Muajin e ardhshëm Demi Lovato e lanson albumin e ri

Gjatë një interviste online, këngëtarja e njohur amerikane Demi Lovato e zbuloi lajmin se muajin e ardhshëm, lansohet albumi i saj i ri. Me titull “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, ky do të jetë albumi i saj parë nga viti 2017 dhe lansohet për publikun e gjerë më 2 prill.

Lovato shpjegoi se titulli fillestar i këtij projekti ishte “The Art of Starting Over”, por më pas ajo kishte vendosur t’ia shtojë edhe një titull të dytë për të pasqyruar rëndësinë e dokumentarit të saj të ardhshëm, “Dancing With the Devil.”

“Nëse e dëgjon atë këngë pas kënge dhe e përcjell secilën me vëmendje, e sheh që në fakt albumi është një lloj kolone zanore jozyrtare e dokumentarit. Sepse në të vërtetë e përcjell jetën time gjatë këtyre vjetëve të fundit. Kur po e shqyrtonim listën e këngëve e kuptuan që disi ato përkonin me historinë e jetës sime, prandaj kishte kuptim t’i shtoja gjërat më emocionuese në fillim të albumin të cilat më pas ndryshonin në artin e fillimit të jetës nga fillimi”, ka deklaruar këngëtarja duke e shpjeguar albumin e ri.

Lovato e përshkroi albumin një përzierje të zhanreve muzikore, ai country, R&B dhe pop i viteve ’90. Ajo gjithashtu tregoi se incizimi do t’i përfshijë gjithsej 19 këngë, si dhe la të nënkuptohet se do të ketë bashkëpunime të mëdha në album, një prej së cilëve mund të jetë me yllin e muzikës, Ariana Grande.

Lajmi për lansimin e ri nga këngëtarja vjen një natë para debutimit të dokumentarit mbi jetën e saj, “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, në festivalin e filmit “SXSW”. Ky projekt i cili fokusohet në betejën e Lovatos me vartësinë nga droga dhe alkooli, veçanërisht në mbidozën e vitit 2018 që gati i kushtoi me jetë, do të lansohet në YouTubë në katër pjesë, nga 23 marsi.

Në trilerin e dokumentarit të lansuar më 17 shkurt, Lovato ndër të tjera zbuloi se pas mbidozës i kishte përjetuar tri goditje në tru dhe një sulm në zemër.

Albumi “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over” do të jetë albumi i parë i lansuar i Lovatos, nga ai i vitit 2017, “Tell Me You Love Me.” Sidoqoftë, këngëtarja i ka publikuar tashmë disa këngë të këtij incizimi, përfshirë këtu bashkëpunimin me këngëtarin Sam Fischer, “What Other People Say”, “Monsters” me muzikantin Blackbeard he bendin “All Time Low”, hitin “OK Not to Be OK” me DJ Marshmello dhe këngën “Commander In Chief.” / KultPlus.com

https://twitter.com/ddlovato?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1371662469513416713%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F262619%2Fmuajin-e-ardhshem-demi-lovato-e-lanson-albumin-e-ri%2F

Demi Lovato do të performojë në ceremoninë inauguruese të Bidenit president

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, e cila shquhet për zërin unik dhe të fuqishëm, si dhe performancat e jashtëzakonshme live, është përzgjedhur për të performuar në ceremoninë inauguruese të Bidenit president.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në Twitter.

“Jam e nderuar t’iu lajmërojë se do t’i bashkohem Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit, në ngjarjen e tyre të veçantë, “Celebrating America”, e cila mbahet më 20 janar në ora 20:30 ❤️🤍💙. Mbeta pa fjalë kur më kërkuan të performoj në këtë event! Na ndiqni përmes kanaleve të ndryshme televizive dhe transmetimeve online në Amerikë”, kishte shkruar Lovato në mesazhin e saj./ KultPlus.com

Sam Smith dhe Demi Lovato paralajmërojnë projekt të përbashkët

Yjet e njohur të muzikës, Demi Lovato dhe Sam Smith, kanë shkaktuar spekulime në publik rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Dyshja e këngëtarëve i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i ngacmuar fansat rreth një dueti të mundshëm mes tyre, duke paralajmëruar diçka të re brenda kësaj jave, transmeton Koha.

“A jeni gati,” kishte shkruar Sam Smith, të cilit Demi Lovato iu kishte përgjigjur: “Unë jam gati”.

Në njëfarë mënyre, lajmin e kishte konfirmuar edhe menaxheri i yllit të hitit “Sorry Not Sorry”, Scooter Braun i cili e kishte postuar mesazhin ku shkruhej: “Këtë javë!! #SamxDemi”.

Dyshja e njohur e muzikës po ashtu ka bërë të ditur se detajet rreth këtij bashkëpunimi, do t’i bëjnë të ditura gjatë ditës së hënë.

Muajin e kaluar, Smith tregoi se po planifikon ta riemërojë albumin e tij të tretë të incizuar në studio, lansimi i së cilit është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ylli i hitit “Too Good At Goodbyes”, Smith ishte dashur ta lansonte incizimin e ri i cili mbante titullin “To Die For, më 5 qershor të këtij viti, por tani ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të rëndësishme në këtë album, para se të hedhë atë në treg. / KultPlus.com

Demi Lovato anulon të gjitha koncertet

Demi Lovato ka anuluar datat e mbetura nga turneu i saj “Tell Me You Love Me”, që do mbaheshin në gjashtë qytete në të gjithë Amerikën e Jugut.

“Për fat të keq, Demi Lovato ka anuluar datat e saj të ardhshme të “Tell Me You Love Me” në Amerikën e Jugut, pasi po përqëndrohet në rimëkëmbjen e saj,” – tha Live Nation në një deklaratë për ‘Variety’.

attends the 2017 American Music Awards at Microsoft Theater on November 19, 2017 in Los Angeles, California.

Ajo kaloi disa javë në spitalin e Cedars-Sinai në Los Anxhelos duke u rikuperuar, pasi u shtrua në spital në korrik për shkak të mbidozës, pas 6 vitesh rezistencë ndaj drogës.

Lovato ishte planifikuar të performonte në Kili, Argjentinë dhe Brazil duke filluar nga 14 nëntori, por fansat mund të kthejnë biletat pas anulimit të turneut./ ata

Demi Lovato anulon turnetë muzikore

Demi Lovato vazhdon rrugën e saj të rikuperimit pas varësisë me narkotikë.

Vetëm disa ditë pasi këngëtarja është vendosur në rehabilitim, zëdhënësi i saj konfirmoi për anulimin e një sërë turneve të planifikuara.

Koncerti i paraparë për muajin e ardhshëm në Meksikë, si dhe koncertet në nëntor në Kili, Argjentinë dhe Brazil po ashtu janë anuluar, transmeton KosovaPress.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi Lovato theu heshtjen e saj në Instagram, gati javë pasi u raportua për probleme me mbidozë.

“Ekipi i Demit shpreson se ajo do të përfundojë datat e koncertit, por rikuperimi i saj është në radhë të parë”, tha një burim për E! News./KultPlus.com