Në Queens të Nju-Jorkut hapet shkolla “Fol Shqip”, me mbi 60 nxënës

Në Queens të Nju-Jorkut është hapur shkolla “Fol Shqip”.

Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe. Iniciativën për këtë nismë e mori “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar me origjinë nga fshati Besa në Mal të Zi, shkruan albinfo.ch.

Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes – “Shkolla Fol Shqip” ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare.

Kurrikula e shkollës, e përqendruar në gjuhën shqipe dhe vallet tradicionale, synon të lidhë brezat e rinj të shqiptarëve në New York me trashëgiminë e tyre. Këto klasa nuk janë vetëm për mësimin; ato janë për të përjetuar dhe ruajtur një trashëgimi kulturore të pasur, duke nxitur një ndjenjë identiteti dhe bashkësisë midis të rinjve shqiptarë në diasporë. / KultPlus.com

“Ç’ka Ka Qëllu”, ndër 100 restorantet më të mira në New York

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, sërish është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në New York, shkruan albinfo.ch.

Prestigjozja amerikane ka bërë një list të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kukaj shpreh enntuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.

“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?

Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.

Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.

Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni. / KultPlus.com

70 vite karrierë të Claudia Cardinale, përmbledhen në MoMA të Nju Jorkut

Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Nju Jork, në bashkëpunim me Cinecitta i kanë kushtuar një ekspozitë aktores me famë botërore, Claudia Cardinale.

Pothuaj 70 vitet karrierë janë përmbledhur në këtë event, që si rrallëherë Muzeu i Artit Modern ia kushton një artisti të vetëm, sa kohë është ende në jetë.

Në ekspozimin e 23 filmave, 17 prej të cilëve tashmë të restauruar, 84-vjeçarja Cardinale, nuk mundi të ishte e pranishme, por ekspozita u inaugurua nga vajza e saj Claudia Squitieri.

“Megjithëse e adhuruar në nivel ndërkombëtar për shkak të bukurisë së saj Claudia Cardinale ka treguar përmes roleve në filma, brishtësinë emocionale si edhe inteligjencën”, shkruan MoMA, në përshkrimin e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 21 shkurt.

Cardinale flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht, dialektin siçilian si edhe gjuhën tuniziane, pasi ajo ka lindur në Tunizi, nga prindër me origjinë siçiliane.

Bashkëpunimet e Cardinale-s kanë qenë me emra të shquar të kinematografisë botërore si Fellini, Visconti, Abel Gance, Alexander Mackendrick, Sergio Leone, Werner Herzog dhe Richard Brooks.

Claudia Cardinale përveç aktrimit është njohur edhe për përpjekjet e saj si aktiviste e të drejtave të grave. / atsh / KultPlus.com

Matilda Ndreçka, stilistja e parë shqiptare që lanson koleksion luksoz të modës në Nju Jork

Stilistja shqiptare Matilda Ndreçka së fundmi ka arritur një sukses të mahnitshëm. Ajo përgjatë Javës së Modës në Nju Jork, ka lansuar koleksionin luksoz të modës “Haute Couture”, shkruan KultPlus.

Ajo është stilistja e parë shqiptare që lanson një koleksion të tillë në Nju Jork. Sipas saj, ky është një moment krenarie, për çka ajo po ndjehet tejet e lumtur.

Më poshtë gjeni video dhe fotografi nga lansimi.

“Krenare që jam stilistja e parë shqiptare që ka lançuar koleksionin më luksoz të modës, ‘Haute Couture’ që ka parë ndonjëherë NYC! E bekuar, falënderuese dhe mirënjohëse!

Moment krenarie dhe lumturie! Koleksioni ‘Haute Couture’ është gati të marrë përsipër NYC!”, shkruan Ndreçka në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Katie Holmes rikthehet në teatër për herë të parë në 10 vjet

Aktorja e “Dawson’s Creek” i është bashkuar kastit të një prodhimi jashtë Broadway të “The Wanderers” – shkruar nga dramaturgu Anna Ziegler – i cili do të fillojë shfaqjet paraprake në teatrin “Laura Pels” në Nju-Jork në janar me Katie duke luajtur një yll i filmit i cili përfshihet në jetën e një romancieri hebre.

Shfaqja “Roundabout Theatre Company” do të drejtohet nga drejtori artistik i “The Old Globe Theatre”, Barry Edelstein, dhe është planifikuar të hapet më 16 shkurt për një periudhë të kufizuar deri më 26 mars.

Një deklaratë nga kompania e teatrit thotë për shfaqjen: “Hebrenjtë ortodoksë, Esther dhe Schmuli, janë martuar rishtas dhe e ardhmja e tyre është e shkruar në ligjet e Torahut. Hebreu laik Abe është një romancier i famshëm që beson se mund të shkruajë të ardhmen e tij … derisa një email i papritur nga një yll filmi e vë martesën e tij në provë dhe kërcënon ta vërtetojë se e ka gabim”.

