Fryma kozmike e një poezie të Bob Dylanit me një këngë të njohur shqiptare

Bob Dylan, i njohur me emrin Robert Allen Zimmerman, lindur në 24 maj të vitit 1941 është kantautor, këngëtar, piktor dhe shkrimtar. Ai influencoi muzikën dhe kulturën popullore për 5 dekada dhe në vitin 1960 u quajt “Zëri i gjeneratës së re”. U bë shumë i njohur me këngët “Blowin in the wind” dhe “The time they are a-changin”.

Tekstet e Dylanit mbartin një domethënie të gjerë politike, sociale, filozofike duke kaluar kufijtë kombëtarë. Ai eksperimentoi në disa zhanre muzikore duke shitur anekënd botës 100 milionë disqe. Vitin e kaluar Bob Dylan fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Një nga poezitë e tij më të bukura të këngëve të tij është dhe kjo që po ju përcjellim, shkruan Konica.al. Në fakt motivi i kësaj poezie ngjan shumë me një këngë popullore shqiptare “Bjeri gajdes, gajdexhi”, që ne po e sjellim në interpretimin e një grupi gjerman.

Zoti Dajrexhi

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Unë nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij

Perandoria e mbrëmjes është bërë pluhur e hi
M’u tret nëpër duar tani
më la të verbër në vetmi, pa gjumë me mendje trazuar
lodhur e mërzitur deri në çmenduri, me këmbët përvëluar
të njohur asnjë s’kam takuar
Dhe e lashta rrugë e zbrazët, gjithë ëndrrat i ka dëbuar

më vozit edhe mua hareshëm mbi anijen tënde magjike
Shqisat më janë bjerrur, duart nuk ndjejnë prekje

Këmbët e mpira, veç për të mbathur çizmat janë në pritje
që pastaj rrugëve të endem
jam gati të shkoj kudo, jam gati të zhdukem
Në paradën time, në magjinë e vallëzimit tënd të zhytem
Që pastaj në të të tretem

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjume dhe ku të shkoj nuk di

E nëse dëgjon të qeshin, të hidhen e përdridhen nëpër diell marrëzisht
Askënd nuk ngacmojnë sinqerisht
Është thjesht një vrap në arrati
drejt qiellit që gardhe e kufij nuk njeh

Dhe nëse dëgjon përhumbur një rimë që përsëritet
e në ritmin e dajres tënde përdridhet,
është thjesht një klloun që vërtitet
një i pavlerë që nuk shqitet
është thjesht një hije që përpiqet
ta shohësh ti, se këmba-këmbës po të ndjek.

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di

Më zhduk pastaj nëpër rrathët e tymit të trurit tim
Përposhtë rrënojave të kohës në mjegullim

Larg gjetheve të ngrira
Tek pemët strukur e harruar,
Në plazhin me erë harbuar
Larg nga laku i shtrënguar
I të çmendurit trishtim

Do të vallezoj me duart drejt qiellit në liri
me siluetën e detit pa kufij
Zhytur në rërë si në cirk
Futur thellë nën valë me nxitim
Deri nesër, të sotmen po e le në harrim

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjumë dhe ku te shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do të vij./ KultPlus.com

Timothée Chalamet transformohet në këngëtarin legjendar, Bob Dylan

Pas vonesave të shumta në prodhim, filmi i ri biografik i Bob Dylan ka filluar xhirimet – që do të thotë se për herë të parë do të shohim aktorin Timothée Chalamet si këngëtarin legjendar Bob Dylan.

I veshur me një xhaketë të gjelbër ushtarake dhe një çantë kitare në dorë, Chalamet u fotografua duke filmuar “A Complete Unknown”, një film që kronikon fillimet e karrierës së kantautorit, në Nju Jork këtë fundjavë, duke shkaktuar një lumë emocionesh dhe shakash mes fansave, shkruan CNN.

Pasi u shpall për herë të parë në vitin 2020, prodhimi për “A Complete Unknown” pësoi vonesa të shumta, nga pandemia te greva e SAG-AFTRA. Megjithatë, filmi ka ruajtur mbështetjen e plotë nga vetë Dylan, i cili i dha regjisorit James Mangold shënime të detajuara me shënime mbi skenarin.

“Kam kaluar disa ditë mrekullisht simpatike në shoqërinë e tij, vetëm një me një, duke folur me të,” tha Mangold vitin e kaluar. “Ai i do filmat.”

Filmi nuk është në të vërtetë një biografi e Dylan-it, ka thënë Mangold, dhe përkundrazi është më shumë i përqendruar në një moment në jetën e këngëtarit.

“Është një lloj ansambli për këtë moment në kohë, fillimin e viteve ’60 në Nju Jork, dhe ky djalë 17-vjeçar me 16 dollarë në xhepa shkon me autostop për në Nju Jork për të takuar Woody Guthrie i cili është në spital”, tha Mangold.

Chalamet do të këndojë vetë në film dhe ka punësuar të njëjtët trajnerë vokale dhe dialektesh që kanë punuar me Austin Butler në “Elvis”.

Dylan ka qenë jashtëzakonisht i pakapshëm dhe jeta dhe karriera e tij kanë qenë subjekt i shumë filmave. Njëri, “I’m Not There” i vitit 2007, me regji të Todd Haynes, ka luajtur gjashtë aktorë të ndryshëm si personazhet e shumëfishta të Dylan. Martin Scorsese realizoi një film koncert në vitin 2019 të quajtur “Rolling Thunder Revue”, duke kronikuar turneun e Dylanit të vitit 1975 me të njëjtin emër.

“A Complete Unknown” nuk ka ende një datë të publikimit. / KultPlus.com

Chalameti ka dëgjuar një listë këngësh të papublikuara të Bob Dylanit të gjatë 12 orë

Timothy Chalamet ka thënë që ka dëgjuar një bollëk këngësh të papublikuara të Bob Dylanit.

Ai po përgatitet që ta luajë rolin e ikonës së folkut amerikan në filmin biografik, Krejtësisht i panjohur.

Menaxheri i kamotshëm i Dylanit, Jeff Rosen, i ka dhënë qasje Chalametit në një listë këngësh që bashkë i bëjnë 12 orë, e të cilat Dylani i kishte incizuar midis viteve 1959-1964.

“Kjo mund t’i inatosë shumë fansa të Bobit, dhe me të drejtë, por ai [Roseni] ma ka dërguar një listë këngësh të gjatë 12 orë të Bobit nga vitet 1959-1964”, ka thënë Chalameti për Happy Sad Confused në një intervistë të fundit.

“Po ndihem sikur jam duke mbajtur flori a diçka të tillë”. / KultPlus.com

Bob Dylan po kontribuon në filmin ku Timothée Chalamet luan rolin e tij

Filmi dedikuar ikonës së muzikës, Bob Dylanit, “A Complete Unknown”, pritet që të xhirohet nga gushti i këtij viti.

Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori i mirënjohur Timothée Chalamet.

Regjisori i këtij filmi, James Mangold, ka thënë që ky film nuk do të jetë biografik, por që flet për një moment shumë specifik në skenën e folkut në Neë York City në të gjashtëdhjetat.

Madje Mangoldi ka thënë që kanë pasur përkrahje nga Dylani për këtë film, i cili u ka dhënë edhe shënime dhe informata duke kontribuuar në përmirësimin e skenarit.

“Kam kaluar disa ditë mrekullisht magjepsëse në shoqërinë e tij, vetëm një-me-një, duke folur me të”, ka thënë Mangoldi.

“Kam një skenar që është personalisht me shënime nga ai dhe i çmuar nga unë. Ai i do filmat. Herën e parë që u pata ndenjur me Bobin, njëra prej gjërave të para që ma pati thënë ishte, ‘E dua ‘Cop Landin’ (filmi i dytë i Mangoldit)./KultPlus.com

82 vjet nga lindja e kantautorit Bob Dylan

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 82, shkruan KultPlus.

Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Këngët e tij të famshme janë “Blowin’ in the Wind”, “Like a Rolling Stone” dhe “Hurricane”. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti të jetë fitues i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 2016 me tekstet e tij poetike.

Bob Dylan është një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në Grammy Hall of Fame dhe Rock and Roll Hall of Fame. / KultPlus.com

Bob Dylan: Vdekja, e vërteta e vetme

Nëse mendoni se do lexoni ndonjë opinion në lidhje me ndonjë dhënie çmimi, atëherë gaboheni rëndë. Të vetmen gjë që do gjeni këtu, është Vdekja.

‘Not dark yet’ apo, “Nuk është errësuar ende”, është njëra nga shumë poezitë(këngët) e Bob Dylan-it. Më shumë se një poezi ajo paraqet krejt përpjekjet e kota të njeriut për ti dhënë kuptim jetës përballë vdekjes. A do ishim kaq fallc nëse do ishim të përjetshëm?

Qysh në fillim të poezisë, Bob Dylan godet:

‘Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër 

Vdekja nuk ka trokitur ende por është në rrugë e sipër. Në fakt, vdekja gjithmonë është në rrugë e sipër, ajo vazhdimisht është duke ardhur por asnjëherë nuk vjen. Ose së paku, ne nuk e kuptojmë edhe kur vie (nëse vie). Injoranca jonë mbi vdekjen, na vë përballë dy ndjesive: tmerrit (nga hiçi) dhe shpresës (për përjetësi). Më tmerrues ende, është fakti që për këtë shpresë, të gjithë e dimë se është e “pa shpresë”, por prapë vazhdojmë. Njeriu e gënjen veten duke u gënjyer. Ai e di këtë gënjeshtër të dyfishtë por nuk mund të largohet nga loja. Loja paraqet mundësinë e tij për të harruar vdekjen. Të gjitha përpjekjet e njeriut janë drejt lumturisë, por papritur shfaqet vdekja-kjo zonjë e paftuar. Rrjedhimisht të gjitha përpjekjet kthehen në përpjekje për të gënjyer veten në përballjen me fundin.

