70 vite karrierë të Claudia Cardinale, përmbledhen në MoMA të Nju Jorkut

Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Nju Jork, në bashkëpunim me Cinecitta i kanë kushtuar një ekspozitë aktores me famë botërore, Claudia Cardinale.

Pothuaj 70 vitet karrierë janë përmbledhur në këtë event, që si rrallëherë Muzeu i Artit Modern ia kushton një artisti të vetëm, sa kohë është ende në jetë.

Në ekspozimin e 23 filmave, 17 prej të cilëve tashmë të restauruar, 84-vjeçarja Cardinale, nuk mundi të ishte e pranishme, por ekspozita u inaugurua nga vajza e saj Claudia Squitieri.

“Megjithëse e adhuruar në nivel ndërkombëtar për shkak të bukurisë së saj Claudia Cardinale ka treguar përmes roleve në filma, brishtësinë emocionale si edhe inteligjencën”, shkruan MoMA, në përshkrimin e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 21 shkurt.

Cardinale flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht, dialektin siçilian si edhe gjuhën tuniziane, pasi ajo ka lindur në Tunizi, nga prindër me origjinë siçiliane.

Bashkëpunimet e Cardinale-s kanë qenë me emra të shquar të kinematografisë botërore si Fellini, Visconti, Abel Gance, Alexander Mackendrick, Sergio Leone, Werner Herzog dhe Richard Brooks.

Claudia Cardinale përveç aktrimit është njohur edhe për përpjekjet e saj si aktiviste e të drejtave të grave. / atsh / KultPlus.com

Claudia Cardinale: Dhuna që më paralizoi për një kohë të gjatë, duke më penguar që të martohesha dhe t’i jepesha plotësisht një burri

Claudia Cardinale, ambasadore e Unesco, për të promovuar barazinë gjinore, ka treguar përvojën e saj të tmerrshme kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Kjo dhunë më paralizoi për një kohë të gjatë, duke më penguar që të martohesha dhe t’i jepesha plotësisht një burri”. Claudia Cardinale në një intervistë ka treguar se çfarë i ndodhi shumë kohë më parë, sot ajo është 80 vjeç, gjithmonë feministe dhe shumë e përkushtuar në punën e saj. Ajo ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur u përdhunua, por e mbajti djalin e saj.

“Sulmuesi vazhdoi të më përndjekë”, thotë ajo, “dhe donte që unë të ndërprisja shtatzëninë, por unë  nuk do të hiqja dorë nga krijesa ime për asgjë në botë.”Kur i komunikova vendimin prindërve dhe motrës sime Blanche, ata ishin padyshim krah meje”.

Aktorja e madhe mbetet e shqetësuar përpara asaj që vazhdon të ndodhë: Një numër shumë i lartë i grave të vrara dhe të dhunuara. “Është absurde që në vitin 2018 burrat vazhdojnë të tërbohen kundër grave – thotë Claudia Cardinale. Dhe gjëja më e keqe është se shumica e vrasjeve  janë kryer nga burrat, të dashurit, të dashuruarit, domethënë, njerëzit që duhet ta duan dhe ta mbrojnë më shumë një grua”.

Cardinale është ambasadore e UNESCO-s dhe promovon barazinë gjinore në botë, të drejtën për arsim, respektin për gratë, të cilat nëse gjenden përballë dhunës “duhet të raportojnë menjëherë pa hezitim apo frikë”. Dhe shton:

“Meshkujt kurrë nuk do të vlejnë më shumë se ne që japim jetë, nuk kanë mësuar ende të pranojnë emancipimin tonë, të drejtën për pavarësi që kemi fituar falë betejave të shumta. Kur vendosni të lini një partner, ai shpesh reagon në një mënyrë të pakontrolluar që e shtyn atë të vrasë për të ushtruar fuqinë e tij: ai nuk ju fal, sepse ju doni të mos i përkisni më atij “.

Burimi / www.huffingtonpost.it /KultPlus.com

Claudia Cardinale: Dhuna që më paralizoi për një kohë të gjatë e më pengoi të martohesha

Claudia Cardinale, ambasadore e Unesco, për të promovuar barazinë gjinore, ka treguar përvojën e saj të tmerrshme kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç.

“Kjo dhunë më paralizoi për një kohë të gjatë, duke më penguar që të martohesha dhe t’i jepesha plotësisht një burri”. Claudia Cardinale në një intervistë ka treguar se çfarë i ndodhi shumë kohë më parë, sot ajo është 80 vjeç, gjithmonë feministe dhe shumë e përkushtuar në punën e saj. Ajo ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur u përdhunua, por e mbajti djalin e saj.

“Sulmuesi vazhdoi të më përndjekë”, thotë ajo, “dhe donte që unë të ndërprisja shtatzëninë, por unë nuk do të hiqja dorë nga krijesa ime për asgjë në botë.” Kur i komunikova vendimin prindërve dhe motrës sime Blanche, ata ishin padyshim krah meje”.

Aktorja e madhe mbetet e shqetësuar përpara asaj që vazhdon të ndodhë: Një numër shumë i lartë i grave të vrara dhe të dhunuara. “Është absurde që në vitin 2018 burrat vazhdojnë të tërbohen kundër grave – thotë Claudia Cardinale. – Dhe gjëja më e keqe është se shumica e vrasjeve janë kryer nga burrat, të dashurit, të dashuruarit, domethënë, njerëzit që duhet ta duan dhe ta mbrojnë më shumë një grua”.

Cardinale është ambasadore e UNESCO-s dhe promovon barazinë gjinore në botë, të drejtën për arsim, respektin për gratë, të cilat nëse gjenden përballë dhunës “duhet të raportojnë menjëherë pa hezitim apo frikë”. Dhe shton:

“Meshkujt kurrë nuk do të vlejnë më shumë se ne që japim jetë, nuk kanë mësuar ende të pranojnë emancipimin tonë, të drejtën për pavarësi që kemi fituar falë betejave të shumta. Kur vendosni të lini një partner, ai shpesh reagon në një mënyrë të pakontrolluar që e shtyn atë të vrasë për të ushtruar fuqinë e tij: ai nuk ju fal, sepse ju doni të mos i përkisni më atij“.

Burimi / www.huffingtonpost.it