Pjesa tjetër e kastit dhe anëtarët shtesë të ekipit krijues do të njoftohen në një datë të mëvonshme.

Katie bëri debutimin e saj në Broadway në vitin 2008 duke luajtur në një ringjallje të shfaqjes klasike të Arthur Miller “All My Sons”, duke përfshirë edhe yjet: John Lithgow, Dianne Wiest dhe Patrick Wilson. Dalja e saj e fundit në skenë erdhi 10 vjet më parë në një prodhim të vitit 2012 të “Dead Accounts” nga Theresa Rebeck./koha/ KultPlus.com

“Viti i Pablo Pikasos”, ekspozitë në Nju Jork në 50-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh

2022 është shpallur Viti i Pablo Pikasos për të përkujtuar mjeshtrin e madh në 50-vjetorin e vdekjes. Bota e artit është mobilizuar për të organizuar 42 ekspozita me vepra të artistit modern më të famshëm dhe emblematik. Një prej tyre është zbuluar në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork zbulon një ekspozitë për të përkujtuar mjeshtrin e madh, Pablo Pikaso, në 50-vjetorin e vdekjes.

Veprat e tij kubiste, që prezantohen në muze, janë krijuar me traditën e vjetër “trompe l’oeil”  ose  “iluzioni optik”, teknikën e pikturimit të objekteve në një sipërfaqe dydimensionale, të duken tredimensionale.

Ekspozita titullohet “Kubizmi dhe Tradita e ‘Trompe l’Oeil’” dhe bashkëkuratorja Emily Braun rrëfen: “Ne kurrë nuk e kemi parë punën e Pablo Picasso-s në këtë mënyrë. Ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar dialogun e tij. Shpesh kemi parë ekspozita si: Picasso dhe tradita spanjolle, madje edhe Picasso dhe jeta e qetë, por jo Picasso dhe ‘Trompe l’Oeil’, dhe se si shumë nga mjetet e tij vijnë në mënyrë groteske dhe inteligjente, nëpërmjet kësaj tradite të gjatë shekullore.”

Bota e artit është mobilizuar për të organizuar 42 ekspozita që shënojnë këtë 50-vjetor të ndarjes nga jeta të artistit modern më të famshëm dhe emblematik.

Përgjatë 18 muajve të fundit nga Franca dhe Spanja, nisma e Vitit të Pikasos do të përfshijë 38 institucione shumë të rëndësishme të artit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Pablo Picasso lindi në qytetin spanjoll të Malaga në 1881 dhe vdiq në Mougins në rivierën franceze në 1973. Një seri bisedash për të dhe punën e tij do të mbahen gjithashtu krahas ekspozitës. / Oranews / KultPlus.com

New Yorku ia kthen Italisë veprat e artit në vlerë 19 milionë euro

New Yorku i ka kthyer Italisë veprat e artit të vjedhura në vlerë 19 milionë dollarë, raporton BBC.

58 veprat e artit që datojnë 200 vjet para Lindjes së Krishtit, vlerësohen rreth 3 milionë dollarë.

Artefaktet e vjedhura ishin shitur nëpër muze dhe te shitësit privatë nga hajdutët, të cilët u dënuan më pas, ka thënë prokurori i qarkut të New Yorkut, Alvin Bragg.

Është tentimi i radhës i New Yorkut për t’i kthyer artefaktetet e vjedhura te shtetet e origjinës. / KultPlus.com

Nga Tirana në Nju Jork, nis në 5 shtator Festivali Ndërkombëtar i Videoartit “Gjon Mili”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështeti klasat e fotografisë për të rinjtë, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Videoartit “Gjon Mili” dhe në bashkëpunim me Qendrën e Artit “Agora”.

Qendra e Artit “Agora” ndihmon në rigjallërimin e muzeumeve përmes edukimit artistik dhe duke angazhuar të rinjtë e talentuar shqiptarë në përvoja të rëndësishme arsimore.

Këta të rinj pjesëmarrës realizuan veprat e tyre të para videoartistike, të cilat do të udhëtojnë nga Tirana në Korçë dhe më pas në Nju Jork, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Videoartit “Gjon Mili”.

“Në datën 5 shtator, në orën 20:00, Qendra Kulturore Tulla në Tiranë do të mirëpresë aktivitetin e hapjes, me një kombinim të bukur të filmave me metrazh të shkurtër dhe muzikës xhaz e bluz, si dhe kontributit të artistit të famshëm shqiptaro-amerikan, Gjon Mili”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Shfaqje filmash nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë si dhe diskutime artistike do të jenë pjesë e festivalit, që do të mbahet nga 5 deri në 7 shtator, në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi”, Qendrën Kulturore Berk, Galerinë Kalo dhe Galerinë Tiranë.