Për të qenë më korrekt me gjuhën, njeriun nuk e mundon vdekja, por “ideja e vdekjes” Ideja e vdekjes na tmerron sepse na kujton sa pak kohë kemi. Ideja e vdekjes na bën të mendojmë se kurrë nuk do ti arrijmë të gjitha. Pse, a mund të arrihen të gjitha?

“Not dark yet”, është poezi “pesimiste” dhe e “errët” por e sinqertë në thelb. Nga këndvështrimi ekzistencialist, kjo poezi mund të ishte, “poezi e absurdit”. Në paraqitjen e këtij absurdi apo pa-kuptimësie të jetës në raport me vdekjen, Dylan është shumë i pamëshirshëm dhe i ashpër. Në vazhdim ai shkruan:

‘Humanizmi më ka humbur thuajse,
 Pas së bukurës gjithmonë fshihet dhembja’

Humbja e humanizmit ndodh pas ballafaqimit të njeriut me botën. Ndonëse jeta mund të duket e bukur, në esencë është një dhembje e pafundme, është një skëterrë. Sipas Schopenhauer, bota apo jeta, është e zymtë dhe e errët sepse udhëhiqet nga vullneti i cili është i verbër dhe i cili nuk ka qëllime madhore. I vetmi qëllim i vullnetit është që “të jetë”. Lumturia sipas Schopenhauerit mund të arrihet duke e shuar vullnetin dhe shmangur vuajtjet. Por përderisa jemi, vuajtja është domosdoshmëri.

‘Kam rrahur të gjithë lumenjtë dhe të gjithë detërat.
Preka edhe fundin e botës të mbushur me gënjeshtra.
Madje nuk pashë asgjë as në sytë e njeriut.
Barra tanimë është bërë e papërballueshme,
Errësira nuk ka rënë ende por është në rrugë e sipër.’

Çdo varg i poezisë sa shkon e bëhet më i errët. Në vazhdim Dylan thotë: ndonëse dallgët e jetës më kanë përplasur në shkëmbinjtë më të thepisur, ndonëse kam shkuar deri në fund të botës për të gjetur kuptimin dhe humanizmin, në fund, prapë se prapë kam hasur vetëm gënjeshtra dhe intriga. Kam takuar ziliqarë e grabitqarë. Bota është e ligë dhe e zezë.

Pasi humba shpresën në botën, e kërkova të vërtetën në sytë e njeriut. Ajo që pashë ishte edhe më e pamëshirshme, goditja e saj ishte përfundimtare, ishte goditja ndaj vetes. Sytë e njeriut janë bosh-pa kuptim. Ato nuk më thonë asgjë, prandaj nuk më mbetet tjetër vetëm të pres vdekjen, duke shpresuar që të vonojë sa më shumë.

Në fund të poezisë vie kulmi. Pas reflektimit mbi botën dhe pas vetëdijesimit se bota është e verbër dhe e shurdhërt, pasi e kuptojmë se bota nuk na flet, se ajo është vetëm një shkëmb i ftohtë, pasi kuptojmë që nuk mund të gjejmë përgjigje as tek tjetri, më në fund i kthehemi vetes. Kthimi drejt vetes është pamundësia jonë për të kuptuar botën. Në botën jashtë nesh, nuk bëjnë pjesë vetëm objektet pa vetëdije, por edhe njeriu. Quhet njeri vetëm sepse ka vetëdije përkundër gurit. Quhet njeri sepse kështu ka vendosur ta quaj veten. Kur i kthehemi vetes mund të reflektojmë. Ky reflektim fillon me një konstatim që të kall datën:

“Unë kam lindur dhe do vdes pa dëshirën time”

Kjo paraqet një nga të vërtetat më të dhimbshme të njeriut. Nga kjo e vërtetë fillon jo-liria. E si mund të jem i lirë, kur nuk jam pyetur nëse dua të vi në jetë? Askush nuk më ka pyetur nëse dua të jem pjesë e një bote plotë me sëmundje, plot me frikëra dhe pasiguri. Frika nuk vjen nga jashtë, por nga brendia ime. Frika ime jam unë, frika është mosnjohja e vetes.

Si mund të jem i lirë kur askush nuk më ka pyetur nëse dua ta pasuroj botën me dhimbje. Lindja ime ka ardhur përmes vuajtjeve. Të ekzistuarit tim do të shkaktojë vuajtje. Prania ime prodhon vuajtje. Dikush do pikëllohet edhe për largimin tim. Ai largim paraqet ligësinë time ndaj tjetrit, ligësi e cila është vetëm pjesë e ligësisë së madhe, asaj të ekzistencës së jetës. Kam nevojë të vegjetoj.

Përveç që nuk më kanë pyetur nëse dua të vi në jetë, askush nuk më pyet nëse dua të vdes. Askush nuk më pyet nëse kam frikë nga terri i nëntokës; askush nuk pyet nëse kam frikë nga mungesa e ajrit; askush nuk pyet nëse kam frikë nga krimbat; prandaj jeta është vuajtje dhe bota një skëterrë.

‘Më bëhet sikur po lëviz por prapë qëndroj në vendnumëro’

Ka raste kur angazhohem, kur përpëlitem, kur më duket sikur kam arritur ca synime. Por vetëm po gënjej veten. A mund ti japim kuptim një gjëje e cila është e destinuar të shuhet? Rrugëtimit tashmë po i vie fundi. Po largohem nga ajo që quhet “jetë”. Pyetja ende vlen: A kishte kuptim gjithë kjo? Përgjigja nuk vonon dhe është e ftohtë si mermeri dhe e heshtur si varri:

‘Nuk mbaj mend asgjë, unë erdha vetëm për tu larguar nga këtu’

Këtu është kulmi i dhimbjes. Bota nuk ka qëllim; jeta nuk ka qëllim; absurdi paraqet njohjen e pa-kuptimshmërisë së botës; kur kuptimi i vetëm i gjithë ekzistencës është vetëm të vetëdisuarit mbi ekzistencën si diçka e ligë, ky është fundi i mundësive të mia. Vdekja paraqet kufirin tim.

‘Nuk dëgjohen madje as pëshpërimat e lutësit,
 Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër’

Kryevepra e kësaj poezie qëndron në vargun e parafundit. Në përballjen përfundimtare, aty në shtratin e vdekjes, nuk bën punë më as Zoti. Ai paraqet vetëm një qiell të zymtë me ca re kaotike. Ironia e Dylan-it është therrëse. Ai thotë se në fund të gjithë do jemi vetëm me veten. Do jemi përballë jetës tonë; do përjetojë momentet më intime që mund ti ketë njeriu: të jetoj vdekjen e tij. Vdekja është momenti më personal dhe i vetmi moment sinqeriteti i kristaltë me veten. Vetëm përballë vdekjes ne bëhemi të sinqertë. Kemi frikë nga të tjerët. Nga sytë e tyre. Vetëm përballë vdekjes ambiciet mjegullohen dhe të gjithë do përfundojmë si Ivan Ilichë. (L.Tolsoti-Vdekja e Ivan Ilichit)

Epilog: Vdekja, e vërteta e vetme

Çfarë kuptimi ka jeta, kur e dimë që do vdesim? Çfarë kuptimi kanë përpjekjet tona kur në fund do mbesim vetëm në varr? Çfarë kuptimi kanë gjithë arsyetimet ndaj të tjerëve, kur në fund do ti arsyetohemi vetëm vetes dhe territ? Dikush edhe mund të thotë:
“Së paku do hysh ne histori”.

Me të vërtetë? Po a nuk e di që edhe historia do vdes? A nuk e di se gjithçka do kthehet në pluhur? Çdo vetëdije njerëzore do mbetet vetëm një grusht pluhuri? Historia është vetëm mjet për të arsyetuar ekzistencën dhe për të luftuar absurdin e jetës. A ka kafsha histori? Po. Vetëm historinë tonë për të. Edhe ne një ditë do të përfundojmë histori për dikë tjetër.

Atëherë cili është qëllimi jonë këtu? Ne jemi këtu vetëm si kalimtarë, si produkt i egos. Kjo është kuptimi i pakuptimtë i ekzistencës. Këtë e thotë edhe Dylan. E kush do ja lexoj Bob Dylan-it tekstet pas 1 milion vjetësh? Me falni, a keni menduar ndonjëherë si do jetë bota pas 1 milion vjetesh? Dyshoj. Nëse vetëm pak do mendonit, do bëhej edhe pyetja tjetër, po pas 1 miliardë vjetësh??? Më mirë të mos mendoj, kushedi se ku do shkoj me pyetje.

Mungesa e pyetjeve është largim nga përballja me të vërtetat. Mungesa e pyetjeve paraqet frikën e njeriut nga vetja. Mallkuar qoftë dita kur lindi pyetja; mallkuar qoftë Filozofia, ky makth i pafundëm… Më mirë të jem kafshë, pa pyetje, pa ankth, pa ekzistencë.

