Shpërthim i fuqishëm në Diell

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka kapur disa pamje mahnitëse të Diellit, veçanërisht një shpërthim të fuqishëm që është shkëputur prej tij.

Kjo ngjarje ndodhi më 14 korrik dhe u regjistrua gjatë një periudhe 10-orëshe.

Ajo përkoi pikërisht me 25-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të fuqishme diellore të epokës hapësinore, e njohur si Ngjarja Diellore e Ditës së Bastijës ose Dita Kombëtare e Francës.

Kjo ngjarje shkaktoi stuhi të fuqishme gjeomagnetike, keqfunksionime të satelitëve dhe ndërprerje të radio komunikimeve, dhe është tashmë një pikë referimi për shkencëtarët që merren me motin hapësinor./ rtk/ KultPlus.com

116 vjet nga themelimi i shoqërisë “Diell’ i Shqipërisë” në Boston

Si sot, më 19 shtator 1908 u themelua shoqëria “Diell’ i Shqipërisë” me qendër në Sauthbrixh, Boston, SHBA.

Themeluesit ishin, siç thotë vetë kanonizma (rregullorja), shqiptarë të krishterë e myslimanë, toskë e gegë.

Synimi i shoqërisë ishte hartimi, shumëfishimi dhe shpërndarja e librave në gjuhën shqipe, kurse të ardhurat e mbledhura nga shitja do të ripërdoreshin për shtypjen e librave të tjerë. Shoqëria do të kishte stemën dhe vulën e saj. / KultPlus.com

Sot hapet ekspozita ‘Diell’ në Galerinë Qahili

Sot, në Galerinë ‘Qahili’, më fillim nga ora 19:00 hapet ekspozita kolektive e tri artisteve e titulluar ‘Diell’.

Artistet që do të marrin pjesë janë: Bardha Buza, Merita Myderrizi Maloku dhe Vjosa Bujari Maliqi.

Dielli është një emblemë lavdie dhe shkëlqimi. Ai përfaqëson lumturinë, jetën dhe spiritualitetin. Një simbol i shpresës. Diell është një ekspozitë e kuruar që hulumton fuqinë transformuese të dritës diellore, duke u fokusuar në diell si burimin përfundimtar të dritës dhe jetës në universin tonë./KultPlus.com

Dielli “në duart” e artistit indian

Sulabh Lamba, 21-vjeçari nga Rewari, në Indi, ka sjellë fotografi mbresëlënëse me iluzione optike të diellit.

Ai ka shkrepur fotografi të perëndimit të diellit, me të cilin krijon skenarë të ndryshëm.

Ai ka mijëra ndjekës në Instagram.

Më poshtë mund të shikoni artin e tij dhe trikët e tij të mençura me diellin./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDMTggQpSqh/?utm_source=ig_embed