Me thirrjen për të mos e humbur këtë përvojë të vërtetë kulturore, ambasada e SHBA-së informon se festivali do të zhvendoset në Korçë nga data 8 deri në 10 shtator./ KultPlus.com

Skulptura e Putinit ulur mbi një tank shfaqet në Nju Jork (FOTO)

Fëmijët që kishin shkuar për të lozur në “Central Park”, një nga vendet më ikonike të Nju-Jorkut, kanë hasur në një lodër të re befasuese.

Megjithëse fëmijët nuk e njihnin domosdoshmërisht figurën me të cilën po luanin, ishin të rriturit ata të cilët e identifikuan menjëherë presidentin rus Vladimir Putin të ulur në një tank të vogël.

Skulptura është vepër e artistit francez James Colomina, i cili dikur ka qenë teknik dentar përpara se të kthehej në artin e rrugës. Për të vepra e tij është një “art i lirë”.

“Është kur ti vendos çfarë të duash, ku të duash, pa kërkuar leje. Është një art që çliron veten nga kufizimet. Është art publik, art urban. Është një art që adreson të gjitha grupmoshat dhe të gjitha klasat shoqërore. “- tha ai për Euronews Culture, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse ai nisi të vendos krijimet e tij në qytetin e tij të lindjes në Toulouse, artisti tani po shfaq punën e tij në të gjithë botën: Berlin, Barcelonë dhe tani, Nju-Jork, ku i pari i Kremlinit duket se portretizohet si një figurë duke luajtur lojëra lufte.

“Angazhimi politik është një pjesë thelbësore e punës sime. Përpiqem të mbroj kauzat sa më mirë që të mundem përmes artit tim. Për të denoncuar problemet sociale, unë reagoj ndaj padrejtësisë, intolerancës dhe konsumizmit,” shpjegoi Colomina./ KultPlus.com

Tubime në mbarë Shtetet e Bashkuara për shtrëngimin e ligjeve për armëmbajtjen

Mijëra njerëz u mblodhën në parkun kombëtar të kryeqytetit amerikan dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara të shtunën, duke ripërtërirë kërkesat për shtrëngimin e rregullave të armëmbajtjes pas vrasjeve masive në Uvalde të Teksasit dhe Buffalo të Nju Jorkut. Aktivistët thonë se këto vrasje duhet të jenë shtysë që Kongresi të veprojë.

“Mjaft është mjaft”, tha kryebashkiakia e qytetit të Uashingtonit, Muriel Bowser, në tubimin e dytë “Marshim për Jetët Tona” . “Flas si kryebashkiake, si nënë dhe flas në emër të miliona amerikanëve dhe kryebashkiakëve të Amerikës që kërkojnë që Kongresi të bëjë punën e tij. Dhe detyra e tij është të na mbrojë ne, të mbrojë fëmijët tanë nga dhuna me armë.”

Folësit, në tubimin e organizuar në kryeqyetin amerikan, u bënë thirrje senatorëve që shihen si pengesë për miratimin e një ligji për armëmbajtjen, që të veprojnë ose do të humbasin përkrahjen e votuesve, duke patur parasyshë tronditjen e ndërgjegjes së vendit pas vrasjes së 19 fëmijëve dhe dy mësueseve me 31 maj në një shkollë fillore në Teksas.

Presidenti Biden u dërgoi protestuesve një mesazh nga Kalifornia për të vazhduar marshimin. Tubime të ngjashme u mbajtën në disa qytete amerikane./VOA/ KultPlus.com

New Yorku largon edhe kabinën e fundit telefonike me pagesë

Kabina e fundit telefonike me pagesë në New York, është larguar nga një rrugë në Times Square.

Zyrtarët nga qyteti i New Yorkut i dhanë lamtumirën e fundit kabinës ikonë telefonike e cila funksiononte me monedha, kur një kran e hoqi atë nga një trotuar në Seventh Avenue në paraditen e së hënës.

Largimi i kabinës shënon përfundimin e punës gati dhjetëvjeçare, në zëvendësimin e teknologjisë së vjetruar me kioskat LinksNYC të cilat ofrojnë rrjetin wireless falas, thirrje brenda rrjetit, mundësi të mbushjes së baterive të telefonave, thirrje për shërbimet e policisë dhe taksive.

Mark Levine nga Manhattan, i cili ishte i pranishëm në momentin e largimit të kabinës telefonike, tha se zëvendësimi i saj do të ofroj teknologji të qasshme për të gjithë banorët e New Yorkut, edhe pse theksoi se largimi i kabinës ishte një moment pak i hidhur.