Por kot e keni, sepse ju tashmë keni lindur, apo më mirë, Ju kanë lindur (pa ju pyetur). Dhe ju të gjithë do vdisni. Sado që mundoheni të mos pajtoheni me ato që thashë, prape ju siguroj që do vdisni. Do vuani, do klithni, do tmerroheni, do përpëliteni, dhe në fund prapë nuk i ikni vdekjes.

I çmendur?? Ndoshta edhe jam! Por një gjë ju siguroj, edhe çmenduria ime do harrohet një ditë (nëse do ekzistojnë ditët). Të gjithë të çmendurit që kane jetuar ndonjëherë do shuhen. Më falni, a njihni ndonjë të çmendur që ka jetuar para 1000 vjetësh? Po para 2000 vjetësh?? Kështu edhe unë do ngjas pas 1000 vjetësh. Nuk më plas fare se si do kujtohem. Madje ekziston edhe një mundësi tjetër:  koncepti i çmendurisë pas 2000 vjetësh mund të ndryshojë. Ndoshta nuk do jetë më “çmenduri” por “mençuri” ahahahahah vërtetë mendoni se çaj kokën se si do jetë koncepti i çmendurisë pas 2000 vjetësh?

Për fund po ju lus vetëm një gjë: nëse po gënjej, ju lutem ma tregoni mua dhe Botës të vërtetën! Por nëse nuk mundeni dhe nëse nuk dini ndonjë të vërtetë tjetër përveç vdekjes, ju lus të heshtni përgjithmonë.

Shkruajti: Ardian Batusha. / KultPlus.com

Te ti kam besim

Poezi nga Bob Dilan

Shqipëroi: Bujar Meholli

Më pyesin se si ndihem
a është dashuria ime e pastër
dhe pse jam kaq i sigurtë
që do t’ia dal mbanë?
Ah, ata më shikojnë
dhe e ngrijnë shikimin,
nga ky vend duan të më flakin
vetëm e vetëm se unë
te ti kam besim.

Derën ma tregojnë dhe ma hapin
këndej s’duan të më shohin më,
unë nuk jam ashtu
siç ata duan që të jem.
Dal ecë tutje-tëhu
me mijëra kilometra larg shtëpisë,
por asnjëherë i vetëm nuk ndihem
sepse besoj te ti.

Besoj te ti mespërmes ngashërimeve
dhe qeshjeve,
besoj te ti edhe pse jemi të ndarë,
te ti do të besoj edhe pas këtij mëngjesi që do të zbardh.
Ah, kur të afrohet agu,
ah, kur nata nis të shkrihet e të zhduket
ah, këto ndjenja janë ngulitur në zemrën time… /KultPlus.com

Bob Dylan kërkon falje për falsifikimin e nënshkrimeve të veta

Bob Dylan ka lëshuar një deklaratë të rrallë publike për të kërkuar falje për përdorimin e një makinerie për të kopjuar nënshkrimin e tij në libra dhe vepra arti që nga viti 2019.

Ylli tha se i vinte keq që bëri një “gabim” duke lejuar që veprat të shiten si të nënshkruara me dorë.

Ai tha se kishte filluar të përdorte një ‘autopen’ pas zhvillimit të vertigos në vitin 2019.

Çështja doli në dritë kur fansat që blenë 600 dollarë kopje të botimit të kufizuar të librit të Dylanit, Filozofia e Këngës Moderne, krahasuan fotot e nënshkrimit të tij.

Botuesi, Simon & Schuster, fillimisht refuzoi kërkesat për rimbursim, duke i siguruar blerësit se nënshkrimet ishin legjitime dhe të vërtetuara nga një “letër autenticiteti”.

Pas presionit të vazhdueshëm, ata pranuan se librat përmbanin një “kopje të shkruar” të autografit të yllit dhe ofruan rimbursime të plota për të gjithë ata që kishin blerë një nga 900 botimet “të nënshkruara me dorë”.

Po ashtu lindën dyshime mbi veprat e artit të Dylan, printimet e të cilave mund të shiten deri në 15,000 dollarë.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, kantautori pranoi se disa prej tyre ishin firmosur edhe me makinë.

“Unë kam nënshkruar me dorë çdo printim arti gjatë viteve dhe nuk ka pasur kurrë një problem”, shkroi ai.

“Megjithatë, në vitin 2019 pata një rast të keq të marramendjes dhe ajo vazhdoi në vitet e pandemisë. Duhet një ekuipazh prej pesë personash që punojnë në afërsi me mua për të ndihmuar në mundësimin e këtyre seancave të nënshkrimit dhe ne nuk mund të gjenim një mënyrë të sigurt dhe të zbatueshme për të plotësuar atë që duhej të bëja ndërkohë që virusi po tërbohej. Pra, gjatë pandemisë nuk ishte e mundur të firmosja asgjë dhe marramendja nuk kalonte. Me afrimin e afateve kontraktuale, m’u sugjerua ideja e përdorimit të një stilolapsi automatik, së bashku me sigurinë se kjo lloj gjëje është bërë. “Gjatë gjithë kohës” në botën e artit dhe letrave”, shkroi ai.

“Përdorimi i një makinerie ishte një gabim në gjykim dhe unë dua ta korrigjoj menjëherë. Po punoj me Simon & Schuster dhe partnerët e mi të galerisë për ta bërë këtë”. / KultPlus.com

Bob Dylan: Vdekja, e vërteta e vetme

Nëse mendoni se do lexoni ndonjë opinion në lidhje me ndonjë dhënie çmimi, atëherë gaboheni rëndë. Të vetmen gjë që do gjeni këtu, është Vdekja.

‘Not dark yet’ apo, “Nuk është errësuar ende”, është njëra nga shumë poezitë(këngët) e Bob Dylan-it. Më shumë se një poezi ajo paraqet krejt përpjekjet e kota të njeriut për ti dhënë kuptim jetës përballë vdekjes. A do ishim kaq fallc nëse do ishim të përjetshëm?

Qysh në fillim të poezisë, Bob Dylan godet:

‘Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër 

Vdekja nuk ka trokitur ende por është në rrugë e sipër. Në fakt, vdekja gjithmonë është në rrugë e sipër, ajo vazhdimisht është duke ardhur por asnjëherë nuk vjen. Ose së paku, ne nuk e kuptojmë edhe kur vie (nëse vie). Injoranca jonë mbi vdekjen, na vë përballë dy ndjesive: tmerrit (nga hiçi) dhe shpresës (për përjetësi). Më tmerrues ende, është fakti që për këtë shpresë, të gjithë e dimë se është e “pa shpresë”, por prapë vazhdojmë. Njeriu e gënjen veten duke u gënjyer. Ai e di këtë gënjeshtër të dyfishtë por nuk mund të largohet nga loja. Loja paraqet mundësinë e tij për të harruar vdekjen. Të gjitha përpjekjet e njeriut janë drejt lumturisë, por papritur shfaqet vdekja-kjo zonjë e paftuar. Rrjedhimisht të gjitha përpjekjet kthehen në përpjekje për të gënjyer veten në përballjen me fundin.

Për të qenë më korrekt me gjuhën, njeriun nuk e mundon vdekja, por “ideja e vdekjes” Ideja e vdekjes na tmerron sepse na kujton sa pak kohë kemi. Ideja e vdekjes na bën të mendojmë se kurrë nuk do ti arrijmë të gjitha. Pse, a mund të arrihen të gjitha?

“Not dark yet”, është poezi “pesimiste” dhe e “errët” por e sinqertë në thelb. Nga këndvështrimi ekzistencialist, kjo poezi mund të ishte, “poezi e absurdit”. Në paraqitjen e këtij absurdi apo pa-kuptimësie të jetës në raport me vdekjen, Dylan është shumë i pamëshirshëm dhe i ashpër. Në vazhdim ai shkruan:

‘Humanizmi më ka humbur thuajse,
 Pas së bukurës gjithmonë fshihet dhembja’

Humbja e humanizmit ndodh pas ballafaqimit të njeriut me botën. Ndonëse jeta mund të duket e bukur, në esencë është një dhembje e pafundme, është një skëterrë. Sipas Schopenhauer, bota apo jeta, është e zymtë dhe e errët sepse udhëhiqet nga vullneti i cili është i verbër dhe i cili nuk ka qëllime madhore. I vetmi qëllim i vullnetit është që “të jetë”. Lumturia sipas Schopenhauerit mund të arrihet duke e shuar vullnetin dhe shmangur vuajtjet. Por përderisa jemi, vuajtja është domosdoshmëri.

‘Kam rrahur të gjithë lumenjtë dhe të gjithë detërat.
Preka edhe fundin e botës të mbushur me gënjeshtra.
Madje nuk pashë asgjë as në sytë e njeriut.
Barra tanimë është bërë e papërballueshme,
Errësira nuk ka rënë ende por është në rrugë e sipër.’

Çdo varg i poezisë sa shkon e bëhet më i errët. Në vazhdim Dylan thotë: ndonëse dallgët e jetës më kanë përplasur në shkëmbinjtë më të thepisur, ndonëse kam shkuar deri në fund të botës për të gjetur kuptimin dhe humanizmin, në fund, prapë se prapë kam hasur vetëm gënjeshtra dhe intriga. Kam takuar ziliqarë e grabitqarë. Bota është e ligë dhe e zezë.

