Cineplexx Prizren nis lojën “Collect and Win”, të gjithë personat të cilët mbushin enigmën e Cineplexx, fitojnë një super shpërblim

Nga 10 gushti në Cineplexx Prizren ka nisur loja “Collect and Win”.

Një aktivitet i ri ka nisur në kinemanë Cineplexx në Prizren nga data 10 gusht. Loja quhet “Collect & Win”, dhe përmes kësaj loje të gjithë ata që blejnë bileta, për çdo biletë të blerë do të marrin nga një copë të enigmës dhe pasi ti kenë mbledhur të gjithë 4 copat e enigmës, do të fitojnë një menu për dy persona që përfshin 2x pije 0.5L dhe një pako të madhe popcorn. Personat të cilët vijnë në grup dhe marrin 4 bileta, mund ti shëndërrojnë menjëherë copëzat e mbledhura të enigmës në shpërblim, dhe ta marrin menynë falas menjëherë.

Ky aktivitet në kinemanë në Prizren do të zgjasë të paktën dy muaj, dhe duhet të potencohet se loja nuk vlen për kinemanë në Prishtinë. Më shumë informata rreth kësaj loje mund t’i gjeni këtu.

Biletat për filmat në Cineplexx mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx (gjatë vikendit nga ora 12:00), ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. / KultPlus.com