“Nuk do të më mungojë sinjali i thirrjes së parealizuar, por që më duhet ta them se ndjeva nostalgji kur e pash momentin e largimit”, shkroi ai në Twitter. / KultPlus.com

Të dielën Skënderbeu përjetësohet në New York

15 maji do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar në New York, pasi këtë ditë një nga rrugët e qytetit do të marre emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Padyshim që përjetësimi i Skënderbeut në emërtimin e  një rruge dhe shqiptimi i tij nga miliona banorë dhe vizitorë të New York-ut bën krenar jo vetëm shqiptarët në SHBA por shqiptarët në mbarë botën.

Edhe kjo iniciativë ka nga pas një emër shumë të njohur për komunitetin në New York, z. Mark Gjonaj, i cili pak muaj më parë finalizoi një tjetër iniciativë emërtimin e rrugës “Fan Noli”.

“Duke pritur me padurim ceremoninë e Bashkëemërtimit të Rrugës të dielën, më 15 maj për nder të Gjergj Kastrioti Skenderbeut, një Hero Shqiptar ndërsa ne festojmë traditat, kulturën dhe Komunitetin Shqiptaro-Amerikan”, shkruan Gjonaj në ‘Facebook’.

Kjo e dielë në New York do te jetë plotësisht shqiptare. Sipas organizatoreve pas ceremonisë së emërtimit të rrugës që do të fillojë në orën 12:00 (ora lokale) për gjatë gjithë ditës  do të ketë një sërë aktivitete të tjera. Si panair kulinar dhe aktivitete që promovojnë kulturën dhe traditën shqiptare. / KultPlus.com

Mu në zemër të Nju Jorkut, artistja Teuta Ibriqaj me vepër artistike në qendrën botërore ‘Rockfeller’

“Rockefeller Center” është një pikë referimi historike kombëtare në zemër të Midtown Manhattan. Shtëpia e “Top of the Rock Observation Deck”, “NBC Studios”, “Radio City Music Hall” dhe shumë më tepër, së fundmi pati dalë me një thirrje për të dizajnuar një flamur që do të valvitej krahas punës së mrekullueshme nga artistë të shquar si: Jeff Koons, Carmen Herrera, Christian Siriano, Hank Willis Thomas, Jenny Holzer, KAWS, Laurie Anderson, Marina Abramovic, Faith Ringgold, Sarah Sze, Shantell Martin, Steve Powers, me c’rast në mesin e tyre është bërë pjesë edhe artistja Teuta Ibriqaj, shkruan KultPlus.

Artistja Teuta Ibriqaj është paraqitur me veprën e saj në formën e instalacionit, që përmban titullin “Earth and Sea”, në kuadër të #TheFlagProject.

E pyetur se si erdhi ideja për realizimin e këtij intalacioni, Ibriqaj për KultPlus thotë se ndonëse ajo gjithmonë paraqet diçka në formë abstrakte në një mënyrë moderne që është e dukshme për publikun dhe që i jep mundësi asaj që të flas në një mënyrë artistike, kësaj radhe ajo ka vendosur që të shfaq diçka ndryshe nga e zakonshmja.

“Doja të shfaqja diçka tjetër në një pikturë dhe të paraqes Tokën dhe bukurinë e saj, edhe pse unë jam në një proces të një skice të krijimit të Tokës me bukurinë e saj, ende vazhdoj të krijoj. Ideja më erdhi si: “Tokë dhe Deti”, ku shtrova pyetjet si: Si ta duam?, Si ta ruajmë?, Si ta çmojmë më tepër vendin?”, thotë Ibriqaj.

Sipas saj, në vepër është shpalosur një sipërfaqe që ndahet në dy ngjyra të bukura, atë krem në të kaft të hapur që paraqet Tokën në një mënyrë të pastër, ndërsa në anën e djathtë shihet ngjyra e gjelbër në të kaltër të hapur që paraqet bukurinë e ujit të kristaltë, për të shprehur kështu harmoninë e jashtëzakonshme të Tokës dhe Detit.

“Unë krijoj në vazhdimësi dhe ajo më jep kënaqësi të tejskajshme. Që të kam mundësinë të shpreh në mënyrë artistike atë qe kam si artiste dhe se si e shoh atë bukuri përmes syve te mi në këtë pjesëmarrje, po më bënë të lumtur shumë. Por ndihem e lumtur edhe që po prezantoj popullin shqiptar me një vepër arti mu në zemër të New York dhe aq më tepër nëpërmjet një projekti të madh ndër artistë të shkëlqyer”, thotë Ibriqaj për KultPlus.

Këto vepra artistike që shfaqen në formën e një flamuri në kuadër të #TheFlagProjcet, do të valviten nga data 1 prill deri më 1 maj.