Pasi humba shpresën në botën, e kërkova të vërtetën në sytë e njeriut. Ajo që pashë ishte edhe më e pamëshirshme, goditja e saj ishte përfundimtare, ishte goditja ndaj vetes. Sytë e njeriut janë bosh-pa kuptim. Ato nuk më thonë asgjë, prandaj nuk më mbetet tjetër vetëm të pres vdekjen, duke shpresuar që të vonojë sa më shumë.

Në fund të poezisë vie kulmi. Pas reflektimit mbi botën dhe pas vetëdijesimit se bota është e verbër dhe e shurdhërt, pasi e kuptojmë se bota nuk na flet, se ajo është vetëm një shkëmb i ftohtë, pasi kuptojmë që nuk mund të gjejmë përgjigje as tek tjetri, më në fund i kthehemi vetes. Kthimi drejt vetes është pamundësia jonë për të kuptuar botën. Në botën jashtë nesh, nuk bëjnë pjesë vetëm objektet pa vetëdije, por edhe njeriu. Quhet njeri vetëm sepse ka vetëdije përkundër gurit. Quhet njeri sepse kështu ka vendosur ta quaj veten. Kur i kthehemi vetes mund të reflektojmë. Ky reflektim fillon me një konstatim që të kall datën:

“Unë kam lindur dhe do vdes pa dëshirën time”

Kjo paraqet një nga të vërtetat më të dhimbshme të njeriut. Nga kjo e vërtetë fillon jo-liria. E si mund të jem i lirë, kur nuk jam pyetur nëse dua të vi në jetë? Askush nuk më ka pyetur nëse dua të jem pjesë e një bote plotë me sëmundje, plot me frikëra dhe pasiguri. Frika nuk vjen nga jashtë, por nga brendia ime. Frika ime jam unë, frika është mosnjohja e vetes.

Si mund të jem i lirë kur askush nuk më ka pyetur nëse dua ta pasuroj botën me dhimbje. Lindja ime ka ardhur përmes vuajtjeve. Të ekzistuarit tim do të shkaktojë vuajtje. Prania ime prodhon vuajtje. Dikush do pikëllohet edhe për largimin tim. Ai largim paraqet ligësinë time ndaj tjetrit, ligësi e cila është vetëm pjesë e ligësisë së madhe, asaj të ekzistencës së jetës. Kam nevojë të vegjetoj.

Përveç që nuk më kanë pyetur nëse dua të vi në jetë, askush nuk më pyet nëse dua të vdes. Askush nuk më pyet nëse kam frikë nga terri i nëntokës; askush nuk pyet nëse kam frikë nga mungesa e ajrit; askush nuk pyet nëse kam frikë nga krimbat; prandaj jeta është vuajtje dhe bota një skëterrë.

‘Më bëhet sikur po lëviz por prapë qëndroj në vendnumëro’

Ka raste kur angazhohem, kur përpëlitem, kur më duket sikur kam arritur ca synime. Por vetëm po gënjej veten. A mund ti japim kuptim një gjëje e cila është e destinuar të shuhet? Rrugëtimit tashmë po i vie fundi. Po largohem nga ajo që quhet “jetë”. Pyetja ende vlen: A kishte kuptim gjithë kjo? Përgjigja nuk vonon dhe është e ftohtë si mermeri dhe e heshtur si varri:

‘Nuk mbaj mend asgjë, unë erdha vetëm për tu larguar nga këtu’

Këtu është kulmi i dhimbjes. Bota nuk ka qëllim; jeta nuk ka qëllim; absurdi paraqet njohjen e pa-kuptimshmërisë së botës; kur kuptimi i vetëm i gjithë ekzistencës është vetëm të vetëdisuarit mbi ekzistencën si diçka e ligë, ky është fundi i mundësive të mia. Vdekja paraqet kufirin tim.

‘Nuk dëgjohen madje as pëshpërimat e lutësit,
 Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër’

Kryevepra e kësaj poezie qëndron në vargun e parafundit. Në përballjen përfundimtare, aty në shtratin e vdekjes, nuk bën punë më as Zoti. Ai paraqet vetëm një qiell të zymtë me ca re kaotike. Ironia e Dylan-it është therrëse. Ai thotë se në fund të gjithë do jemi vetëm me veten. Do jemi përballë jetës tonë; do përjetojë momentet më intime që mund ti ketë njeriu: të jetoj vdekjen e tij. Vdekja është momenti më personal dhe i vetmi moment sinqeriteti i kristaltë me veten. Vetëm përballë vdekjes ne bëhemi të sinqertë. Kemi frikë nga të tjerët. Nga sytë e tyre. Vetëm përballë vdekjes ambiciet mjegullohen dhe të gjithë do përfundojmë si Ivan Ilichë. (L.Tolsoti-Vdekja e Ivan Ilichit)

Epilog: Vdekja, e vërteta e vetme

Çfarë kuptimi ka jeta, kur e dimë që do vdesim? Çfarë kuptimi kanë përpjekjet tona kur në fund do mbesim vetëm në varr? Çfarë kuptimi kanë gjithë arsyetimet ndaj të tjerëve, kur në fund do ti arsyetohemi vetëm vetes dhe territ? Dikush edhe mund të thotë:
“Së paku do hysh ne histori”.

Me të vërtetë? Po a nuk e di që edhe historia do vdes? A nuk e di se gjithçka do kthehet në pluhur? Çdo vetëdije njerëzore do mbetet vetëm një grusht pluhuri? Historia është vetëm mjet për të arsyetuar ekzistencën dhe për të luftuar absurdin e jetës. A ka kafsha histori? Po. Vetëm historinë tonë për të. Edhe ne një ditë do të përfundojmë histori për dikë tjetër.

Atëherë cili është qëllimi jonë këtu? Ne jemi këtu vetëm si kalimtarë, si produkt i egos. Kjo është kuptimi i pakuptimtë i ekzistencës. Këtë e thotë edhe Dylan. E kush do ja lexoj Bob Dylan-it tekstet pas 1 milion vjetësh? Me falni, a keni menduar ndonjëherë si do jetë bota pas 1 milion vjetesh? Dyshoj. Nëse vetëm pak do mendonit, do bëhej edhe pyetja tjetër, po pas 1 miliardë vjetësh??? Më mirë të mos mendoj, kushedi se ku do shkoj me pyetje.

Mungesa e pyetjeve është largim nga përballja me të vërtetat. Mungesa e pyetjeve paraqet frikën e njeriut nga vetja. Mallkuar qoftë dita kur lindi pyetja; mallkuar qoftë Filozofia, ky makth i pafundëm… Më mirë të jem kafshë, pa pyetje, pa ankth, pa ekzistencë.

Por kot e keni, sepse ju tashmë keni lindur, apo më mirë, Ju kanë lindur (pa ju pyetur). Dhe ju të gjithë do vdisni. Sado që mundoheni të mos pajtoheni me ato që thashë, prape ju siguroj që do vdisni. Do vuani, do klithni, do tmerroheni, do përpëliteni, dhe në fund prapë nuk i ikni vdekjes.

I çmendur?? Ndoshta edhe jam! Por një gjë ju siguroj, edhe çmenduria ime do harrohet një ditë (nëse do ekzistojnë ditët). Të gjithë të çmendurit që kane jetuar ndonjëherë do shuhen. Më falni, a njihni ndonjë të çmendur që ka jetuar para 1000 vjetësh? Po para 2000 vjetësh?? Kështu edhe unë do ngjas pas 1000 vjetësh. Nuk më plas fare se si do kujtohem. Madje ekziston edhe një mundësi tjetër:  koncepti i çmendurisë pas 2000 vjetësh mund të ndryshojë. Ndoshta nuk do jetë më “çmenduri” por “mençuri” ahahahahah vërtetë mendoni se çaj kokën se si do jetë koncepti i çmendurisë pas 2000 vjetësh?

Për fund po ju lus vetëm një gjë: nëse po gënjej, ju lutem ma tregoni mua dhe Botës të vërtetën! Por nëse nuk mundeni dhe nëse nuk dini ndonjë të vërtetë tjetër përveç vdekjes, ju lus të heshtni përgjithmonë.

Shkruajti: Ardian Batusha. / KultPlus.com

“Porsi një gur që ka marrë tatëpjetën”

KultPlus ju sjellë një poezi nga Bob Dylan të përkthyer nga Edvin Shvarc.

