Në 102-vjetorin e lindjes së poetit, shpallet Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi

Me rastin e 102-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi, përcjellë KultPlus.

Çmimet janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara në thirrjen që ka shpallur Bashkia Berat dhe do të jepet nga një çmim për secilën prej kategorive.

Anëtarë të jurisë janë: Ymer Çiraku, Alda Bardhyli, Ndue Ukaj, Aleksandër Cipa dhe Yzedin Hima.

Gjinitë letrare të cilat do të zhvillohet ky çmim:

1.Cikël poetik me 7 poezi

2.Ese letrare me titull: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”

2.1.Ese letrare me titull :“Mrekullitë poetike të Firdeusiut e Sadiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.

3.Cikël me 9 poezi të përkthyera.

Afati i dorëzimit të krijimeve për konkurrim është data 30 prill 2022. Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2022 në 102-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.

Të gjithë tekstet mund t’i nisni në [email protected] / KultPlus.com

Shkrimtari Mario Vargas Llosa nderohet me çmimin letrar prestigjioz

Shkrimtari peruan, Mario Vargas Llosa, u nderua dje me çmimin prestigjioz në letërsi “Château La Tour Carnet”, krijuar në vitin 2017 nga sipërmarrësi Bernard Magrez, pronar i më shumë se 40 kështjellave në botë.

Çmimi, që do t’i jepet sot autorit të veprës “Teto Xhulia dhe shkarravitësi” përfshin edhe shumën e 20 000 eurove.

Fituesi i Nobelit 2010 në letërsi do të marrë, gjithashtu, një botim origjinal të një kopje të rrallë e të bukur të “Madame Bovary”, që daton në vitin 1867, ku paraqitet një dedikim me autograf nga Gustave Flaubert për mbrojtësin e tij Alfred Guérard./atsh / KultPlus.com

Ramadan Rexhepi, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Ars Clubin “Beqir Musliu”, ka mbajtur sot ceremoninë e dorëzimit të çmimit letrar për fituesin Ramadan Rexhepi, që është me prejardhje nga Presheva, i cili ka krijimtari letrare për më shumë se pesë dekada në mërgim.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky çmim dhe aktivitete të shumta kulturore Gjilanit i bëjnë nderë dhe e forcojnë edhe më shumë themelin e një kryeqendre të madhe të artit, kulturës dhe vlerave kulturore në përgjithësi, sikur që është Gjilani.

“Është nderë i veçantë që sot ndajmë çmimin e 12 me radhë duke na bërë nderë të gjithë neve. Ka shumë dekada që fituesi i sotëm i këtij çmimi nuk ka qenë në Gjilan. Mbi 50 vjet duke vepruar e krijuar në mërgim, ai na vjen sot sikur në ëndrra dhe na shpalos moment interesante që kishte me Rexhep Elmazin dhe me shumë figura të shquara që tashmë janë të përmasave kombëtare. Është romancieri i parë është një figurë që krijimtarisë letrare ia kushton gjithë kohën. Ky është vargu që neve të gjithëve na ka mësuar se si fitohet liria, si flijohet për liri dhe se si duhet ndërtuar shtetin. Ndjehem krenar që çmimin e vitit 2018, po ia dorëzoj poetit Ramadan Rexhepi”, ka thënë Haziri.

“Shkrimtari Rexhepi është kthyer si një njeri i madh, për të marrë një çmim të vogël që ndajmë ne, por që bartë emrin e një shkrimtari me vlera të larta profesionale e kombëtare Beqir Musliu”, shtoi Haziri.

Gjithashtu, Haziri ka thënë se Gjilani dhe Anamorava nuk është e plotë në këtë Kosovë të ngushtë, nëse nuk arrin t’i sublimoj kërkesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkimin me Kosovën.

Kurse, Sabit Rrustemi udhëheqës i Ars Clubit “Beqir Musliu”, ka thënë se është krenari që ky çmim i është dhënë figurave të shquara të letërsisë së Gjilanit dhe Kosovës. Ky vendim është marrë me unanimitet të plotë nga juria profesionale.

Për figurën e tij kanë folur edhe shkrimtarë e studiues të letërsisë, kurse vet autori Ramadan Rexhepi, ka thënë se ky është një çmim i veçantë sepse po kthehet në Gjilan me një mikpritje të jashtëzakonshme e cila, siç ka thënë ai, i jep kurajo dhe energji për të punuar edhe më tutje.

Rexhepi ka bërë një ecje të shpejtë nëpër të gjithë historinë e tij e cila kishte nisur që nga vendlindja, pastaj angazhimi i tij në gazetën “Rilindja”, angazhimi i tij shumë i madh në shoqata të ndryshme shqiptare në Suedi, në revista dhe puna e gjatë të cilën ai e kishte bërë si pedagog e mësimdhënës në Suedi, gjithmonë me qëllimin e tij të madh për të shkruar e për të botuar shqip.

Bashkërisht Haziri, Rexhepi dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë vendosur fotografinë e fituesit në këndin e fituesve të këtij çmimi në Teatrin e Qytetit.

Juria profesionale për përzgjedhjen e fituesit të çmimit letrar “Beqir Musliu” ishte e kryesuar nga prof.Dr. Labinot Berisha, shkrimtari, Emin Azemi dhe udhëheqësi i Ars Clubit “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi./KultPlus.com