Qëllimi i këtij instalacioni është mjedisi ku jetojmë dhe kjo është një përzgjedhje e punimeve në bashkëpunim me “Climate Museum” nga United Nations Environment Programme, gjithashtu me qëllim të ruajtjes së gjithë globit tokësor. / KultPlus.com

Poezia e Arbër Selmanit botohet në revistën amerikane “Changes Review” të Nju Jorkut

Poezia “I am the main prostitute of this city” e poetit Arbër Selamani është përkthyer në gjuhën amerikane në revistën “Changes Review”, revistë kjo që është pjesë e shtëpisë botuese më të re në Nju Jork me titull “Changes Press”, përcjell KultPlus.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, poeti ka thënë se poezia është e shkruar në origjinal në gjuhën shqipe, e përkthyer prej Fadil Bajrajt në anglisht, dhe do të jetë pjesë e librit të radhës me poezi.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e tij të plotë:

Breaking news! Changes Press – një shtëpi botuese e re me qendër në New York, e ka botu në numrin e fundit të revistës së saj Changes Review, poezinë teme ‘I am the main prostitute of this city’, një kryengritje e jemja ndaj rendit shoqëror i cili kryefjalë e ka shtypjen e komunikimit edhe mënyrave e shprehjeve të reja se si njerëzit e jetojnë jetën e tyre.

Poezia është e shkruar në origjinal në gjuhën shqipe, e përkthyer prej Fadil Bajrajt në anglisht, dhe do të jetë pjesë e librit të radhës me poezi.

Pos meje, në këtë numër të gazetës janë edhe shtatë autorë tjerë të kombësive të ndryshme. / KultPlus.com

Nesër protestë në Nju Jork për moslejimin e riemërtimit të një rruge me emrin e Fan Nolit

Kryeministër, themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare autoqefale, diplomat, shkrimtar, mjeshtër përkthyes i Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Poe, Fan Noli ishte një figurë madhështore në historinë shqiptare, transmeton KultPlus.

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork po përpiqet të riemërtojë një rrugë me emrin e tij.

Megjithatë, këshilltarja Marjorie Velazquez po bllokon kërkesën pa dhënë asnjë arsyetim.

Nesër do të ketë një protestë në Nju Jork.

Kjo kauzë që konsiderohet si e denjë pritet të mbështetet nga qytetarët për të ndarë të paktën detaje të protestës me shqiptaro-amerikanët që jetojnë në Nju Jork. / KultPlus.com

Jusuf Buxhovi u mirëprit nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork


Sot, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ata patën nderin të presin shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi.

Fillimisht, Ambasadori Isufaj e informoi profesorin Buxhovi për aktivitetet dhe funksionimin e Konsullatës në Nju-Jork ku, përpos shërbimeve të rregullta konsullore që ofrohen për qytetarët tanë në këtë pjesë të botës, ata janë përkushtuar edhe në zhvillimin dhe ruajtjen e raporteve me OKB-në dhe përfaqësuesit e Misioneve të Përhershme pranë kësaj organizate.

Nga ana tjetër, profesori Jusuf Buxhovi, përveç që bëri një përshkrim të shkurtër mbi historiografinë e tyre, që nga kohërat e lashta e deri në historinë më të re, duke qenë dhe vetë dëshmitar i saj, ai inkurajoi që si përfaqësues të shtetit të Kosovës të shpërfaqin historinë e tyre, gjithnjë të bazuar në argumente të besueshme historike.

Dëshmi që e përthekon tërë këtë historiografi është dhe vëllimi i tre librave të profesor Buxhovit, që kur flitet për rrënjët shqiptare-nga Dardania në kohërat antike dhe të Mesjetës te periudha e Perandorisë Osmane e deri te historia e tyre më e re-nga okupimi e deri te Protektorati Ndërkombëtar.

Këta libra nuk i kontribuojnë vetëm një realiteti historik, shoqëror, kulturor e politik të shqiptarisë, porse do të mbesin edhe përjetësisht në sirtarët e një historie të pamohueshme-histori që do t’u shërbejë gjeneratave të reja.

Me këtë rast, profesor Buxhovi i dhuroi atyre disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova”. / KultPlus.com

Më 7 janar të vitit ’55, sopranoja Anderson bëhet personi i parë me ngjyrë që perfomon në Operën e Nju-Jorkut

Marian Anderson ka qenë këngëtare amerikane e muzikës klasike dhe spiritualiste.

Si këngëtare me ngjyrë, ajo kishte probleme në Amerikën e asaj kohe kur racizmi ishte mjaft i theksuar.

Anderson u bë një figurë e rëndësishme në luftën për zhdukjen e racizmit dhe paragjykimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë artiste, 7 janari i vitit 1955 ka qenë data më rëndësishme në karrierën e saj.

