44 vite më parë Shën Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel për Paqe

Sot janë bërë 44 vite nga koha kur Nënë Terezës iu dha çmimi Nobel për Paqe.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup, më 26 gusht 1910, e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës, ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me prejardhje shqiptare. Jetoi në vendlindje për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke dhënë kontributin e saj bëmirës.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsion. Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes. Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chawla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë./KultPlus.com

Çmimin Nobel për Paqe iu dha organizatës humanitare “World Food Programme”

Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2020 iu dha organizatës “World Food Programme” (WFP) për ndihmën ushqimore të dhënë nga ta te zonat konfliktuoze dhe të varfëra, shkruan KultPlus.

Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e Çmimit Nobel në Facebook nëpërmjet një postimi.

“Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’ia jap Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2020 “World Food Programme”  (WFP) për përpjekjet e tyre për të luftuar urinë, për kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve për paqen në zonat e prekura nga konflikti dhe për të vepruar si një forcë lëvizëse përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti”, thuhet në njoftimin e faqes “Nobel Prize”.

World Food Programme (Programi Botëror i Ushqimit) është organizata më e madhe humanitare në botë që lufton urinë dhe siguron ushqimin. Në vitin 2019, WFP siguroi ndihmë për afër 100 milion njerëz në 88 vende që vuajnë nga uria.

“Deri në ditën kur kemi një vaksinë mjekësore, ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit”, kishte deklaruar organizata humanitare World Food Programme.

Kjo organizatë është instrumenti kryesor i Kombeve të Bashkuara për të luftuar urinë, ku edhe në vitin 2015, zhdukja e urisë u miratua si një nga Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB.

Programi Botëror i Ushqimit ishte një pjesëmarrës aktiv në procesin diplomatik që arriti kulmin në maj 2018 në miratimin unanim të Rezolutës 2417 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cila për herë të parë adresoi në mënyrë të qartë lidhjen midis konfliktit dhe urisë.

Në vitin 2019, 135 milion njerëz vuanin nga uria akute, pjesa më e madhe e saj u shkaktua nga lufta dhe konfliktet e armatosura./KultPlus.com