Osmani përkujton Masakrën e Izbicës: Drejtësi për Dafinën 6-muajshe

Në 22-vjetorin e masakrës së Izbicës, kandidatja për presidente Vjosa Osmani, ka kërkuar drejtësi për vajzën 6-muajshe Dafinën, e vrarë nga forcat serbe.

“Eshtrat e Dafina Qelajt janë gjetur në varrezën masive të Petrovo Selos në Serbi më 2017. Në po të njëjtin vit, ajo është rivarrosur në varrezat e Izbicës”, shkruan Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Drejtësi për Dafinën 6-muajshe!

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, kur forcat ushtarake e policore të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë një vajzë gjashtë muajshe dhe 146 djem e burra.

Eshtrat e Dafina Qelajt janë gjetur në varrezën masive të Petrovo Selos në Serbi më 2017. Në po të njëjtin vit, ajo është rivarrosur në varrezat e Izbicës.

Historia e Dafinës nuk është vetëm e saj. Është edhe e mbi njëmijë fëmijëve të vrarë në luftën e Kosovës, nga të cilët 109 ende rezultojnë të zhdukur.

Kjo histori është dhimbja jonë. Në çdo 28 mars, kujtimi për këta njerëz që u privuan nga jeta vetëm pse ishin shqiptarë është rikujtim për adresim të përgjegjësisë së kryerësve, është thirrje për drejtësi, është kujtesë historike dhe personifikim i mbijetesës!

Në dekadën e dytë që prej se jemi të lirë, duhet të reflektojmë për rrugën që kemi kaluar, sepse Masakra e Izbicës është dëshmia para së cilës duhet të përkulemi të gjithë dhe para së cilës duhet marrim forcën për të thënë dhe kërkuar të drejtësinë.

E mbi të gjitha drejtësi për Dafinën!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët në Masakrën e Izbicës! / KultPlus.com

“Dafina e Tayna, gratë nuk janë bitcha”

Nga Rreze Abdullahu

Këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Tayna këto ditë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye Bye”. Dyshja kanë marrë lëvdata të shumta për këtë bashkëpunim, madje edhe Rita Ora u shpreh krenare me dyshen. Por nuk po mungojnë edhe kritikat. Rreze Abdullahu është shprehur se këto dy këngëtare përkundër vullnetit për të promovuar feminizmin, ato nuk ja kanë dalë, shkruan KultPlus.

Më poshtë po ju sjellim postimin e plotë të Rrezes:

Dafina, Tayna e te tjere artiste verehet se e kane njifare vullneti per me promovu feminizmin, por vullneti dhe deshira nuk te sherbejne kur nuk di.

Nuk eshte marre, qe ato, apo te tjere artiste, edhe politikan me pyet per me u njoftu me konceptet dhe parimet baze te feminizmit, qe me pas me kompetence me vazhdu me trajtu levizjen permes artit apo veprimtarise se tyre, ne cfaredo fushe.

Feminizmi mbeshtetet ne parimin radikal baze se: “Edhe grate jane njerez”. Pra, grate nuk jane objekt seksi, grate nuk jane bitcha, grate nuk shkojne mas kushteve materiale te burrave; kurve nuk eshte gruaja per te cilen te braktise i dashuri e shume stereotipe tjera, te cilat, artistet se vecanta si Dafina e Tayna vazhdojne me i promovu dhe jo me i luftu, sic supozojne ato se po bejne, apo edhe sic do te duhej te ishte.

Arti eshte me i fuqishem kur e perdore si mjet per ta eduku shoqerine, perndryshe muzika eshte shume me rendesi ne formimin e personalitetit te njeriut. Dhe, si Dafina e Tayna, pafund here kane qene viktima te seksizmit medial, viktima te seksizmit e mizogjenise se mases, e viktima s’ka pse me u njejtesu me agresorin, me k*rlleqet, viktime e te cilave bie gjithe kohen, por me luftu, me cilatdo mundesi qe ka.

IN mundesh me qene edhe pa u zhyt ne seksizma se “grate jane kurva”. JUST STOP IT! / KultPlus.com

Dafina Zeqiri dhe Lumi B publikojnë videoklipin e ri “Lule Lule”

Dafina Zeqiri dhe Lubi B i kanë bashkuar forcat për ta krijuar hitin e kësaj verë me titullin “Lule Lule”, shkruan KultPlus.

Producent i videos ka qenë MONEYZ.

Këngën e kanë punuar Koston dhe Astreet, kurse videoja është punuar nga Entermedia.

Videoja është publikuar sot dhe që në momentet e para kanë pasur në shikueshmëri të madhe. / KultPlus.com