Mezzo-soprano Mariana Anderson u bë personi i parë me ngjyrë që performoi në Operën Metropolitane të Nju-Jorkut, me shfaqjen “Un ballo in maschera” të Giuseppe Verdit.

Kritiku muzikor Alan Blyth tha: “Zëri i saj ishte një kontralt i pasur, i gjallë me një bukuri të brendshme”. Ajo interpretoi në koncerte dhe recital në vendet kryesore të muzikës dhe me orkestra të famshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë midis viteve 1925 – 1965. / KultPlus.com

Mbi 600 mijë dollarë për një kitarë të Eric Clapton

Një kitarë nga koleksioni i  Eric Clapton u ble për 625 000 dollarë në qytetin e Nju-Jorkut, çmimi më i lartë në një ankand kushtuar legjendave të rock-ut, që arriti një shumë totale shitjesh prej gati 5 milionë dollarësh, njoftoi shtëpia e ankandeve “Julien’s”.

E shpallur si pika kryesore e këtij ankandi, që u zhvillua në Hard Rock Caffe, Nju-Jork, por edhe në internet, kjo kitarë akustike, një Martin D-45, e përdorur nga Clapton në vitin 1970 gjatë një koncerti të parë të drejtpërdrejtë nga grupi i tij, Derek dhe Dominos, ishte vlerësuar midis 300 000 dollarë dhe 500 000 dollarë nga Julien’s.

Çmimi i saj i shitjes mbetet shumë më i ulët se rekordi për një kitarë, i arritur nga ajo gjysmakustike e këngëtarit i Nirvana-ve, Kurt Cobain, e përdorur gjatë koncertit të famshëm “MTV Unplugged” në vitin 1993 (6 milionë dollarë në 2020, në Julien’s Auction).

Kitarat e tjera të shitura përfshinin një Gibson Explorer e vitit 1976 “The Edge”, e përdorur nga U2, që u shit për 437 500 dollarë dhe një Fender Stratocaster, e përdorur ga muzikanti i Pink Floyd, David Gilmour, që u shit për 200 000 dollarë.

Gati 1 000 lote dhe objekte të ndryshme, të kaluara nëpër duart e Beatles, Guns N’Roses, Nirvana, Michael Jackson, Amy Winehouse, Whitney Houston, Lady Gaga, Madonna, Elvis Presley, Rolling Stones, u shitën gjatë këtyre ankandeve. / KultPlus.com

Për herë të parë në historinë e tij, ‘Governors Island’ në Nju Jork do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit

Governors Island’ në Nju Jork do të mbetet i hapur për publikun gjatë gjithë vitit, për herë të parë në historinë e tij, si një hapësirë ​​publike, njoftuan zyrtarët lokalë.

“Pandemia COVID-19 ka krijuar një mundësi të paparë për të imagjinuar hapësirën publike në këtë qytet dhe tani jemi krenarë që e mbajmë xhevahirin e portit tonë të hapur për njujorkezët gjatë gjithë vitit”, tha kryebashkiaku, Bill De Blasio.

“Nga shërbimi i zgjeruar i trageteve, në më shumë shërbime se kurrë, tek vizitorët gjatë gjithë vitit nga i gjithë qyteti, nuk ka kohë më të mirë për të përjetuar dhe investuar në  këtë ishull”, theksoi ai.

“Jam shumë i lumtur që tani do të bëhet një destinacion për të gjitha sezonet”, tha tutje De Blasio.

Ishulli, dikur një bazë ushtarake, tani është shtëpia e parqeve, këndeve të lojërave dhe restoranteve.

Gati një milion vizitorë udhëtuan në ishull në vitin 2019. / KultPlus.com

Vjosa Osmani, Millo Gjukanoviq dhe Zheljko Komshiq shprehin shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje. / KultPlus.com

Vera e parë pas sulmeve të 11 shtatorit (FOTO)

Nëntë muaj pasi kullat u rrëzuan, Lucas Foglia vizitoi lagjet e ndryshme të Nju Jorkut me kamerën e tij.

Fotografi Foglia thotë: ‘Kështu më kujtohet New York City në vitin 2002. Isha 19 vjeç dhe sapo isha shpërngulur në Manhattan nga ferma e familjes sime në Long Island. Ishte vera e parë pas sulmeve të 11 shtatorit.”, transmeton KultPlus.

Ai paraqiti përmes fotove ‘qytetin që po shërohej … por me plagë’.

Më poshtë mund të gjen fotografitë që ai i realizoi gjatë asaj kohe:

Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia
Lucas Foglia

Zgjim Baraliu me dy role kryesore në ‘The American Academy of Dramatic Arts’ në New York

Aktori shqiptar Zgjim Baraliu përzgjedhet në mesin e shumë konkurentëve nga ‘American Academy of Dramatic Arts’ në New York, për të interpretuar gjithsej dy role kryesore nga dy filma tejet të njohura, përcjellë KultPlus.