Njëherë e një kohë aq bukur visheshe
nga një kacidhe lypsave u hidhje kur kaluar ishe, apo jo?
Njerëzit të paralajmëronin: “Kujdes kukull se qafën do thyesh”!
Kurse ti mendoje se ata po talleshin
dhe së qeshurës ia plasje
me të gjithë ata që pranë i qasje,
por tani s’flet më me zë aq të lartë.
Tani nuk ngjan edhe aq krenare
kur për vaktin tjetër të duhet të rropatesh.
Si të duket?
Si ndihesh?
Kur je pa një strehë mbi krye?
Krejtësisht e panjohur,
porsi një gur që ka marrë tatëpjetën?
Vërtet ke shkuar në shkollën më të mirë, zonjushë vetmitare,
por e di fort mirë që vetëm deheshe në të
dhe askush s’të mësoi se si t’ia dilje mbanë në rrugë,
ndërsa tani po zbulon që duhet të mësohesh me këtë gjë.
Pate thënë dikur që kurrë nuk do të bëje kompromis
me endacakun misterioz, por tani po e kupton
që ai nuk po të shet dëngla
teksa e vështron drejt e në boshllëkun e syve të tij
dhe i kërkon të bëni një pazar?
Si të duket?
Si ndihesh?
Kur duhet t’ia dalësh mbanë vetë?
Pa asnjë ide se ku e ke shtëpinë?
Krejtësisht e panjohur,
porsi një gur që ka marrë tatëpjetën?
S’e ktheve kokën kurrë të shihje mrroljet e xhonglerëve dhe karagjozëve
kur mblidheshin të tërë për të të zbavitur me numra.
Asnjëherë s’e more vesh që nuk ia vlen,
nuk duhet t’i lësh të tjerët të bëjnë qejf me ty.
Dikur bridhje mbi kalin e kromuar me diplomatin tënd,
të cilit i varej në sup një mace siameze,
por sa idhët të vjen kur zbulon
se ai s’qe aty kur duhej vërtetë të ishte
pasi prej teje mori çdo gjë që mundi të vidhte!
Si të duket?
Si ndihesh?
Kur duhet t’ia dalësh mbanë vetë?
Pa asnjë ide se ku e ke shtëpinë?
Krejtësisht e panjohur,
porsi një gur që ka marrë tatëpjetën?
Princesha në prag të derës dhe gjithë njerëzit e bukur
po pinë duke menduar se të tëra i kanë të shtruara
po shkëmbejnë lloj-lloj dhuratash e gjërash të çmuara,
por moj kukull, më mirë peng lëre unazën me diamant!
Dikur nga mahnitja pa frymë të linte
Napoleoni me rrecka dhe gjuha që përdorte.
Pse s’shkon tek ai tani, po të thërret, s’mund t’ia prishësh dot
tani që nuk ke asgjë, askurrfarë gjëje për të humbur?
Tashmë je e padukshme, nuk ke më sekrete për të ruajtur!
Si të duket?
Si ndihesh?
Kur duhet t’ia dalësh mbanë vetë?
Pa asnjë ide se ku e ke shtëpinë?
Krejtësisht e panjohur,
porsi një gur që ka marrë tatëpjetën?/KultPlus.com

Një regjistrim i vetëm i Bob Dylan mund të shitet për 1 milion funte

Një rekord i vetëm i Bob Dylan pritet të arrijë deri në 1 milion funte kur të dalë në ankand në Christie’s të enjten, transmeton KultPlus.

Disku përmban një version të ri të këngës klasike të yllit Blowin’ In The Wind, të realizuar në mars 2021 me bashkëpunëtorin e tij për një kohë të gjatë T Bone Burnett.

“Ndihej e shenjtë,” i tha ai BBC News. “Gjithmonë ndihet e shenjtë për mua, duke luajtur me Bobin – dhe mendoj se e kemi bërë me një hap, nëse nuk gabohem”.

Është regjistrimi i parë i ri në studio i këngës që kur Dylan e shkroi atë në 1962.

Publikimi i vetëm shfaq gjithashtu një lloj të ri disku që kombinon disa nga materialet e përdorura në CD dhe vinyl dhe premton cilësi dhe qëndrueshmëri më të mirë të zërit sesa vinili.

Mund të luhet në çdo pllakë të rregullt, formati i ri përshkruhet si “kulmi i zërit” nga Burnett, i cili ndihmoi në zhvillimin e tij.

Në fund të fundit, vetëm një fans i Dylan-it me xhepa të thellë do të zotërojë versionin e ri të Blowin’ In The Wind. Megjithatë, fansat mund të shkojnë në Christie’s në Londër për të dëgjuar albumin përpara se të shitet./

Një regjistrim i vetëm i Bob Dylan mund të shitet për 1 milion funte

Një rekord i vetëm i Bob Dylan pritet të arrijë deri në 1 milion funte kur të dalë në ankand në Christie’s të enjten.

Disku përmban një version të ri të këngës klasike të yllit Blowin’ In The Wind, të realizuar në mars 2021 me bashkëpunëtorin e tij për një kohë të gjatë T Bone Burnett.

“Ndihej e shenjtë,” i tha ai BBC News. “Gjithmonë ndihet e shenjtë për mua, duke luajtur me Bobin – dhe mendoj se e kemi bërë me një hap, nëse nuk gabohem”.

Është regjistrimi i parë i ri në studio i këngës që kur Dylan e shkroi atë në 1962.

Publikimi i vetëm shfaq gjithashtu një lloj të ri disku që kombinon disa nga materialet e përdorura në CD dhe vinyl dhe premton cilësi dhe qëndrueshmëri më të mirë të zërit sesa vinili.

Mund të luhet në çdo pllakë të rregullt, formati i ri përshkruhet si “kulmi i zërit” nga Burnett, i cili ndihmoi në zhvillimin e tij.

Në fund të fundit, vetëm një fans i Dylan-it me xhepa të thellë do të zotërojë versionin e ri të Blowin’ In The Wind. Megjithatë, fansat mund të shkojnë në Christie’s në Londër për të dëgjuar albumin përpara se të shitet./ KultPlus.com

“Për ty do të shkoja deri në fund të botës, që të ndjesh dashurinë time”

Bob Dylan

Kur shiu tërsëllin në fytyrën tënde,
Dhe e gjithë bota të është qepur pas,
Mund të të ofroj një përqafim të ngrohtë
Që të ndjesh dashurinë time.

Kur shfaqen hijet e mbrëmjes dhe yjet
E kur askënd nuk ke të të fshije lotët,
Mund të të shtrëngoj për një milion vjet
Që të ndjesh dashurinë time.

E di që mendjen nuk e ke mbledhur ende
Por unë kurrë nuk do të të bëja keq,
Këtë e kam ditur qysh prej çastit që u takuam
Dhe në mendjen time s’ka asnjë dyshim, vendin ku e ke.

Do të vuaja urie, në blu dhe në zi do të nxihesha,
Do të zvarritesha për ty, përgjatë rrugës,
Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta bëja për ty,
Që të ndjesh dashurinë time.

Stuhitë po trufullojnë mbi detin zemërak,
Dhe mbi rrugën e pendesës,
Erërat e ndryshimit po fryjnë të egra dhe të lira,
Dhe ti ende nuk ke parë askënd si unë, kurrë!

Mund të të beja të lumtur, ëndrrat t’i përmbushja,
Nuk ka asgjë për ty që s’do ta beja.
Për ty do të shkoja deri në fund të botës,
Që të ndjesh dashurinë time.

Fryma kozmike e një poezie të Bob Dylanit me një këngë të njohur shqiptare

Bob Dylan, i njohur me emrin Robert Allen Zimmerman, lindur në 24 maj të vitit 1941 është kantautor, këngëtar, piktor dhe shkrimtar. Ai influencoi muzikën dhe kulturën popullore për 5 dekada dhe në vitin 1960 u quajt “Zëri i gjeneratës së re”. U bë shumë i njohur me këngët “Blowin in the wind” dhe “The time they are a-changin”.

Tekstet e Dylanit mbartin një domethënie të gjerë politike, sociale, filozofike duke kaluar kufijtë kombëtarë. Ai eksperimentoi në disa zhanre muzikore duke shitur anekënd botës 100 milionë disqe.

Një nga poezitë e tij më të bukura të këngëve të tij është dhe kjo që po ju përcjellim. Në fakt motivi i kësaj poezie ngjan shumë me një këngë popullore shqiptare “Bjeri gajdes, gajdexhi”, që ne po e sjellim në interpretimin e një grupi gjerman.

Zoti Dajrexhi

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Unë nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij

Perandoria e mbrëmjes është bërë pluhur e hi
M’u tret nëpër duar tani
më la të verbër në vetmi, pa gjumë me mendje trazuar
lodhur e mërzitur deri në çmenduri, me këmbët përvëluar
të njohur asnjë s’kam takuar
Dhe e lashta rrugë e zbrazët, gjithë ëndrrat i ka dëbuar

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Unë nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij

më vozit edhe mua hareshëm mbi anijen tënde magjike
Shqisat më janë bjerrur, duart nuk ndjejnë prekje

Këmbët e mpira, veç për të mbathur çizmat janë në pritje
që pastaj rrugëve të endem
jam gati të shkoj kudo, jam gati të zhdukem
Në paradën time, në magjinë e vallëzimit tënd të zhytem
Që pastaj në të të tretem

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjume dhe ku të shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij

E nëse dëgjon të qeshin, të hidhen e përdridhen nëpër diell marrëzisht
Askënd nuk ngacmojnë sinqerisht
Është thjesht një vrap në arrati
drejt qiellit që gardhe e kufij nuk njeh

Dhe nëse dëgjon përhumbur një rimë që përsëritet
e në ritmin e dajres tënde përdridhet,
është thjesht një klloun që vërtitet
një i pavlerë që nuk shqitet
është thjesht një hije që përpiqet
ta shohësh ti, se këmba-këmbës po të ndjek.

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij

Më zhduk pastaj nëpër rrathët e tymit të trurit tim
Përposhtë rrënojave të kohës në mjegullim

Larg gjetheve të ngrira
Tek pemët strukur e harruar,
Në plazhin me erë harbuar
Larg nga laku i shtrënguar
I të çmendurit trishtim

Do të vallezoj me duart drejt qiellit në liri
me siluetën e detit pa kufij
Zhytur në rërë si në cirk
Futur thellë nën valë me nxitim
Deri nesër, të sotmen po e le në harrim

Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjumë dhe ku te shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do të vij./ KultPlus.com

81 vjet nga lindja e kantautorit Bob Dylan

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 81, shkruan KultPlus.

Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Këngët e tij të famshme janë “Blowin’ in the Wind”, “Like a Rolling Stone” dhe “Hurricane”. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti të jetë fitues i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 2016 me tekstet e tij poetike.

Bob Dylan është një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në Grammy Hall of Fame dhe Rock and Roll Hall of Fame. / KultPlus.com

Bob Dylan: Vdekja, e vërteta e vetme

Nëse mendoni se do lexoni ndonjë opinion në lidhje me ndonjë dhënie çmimi, atëherë gaboheni rëndë. Të vetmen gjë që do gjeni këtu, është Vdekja.

‘Not dark yet’ apo, “Nuk është errësuar ende”, është njëra nga shumë poezitë(këngët) e Bob Dylan-it. Më shumë se një poezi ajo paraqet krejt përpjekjet e kota të njeriut për ti dhënë kuptim jetës përballë vdekjes. A do ishim kaq fallc nëse do ishim të përjetshëm?

Qysh në fillim të poezisë, Bob Dylan godet:

‘Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër 

Vdekja nuk ka trokitur ende por është në rrugë e sipër. Në fakt, vdekja gjithmonë është në rrugë e sipër, ajo vazhdimisht është duke ardhur por asnjëherë nuk vjen. Ose së paku, ne nuk e kuptojmë edhe kur vie (nëse vie). Injoranca jonë mbi vdekjen, na vë përballë dy ndjesive: tmerrit (nga hiçi) dhe shpresës (për përjetësi). Më tmerrues ende, është fakti që për këtë shpresë, të gjithë e dimë se është e “pa shpresë”, por prapë vazhdojmë. Njeriu e gënjen veten duke u gënjyer. Ai e di këtë gënjeshtër të dyfishtë por nuk mund të largohet nga loja. Loja paraqet mundësinë e tij për të harruar vdekjen. Të gjitha përpjekjet e njeriut janë drejt lumturisë, por papritur shfaqet vdekja-kjo zonjë e paftuar. Rrjedhimisht të gjitha përpjekjet kthehen në përpjekje për të gënjyer veten në përballjen me fundin.

Për të qenë më korrekt me gjuhën, njeriun nuk e mundon vdekja, por “ideja e vdekjes” Ideja e vdekjes na tmerron sepse na kujton sa pak kohë kemi. Ideja e vdekjes na bën të mendojmë se kurrë nuk do ti arrijmë të gjitha. Pse, a mund të arrihen të gjitha?

“Not dark yet”, është poezi “pesimiste” dhe e “errët” por e sinqertë në thelb. Nga këndvështrimi ekzistencialist, kjo poezi mund të ishte, “poezi e absurdit”. Në paraqitjen e këtij absurdi apo pa-kuptimësie të jetës në raport me vdekjen, Dylan është shumë i pamëshirshëm dhe i ashpër. Në vazhdim ai shkruan:

‘Humanizmi më ka humbur thuajse,
 Pas së bukurës gjithmonë fshihet dhembja’

Humbja e humanizmit ndodh pas ballafaqimit të njeriut me botën. Ndonëse jeta mund të duket e bukur, në esencë është një dhembje e pafundme, është një skëterrë. Sipas Schopenhauer, bota apo jeta, është e zymtë dhe e errët sepse udhëhiqet nga vullneti i cili është i verbër dhe i cili nuk ka qëllime madhore. I vetmi qëllim i vullnetit është që “të jetë”. Lumturia sipas Schopenhauerit mund të arrihet duke e shuar vullnetin dhe shmangur vuajtjet. Por përderisa jemi, vuajtja është domosdoshmëri.

‘Kam rrahur të gjithë lumenjtë dhe të gjithë detërat.
Preka edhe fundin e botës të mbushur me gënjeshtra.
Madje nuk pashë asgjë as në sytë e njeriut.
Barra tanimë është bërë e papërballueshme,
Errësira nuk ka rënë ende por është në rrugë e sipër.’

Çdo varg i poezisë sa shkon e bëhet më i errët. Në vazhdim Dylan thotë: ndonëse dallgët e jetës më kanë përplasur në shkëmbinjtë më të thepisur, ndonëse kam shkuar deri në fund të botës për të gjetur kuptimin dhe humanizmin, në fund, prapë se prapë kam hasur vetëm gënjeshtra dhe intriga. Kam takuar ziliqarë e grabitqarë. Bota është e ligë dhe e zezë.

Pasi humba shpresën në botën, e kërkova të vërtetën në sytë e njeriut. Ajo që pashë ishte edhe më e pamëshirshme, goditja e saj ishte përfundimtare, ishte goditja ndaj vetes. Sytë e njeriut janë bosh-pa kuptim. Ato nuk më thonë asgjë, prandaj nuk më mbetet tjetër vetëm të pres vdekjen, duke shpresuar që të vonojë sa më shumë.

Në fund të poezisë vie kulmi. Pas reflektimit mbi botën dhe pas vetëdijesimit se bota është e verbër dhe e shurdhërt, pasi e kuptojmë se bota nuk na flet, se ajo është vetëm një shkëmb i ftohtë, pasi kuptojmë që nuk mund të gjejmë përgjigje as tek tjetri, më në fund i kthehemi vetes. Kthimi drejt vetes është pamundësia jonë për të kuptuar botën. Në botën jashtë nesh, nuk bëjnë pjesë vetëm objektet pa vetëdije, por edhe njeriu. Quhet njeri vetëm sepse ka vetëdije përkundër gurit. Quhet njeri sepse kështu ka vendosur ta quaj veten. Kur i kthehemi vetes mund të reflektojmë. Ky reflektim fillon me një konstatim që të kall datën:

“Unë kam lindur dhe do vdes pa dëshirën time”

Kjo paraqet një nga të vërtetat më të dhimbshme të njeriut. Nga kjo e vërtetë fillon jo-liria. E si mund të jem i lirë, kur nuk jam pyetur nëse dua të vi në jetë? Askush nuk më ka pyetur nëse dua të jem pjesë e një bote plotë me sëmundje, plot me frikëra dhe pasiguri. Frika nuk vjen nga jashtë, por nga brendia ime. Frika ime jam unë, frika është mosnjohja e vetes.

Si mund të jem i lirë kur askush nuk më ka pyetur nëse dua ta pasuroj botën me dhimbje. Lindja ime ka ardhur përmes vuajtjeve. Të ekzistuarit tim do të shkaktojë vuajtje. Prania ime prodhon vuajtje. Dikush do pikëllohet edhe për largimin tim. Ai largim paraqet ligësinë time ndaj tjetrit, ligësi e cila është vetëm pjesë e ligësisë së madhe, asaj të ekzistencës së jetës. Kam nevojë të vegjetoj.

Përveç që nuk më kanë pyetur nëse dua të vi në jetë, askush nuk më pyet nëse dua të vdes. Askush nuk më pyet nëse kam frikë nga terri i nëntokës; askush nuk pyet nëse kam frikë nga mungesa e ajrit; askush nuk pyet nëse kam frikë nga krimbat; prandaj jeta është vuajtje dhe bota një skëterrë.

‘Më bëhet sikur po lëviz por prapë qëndroj në vendnumëro’

Ka raste kur angazhohem, kur përpëlitem, kur më duket sikur kam arritur ca synime. Por vetëm po gënjej veten. A mund ti japim kuptim një gjëje e cila është e destinuar të shuhet? Rrugëtimit tashmë po i vie fundi. Po largohem nga ajo që quhet “jetë”. Pyetja ende vlen: A kishte kuptim gjithë kjo? Përgjigja nuk vonon dhe është e ftohtë si mermeri dhe e heshtur si varri:

‘Nuk mbaj mend asgjë, unë erdha vetëm për tu larguar nga këtu’

Këtu është kulmi i dhimbjes. Bota nuk ka qëllim; jeta nuk ka qëllim; absurdi paraqet njohjen e pa-kuptimshmërisë së botës; kur kuptimi i vetëm i gjithë ekzistencës është vetëm të vetëdisuarit mbi ekzistencën si diçka e ligë, ky është fundi i mundësive të mia. Vdekja paraqet kufirin tim.

‘Nuk dëgjohen madje as pëshpërimat e lutësit,
 Errësira nuk ka rënë ende, por është në rrugë e sipër’

Kryevepra e kësaj poezie qëndron në vargun e parafundit. Në përballjen përfundimtare, aty në shtratin e vdekjes, nuk bën punë më as Zoti. Ai paraqet vetëm një qiell të zymtë me ca re kaotike. Ironia e Dylan-it është therrëse. Ai thotë se në fund të gjithë do jemi vetëm me veten. Do jemi përballë jetës tonë; do përjetojë momentet më intime që mund ti ketë njeriu: të jetoj vdekjen e tij. Vdekja është momenti më personal dhe i vetmi moment sinqeriteti i kristaltë me veten. Vetëm përballë vdekjes ne bëhemi të sinqertë. Kemi frikë nga të tjerët. Nga sytë e tyre. Vetëm përballë vdekjes ambiciet mjegullohen dhe të gjithë do përfundojmë si Ivan Ilichë. (L.Tolsoti-Vdekja e Ivan Ilichit)

Epilog: Vdekja, e vërteta e vetme

Çfarë kuptimi ka jeta, kur e dimë që do vdesim? Çfarë kuptimi kanë përpjekjet tona kur në fund do mbesim vetëm në varr? Çfarë kuptimi kanë gjithë arsyetimet ndaj të tjerëve, kur në fund do ti arsyetohemi vetëm vetes dhe territ? Dikush edhe mund të thotë:
“Së paku do hysh ne histori”.

