e pashmangshme zgjedhja për t’i luajtur ne ato”.

Julia dhe Sophie

6 vjeç, Sophie është 20 minuta më e madhe.

“Ne po ndryshojmë gjithmonë dëshirat tona për atë që duam të bëhemi kur rritemi. Unë e dua artin, gjithmonë vizatoj dhe do të doja të isha një karikaturiste e famshme. Sophie i do kafshët dhe ëndërron të bëhet një rojtare pylli. Gjëja më e rëndësishme për ne është që gjithmonë të ndihmojmë të tjerët”.

Devontay dhe Dijon
23 vjeç, Devontay është 1 minutë më i madh.

“Ne na pëlqen që jemi binjakë. E vetmja pengesë është se kur jemi larg, miqtë shpesh gabimisht i afrohen binjakëve “të tjerë”, gjë që bëhet vërtet e turpshme kur nuk e ke idenë se kush janë ata”.

Vår dhe Ronja

22 vjeç, Ronja është 3 minuta më e madhe.

“Mos te pasurit e njëra-tjetrës është diçka që nuk na pëlqen ta mendojmë. Kjo është shumë e frikshme. Vetëm ata që janë binjakë, do të jeni në gjendje ta kuptojnë marrëdhënien e ngushtë që ndajmë. Ne jemi shoqe shpirti, miket më të mirë dhe e duam njëra-tjetrën më shumë se kushdo tjetër”.

Polly dhe Sophie

31 vjeç, Sophie është 30 sekonda më e madhe.

“Ne mund të zhbllokojmë iPhone-in e njëra-tjetrës, sepse ne kemi shenja gishtash gati identike. Ne jemi një racë e rrallë e binjakëve identikë të quajtur “binjakët monozigotikë” dhe kemi një ADN pothuajse të padallueshme. Ne do të ishim një makth i madh për ekspertët e mjekësisë ligjore”.

Lilibet dhe Litiana

8 vjeç, Lilibet është 3 minuta më e madhe.

‘Mamaja jonë na tha se kur lindëm, na vendosën në një shtrat të vogël në spital, pranë njëra-tjetrëst. Ndërkohë që Lilibet po ndërrohej, u zgjova dhe kuptova se ajo nuk ishte pranë meje. Fillova të qaja dhe mamaja e vuri shpejt Lilibet pranë meje dhe unë pushova”.

Wendy dhe Gaye

56 vjeç, Wendy është 4 minuta më e madhe.

“Unë jam dominuese në marrëdhënien tonë, ndërsa Gaye më ndjek. Ajo më zemëron ndonjëherë, por në fund të ditës ajo është shoqja ime më e mirë, e vetmja që mund të më kuptojë”.