Roli i parë kryesor është ai i “Stanley Kowalski” nga drama ‘A Streetcar Named Desire’ të regjisorit amerikan Elia Kazan si dhe rolin kryesor të personazhit “Sky Masterson” në filmin ‘Guys and Dolls’ të regjisorit amerikan Joseph L. Mankiewicz.

Këto dy role kryesore për herë të parë janë luajtur nga aktori i njohur amerikan Marlon Brando.

Po ashtu, Zgjimi do të këndoj edhe këngën “Luck Be a Lady” të kompozuar nga Frank Loesser si pjesë e filmit “Guys and Dolls” nën interpretimin e personazhit ‘Sky Masterson’.

Rolet do të luhen në ‘MM Theater’ në skenën kryesore. / KultPlus.com

The New York Times: Premiera amerikane e projektit teatror “Balkan Bordello” do të prezantohet në pranverë

Projekti i rëndësishëm teatror “Balkan Bordello”, bashkëprodhimi i vetëm teatror ndërkombëtar për vitin 2021 në fushën e teatrit, sipas ‘The New York Times’ do ta ketë premierën amerikane gjatë stinës së pranverës, përcjellë KultPlus.

“Balkan Bordello”, është bashkëprodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina dhe La MaMa-s nga Nju Jorku, që konsiderohet si njëri prej teatrove më të njohur në botë.

KultPlus ju sjell artikullin e plotë të ‘New York Times’:

Në një sezon që pritet të përfshijë rihapjen e teatrit të tij kryesor pas një rinovimi trevjeçar, 24 milionë dollarësh, ‘La MaMa Experimental Theater Club’ do të paraqesë një pamje indigjene të “A Midsummer Night’s Dream”, një ekzaminim teatral i ‘Tulsa Race Massacre’ dhe një koncert vaudeville që eksploron historinë e kanabisit.

“Ne jemi në një kohë revolucionare tani dhe ne duhet të mendojmë se cilët janë zërat që duhet të shikojmë për të na udhëhequr”, tha Mia Yoo, drejtoresha artistike e teatrit në një intervistë.

Shtëpia origjinale e ‘La MaMa’ ishte planifikuar të rihapet në janar me dy teatro fleksibile, të ndara nga ana akustike; dhoma jeshile; një kafene; dhe një tarracë të hapur me çati. Të gjitha shfaqjet këtë sezon do të zhvillohen në dy nga hapësirat e tjera të kompanisë, në teatrin ‘Ellen Stewart dhe Downstairs’, të dyja në ‘66 East Fourth Street’.

Sezoni do të nisë me ‘Serinë e Kukullave La MaMa’ (27 Shtator-24 Tetor), një festival dyvjeçar i teatrit të ri bashkëkohor të kukullave. Ajo do të pasohet nga shfaqje personale “A Few Breaths” (27-30 tetor), një bashkëpunim midis shtatë shkrimtarëve, përfshirë Adrienne Kennedy, Chuck Mee dhe Robert Patrick, që u shfaq premierë në internet në ‘La MaMa’ në qershor dhe është një bashkë-prezantim me ‘CultureHub’, divizioni i arteve dixhitale të ‘La MaMa’.

Premiera botërore e “History/Our Story: The Trail to Tulsa” nga James E. Reynolds do të zgjasë nga 9 dhjetor deri më 12 dhjetor. Vallëzimi, muzika dhe shfaqjet e fjalëve të folura do të shqyrtojnë njëqindvjetorin e ‘Tulsa Race Massacre’. Pas shfaqjes do të ketë një diskutim të auditorit pas performancës.

Në janar, ‘La MaMa’, ‘Qendra e Arteve HERE’ dhe festivali ‘Prototype’ do të prezantojnë premierën botërore të Talvin Wilks dhe “Cannabis: A Viper Vaudeville” të Baba Israel, duke eksploruar historinë e bimës përmes muzikës, vallëzimit dhe fjalës së folur.

Gjithashtu në janar, “Budallai i Zotit” i koreografes dhe regjisores Martha Clarke, një interpretim i historisë së Shën Françeskut të Asizit, do të ketë premierën e tij botërore.

Premiera botërore e “A Midsummer Night’s Dream”, një përshtatje amerikane do të hapet në mars. Prodhimi, i cili ka një kast prej 20 aktorësh indigjenë, do të interpretohet nga teatri ‘’Spiderwoman’’, një kompani amerikane e të gjitha grave dhe do të drejtohet nga Muriel Miguel, themeluesi dhe drejtori artistik i kompanisë.