Me të vërtetë? Po a nuk e di që edhe historia do vdes? A nuk e di se gjithçka do kthehet në pluhur? Çdo vetëdije njerëzore do mbetet vetëm një grusht pluhuri? Historia është vetëm mjet për të arsyetuar ekzistencën dhe për të luftuar absurdin e jetës. A ka kafsha histori? Po. Vetëm historinë tonë për të. Edhe ne një ditë do të përfundojmë histori për dikë tjetër.

Atëherë cili është qëllimi jonë këtu? Ne jemi këtu vetëm si kalimtarë, si produkt i egos. Kjo është kuptimi i pakuptimtë i ekzistencës. Këtë e thotë edhe Dylan. E kush do ja lexoj Bob Dylan-it tekstet pas 1 milion vjetësh? Me falni, a keni menduar ndonjëherë si do jetë bota pas 1 milion vjetesh? Dyshoj. Nëse vetëm pak do mendonit, do bëhej edhe pyetja tjetër, po pas 1 miliardë vjetësh??? Më mirë të mos mendoj, kushedi se ku do shkoj me pyetje.

Mungesa e pyetjeve është largim nga përballja me të vërtetat. Mungesa e pyetjeve paraqet frikën e njeriut nga vetja. Mallkuar qoftë dita kur lindi pyetja; mallkuar qoftë Filozofia, ky makth i pafundëm… Më mirë të jem kafshë, pa pyetje, pa ankth, pa ekzistencë.

Por kot e keni, sepse ju tashmë keni lindur, apo më mirë, Ju kanë lindur (pa ju pyetur). Dhe ju të gjithë do vdisni. Sado që mundoheni të mos pajtoheni me ato që thashë, prape ju siguroj që do vdisni. Do vuani, do klithni, do tmerroheni, do përpëliteni, dhe në fund prapë nuk i ikni vdekjes.

I çmendur?? Ndoshta edhe jam! Por një gjë ju siguroj, edhe çmenduria ime do harrohet një ditë (nëse do ekzistojnë ditët). Të gjithë të çmendurit që kane jetuar ndonjëherë do shuhen. Më falni, a njihni ndonjë të çmendur që ka jetuar para 1000 vjetësh? Po para 2000 vjetësh?? Kështu edhe unë do ngjas pas 1000 vjetësh. Nuk më plas fare se si do kujtohem. Madje ekziston edhe një mundësi tjetër:  koncepti i çmendurisë pas 2000 vjetësh mund të ndryshojë. Ndoshta nuk do jetë më “çmenduri” por “mençuri” ahahahahah vërtetë mendoni se çaj kokën se si do jetë koncepti i çmendurisë pas 2000 vjetësh?

Për fund po ju lus vetëm një gjë: nëse po gënjej, ju lutem ma tregoni mua dhe Botës të vërtetën! Por nëse nuk mundeni dhe nëse nuk dini ndonjë të vërtetë tjetër përveç vdekjes, ju lus të heshtni përgjithmonë.

Shkruajti: Ardian Batusha. / KultPlus.com

10 muzikantë legjendarë që nuk mësuan kurrë të lexojnë muzikë

Ju nuk keni nevojë të jeni në gjendje të lexoni muzikë në mënyrë që të jeni një muzikant i shkëlqyeshëm.

Gjithnjë e më shumë muzikantë po mësojnë të luajnë përmes internetit, gjë që mund të dëshmohet nga rritja e aplikacioneve dhe mësimeve online për fëmijët, të cilat nuk përfshijnë domosdoshmërisht të mësuarit për të lexuar muzikë.

Këto fytyra të famshme do t’ju bëjnë të pyesni se sa edukim muzikor nevojitet për të arritur madhështinë:

Jimi Hendrix
Kantautori Jimi Hendrix thuhet se mësoi veten të luante me kitarë elektrike me vesh dhe do të përdorte fjalë dhe ngjyra për të shprehur se si ai donte që tingëllonte muzika.

Stevie Wonder
Stevie Wonder ka qenë i verbër që menjëherë pas lindjes së tij. Ai luajti instrumente të shumta që në moshë të re, duke përfshirë piano, harmonikë dhe daulle.

Hans Zimmer
Një nga kompozitorët më të famshëm të filmit në historinë e muzikës, Hans Zimmer nuk mund të lexojë shënime muzikore konvencionale. Ai filloi të luante piano për grupet para se të bëhej një shkrimtar jingle, ku ai vlerëson zhvillimin e aftësive të tij kompozicionale.

Danny Elfman
Një kompozitor tjetër i filmit, Danny Elfman, i cili njihet për këngët e tij duke përfshirë Batman, Edward Scissorhands dhe Charlie and the Chocolate Factory, kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij duke mos qenë në gjendje të shkruajë ose lexojë muzikë.

Taylor Swift
Taylor Swift arriti të bëhej yll me albumin e saj të parë në moshën 17 vjeç. Ndërsa ishte një multi-instrumentiste e talentuar, Swift zbuloi në një intervistë me Rolling Stone se nuk lexon muzikë. Ajo thotë: “Unë nuk do të isha diplomuar në muzikë sepse kur muzika bëhet teknike për mua nuk më pëlqen ajo pjesë e saj.”

Bob Dylan
Kantautori amerikan, Bob Dylan konsiderohet nga disa si një nga kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Veçanërisht, Dylan u fut në ‘Sallën e Famës’ pa ditur të lexonte muzikë.

Aretha Franklin
Aretha Franklin nuk mund të lexonte muzikë. Ajo muzikon me vesh, pasi e ka përsosur këtë talent duke kaluar fëmijërinë e saj duke kënduar ungjill në Kishën Baptiste të Bethelit të Ri në Detroit, Michigan.

The Beatles
“Askush prej nesh nuk mund të lexojë muzikë … Asnjëri prej nesh nuk mund ta shkruajë atë.” John Lennon e pranoi këtë për grupin në një intervistë të Playboy në vitin 1980, “por si muzikantë të pastër, si njerëz të frymëzuar për të bërë zhurmë, ata [Paul McCartney dhe Ringo Starr] janë po aq të mirë sa çdokush.”

Eric Clapton
Kitaristi, këngëtari dhe kompozitori anglez i zhanrit rock dhe blues, Eric Clapton u rendit i dyti në listën e Rolling Stone të “100 Kitaristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave” pavarësisht se nuk ishte në gjendje të lexonte muzikë.

Elvis Presley
‘Mbreti i Rock and Roll’ Elvis Presley luajti kitarë, bas dhe piano të gjitha me vesh. Ai nuk mund të lexonte ose shkruante muzikë dhe nuk kishte mësime zyrtare, por mund të dëgjonte një këngë dhe thuhet se e luante atë vetëm pas një dëgjimi./ KultPlus.com

S’jam unë i duhuri, vogëlushe

Nga Bob Dylan

Largohu nga dritarja ime
me shpejtësinë që ta ka qejfi!
Unë s’jam ai që ti do, vogëlushe,
s’jam ai për të cilin ke nevojë.
Thua se je në kërkim të dikujt
që është i fortë çdoherë
dhe i dobët asnjëherë.
Që të ruan dhe të mbron
sa herë që ke të drejtë apo lajthit
dhe që ta hap secilën derë,
por nuk jam unë i duhuri
s’jam ai të cilin po e kërkon.

Largohu qetë nga parvazi, vogëlushe!
Zbrit dhe ecë ngadalë nëpër tokë,
ç’e do që s’jam i duhuri,
unë vetëm do të të zhgënjeja.
Thua se do dikë
që të premton se s’do të lërë kurrë
e për ty sytë do t’i mbyllë çdoherë
dhe zemrën me çelës do ta kyçë,
dikë që do të vdesë për ty,
madje do të bëjë më shumë se kaq.
E pra, unë s’jam i duhuri vogëlushe,
jo, jo, jo, s’jam i duhuri,
s’jam ai të cilin po e kërkon.

Shko dyndu prapë në errësirën e natës,
çdo gjë brenda prej guri është bërë.
Këtu nuk lëviz asgjë,
e megjithatë nuk jam krejtësisht i vetëm.
Thua se po kërkon dikë
që do të të ngritë sa herë rrëzohesh,
buqeta lulesh do të të jap çdoherë
dhe të vijë kurdo që ti ta thërrasësh,
pra një dashnor për jetën tënde
asgjë më shumë se kaq,
por unë s’jam i duhuri vogëlushe.
Jo, jo, jo, nuk jam ai që ti po kërkon.

1964 

Shqipëroi: Bujar Meholli / KultPlus.com

(Photo by Michael Ochs Archives/Getty Images)

Bob Dylan akuzohet për sulm seksual në vitin 1965

Bob Dylan është paditur nga një grua e cila thotë se kantautori amerikan e ka abuzuar seksualisht në vitin 1965 kur ajo ishte 12 vjeçe.

Rasti i saj ligjor pretendon se ylli i rokut shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i siguruar asaj alkool dhe drogë dhe abuzuar seksualisht me të shumë herë e kërcënuar me dhunë fizike, transmeton KultPlus.

Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në Chelsea Hotel të Nju Jorkut.

Zëdhënësi i Dylan i tha BBC “pretendimi 56-vjeçar është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.