Më vonë në pranverë, Qendra Multimedia, një organizatë kulturore me bazë në Kosovë që fokusohet në teatrin dhe letërsinë bashkëkohore, dhe kompania e repertorit ‘Great Jones’ të ‘La MaMa’ do të prezantojnë premierën amerikane të “Balkan Bordello” një shfaqje që synon të ekspozojë brishtësinë e demokracisë brenda kuadrit të tragjedisë së Eskilit ‘Oresteia’.

Dhe përfundimi i sezonit, në maj, do të jetë premiera në Nju Jork e kompozimit muzikor të rimodeluar të Elizabeth Swados “Zonja e Bukur”, e cila përshtat fjalët e poetëve rusë që jetuan dhe interpretuan në Shën Petersburg gjatë revolucionit rus të vitit 1917. Ajo do të drejtohet nga Anne Bogart, një nga themelueset e kompanisë ‘SITI’.

Anëtarët e auditorit duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit për të marrë pjesë në shfaqje dhe maska ​​kërkohen në çdo kohë. Fëmijët nën moshën 12 vjeç janë të mirëpritur, por duhet të jenë të maskuar.

https://www.nytimes.com/2021/08/20/theater/lamama-season.html?searchResultPosition=3 / KultPlus.com

“E qeshura është shprehja emocionale më e veçantë e njeriut”

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane e cila u shfaq shpesh si autore dhe folëse në masmedia gjatë viteve 1960 dhe 1970.

Ajo fitoi diplomën e saj bachelor në kolegjin Barnard në New York dhe gradat MA dhe PhD nga Universiteti i Columbias. Mead shërbeu si Presidente e Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës në 1975.

Më poshtë gjeni thëniet më të bukura të saj:

Ajo që thonë njerëzit, ajo që bëjnë njerëzit dhe ajo që thonë se po bëjnë janë gjëra krejtësisht të ndryshme.

Asnjëherë mos dyshoni se një grup i vogël individësh që mendojnë, të përkushtuar, mund të ndryshojnë botën. Në të vërtetë, është e vetmja gjë që e ka bërë ndonjëherë.

Fëmijët duhet të mësohen si të mendojnë, jo çfarë të mendojnë.

Unë u tregova mjaft i mençur për të mos u rritur kurrë, ndërsa i mashtroja njerëzit të besonin se unë isha.

E qeshura është shprehja emocionale më e veçantë e njeriut.

Në vend që të paraqiten me stereotipe sipas moshës, gjinisë, ngjyrës, klasës ose fesë, fëmijët duhet të kenë mundësinë të mësojnë se brenda çdo diapazoni, disa njerëz janë të urryer dhe disa janë të lezetshëm.

Gjithmonë mbani mend se jeni absolutisht unik. Ashtu si të gjithë të tjerët.

Asnjëherë të mos vareni nga institucionet ose qeveria për të zgjidhur ndonjë problem. Të gjitha lëvizjet shoqërore janë të themeluara, të udhëhequra, të motivuara dhe të realizuara nga pasioni i individëve.

Ti e di që e do dikë kur nuk mund ta thuash me fjalë se si të bën të ndihesh.

Të rinjtë po largohen nga ndjenja e fajit se kanë fjetur me dikë për tek ndjesia e fajit nëse “nuk ” flenë me dikë.

Eshtë më e lehtë të ndryshosh fenë e një burri sesa t’i ndryshosh dietën e tij.

Ne nuk do të kemi një shoqëri nëse shkatërrojmë mjedisin.

Unë e mat suksesin në aspektin e kontributeve që një individ jep për njerëzit e tjerë.

Gjyshja donte që unë të kisha një edukim cilësor, kështu që ajo më mbajti jashtë shkollës.

Sa herë që çlirojmë një grua, ne çlirojmë një burrë.

Motrat janë ndoshta marrëdhënia më konkurruese brenda familjes, por pasi motrat rriten, bëhet marrëdhënia më e fortë.

Unë u rrita për të besuar se e vetmja gjë që ia vlen të bëj ishte të shtoja në shumën e informacionit të saktë në botë.

Mësova të vëzhgoj botën përreth meje dhe të vërej atë që pashë.

Edhe pse anija mund të mbytet, udhëtimi vazhdon.

Gratë kanë një kontribut të rëndësishëm për të dhënë.

Gratë duan burra mediokër, dhe burrat po punojnë shumë për t’u bërë sa më mediokër të jetë e mundur.

Një nga nevojat më të vjetra njerëzore është të kesh dikë që të thërret dhe të pyet se ku je kur nuk kthehesh në shtëpi gjatë natës.

Nocioni se ne jemi produkt i mjedisit tonë është mëkati ynë më i madh; ne jemi produkte të zgjedhjeve tona.

Mund të jetë e nevojshme përkohësisht të pranosh një të keqe më të vogël, por kurrë nuk duhet të etiketosh një të keqe të nevojshme si të mirë. / KultPlus.com