Këngëtari fitues i Çmimit Nobel, tani 80 vjeç akuzohet për sulm dhe shkaktim shqetësimi emocional.

Akuzuesja, e cila tani është 68 vjeçe dhe jeton në shtetin e Konektikatit, identifikohet vetëm me inicialet J.C./KultPlus.com

Bob Dylan’s new album, Rough and Rowdy Ways, comes out June 19.

“Ndonjëherë edhe djalli shfaqet si një njeri i paqes”

Thënie nga Bob Dilan

Dilan i cilësuar si këngëtari më i madh folk i shekullit të 20-të, me një karrierë mëse 45-vjeçare në publik, me më tepër se 40 albume muzikore, mijëra këngë të shkruara dhe disa libra poetik, poet me një vizion të jashtzakonshëm, shpesh i është shmangur kësaj pyetje.

Antikonformist i njohur në raport me materializmin industrialist të pop-kulturës amerikane, në vitin 1965 është përgjigjur shkarazi “Mendoj më tepër rreth vetes se jam një këngëtar se sa valltar”. Për gati 20 vjet nuk ka dhënë asnjë intervistë. Argumentet janë edhe njëherë rihapur së fundi me daljen e librit “Vision of Sin” nga profesori i Universitetit të Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotë se “Lirikat e shkruara nga Dylan, kanë hyrë në paktin e jetgjatësisë”.

Termi “literaturë” është veçse letërsi e përbërë prej sinteza të ngjeshura fjalësh. Pra tërheqja e vëmendjes prej këtyre fjalëve, jo në besimin e funksionit të fjalës si njësi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zëri, stili, kanë rrolin e tyre, por pamja e fjalës së breftë në mënyrën më të pavarur nga të gjitha këto përbërës përbën argumentin e ngritur për dekada tashmë në pyetjen nëse është Bob Dylan zëri i “bum” gjeneratës e cila pa të a do kishte vallë zë.

Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura:

Dashuria është gjithcka, pa të nuk bëni dot

Sa rrugë duhet të bëjë njeriu para se të mund të quhet i tillë?

Kur s’ke asgjë, s’ke cfarë të humbësh

Nuk ke nevojë për meteorolog për të kuptuar nga cila anë fryn era. / KultPlus.com

Bob Dylan paralajmëron koncertin e tij të parë online

“Shadow Kingdom” është titulli i koncertit të parë streaming i Bob Dylan, i cili do të transmetohet më 18 korrik në platformën Veeps, transmeton KultPlus.

Biletat për shfaqjen, e para e këngëtarit që nuk ka performuar LIVE që nga 8 dhjetori 2019 (data e performancës së tij të fundit para-pandemike në Anthem në Uashington), janë tashmë në shitje për 25 dollarë dhe LIVE do të mbetet në dispozicion për shikim për 48 orë.

LIVE apo i regjistruar?

Artisti, i cili më 19 qershor të vitit të kaluar publikoi albumin e tij të 39-të në studio “Rough and Rowdy ways” i paraprirë nga këngët “Murder Most Foul”, “I Contain Multunities” dhe “False Prophet”, do të propozojë këngët nga repertori i tij i gjerë – siç thuhet në një shënim për këtë ngjarje, por ende nuk është njoftuar nëse Dylan do të performojë drejtpërdrejt ose nëse një koncert i regjistruar posaçërisht do të transmetohet.

“Është një i madh për ne që të jemi në gjendje të punojmë me Bob Dylan dhe të jemi pjesë e një performance që do të hyjë në histori”, tha Joel Madden. Ne jemi entuziastë jo vetëm si profesionistë, por mbi të gjitha si fansa të mëdhenj të muzikës”. / KultPlus.com

Sot, ditëlindja e Bob Dylan-it

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 80, shkruan KultPlus.

Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti që të fitojë çmimin “Nobel” me tekstet e tij poetike.

Bob Dylan ishte një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në Grammy Hall of Fame dhe Rock and Roll Hall of Fame. / KultPlus.com

Veprat e artit të Bob Dylan këtë vit shfaqen në Amerikë

Ekspozita “Retrospectum” përfshin gjashtë dekada të artit të Bob Dylan, duke shfaqur më shumë se 120 nga pikturat, vizatimet dhe skulpturat.

Duke u bazuar në ekspozitën origjinale “Retrospectum” që u shfaq premierë në Shanghai në vitin 2019, ky version do të përfshijë pjesë të reja që nuk janë parë më herët dhe vepra arti shtesë nga një seri  krejtësisht e re e quajtur “American Pastoral”, transmeton KultPlus.

“Retrospectum” do të vazhdojë deri në 17 prill 2022 dhe deri më tani Miami është i vetmi vend që ka njoftuar ndalesën, raporton AP, transmeton tutje KultPlus.

Pjesa më e madhe e punës së Dylanit pasqyron udhëtimet e tij të vazhdueshme nëpër Shtetet e Bashkuara dhe një afinitet të thellë për skenën Amerikane. Edhe kjo seri e re nuk bën ndonjë përjashtim.

Një përmbledhje e “One Too Many” nga viti 2020 paraqet një burrë të rrëzuar mbi një banak të tymosur dhe një tjetër “Subway Cityscape”, gjithashtu nga viti 2020 ku shfaqet dashuria e Dylan për skenat industriale të qytetit.

Këngëtari veteran dhe laureati i Nobelit i cili mbush 80 vjet këtë muaj ka parë një vlerësim në rritje për artin e tij që nga ekspozita e tij debutuese “The Drawn Blank Series” e cila u hap në Gjermani në vitin 2007.

Vepra e tij ishte shikuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër , Galerinë Kombëtare të Danimarkës, Palazzo Reale në Milano dhe në ekspozitën e Shangait në Muzeun e Artit Modern, e cila ishte ekspozita më e vizituar në qytet në vitin 2019.

Krahas udhëtimit nëpër peisazhin artistik të Dylanit, ekspozita e re do të përfshijë shfaqje të kuruara gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese të muzikës dhe veprave të tij letrare duke shtuar kontekstin e këtij talenti dhe ndikimin e tij në kulturën popullore që zgjat mbi gjysmë shekulli. /klankosova/ KultPlus.com

‘Uragani’ i Bob Dylan, ende emblemë e rezistencës ndaj racizmit

Nga Xhezair Dashi

Kënga ‘Hurricane’ e Bob Dylan është protestë në vete. E gjithë substanca e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ gjindet brenda kësaj kënge të para 45 viteve.

Arti, prej që kur ekziston, konsiderohet si arma më e fuqishme e rezistencës dhe protestës ndaj padrejtësive shoqërore, politike, ekonomike, institucionale, e të tjera. 

Mundësia për të përdorur lirinë dhe fuqinë e artit, e bënë atë domosdoshmëri për një shoqëri të shëndetshme dhe humane.

Arti është parë edhe si armik i natyrshëm ndaj qeverive shtypëse, totalitare, raciste që kanë synuar të tjetërsojnë lirinë dhe kultivimin e frymës njerëzore. Mbase në kohët më të errëta, fuqia e artit ka qenë më e madhe, pikërisht për shkak të elementit protestues.

“Hurricane” (1975), bazohet në një ngjarje të vërtetë të atletit Robin ‘Hurricane’ Carter, një boksier “që mund të kishte qenë kampion i botës”, thënë në fjalët e këngës. 

Por, ai u shpall fajtor që dhe u burgos për 19 vjet, padrejtësisht, për një vrasje në një bar në New Jersey në vitit 1966.

Bob Dylan dëgjoi për këtë rast shumë më vonë dhe u shqetësua thellësisht, për çka edhe nisi ta shkruajë këngën për ‘Uraganin’ Carter.

Shkrimtari dhe profesori universitar, Ag Apolloni, për këngën “Hurricane” thotë se “është një këngë narrative, që ka fituar popullaritet të pazakontë për tri arsye: e para, tema mbi burgosjen e një njeriun të pafaj e të pafat; e dyta, ritmi muzikor; e treta, tekstura poetike”.

“Realisht, kjo  këngë, në shkrimin e së cilës ka asistuar edhe një psikolog [Jacques Levy], është epike (narrative), që nis me një krismë në një lokal dhe mbaron me një si klithmë e akuzë në vokal: ‘ai mund të ishte kampion i botës’”, shkruan Ag Apolloni.

Kënga “Hurricane” e kombinon tërbimin kundër padrejtësisë, ndjenjën e turpërimit ndaj një shoqërie ku drejtësia është lojë e disave (Nuk mund të mos jem i turpëruar, të jetoj në një tokë, ku drejtësia është lojë), dhe çështjen e racizmit të shëmtuar. 

Bob Dylan, si një regjisor filmi, në këtë këngë (8-10 minuta), e tregon të gjithë ngjarjen gati se në mënyrë filmike.

Në dhjetor të vitit 1975, Dylan-i performoi në një koncert në New York, në Madison Square Garden, ku mblodhi 100,000 dollarë për mbrojtjen e Carter-it.  

Më 1985, Robin ‘Hurricane’ Carter u lirua nga burgu nga një gjyqtar i ri, i cili konkludoi se akuza dhe dënimi i tij ishte i motivuar racialisht e jo në arsye të bazuara, por tanimë kishin kaluar 19 vjet privim nga liria për Carter-in.

Edhe nga lansimi i këngës kanë kaluar 45 vjet dhe shumë pak gjëra kanë ndryshuar. 

Prandaj, “Hurricane” është ende po aq relevante. /albanianpost/ KultPlus.com